Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dossier: "Kur spiunoheshin brigjet fqinje"

Shko poshtë

Dossier: "Kur spiunoheshin brigjet fqinje" Empty Dossier: "Kur spiunoheshin brigjet fqinje"

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 2:15 pm

Dossier: "Kur spiunoheshin brigjet fqinje"
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dossier: "Kur spiunoheshin brigjet fqinje" Empty Re: Dossier: "Kur spiunoheshin brigjet fqinje"

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 3:34 pm

Mark Brunga

NËNDETËSET/ Ish-oficeri i flotës detare rrëfen lidhur me inkursionet “tepër sekrete” me nëndetëse në Itali

Erërat e ftohta plot lagështi të mëngjesit rrudhnin sipërfaqen e errët të detit të gjirit të Vlorës dhe valët përplaseshin mbi korpusin metalik të nëndetëses nr.3, e cila përgatitej të shtegtonte në një udhëtim të klasifikuar “Tepër Sekret” për zbulim ushtarak në një territor të vendeve fqinje.

Në errësirën e pragmëngjesit, gjiganti metalik gjysmë nën ujë e gjysmë në sipërfaqe kishte një pamje të frikshme. Edhe më e frikshme do të ishte zymtësia shpirtërore, sikur detarët të dinin itinerarin sekret të lundrimit. Po ata kishin urdhër të përgatisnin postet luftarake për lundrim dhe të tjerat i kishte në dorë Komanda dhe... fati. Mbi urën e komandimit qëndronte komandanti i nëndetëses, Jak Gjergji (Mandrea ).

Misioni

Në gjysmerrësirën e mëngjesit vlonjat, nëndetësja ndezi motorët dhe u lëkund mbi dallgët e shumta që binin mbi sipërfaqen metalike të saj. Mbi urën e komandimit qëndronte i përqendruar komandant Jaku, i cili dha komandën “Nëpër vende për zhytje!”. I gjithë efektivi prej 70 detarësh zuri postet e luftimit dhe raportoi sipas postit që mbulonte se ishin të gatshëm për zhytje.

Komandanti, që nga ura e komandimit të mjetit nënujës luftarak, ndoqi me vëmendje raportimet nga postet luftarake.Vështroi orën dhe pa për të fundit herë qiellin që priste zbardhëllimin, pa qenë i bindur se do ta shihte më dhe, më pas, me një zë të rëndë e të sigurt në vetvete dha komandën luftarake: “Të gjithë poshtë! Zhytemi!” Nëndetësja mori kursin e udhëtimit 250- 270 gradë, të cilin s’e dinte askush se ku të shpinte, përveç komandantit dhe timonierit, që, nga përvoja,morën diçka me mend. Po që nuk mund të flisnin me askënd.

Baza ushtarake u la pas dhe u kalua edhe Sazani. Deri në destinacion duhet të ishin 3- 4 ditë udhëtim. Dhjetëra fate njerëzish të veshura me një gëzhojë metalike… Një gëzhojë që, kur ikën rusët, e kishin sabotuar duke u hapur vrima për t’u thënë “Mos i gëzofshi!” ose “I gëzofshi në thellësi të detit”.

Pas 4 ditësh lundrimi nëndetësja iu afrua kanalit hyrës të portit të Barit. Që nga thellësia 9 metra ku ndodhej ajo nxori periskopin e maskuar prej dallgëve që shkumëzonin lehtë dhe pasi përcaktoi objektivin nisi nga realizimi i misionit, që në ndonjë moment mund t’iu kushtonte edhe jetën. Në celuloidin e aparaturës filmike të instaluar në periskop mbeteshin objektet e rëndësisë së veçantë të portit fqinj, të cilat më pas mbushnin kasafortat e organeve të Zbulimit Ushtarak Shqiptar.

Rrëfimi

Ish-komandanti i nëndetëses, Jak Gjergji (Mandrea), në kujtimet e veta thekson se me mjetin nënujës që ai komandonte, ka bërë 3 herë shërbime zbulimi në brigjet e Italisë për fotografimin e bazave ushtarake detare italiane në portin e Barit dhe në Santa Maria de Leuca. Ai shprehet se në ato inkursione të rrezikshme, të cilat, sipas tij, u realizuan në vitet 1971 – 1974, specialistët e filmimeve kishin arritur të fiksonin në objektivat e aparateve hyrjen e portit, qendrat e lokacionit, pikat e vrojtimit të ushtrisë, anijet luftarake në port, si dhe vetë strukturën e portit.

“Ne”, thotë Jaku, “sollëm edhe fotot e para të zbulimit ushtarak në Shqipëri. Në inkursionin e parë, udhëtimi zgjati gjithsej 7 ditë. Edhe nëndetëset e tjera kanë dalë shpesh me misione sekrete në Mesdhe. Ato janë afruar, përveç misioneve të Adriatikut e të Jonit,- saktëson Jaku, -deri në Maltë, gjirin Libik si dhe në Gjibraltar”.

Rëndësia e misioneve

Sipas ish-ushtarakut Shpendi Topollaj, në periudhën e Luftës së Ftohtë, fotografimet e objekteve të tilla, si: anije luftarake, radarët, etj, ishin të një rëndësie tepër të veçantë. Në momente të caktuara objektet e zbuluara e të fotografuara ishin një sukses i jashtëzakonshëm për shtabet ushtarake, pasi, kur përcaktoheshin vend-instalimet, ato quheshin thuajse të asgjësuara nëse goditeshin me aviacion apo artileri reaktive
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dossier: "Kur spiunoheshin brigjet fqinje" Empty Re: Dossier: "Kur spiunoheshin brigjet fqinje"

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 3:35 pm

Sipas specialistit të marinës ushtarake, oficerit Shefqet Kërcelli, rrezikshmëria e inkursioneve të tilla ishte tepër e lartë, pasi, sikur nëndetësja të kapej ose të asgjësohej në hyrje të porteve të vendeve fqinje, ajo mund të shkaktonte incidente të mëdha diplomatike e ushtarake, që mund të shkonin deri në shpallje lufte nëse i shërbenin politikës së kohës. Një nëndetëse rrezikohej nga minat nënujore, rrjetat metalike dhe nga radiozbulimi ushtarak i bazave të NATO-s, që ishte mjaft i fuqishëm.

Nga ana tjetër, në afërsi të Leçes ndodhej një bazë e fuqishme ajrore me avionë “Neptun” që bënin zbulime dhe asgjësime të nëndetëseve me mina thellësie. Këto ishin dhe më të rrezikshmet për mjetet luftarake nënujëse, pasi nëndetësja, duke qenë nën ujë, nuk kishte asnjë lloj lidhjeje me avionët dhe nuk mund t’i kapte me mjetet e vëzhgimit që kishte, ndërsa pasi zbuloheshin, kishin mundësi t’i asgjësonin me mina thellësie.

Këto pengesa marinarët i kapërcenin duke zbatuar me rigorozitet radioheshtjen. Por Jaku e minimizon vlerën e inkursioneve të tilla, pasi, siç thotë ai, “ato bëheshin thjesht për të stërvitur ekuipazhin në kushte sa më të përafërta lufte, pasi fotografimet mund t’i bënin edhe me personel civil në anijet tregtare që mund të hynin në portet fqinje, ose edhe me diplomatë që ndodheshin në ato vende”. Por, pas kthimit, marinarëve nënujës u bëheshin pritje ceremoniale dhe dekorime.

Jaku është dekoruar për këto shërbime deri me “Urdhrin e Skënderbeut” të shkallës së parë. Tashmë që kohërat kanë kalur dhe nëndetëset, këto superfuqi të luftës nënujore me nga 12 silurë secila, janë ndryshkur në molin e Pasha Limanit, ngjarjet e atëhershme janë arkivuar përgjithnjë dhe momentet me të vështira të kaluara në ato vite, tashmë marrin ngjyra romantike e muzeale… Dhe që kanë ndodhur vetëm 50 vite më parë…

Rëndësia e portit të Pasha Limanit

“Porti i Pasha Limanit,- thotë Jaku, - është nga më strategjikët e pellgut mesdhetar. E kam dëgjuar vetë Hrushovin kur vizitoi bazën ushtarake në vitin 1959, duke iu drejtuar Malinovskit: “Shihe si duket që këtu Mesdheu. Si në pëllëmbë të dorës!” Për këtë rusët kishin parashikuar që të sillnin edhe 40 nëndetëse. Dukati do të kthehej në një hidroaerodrom për të instaluar rreth 200 hidroplanë ushtarakë. Karaburuni do të ishte baza e madhe e raketave, ku do të instalohej një arsenal i madh me raketa tokë-det, tokë-ajër. Instalimi i raketave pati filluar që atëherë. Qenë planifikuar tunele per të dalë nga baza direkt në Jon.

Pas ikjes së rusëve, rrezikshmëria e kësaj baze për vendet fqinje ra shumë, pasi ne nuk përbënim rrezik për t’i sulmuar ata. Jaku thotë edhe se, kur qëllonte që zbuloheshin në Mesdhe nga luftanijet amerikane të flotës së gjashtë, ata afroheshin deri sa të bindeshin se kishin të bënin me nëndetëse shqiptare. Pas kësaj nuk i ndiqnin më. “Madje, kur ktheheshin avionët e tyre, na përshëndesnin me kaska. Por për këto nuk mund të raportonim në komandë”,- përfundon detari nënujës Jak Gjergji, sot pensionist në qytetin e Durrësit.

Përgatitja

Procesi i përgatitjes së nëndetëses për misione nënujore të largëta ishte i gjatë dhe me përgjegjësi të madhe. Ish-oficeri i Flotës Luftarako-Detare, Jaku, komandant i njërës prej 4 nëndetëseve që dispononte shteti pas prishjes me sovjetikët, tregon se para çdo lundrimi bëhej përgatitja me përgjegjësi të lartë. Kryhej kontrolli i plotë dhe i imtë i të gjithë teknikës. Rëndësi shumë e madhe i jepej sistemit të zhytjes dhe të daljes së nëndetëses nga uji.

Kontrolli i parë bëhej me dorë dhe më pas kryhej kontrolli elektrik e hidraulik, kontrollohej sistemi i ajrit, i presionit të lartë. Me këtë punë merrej ekuipazhi i nëndetëses nën drejtimin me përgjegjësi të zv.komandantit të nëndetëses dhe kryeinxhinierit të saj. Pas këtyre kontrolleve i raportohej Komandës së Brigadës së Nëndetëseve se mjeti i fuqishëm luftarak ishte gati për lundrim e zhytje. Pas rikontrollit nga Shtabi i Komandës së Brigadës, sipas specialiteteve, nëndetësja merrte urdhër se lejohej nga Komanda Eprore për të dalë në lundrim.

Pas këtij urdhri, para fillimit të lundrimit, në një poligon nënujor (që quhej poligoni i defiltrimit e që ndodhej përballë Izvorit) kryhej edhe kontrolli përfundimtar i përgjithshëm në thellësinë 30-40 metër. Ky qe edhe kontrolli faktik e praktik i gatishmërisë së mjetit luftarak për zhytje. Pas kësaj, komanda e konsideronte nëndetësen si mjet luftarak të aftë për udhëtim nga thellësitë 9 metër, që quhej edhe thellësia e periskopit, deri në 170 metra, sa ishte kapaciteti maksimal i zhytjes së nëndetëseve që dispononte flota jonë.

Burimi: Gazeta Shekulli Dossier Historike.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dossier: "Kur spiunoheshin brigjet fqinje" Empty Re: Dossier: "Kur spiunoheshin brigjet fqinje"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi