Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Informatika

Shko poshtë

Informatika Empty Informatika

Mesazh nga Linddt Thu Jun 30, 2011 10:20 pm

Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.
Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.
“Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse”. [1].
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Informatika Empty Re: Informatika

Mesazh nga Linddt Thu Jun 30, 2011 10:21 pm

Informatika është shkencë:
* e analizës teorike dhe konceptimit të sistemeve informatike Informatika teorike,
* e formimit organizativ dhe teknik të sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
* e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike
Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: harduere dhe softuere. (hard = i fortë, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin harduere tregohet çdo pajisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrëse dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin softuere tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, …) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardueri, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi