Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Formula 1

Shko poshtë

Formula 1 Empty Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:15 am

Formula 1: Hamiltoni shkëlqen në Gjermani
Ngasësi i Formula 1, Lewis Hamilton, ka tejkaluar shokun e skuadrës së tij tek McLareni, Heikki Kovalainen, si dhe Felipe Massan dhe Nelson Piquet, në xhirot e fundit të garës, për të triumfuar në German Grand Prix në Hockenheim.
Britaniku fitoi garën e dytë me radhë për të marrë kryesimin në tabelën e ngasësve, me katër pikë kryesim mbi ngasësin e Ferrarit, Felipe Massa, i cili përfundoi i tretë në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë.

Ngasësi i Renault, Piquet, aplikoi strategjinë me një pit-stop, për të siguruar podiumin e parë të tij në Formula një, pasi që arriti në cak i dyti. Kimi Raikkonen arriti në cak në pozitën e gjashtë, nga e cila edhe filloi.

Hamilton tash mbledh 58 pikë, derisa Massa 54. Raikkonen ka shtatë më pak se lideri (51), ndërsa Robert Kubica, mbledh 48 pikë në vendin e katërt.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:15 am

Hamiltoni siguron pol-pozicionin në Kinë


Ngasësi i McLarenit, Lewis Hamilton, ka bërë një xhiro finale pa asnjë gabim për të siguruar pol-pozicionin për garën e nesërme të Chinese Grand Prix, ku ai synon të bëhet kampioni më i ri në historinë e Formula 1.
23-vjeçari realizoi xhiron më të shpejtë në sekondat e fundit të kohës së paraparë, duke dalë para dy ngasësve të Ferrarit, kampionit aktual Kimi Raikkonen rivalit për titull Felipe Massa.

Kjo ishte hera e shtatë që Hamilton siguron pozitën e parë këtë sezon, dhe e 13-ta në karrierë për të.

Me vetëm edhe dy gara deri në fund të sezonit, ajo në Kinë dhe në Brazil, Hamiltoni kryeson tabelën e ngasësve me 84 pikë, i ndjekur nga Massa me 79 dhe Robert Kubica me 72 pikë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:16 am

Massa: Ishte e pamundur të ngushtonim distancën

Sfiduesi kryesor i Hamiltonit për titullin kampion, Felipe Massa, ka thënë se ishte e pamundur që të dilte fitues në garën për Çmimin e Madh të Kinës e cila u zhvillua sot në Shangai.
“Kemi vozitur deri në maksimumin e mundshëm që të ngushtojmë distancën gjatë xhirove, mirëpo ishte thjeshtë e pamundur”, ka thënë Massa në fund të garës.

Lewis Hamilton ka dalë fitues në garën e sotme para Felipe Massës dhe Kimi Raikkonenit dhe është drejt rrugës që të bëhet kampioni më i ri në historinë e Formula 1.

Kjo ishte fitorja e pestë e Hamilton këtë sezon, dhe tani është shtatë pikë përpara pilotit të Ferrarit Felipe Massa, ndërsa duhet vetëm të përfundojë i pesti në garën e Brazilit dhe do të shpallet kampion

“Ky është një hap përpara drejt titullit, drejt ëndrrës sime”, ka deklaruar Hamilton pas fitores.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:16 am

Hamilton i qetё para garёs sё fundit

Ngasёsi i McLarenit dhe lideri kampionatit tё Formula 1, Lewis Hamilton, thotё se ai do tё jetё pozitiv nё pёpjekjen e tij pёr t’u bёrё kampion nё garёn e fundit, atё tё Brazilit, nё vikendin e ardhshёm.
“Pёrfundimisht do tё nisem pёr nё kёtё garё nё tё njёjtёn mёnyrё siç u nisa pёr nё garёn e kaluar. Me sa duket, synimi im pёr nё Brazil ёshtё pak mё ndryshe nga garat tjera, pasi qё nuk kam nevojё pёr ta fituar atё”, ka thёnё anglezi.

“Por, kjo nuk do tё mё ndalojё qё tё jem sa mё i fuqishёm. Çmimi i Madh i Kinёs ishte njё shembull i mirё i kёsaj. Synimi nuk ishte t’i japim zor, por e gjetёm veten nё pozicion ballor dhe nxorrёm mё tё mirёn nga ajo garё”, shton Hamilton.

Hamilton duhet tё pёrfundojё vetёm nё pozitёn e pestё pёr t’u bёrё kampioni mё i ri nё historinё e Formula 1.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:16 am

Schumacher: Më ka befasuar progresi i Hamiltonit

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, ka dhënë vetëm lëvdata për ngasësin e ri të kësaj gare, Lewis Hamilton, i cili më 2 nëntor, në garën për Çmimin e Madh të Brazilit do të përpiqet të fitojë titullin e parë të tij.
“E çmoj shumë sepse besoj se ajo që ka bërë brenda një kohe kaq të shkurtër është e jashtëzakonshme”, ka thënë shtatë herë kampioni i botës.

“Fakti që vjet ai ishte në një nivel me Alonson dhe në disa raste edhe më i shpejtë, flet vetë”, shton gjermani.

Michael Schumacher ka refuzuar të bëjë ndonjë krahasim midis anglezit të McLaren-it dhe ish-shokut të tij të skuadrës, Felipe Massa.

“Vihem disi në pozitë të vështirë sa herë më pyesin se cili është më i miri. Duhen parë rrethanat, të cilat nuk janë gjithnjë shumë të qarta nëse i sheh nga jashtë”, përfundon Schumacher.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:16 am

Massa i dyti, Hamilton i nёnti

Ngasёsi i Renault, Fernando Alonso, ka kryesuar nё stёrvitjet e dyta para garёs sё fundit nё Formula 1 pёr Çmimin e Madh tё Brazilit.
Lideri i tabelёs sё ngasёsve dhe kandidati kryesor pёr tё fituar titullin e kampionit, Lewis Hamilton, ёshtё renditur vetёm i nёnti me McLarenin e tij, derisa rivali i tij, Felipe Massa, u rendit i dyti pas Alonsos.

Massa e kaloi shtegun pёr kohёn 1:12.353, derisa Alonso pёr 1:12.296. Koha mё e shpejtё e Hamiltonit ishte 1:12.827.

Nё stёrvitjet e para, Felipa Massa u rendit i pari, i ndjekur nga Hamiltoni dhe Kimi Raikkonen.

Para garёs sё Brazilit, Massa qёndron shtatё pikё prapa Hamiltonit, i cili do tё ketё nevojё vetёm pёr vendin e pestё, pёr tё siguruar titullin e kampionit.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:17 am

F1: Massa nё pol-pozicion, Hamilton i katёrti
Ngasёsi i Ferrarit, Felipe Massa, ka siguruar pol-pozicionin pёr garёn e fundit tё kampionatit nё Formula 1, atё pёr Çmimin e Madh tё Brazilit, e cila ёshtё edhe vendimtare pёr pёrcaktimn e titullit.
Lideri i kampionatit dhe favoriti pёr tё fituar titullin, Lewis Hamilton, arriti nё cak vetёm i katёrti. Nga vendi i dytё do tё niset italiani Jarno Trulli, derisa i treti ёshtё renditur Kimi Raikkonen.

“Mendoj se presioni ёshtё mbi Hamiltonin, pasi qё unё nuk kam çfarё tё humb”, ka thёnё rivali kryesor i britanikut, Massa.

Hamilton, 23-vjeçar, duhet tё arrijё sё paku nё vendin e pestё pёr tё fituaj titullin e kampionit kёtё sezon dhe pёr t’u bёrё kampioni mё i ri nё kёtё garё.

Renditja e veturave pёr garёn e Brazilit:

1. Felipe Massa
2. Jarno Trulli
3. Kimi Räikkönen
4. Lewis Hamilton
5. Heikki Kovalainen
6. Fernando Alonso
7. Sebastian Vettel
8. Nick Heidfeld
9. Sebastien Bourdais
10. Timo Glock

Gjendja e tabelёs sё ngasёsve:

1. Lewis Hamilton 94
2. Felipe Massa 87
3. Robert Kubica 75
4. Kimi Räikkönen 69
5. Nick Heidfeld 60
6. Fernando Alonso 53
7. Heikki Kovalainen 51
8. Sebastian Vettel 30
9. Jarno Trulli 30
10. Timo Glock 22
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:17 am

Lewis Hamilton shpallet kampion

Ngasësi i Mclarenit, Lewis Hamilton ka përfunduar në pozitën e pestë në garën e fundit dhe më dramatiken e kampionatit, atë për Çmimn e Madh të Brazilit duke fituar kështu edhe titullin e kampionit në Formula 1.
Hamilton në xhiron e fundit të garës, i sulmuar nga gjermani Sebastian Vetel, humbi vendin e pestë ku qëndroi shumicën e kohës, por rikuperoi atë në sekondat e fundit pasi që Timo Glock u tërhoq nga gara.

Felipe Massa, i cili filloi garën nga pozita e parë doli edhe fitues i garës së sotme për Çmimin e Madh të Brazilit, por kjo nuk i ndihmoi të arrinte edhe titullin, edhe pse në momentet e fundit të garës u duk që ai do të ishte kampioni.

Piloti, i cili ka kryesuar me pikë gjatë gjithë sezonit, Hamilton, e filloi garën me shtatë pikë diferencë nga sfiduesi kryesor për titull, Massa, dhe duhej ta përfundonte garën në nga vendi i pestë e lartë.

Pozita e gjashtë, ku disa sekonda para fundit të garës u gjend Hamilton, e bënte kampion Felipe Massan, me pikë të barabarta por me numër më të shumtë fitoresh, gjendje që për disa çaste solli festë tek Ferrari.

Hamilton bëri gjithçka që ta kalonte Vettel, së paku për ta siguruar vendin e pestë, por megjithëse nuk arriti ta parakalojë atë, arriti të përfundojë para një gjermani tjetër, Timo Glock.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:17 am

Hamilton: Jam plotësisht i përqendruar në edicionin e ri

Luis Hamilton në rrethin e fundit të garës së Brazilit në Interlagos arriti deri te titulli i kampionit në Formula 1 dhe tash po relaksohet, duke menduar për edicionin e ri, në të cilin do të ulet në një bolid të ri të Meklarenit. "Tashmë kam parë bolidin e ri dhe kam biseduar me mekanikët, të cilët më kanë njoftuar me të gjitha risitë në makinën e re", ka pohuar Hamilton.
Bolidi i ri do të ketë ndryshime të mëdha aerodinamike, kurse do të shfrytëzohen gomat e lëmuara, në vend të gomave të deritashme me brazdë. "Kam ndjekur me interesim testet. Besoj se bolidi i ri do ta bëjë edicionin e ri edhe më të hapur dhe më interesant, prandaj me padurim pres që të filloj të garoj me rregullat e reja", ka nënvizuar Hamilton. Ngasësi britanik ka thënë po ashtu se atë nuk e ka kapluar euforia. "Brazilin e shoh si një ngjarje të kamotshme dhe tashmë jam plotësisht i përqendruar në edicionin e ri. Para Krishtlindjeve planifikoj të shkoj në pushim për t'i mbushur bateritë për vitin 2009", ka përfunduar Hamilton.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:18 am

Honda tërhiqet nga Formula 1

Kriza globale financiare e cila ka goditur edhe prodhuesin japonez të automobilave, Honda, pasi kjo kompani ka bërë të ditur tërheqjen nga garat në Formula 1 për edicionin e ardhshëm. Honda deri më tash kishte ndarë nga 500 milionë dollarë në vit për skuadrën në Formula 1, shifër kjo e cila për situatën e tanishme është bërë pakapshme për kompaninë.
"Duhet të mbrojmë punën tonë dhe të sigurohemi për të ardhmen, ngase kriza po zgjerohet edhe më tej. Për ne ky ishte një vendim tejet i vështirë, por ishim të detyruar të ndërmarrim një hap të tillë", ka theksuar drejtori ekzekutiv i Hondës, Takeo Fukui, duke shtuar se tash për tash në kompani nuk ekziston asnjë plan për rikthimin në Formula 1. Skuadra "Honda Racing F1" ka dalë në shitje dhe sipas informatave të para, tashmë janë paraqitur disa palë të interesuara. Tash për tash nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e ngasësve të kësaj skuadre, Xhejson Baton dhe Rubens Bariçello. Qeveritarët japonezë e kanë përcjellë me keqardhje lajmet nga kompania e dytë më e madhe e prodhimit të automobilave në Japoni, por kanë shprehur shpresën se Honda do të arrijë të dalë nga kriza. "E adhuroj Formulën 1 dhe më vjen keq që Honda po tërhiqet nga ky sport. Megjithatë, e respektoj vendimin e drejtuesve të kësaj kompanie", ka theksuar ministri japonez i financave, Shoiki Nakagava. Honda ka qenë pjesë e garave në Formula 1 prej vitit 1964 deri në vitin 1968, kurse më pas është kthyer sërish në vitin 2000 duke bashkëpunuar me kompaninë BAR, derisa që nga viti 2006 ka ekzistuar si skuadër e pavarur.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:18 am

F1

Sipas rregullave të reja, Lewis Hamilton do ta kishte humbur titullin e fituar sezonin që shkoi në Formula 1, ndërsa kampion do të ishte Felipe Massa.

Formula 1 ka publikuar sistemin e ri të pikëve, sipas të cilit piloti me më shumë fitore do të shpallet kampion i kësaj gare.

Sistemi aktual i pikëve do të jetë në funksion nëse dy pilotë kanë numër të njëjtë fitoresh, si edhe për të caktuar pozitat tjera gjatë kampionatit.

Po të kishin qenë në fuqi rregullat e reja në vitin 2008, Lewis Hamilton do ta kishte humbur titullin kundrejt rivalit të tij nga Ferrari, Felipe Massa
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:18 am

Gara e rradhes ne Malejzi (round 2 )

Kualifikimet e Shtune ora 11:00

Gara e Dille ora 11:00

Shikim te KEndshem
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:18 am

MONACO - Monte Carlo Gran Prix

Enjte 21 Maj 2009
Enjte prova 1 10:00 - 11:30
Enjte prova 2 14:00 - 15:30

Shtune 23 Maj 2008
Shtune prova 3 11:00 - 12:00
Kualifikimet 14:00

Dielle 24 Maj 2008
Gara 14:00

Gooo Gooo Ferrariiiiiiiiiiii !!
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Formula 1 Empty Re: Formula 1

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi