Ballkani? Një nga vendet më të sigurtë të Evropës!
Faqja 1 e 1

Ky është rezultati i një studimi të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për krimin dhe drogën (unodoc.org). Përkundër paragjykimeve, njerëzit në Ballkan janë në rrugët e tyre po aq të sigurt, në mos më të sigurt, se rrugëve të shumë vendeve të tjera të botës.
Studimi i publikuar sot, konkludon se Ballkani është shndërruar në një rajon me nivel të ulët kriminaliteti pas një dekade të vështirë që pasoi shprishjen e Jugosllavisë. Sipas studimit, niveli i vrasjeve në Ballkan është gati peërgjysmuar: nga 2185 në 1998 në 1130 në vitin 2006. Ky trend është dominues për të gjitha vendet në rajon: Shqipëria shënonte në 2002 gjashtë vrasje për 100 000 banorë, të njëjtën si edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse Kroacia kishte një nivel më të ulet vrasjesh se Anglia.
Në krimet kundër prones, në Evropë ndodhin dy herë më shumë plackitje shtëpish dhe 15 herë më shumë vjedhje personi se në Ballkan.
Edhe krimi i organizuar po shkon drejt rënies, edhe pse Ballkani vazhdon të ngelet zonë tranzite për transportin e heroinës në Evropen Perëndimore (100 ton cdo vit). Këtë ulje e konfirmon edhe numri gjithmonë në rënie i qytetarëve nga Ballkani të mbajtur nëpër burgjet e perëndimit.
Arsyet për këtë zhvillim të ri në Ballkan, studimi i sheh së pari tek stabiliteti më i madh dhe vendosja e demokracisë, që i ka dhënë fund kohës së luftërave. Një ndihmë për rimëkëmbjen e rajonit, hapjen e kufijve dhe reduktimin e kontrabandës ka qenë edhe asistenca e komunitetit ndërkombëtar dhe integrimi me pjesët e tjera të Evropës.
Studimi parashikon se ky trend ka shumë gjasa të vazhdojë, sepse fenomenet si varfëria masive, pabarazia e të ardhurave, papunësi masive e të rinjve, që kushtëzojnë krimet nuk janë dominuese në Ballkan. Por, studimi thekson gjithashtu se, lidhja midis biznesit, politikës dhe krimit të organizuar vazhdon të jetë një pengesë për rrugën e rajonit drejt stabilitetit.

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi