Kundërshtimi
Faqja 1 e 1
Kundërshtimi
Historia mes Altin Koçit dhe Anxhelines kishte rreth dy vjet që kishte nisur, pak pasi familja e 22-vjeçares ishte vendosur në zonën e ish-Fabrikës së Tullave në Kamëz. Ndërkohë që prindërit e saj nuk dinin asgjë, familjarët e Altinit e kanë kundërshtuar fort lidhjen mes tyre. Madje ka nga ata njerëz që mendojnë se shkaku i vetëvrasjes së tij ka qenë pikërisht pengesa për t’u fejuar më Anxhelinën. “Që në momentin që ata e morën vesh për këtë lidhje, nuk e pranuan për arsye të ndryshme”, thotë një prej komshinjve të familjes Koçi. Ndërsa i vëllai, Astriti thotë se Altini u vetëvra për shkak të sëmundjes. “Pastaj edhe sëmundja e përkeqësoi situatën shëndetësore të tij dhe kjo siç duket e mërziti edhe më shumë”. Një fakt të tillë e konfirmojnë edhe shumë banorë të tjerë të lagjes, të cilët deklarojnë se familja e djaloshit të vetëvrarë me çifte katër ditë më parë, ka qenë kundër lidhjes së tij me vajzën komshie. Marrëdhëniet janë acaruar edhe më shumë në momentin që Altini ka deklaruar se “do të fejohej me të”. Pavarësisht nga fakti se ai ishte sëmurë, mësohet se prindërit dhe vëllezërit i kanë kërkuar që ai të mendohej edhe një herë e të mos nxitohej për të hedhur një hap të tillë.
C.r.b.n- Homie
- Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi