Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SOCIALE - STATISTIKA

Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:56 am

LONDER-Segmente te zbatimit te ligjit ne Shqiperi jane akuzuar se jane te perfshira ne menyre aktive ne trafikimin e grave qe perfundojne ne Mbreterine e Bashkuar.
Keto deshmi kane dhene para Komisionit parlamentar te Puneve te Brendshme, dy perfaqesuese te organizates joqeveritare Poppy Project te cilat duke thane se Shqiperia ze nje nga vendet e para nga ku trafikohen grate per prostitucion ne Mbreterine e Bashkuar.

Sic ben te ditur agjencia e lajmeve, BBC, keto ishin pergjigjet qe te dyja perfaqesueset e organizatave joqeveritare u dhane pyetjeve te deputeteve ne lidhje me trafikimin e qenieve njerezore dhe bashkepunimin e organizatave qeveritare dhe agjencive te tjera ne luften kunder tij.

Sipas kesaj organizate, Shqiperia radhitet mes vendeve ku nuk luftohet trafikimi i grave per prostitucion ne Britanine e Madhe ku permenden si te tilla edhe Kinen, Uganden, Tailanden dhe Nigerine.

E pyetur per bashkepunimin me autoritetet nga vendet nga buron trafikimi i grave dhe sa te gatshme jane ato per te bashkepunuar ne parandalimin e trafikimit, Anna Johannson permendi Shqiperine dhe Nigerine si nje nga vendet ku nuk pranohet se ka trafikim te grave, dhe nuk behet shume per ta parandaluar: "Une mendoj qe Shqiperia eshte nje shembull shume i mire ku ne e dime qe ekziston nje nivel i larte korrupsioni, nga ajo qe na thone grate, pasi keshtu na vjen informacioni ne kete faze, se ose segmente ligjore jane te perfishira aktivisht ne trafikimin e tyre, ose ata e aprovojne ate, ose marrin te holla per nje gje te tille. Prandaj, mendoj qe ky eshte nje vend qe duhet permendur, por nje gje e tille eshte vertete edhe per vendet e tjera”.

“Ne Nigeri psh, njohin punonjesit atje dhe jane ne gjendje qe te lehtesojne kete proces. Grate i pershkruajne ata si "personi qe me ndihmoi te vij ne kete vend, agjenti qe me siguroi vizen, trafikanti qe me plotesoi dokumentet", te cilet duket se dine shume mire sesi te merren me dokumentet, nese jo plotesisht te rregullta nga ana ligjore, ne rregull aq sa per të kaluar kontrollin e pasaportave në Britaninë e Madhe," - tha përfaqësuesja e organizatës Poppy Project.

Ky organizëm është krijuar në vitin 2003 dhe financohet nga Zyra per Reformën në Kodin Penal për t'u ofruar strehim grave që janë trafikuar për prostitucion dhe bën fushatë për sensibilizimin e opinionit në lidhje me trafikun dhe parandalimin e prositucionit. Po sipas BBC, autoritetet shqiptare jane vene ne dijeni te ketyre pretendimeve, por qe vetem sa kane shprehur habi dhe se deri tani nuk kanë bërë komente zyrtare.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:56 am

Historia e anëtarëve dhe gjykimi nga drejtësia e vendit tonë

Nuk janë banda muzikore, por ngjasojnë me to vetëm nga emri, sepse në vend të veglave muzikore pjesëtarët e saj vënë në përdorim armët. E nëse do t'i nisim t'i numërojmë, do të shohim se rrugës do të dalin banda kriminale të pa njohura, por që në agjendën e tyre kanë një numër të madh krimesh. Disa nga anëtarët e këtyre bandave janë të arrestuar dhe kanë marrë dënimin përkatës nga gjykata, ndërkohë të tjerë janë të arrestuar, por ndodhen në burgjet e huaja dhe disa janë në kërkim nga policia shqiptare. Por nuk mund të harrojmë se pjesëtarë të bandave janë ekzekutuar nga kundërshtarët e tyre. Gazeta "Tirana Observer" boton sot emrat e 50 bandave më famëkeqe në Shqipëri.
Bandat
Një nga bandat kriminale më të lashta, ndoshta mund të jetë "Hakmarrja për Drejtësi", e cila mban vendin e parë për nga numri i madh i seancave gjyqësore në gjykatë. "Hakmarrja..." numëronte në fillimin e krijimit të saj 11 pjesëtarë, por njëri prej tyre është vrarë. Ndërsa të tjerë anëtarë të saj ndodhen jashtë Shqipërisë. Kjo organizatë ka një numër të madh akuzash, duke filluar nga vjedhja e duke përfunduar në vrasje, rrëmbime e vendosje bombe. Edhe banda e Lushnjës nuk mund të lihet mbrapa nga krimet që ka bërë. Disa nga anëtarët e saj ndodhen në bankën e të akuzuarve, ndërsa një nga pjesëtarët kryesorë të saj, Leonard Prifti është vrarë këtë vit në qytetin e Lushnjës. Ndërkohë, nëse do të pyesësh në qytetin e Korçës, për "bandën e Çobanëve", ata fare mirë mund të identifikohen me vrasjen më të freskët, atë të basketbollistit Klajdi Jaho, si dhe shokëve të tij. Dy nga anëtarët e kësaj bande janë arrestuar nga policia e qytetit të serenatave, ndërsa njëri prej tyre, Damiano Toshi është shpallur në kërkim dhe ndodhet në Greqi.
Bandat e Tiranës
Banda e Rrugës së Kavajës, dhe ajo e "Myslym Shyrit" kanë bërë emër në fushën e krimit në kryeqytet. Pjesëtarët e Rrugës së Kavajës numëron rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Madje nëse do të bësh një studim, vrasjet e kësaj bande janë edhe më të bujshme. Mjafton të përmendësh vrasjen me antitank të dy pjesëtarëve të saj, si dhe vrasjen po të pjesëtarit të kësaj bande me snajper në burgun 313. Të gjitha këto krime kanë ndodhur pas ndarjes së grupit në dy grupe kundërshtare. Ndërsa banda e rrugës "Myslym Shyri" është bërë e njohur në rrugën e krimit me pengmarrjen e Fatjon Demrilikës në vitin 2004, si dhe për vrasjen e pengut Klajdi Prenga në muajin gusht.

50 bandat famekeqe
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:57 am

Banda e rrugës “Myslym Shyri”
Është bërë e njohur në rrugën e krimit me pengmarrjen e Fatjon Demrilikës në vitin 2004, si dhe për vrasjen e pengut Klajdi Prenga në muajin gusht. Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito,
Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla. Ky i fundit akuzohet nga drejtësia shqiptare për një vrasje të ndodhur në Angli.

Banda e Cërrikut
Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë. Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve.

Banda e “Mandelës”
Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës
së trazirave të mars-qershorit '97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë, janë larguar jashtë vendit në vjeshtën e '97-ës, por edhe ata do të gjykohen në mungesë.

Banda e “Kakamit”
Ka në radhët e saj emra të personave që tashmë janë VIP-a në burgjet ku vuajnë dënimin. Anëtarët e kësaj bande, Gazment Braka, me nofkën "Gaxhai", është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg, por edhe të tjerët janë Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si "Kakami", i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e "Kakamit" akuzohet për vrasje.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:57 am

Banda e “Çobanëve”
Pjesëtarët e kësaj bande janë djem më origjinë nga Korça. Dy nga anëtarët e kësaj bande janë arrestuar nga policia e qytetit të serenatave, ndërsa njëri prej tyre, Damiano Toshi është shpallur në kërkim dhe ndodhet në Greqi. Kjo bandë akuzohet për një sërë vrasjesh. Disa prej këtyre janë bërë edhe me pagesë, të cilat janë urdhëruar nga kapoja i bandës, Lul Kapurani.

Banda e “5 dyqaneve”
Mund të quhet edhe banda rivale ajo e 5 dyqaneve me bandën e “Çobanëve”. E për ta vërtetuar këtë fakt, janë përballjet që janë bërë midis “të fortëve” të qytetit të Korçës. Drejtuesi i kësaj bande është Arturi, ose ndryshe është i quajtur Tucka.

Banda e Rrugës së Kavajës
Pjesëtarët e kësaj bande numërohen rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Veprimtaria e këtij grupi ka qenë e njohur për trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si një i tërë, por grindjet për ndarjen e fitimit kishin bërë që "djemtë e Rrugës së Kavajës" të përfundonin në vitin 1999 të ndarë në dy grupe kundërshtare. Vrasjet nga ky grup janë bërë edhe me kundërtank.

Banda e Lushnjës
Është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. Arsyeja që ka shtyrë Alfred Shkurtin, i cili është edhe emri i tij i vërtetë, është vrasja e vëllait në vitin 1997 nga banda e Artur Dajës. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

“Hakmarrja për Drejtësi”
Leart Shyti, Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni
Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyt, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë pjesëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. Disa nga akuzat janë vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e autobombe, vrasje etj.

Banda e Çoles
Ka marrë emrin e një lagjeje në qytetin e Vlorës. Sipas policisë banda me emrin Çole është krijuar nga një anëtar tjetër i një bande, veç Zani Caushit në trazirat e vitit 1997. Sipas policisë, anëtarët e bandës së Çoles janë shokë të së njëjtës lagje që ka edhe emrin. Ata akuzohen për një sërë vrasjesh mes bandash rivale.

Banda e Kinostudios
Janë djem të së njëjtës lagje në Tiranë. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin në vitin 1997. Sipas të dhënave të policisë shokë të së njëjtës lagje kanë krijuar një grup të përbërë nga 10 veta dhe kanë marrë emrin “banda e Kinostudios”. Sipas uniformave blu, ata akuzohen për krime të ndryshme.

Banda e Altin Dardhës
Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirëorganizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i “forti i Beratit”, i cili është vrarë në Selanik të Greqisë.

Banda e Lazaratit
Ka marrë emrin e vendit ku jetojnë anëtarët e kësaj bande. Banda e Lazaratit është krijuar në trazirat e viti 1997 në këtë fshat të Gjirokastrës. Sipas burimeve nga policia, mësohet se anëtarët e kësaj bande merren me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Gjithashtu kjo bandë, e cila kish rreth 10 anëtarë, akuzohej edhe për vrasje.

Banda e “Kola”
Është një nga bandat më famë keqe në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi kriminal është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar.

Banda “Dedja”
Banda e njohur me emrin “Dedja” në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën Kola, ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si “të fortët e Burrelit” dhe me shumë para.

Banda e Gjergj Gushalit
Viti 1998 do të shënonte edhe një numër grabitjesh, duke hedhur dyshimet se ato kryheshin nga anëtar të bandës së Gushalit në Berat. Drejtuesi i kësaj bande ishte Gjergj Gushali, që sipas policisë, veç grabitjeve grabitjeve që kryente, linte pas edhe viktima. Gushali është gjetur pas disa vitesh i vdekur.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:58 am

Banda e Durrësit
Nuk është një bandë, por nëse mund të arrestohen do të kenë të njëjtën akuzë, trafikim të lëndëve narkotike, por nuk lihet mbrapa pas ajo e kontrabandës. Të dyja këto vepra penale janë më të përdorura në qytetet bregdetare dhe sidomos atë të Durrësit. Në portin e këtij të fundit kanë kaluar sende kontrabandë. Për ta bërë sa më të vërtetë, është kontrabanda e cigareve, për të cilat është vënë në pranga dhe biznesmeni i njohur, Leonard Koka, vëllai i kryebashkikaut të Durrësit, Lefter Koka.

Grupi për vrasjen e biznesmenëve
Një numër të konsiderueshëm të viktimave të krimit e zënë edhe biznesmenët. Të gjitha këto dosje nuk kanë mbi to asnjë emër autori. E për ta bërë sa më të besueshëm këtë fakt janë vrasjet e biznesmenëve si Florin Vila, Vajdin Lame, Florina Kulla. Madje në shtyp është bërë legjendë dhe mbetet ende mister zhdukja e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha. Të gjitha këto vrasje nuk kanë një autor, por kanë të njëjtin motiv.

Grupi për vrasje me eksploziv
Autorët e këtyre vrasjeve nuk kanë njohje me njëri-tjetrin, por kanë kryer të njëjtën vepër penale, vrasje me eksploziv. Kjo e fundit është më e praktikuar në qarkun e Tropojës, e sidomos vendosja e minave. Në këtë qytet “zgjidhja” më e mirë e problemeve është vendosja e eksplozivit. Ndërkohë, nga të gjitha vrasjet e bëra me lëndë plasëse nuk është vënë në pranga asnjë autor.

Grupi i Emiljano Shullazit
Emiljani Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit, tashmë është i arrestuar. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Dritan Manaj, inspektor antidroge në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Banda e Kateshit
U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari”. Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi.

Banda e Zani Caushit
Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin "Zani i Vlorës", bashkë me bandën e tij, akuzohet për një seri krimesh. Veprimtaria e kësaj bande fillon në vitin 1997 në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i saj është Zani Caushin, tashmë i arrestuar dhe i dënuar me burg përjetë, ndërsa anëtarët e tjerë janë në kërkim nga policia.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:58 am

Grupi Salillari
Gëzim Salillari i njohur ndryshe me pseudonimin “Gëzimi i Kashtës”, sipas policisë ishte drejtuesi i grupit me të njëjtin emër. Ai është arrestuar së bashku me Ilir Sukjen dhe Artur Vaqon me akuzën e trafikimit të drogës. Mos provimi i kësaj akuze ka bërë që pas disa muaj paraburgim, anëtarët e këtij grupi të dalin nga burgu.

Grupi “Poter Al”
Grupi "Poter-Al" i përbërë nga shtatë persona, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, ai është një grup i strukturuar kriminal. Ilir Koçiaj, Geront Tola Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, Aleksandër Koliçi, Aleksandër Gremi dhe Ervin Tavanxhi u prangosën në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Banda e Lul Berishës
Akuzohen për një seri vrasjesh, numri më i madh i anëtarëve të bandës së Lul Berishë, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi, janë të arrestuar së bashku me të. Rivaliteti mes bandave ka bërë që të vriten mes tyre. Ndërkohë grupi, i cili është “krijuar” në qytetin e Durrësit numëron, Dritan (Adriatik) Coli, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Altin Olloni, Altin Nikolla, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Serdian Sulejmani, Julian Meçe dhe Jurid Xhunga, të cilët janë të arrestuar.

Grupi “Harem 2005”
Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Ka qenë një bashkëpunimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda me atë italiane në vitin 2005 që ka bërë të mundur kapjen e anëtarëve të bandës "Harem 2005". Në këtë grup bënin pjesë 7 persona, që akuzohen për veprën penale të trafikut të prostitucionit. Por gjithashtu kjo banë ka pasur edhe anëtarë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Banda “Go West”
Në krye të organizatës kriminale ishte Nikolin Cako, pronar i agjencisë turistike "Go West", nga ku ka marrë edhe emrin banda. Anëtarët e grupit janë Eduart Bejko, Voltan Turtuli, Valbona Cako, Ylli Xhameta, Demir Shaba, Eljano Cenko, Betim Sadikaj, Altin Flamuri, Përparim Kateshi, ku një pjesë e tyre është lënë në arrest shtëpie.

Grupi “Kokaina”
Krijim të organizatave kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, janë këto janë akuzat që kanë dërguar në burg ish-shefin e Policisë, Sokol Koçin, së bashku me pesë persona të tjerë në vitin 2001. Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg; Arben Përballa, me 15 vjet; Sokol Koçiu, me 15 vjet; Mentor Hadërgjonaj, 7 vjet burg (tani është lënë i lirë); Vehbi Hysi, 5,5 vjet, vdiq në maj të 2003-it, pak muaj para se të lirohej; ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg, tashmë e ka mbaruar dënimin dhe është i lirë.

Banda e Jaupëve
Banda e Ilir Jaupit mori zonën e Urës-Vajgurore, ku edhe shtriu aktivitetin e saj kriminal, fillimisht me gjoba ndaj biznesmenëve të guroreve në vitin 1998. Pjesë e aktivitetit kriminal të bandës së Jaupëve, ishte edhe plaçkitja brenda një nate e një tregtari që sillte mall nga Bullgaria.

Grupi “Ledi V”
Ka marrë emrin e një gruaje “Ledi V”. Është cilësuar nga prokuroria si grup i strukturuar kriminal i përbërë nga pesë persona. Akuza që rëndon mbi të arrestuarit Mentor Cami, Vilson Rushiti, Veli Elezi, Vojsava Meta dhe Agim Kora, është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, anëtarët e bandës kishin si treg të tyre për drogën tregun vendas dhe të përqendruar ishin në kryeqytet.

Grupi “Kokrra e Ullirit”
Grupi, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me atë të Greqisë, ka marrë emrin “Kokrra e Ullirit” për vet trafikun që bënin. Prej gjashtë personash është e përbërë kjo bandë, Jorgos Kosmidhis, nga Selaniku, Lefter Meçaj, Alfred Pallashi, Dashnor Merdani, Bujar Cenolli dhe Leonard Shperdheja e Bledar Leço.

Grupi “Kompas”
Arjan Selimi është cilësuar si drejtuesi i grupit “Kompas”. Kjo bandë trafikonte drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Janë arrestuar 21 persona. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, të cilët ndodhen në qeli janë, Petraq Avrami, atë e bir; Blenard Fejzullaj; Mehmet Fejzullaj, si dhe Elis Progrozhda. Aktualisht pjesëtarët e kësaj bande ndodhen në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Banda e Otllakut
Grupi i Ilir Jaupit, në qershor të vitit ‘97, pas grindjeve e sherreve me Altin Dardhën, vendosën dhe i zunë pritë atij te stacioni i autobusëve te Gjashtëkatëshi, ku u vranë tre te rinj. Kjo pritë u pasua me rindarjen tjetër të bandës se Altin Dardhës dhe me krijimin e bandës së Otllakut, e cila është e specializuar për grabitje.

Banda “Ujëvara”
“Ujëvara”, është banda e përbërë nga tre anëtarë, të cilët janë vënë në pranga. Nikoll Kolmarku, Orgest Kordha dhe Sokol Pareshi janë arrestuar sepse transportonin drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas policisë, kjo bandë, e përbërë nga tre veta, ka edhe persona të tjerë që janë ende të lirë.

Banda “Era e Jugut”
“Era e Jugut” ka emrin banda, që e ka marrë nga operacioni i policisë dhe shpërndante lëndë narkotike. Një punë e mirëorganizuar e policisë së kryeqytetit arreston Alban Çunaj, Eduard Haskën, Fatjon Minxhën, Dorian Haskën dhe Kudret Hirin, duke bërë edhe sekuestrimin e 97 kilogramë drogë.

Banda e Nehat Kullës
Ka funksionuar në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla, i cili aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit i akuzuar për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Grupi “Piramida”
Është një grup i përbërë prej dy personash, por sipas policisë pas tij fshihen edhe një numër i madh anëtarësh, të cilët kanë organizuar më së miri trafikimin e qenieve njerëzore. Ka qenë denoncimi i disa prej “viktimave”, i juristes në doganën e Tiranës, Edlira Spahija dhe Malo Qokut, që i ka dhënë shkasë policisë të nisin hetimin për grupin “Piramida”.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:58 am

Grupi “Piramida”
Është një grup i përbërë prej dy personash, por sipas policisë pas tij fshihen edhe një numër i madh anëtarësh, të cilët kanë organizuar më së miri trafikimin e qenieve njerëzore. Ka qenë denoncimi i disa prej “viktimave”, i juristes në doganën e Tiranës, Edlira Spahija dhe Malo Qokut, që i ka dhënë shkasë policisë të nisin hetimin për grupin “Piramida”.

Banda “Kanun”
Operacioni i policisë së Durrësit arreston Arben Plakun, Arjan Kapon, Rudin Çallikun, Leonard Kolgjin. Të arrestuarit akuzohen për krijim organizate kriminale, vrasje, trafikim armësh, shfrytëzim prostitucioni. Madje gjykata e qytetit bregdetar ka dhënë dënimin për katër të arrestuarit, ku për secilin ka dhënë dënimin me nga 25 vjet heqje lirie.

Banda që trafikonte raketa tokë-ajër
Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Nuk janë pagëzuar me asnjë emër, por veprimtaria e tyre kriminale është quajtur mjaftë e rrezikshme. Kjo ka bërë që policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi të godasin trafikun e armëve, dhe si rezultat është arritur të kapen pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani. Sipas prokurorisë, si rrjedhojë u bllokuan dhe 3 raketat tokë–ajër.

Banda “Blow”
Është i përbërë nga shtatë persona, që të gjithë janë nga Fushë-Kruja dhe disa të tjerë nga Durrësi. Banda ka marrë emrin “Blow”, për shkak të veprimtarisë të të arrestuarve. Sipas policisë, një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Blow”, zbulon një rrjet të trafikut të armëve, duke bllokuar 70 pistoleta të tipit “Blow”.

Banda “Malësori”
Është një bandë që anëtarët e saj nuk i ka vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Deri tani nga banda që mban ermin “Malësori” janë arrestuar vetëm dy anëtarë të saj për trafik droge. Por sipas policisë, mësohet se pjesëtarët e tjerë që fshihen pas këtij grupi të strukturuar kriminal, ndodhen jashtë Shqipërisë Itali, Spanjë, Gjermani.

Grupi i prodhimit të drogës
Deri tani janë arrestuar dy persona, por, sipas policisë, pas tyre fshihen edhe një numër i madh trafikantësh. Policia e Tiranës zbulon një laborator droge, sekuestron rreth 28 kilogramë lëndë narkotike, arreston në flagrancë Adhurim Nelën dhe Kujtim Karamuçën. Sipas uniformave blu, mësohet se një punë intensive ka bërë zbulimin e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, që kishte si pikënisje Maqedoninë dhe me destinacion Italinë.

Banda e trafikut të fëmijëve
Ramiz dhe Xhulieta Petalli, si dhe Nexhip Kaçurri janë tre të arrestuarit, anëtarë të bandës së trafikut të fëmijëve drejt Italisë. Aktiviteti kriminal i tyre ka nisur në vitin 1998 deri në vitin 2002, kur janë zbuluar dhe kanë startuar hetimet. Fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç merreshin në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Banda e klandestinëve “Maloku”
Banda “Maloku” që i kishte fillesat e saj që në vitin 1992 funksiononte më së miri edhe me ndihmën e policisë kufitare, ku kalonin klandestin drejt Greqisë. Pas 15 vitesh veprimtari të paligjshme, arrestohen anëtarët e saj Hodo Çorraj, Ergest Rabaj, Aleko Puçi, Albert Golemi (polic), Ermal Koçaj, Krenar Boçi, Arben Sula (Maloku) (komandat i grupit kriminal), Ermal Fidhi dhe Florenc Meçe.

Banda e “Benzave”
Ka qenë data 22 shtator e vitit 2006, kur uniformat blu të Tiranës, pas investigimeve disamujorëshe, arritën të godasin bandën e “Benzave” dhe u arrestuan 6 persona. Alfred Prenga, Mark Dyzeni, Jetmir Noka, Preng Lleshaj, Mëhill Ndreca dhe Pjerin Preçin, tashmë ndodhen në qeli.

Banda e Lul Cakës
Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

Banda e “Loshit të Karbunarës”Banda e Bujar Sulës ishte bërë tmerri i banorëve të Karbunarës, në Lushnjë e Berat, aty edhe mori emrin “Loshi i Karbunarës”. Në vitin 1997 bashkohet me bandën e Lul Cakës, të cilin e kishte djalë tezeje dhe bandat e tyre bashkëpunonin për një sërë ngjarjesh në Berat, Lushnjë dhe Karbunarë. “Loshi i Karbunarës” vritet pas disa vitesh.

Banda “Kthesa e fundit”
Një operacion i policisë së Tiranës, më 2 korrik 2006, ka arritur të arrestojë anëtarët e bandës kriminale në trafikimin e drogës. Anëtarët e bandës ishin dy shqiptarë nga Maqedonia dhe një nga Kukësi. Në pranga kanë përfunduar Rexhep Osmani, Besir Zilfiu, dhe Kapllan Shehu që trafikonin drogë në drejtim të Kosovës.

Banda e Haklajve
Familja e Haklajve njihet në të gjithë veriun e vendit si një nga familjet më të mëdha. Trazirat e vitit 1997 bënë që djemtë e kësaj familjeje, me forcë dhe dhunë, të bëheshin zotërit e të gjithë Tropojës. Në këtë “grup” bëjë pjesë gjithë anëtarët e familjes Haklaj, ku disa prej tyre janë varë.

Banda e armëve nga Kosova
Përgjimet nxjerrin zbuluar grupin kriminal të dyshuar për trafik të armëve në linjën Kosovë-Shqipëri. Operacioni “Bjeshkët”, më 16 qershor 2007, çoi në pranga tre persona, Rrahman Dema, i cilësuar nga policia si organizator i kësaj bande kriminale, Artan Alija, dhe Ahmet Ferhati.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:59 am

Prostitucioni “Made in Albania”, Shqipëria prezantohet seriozisht me prostitucionin. Në Tiranë rritet me 50 për qind tregtia e trupit. Policia disponon edhe vatrat më të nxehta

TIRANË – Shqipëria, një furnitore e dikurshme e tregut evropian të prostitucionit, po njeh së fundi një kurbë rritëse të seksit komercial me fokus klientelën vendase. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të policisë dhe Gjykatës së Tiranës, rezulton se gjatë 5 muajve të parë të vitit ka një rritje të numrit të proceseve gjyqësore për veprën penale të prostitucionit, thuajse në masën 50 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Nga fillimi i vitit deri në fund të muajit maj, në Gjykatën e Tiranës janë dënuar 17 gra dhe vajza për veprën penale të prostitucionit, ndërkohë që gjatë së njëjtës periudhë të vitit të shkuar gjykata ka dënuar vetëm 7 prostituta. Aktualisht në Gjykatën e Tiranës janë në proces gjyqësor edhe 7 vajza, të cilat akuzohen për të njëjtën vepër penale. Profesioni më i vjetër është kthyer në një fenomen të rrezikshëm dhe tepër shqetësues për shoqërinë shqiptare. Pa dyshim që prostitucioni i pakontrolluar, i cili konsiderohet i rrezikshëm për moralin e shqiptarëve, është më i përhapur në kryeqytet, ku jeton një pjesë e madhe e popullsisë. Ky fenomen vazhdon të ketë përmasa të larta, të cilat ndryshojnë në progresion rritës nga viti në vit.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:59 am

Harta e prostitutave

Brenda kryeqytetit prostitutat, ose siç quhen ndryshe punëtoret e seksit, kanë përzgjedhur disa zona të favorshme për “biznesin” e tyre, duke pasur parasysh lëvizjet e shumta të njerëzve. Nga të dhënat zyrtare të policisë, prostitutat që zakonisht janë nga mosha 17-45 vjeçe, janë përqendruar në zonën e “Zogut të Zi”, një pikë e rëndësishme për hyrjen dhe daljen e njerëzve në kryeqytet; qendrën e Tiranës përgjatë sheshit “Skënderbej” dhe pranë Pallatit të Operës dhe Baletit, si dhe në zonën e Bllokut të Ambasadave. Këto tri pika të nxehta janë prej vitesh nën vëzhgimin e policisë së kryeqytetit, e cila gjatë 5 muajve të parë të vitit ka arritur të prangosë në flagrancë rreth 15 prostituta përsëritëse, mes të cilave edhe disa që i provonin prangat për herë të dytë apo të tretë për të njëjtën akuzë. Nga të arrestuarat për “ushtrim prostitucioni”, pjesa më e madhe e tyre i janë nënshtruar procesit gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, ku nga fillimi i vitit e deri tani janë dënuar 17 gra dhe vajza për veprën penale “ushtrim prostitucioni”.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:59 am

Skema

Nga të dhënat zyrtare të gjykatës, rezulton se të gjitha prostitutat zbatojnë thuajse të njëjtën skemë për të joshur klientët e tyre. Nga deklarimet e prostitutave dhënë në polici dhe gjykatë, del se gjahu i tyre janë kryesisht banorë të zonave përreth kryeqytetit, apo rretheve të tjera që vijnë në Tiranë për punë. Teksa i shikojnë të vetmuar në pritje të autobusit, ato u afrohen dhe u propozojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Më pas vazhdon e njëjta skemë: klienti duhet të paguajë më parë hotelin, qoftë ky hotel “Driloni” apo hotel “Dajti”, dhe më pas prostitutën. Pikërisht në këtë moment ndërhyn policia, e cila prangos punëtoren e seksit dhe e shoqëron klientin, i cili jep shpjegimet sesi është joshur teksa priste të merrte vizën pranë bllokut të ambasadës, apo duke pritur fugonin tek “Zogu i Zi”. Por, megjithëse fenomeni i prostitucionit konsiderohet si një rrezik i madh për moralin e shoqërisë sonë, kjo e shprehur edhe në vendimet e gjykatës, dënimi për prostitutat mbetet tepër minimal.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 6:59 am

Masa e dënimit

Nga 17 vendimet e shpallura nga Gjykata e Tiranës gjatë këtyre 5 muajve, rezulton se pjesa më e madhe e prostitutave janë dënuar me gjobë, vlera e së cilës arrin në 1 milion lekë. Duke pasur parasysh kushtet ekonomike tepër të vështira që i detyrojnë këto gra të shesin trupin në rrugë, është thuajse e pamundur edhe përballimi i gjobës së dhënë nga gjykata, e cila në këtë mënyrë i detyron të dalin sërish në kërkim të klientëve, këtë radhë jo për të ushqyer fëmijët apo për të paguar qiranë e banesës, por për të shlyer detyrimin ndaj shteti. Herë pas here gjykata jep dënime edhe me burg, por kjo ndodh në rastet kur gratë apo vajzat që ndodhen në bankën e të akuzuarve për prostitucion gjykohen për të dytën herë. Në këto raste, gjykata vendos dënimin e tyre deri në 6 muaj burg.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:00 am

Mosha

Ndryshe nga vendet e Evropës, ku prostitutat janë kryesisht vajza deri në moshën 25 vjeçe, në Shqipëri kjo kategori ka një larmi moshash. Referuar të dhënave zyrtare, del se profesionin e prostitutës e ushtrojnë vajza dhe gra që u përkasin grupmoshave nga 17 deri në 50 vjeç. Rastet në fjalë janë evidentuar në Gjykatën e Tiranës, e cila vetëm një muaj më parë dënoi me 6 muaj burg të pandehurën Naile S., 50 vjeçe, e cila është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një 70-vjeçar, në këmbim të shumës së 1000 lekëve. Kryesisht, mosha e grave që ushtrojnë prostitucion, sipas statistikave zyrtare, është rreth të 30-ve, ku nuk përjashtohen as vajza të cilat sapo kanë mbushur të 18-at. Jonida T. është një nga vajzat që ushtronte prostitucion me dëshirën e saj. Vajza me orgjinë nga një fshat i kryeqytetit, sapo kishte mbushur 18 vjeç kur u arrestua nga policia për veprën penale të prostitucionit. Jonida T. u kap duke kryer marrëdhënie me një shtetas në këmbim të shumës së 3 mijë lekëve. Policia i arrestoi në një dhomë hoteli pranë qendrës së kryeqytetit, pasi klienti kishte paguar shumën e 1000 lekëve. Këto dy raste nuk janë të vetmit, kur gra të moshuara apo vajza të mitura, për shkak të arsyeve ekonomike, prostituojnë. Policia ka evidentuar edhe raste të tjera, kur gra rreth të 50-ve dalin në rrugët e kryeqytetit për të shitur trupin e tyre. I njëjti fenomen vërehet edhe me vajzat e mitura, të cilat në të gjithë rastet thonë se prostituojnë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Në morinë e arrestimeve për veprën penale të prostitucionit, kanë qenë të rralla kur policia ka arritur në përfundimin se vajzat apo gratë kanë një tutor. Në shumicën e rasteve çështjet janë mbyllur vetëm me një të pandehur: prostitutën.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:00 am

Tirana në top listë

Prostitutat e ndëshkuara nga gjykata për veprimtarinë e tyre të jashtëligjshme dhe të pamoralshme, janë thuajse nga të gjithë rrethet e Shqipërisë, ku vendin kryesor e zë Tirana. Nga 17 gratë dhe vajzat e dënuara me vendim gjykate, 7 prej tyre janë nga Tirana dhe rrethinat e saj. Këto vajza dhe gra kanë një formim shumë të ulët kulturor dhe një arsimin deri në 8 klasë. Të dytat në listë për nga origjina janë durrsaket. Sipas vendimeve të dhëna nga gjykata, gjatë këtyre 5 muajve janë dënuar tri gra për ushtrim prostitucioni, të cilat kishin si orgjinë Durrësin dhe rrethinat e tij. Përsëri niveli kulturor dhe arsimi i këtyre grave është tepër i ulët, duke mos pasur asnjë mundësi zgjedhjeje për të siguruar jetesën, veç prostitucionit. Në 7 rastet e tjera të evidentuara dhe ndëshkuara për ushtrim prostitucioni, vërehet një shpërndarje thuajse e barabartë gjeografike. Zonat rurale të rretheve Korçë, Elbasan, Peshkopi, Pukë, Peqin, Fier dhe Lushnjë, janë kryesisht zonat që kanë gjeneruar kontingjentin e prostitutave, të cilat kryesisht për arsye ekonomike kanë përfunduar në rrugë. Të ardhura nga këto zona, kjo kategori grash dhe vajzash janë vendosur në kryeqytet me shpresën për një jetë më të mirë. Por arsimimi në nivele tepër të ulëta nuk u ka dhënë asnjë mundësi për t’u punësuar, përveçse si prostitutë. Nga 17 rastet e ndëshkuara në gjykatë, një pjesë e mirë e grave dhe e vajzave janë detyruar të prostituojnë vetëm për hir të fëmijëve. I tillë është dhe rasti i Kumrije M., e cila pas divorcit nga bashkëshorti, i është dashur të rrisë katër fëmijë krejt e vetme. Duke mos pasur asnjë të ardhur tjetër për rritjen e 4 fëmijëve, 42-vjeçarja është detyruar të prostituojë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:00 am


Një hit parade çmimesh

Përfitimi financiar i prostitutave është relativisht i vogël, kjo dhe për shkak të moshës së tyre apo pamjes fizike. Paratë e sekuestruara nga policia gjatë arrestimit në flagrancë të vajzave dhe grave që ushtrojnë prostitucion janë në shifra të vogla, që arrijnë nga 500 deri në 5000 lekë. Nga të dhënat zyrtare të policisë dhe gjykatës, rezulton se pjesa më e madhe e prostitutave marrin 1000 lekë në këmbim të një marrëdhënieje seksuale. Nga 17 rastet e paraqitura në gjykatë, pjesa më e madhe e tyre përfitojnë 1000-2000 lekë, por pa përjashtuar as rastet kur një prostitutë ka arritur të marrë 5000 mijë lekë për një marrëdhënie seksuale. Bëhet fjalë për 26-vjeçaren nga Peshkopia, Sadie S., e cila ka arritur të kryejë marrëdhënie me dy klientë në të njëjtën kohë. Dhe sikur mos kishte ndërhyrë policia, e cila e prangosi në kushtet e flagrancës, 26-vjeçarja do të kishte përfituar edhe shumën e 5000 lekëve nga dy klientë të tjerë. E dyta për nga pagesa është 18-vjeçarja Jonida T., e cila është kapur në qendër të kryeqytetit, duke ushtruar prostitucion me një klient, të cilit i kishte marrë shumën e 3000 lekëve. Ndërsa në rastet e tjera kur prostitutat janë arrestuar në flagrancë, shuma e parave që ato përfitonin janë më të vogla. Sipas të dhënave të policisë, punëtoret e seksit, pasi zgjedhin klientin, i propozojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale kundrejt shumës që e përcaktojnë vetë ato. Pasi zgjedh hotelin, prostituta detyron klientin të paguajë edhe dhomën, e cila kushton nga 500 deri në 1000 lekë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SOCIALE - STATISTIKA Empty Re: SOCIALE - STATISTIKA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi