Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E-mail....

Shko poshtë

 E-mail.... Empty E-mail....

Mesazh nga Linddt Thu Jun 30, 2011 10:32 pm

E-Mail (Posta elektronike) është një ndër shërbimet më të kërkuara që ofron interneti. Me ndihmën e kësaj poste elektronike bëhet transmetimi i letrave elektronike (me të dhëna të shkruara në të) nga dërguesi tek pranuesi. Karakteristikë e këtyre letrave është adresa e cila në vete përmban simbolin @.
Me përhapjen e këtij shërbimi në internet gjithnjë e më tepër njerëzit e sidomos ekonomistët e përdorin këtë form të këmbimit të letrave në vend të formave klasike si postës, telefaksin etj. Shkaqet për këtë janë më së të njohura si p.sh:
* posta elektronike dërgon letrën brenda disa minutash, pa marr parasysh distancën.
* dërgimi i letrave me post elektronike kushton shumë pak, në krahasim me posten klasike.
* përparësia ndaj telefonit është dëshmia e marrëveshjes (edhe pse me ligj nuk janë të gjitha gjërat të kthjelluara)
* standardi MIME, i lejon dërguesit të letrës elektronike ti bashkëngjitë edhe dokumente tjera.
* gjatë këmbimit të letrës nuk është e nevojshme që dërguesi dhe pranuesi të jenë të kyçur në të njëjtën kohë në rrjetë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 E-mail.... Empty Re: E-mail....

Mesazh nga Linddt Thu Jun 30, 2011 10:32 pm

Për dërgimin e letrave nevojitet që si dërguesi po ashtu edhe pranuesi të kenë një adresë në internet që në terminologjinë e internetit quhet E-Mail adresa. Adresat E-Mail hapen nga një qendër shërbimi në internet (Provider) për paraqitësit e kërkesës. Paraqitësi i kërkesës zgjedhë emrin (kombinim shkronjash e numrash) e adresës i cili nuk ka fusha të zbrazëta në mes të simboleve. Pas emrit pason pjesa që shkruhet nga qendra e shërbimit, simboli tek @ (ne anglishte at) qendra e shërbimit (Proveider) pastaj vije një pikë ndarëse dhe futet domeni i nivelit të lartë (Top-Level-Domen) për të njoftuar lexuesin për qendrën dhe karakterin komercial apo ndonjë tjetër.
Sistemi E-Mail nuk është i sigurt sa i përket vëzhgimit të përmbajtjes së letrës. Gjatë rrugës që kalon letra, ajo mund të lexohet dhe përmbajtja e saj edhe të ndryshohet. Për këtë nuk përdoret për letrat me përmbajte interesante për “shikuesin” e tretë. Në këtë drejtim është duke u menduar dhe punuar për të gjetur forma me anën e të cilave ky sistem do të mbrohej nga “shikuesit” e pa ftuar. Një ndër këto përpjekje është edhe kodimi PGP (Pretty Good Privacy), përpjekje që kodimi dhe dekodimi i përmbajtjes së letrës, të jetë i mundshëm vetëm nga dërguesi dhe pranuesi i letrës. Parakusht për një gjë të tillë është posedimi i një programi të njëjtë për kodim/dekodim të letrës për të dy palët.
Mundësit që lë kjo formë e këmbimit të letrave, janë shumë interesante për institucionet shtetërore, mirëpo ato ende nuk janë të përgatitura që letrat elektronike të i pranon si formë zyrtare e këmbimit të letrave.
Ky interes i ka shty administratat e disa vende perëndimore që të ndërmarri hapat për krijimin e bazes se ligjeve mbi këmbimin e letrave elektronike.
Posta elektronike nënkupton çfarëdo mesazhi në formë teksti, zërit, tingullit ose imazhi, të dërguar me anë të rrjetit të komunikimit elektronik publik që si i tillë mund të ruhet në rrjet ose në pajisjen e fundme të marrësit deri në momentin kur merret nga pranuesi -marrësi.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi