Nё pritje tё lindjes sё vajzës së Beckham-it
Faqja 1 e 1
Nё pritje tё lindjes sё vajzës së Beckham-it
Ishte raportuar se stilistja dhe kёngёtarja 37-vjeçare, Victoria Beckham, do tё lindte vajzёn e saj në ditёn e Pavarsisё sё Amerikёs, dhe se pёr kёtё kishte planifikuar njё ndёrhyrje çezariane pёr datёn 4 korrik.
Kanё qёnё pikёrisht komentet e postuara nё Twitter qё e kanё bёrё zёdhёnёsin e tyre Simon Oliveira tё reagojё dhe tё pёrgjigjet nё emёr tё tyre. Pasi nё Tëitter kishin filluar tё deklaronin se Viktoria e kishte lindur vajzёn, madje duke treguar peshёn dhe emrin e saj ‘Felicity’ Beckham, Simon ka thёnё:
“Qё shtypi shpesh thotё gjepura pёr interesat e veta, e kemi parё, por qё tё arrijё tё bёjё tё lindur njё fёmijё qё s’ka dalё akoma nё dritё, madje duke dhёnё edhe detaje, … kjo ёshtё skandaloze!
David dhe Viktoria nuk e kishin planifikuar asnjёherё lindjen e vajzёs sё tyre mё datё 4 korrik! Pёr ta, dita e lindjes sё saj duhej tё ishte e veçantё dhe aspak qё tё pёrkonte me njё festё. Vajza e tyre nuk ka pёr tё lindur deri javёn qё vjen”, ka thёnё ai me njё ton shumё autoritar duke ju drejtuar qartё e mirё tё gjithё gazetarёve tё pranishёm.
Fakti qё çifti ёshtё martuar po nё kёtё datё pёrpara 12 vitesh, i ka bёrё njerёzit tё aludojnё mbi domethёnien e kёsaj date.
Pёrpara dy javёsh, nё njё intervistё pёr Mail OnLine, David ka thёnё se kjo ёshtё njё eksperiencё e re dhe shumё emocionuese pёr ta, pasi nuk janё mёsuar tё jenё tё rrethuar me veshje, lodra dhe sende nё ngjyrё rozё, pink dhe lejla.
Viktoria e cila mezi po pret vajzёn e saj, ka sipёrmarrё edhe krijimin e njё linje tё re fashion pёr foshnje/vajza. Ajo ёshtё duke modeluar si nё stilin frances, ku fёmijёt vishen me rroba qё tё duken si tё tillё, dhe jo si tё rritur.
Duke qёnё se pritja pёr tё nuk ka pёrfunduar ende, me siguri qё ka akoma kohё pёr tё stiluar diçka mё shumё pёr vajzёn e saj
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi