Moohaomed Abdurahman - Interviste me nje futbollist afrikan ne Shqiperi
Faqja 1 e 1

Gazeta Shekulli.
Emri i tij është Moohaomed Abdurahman. Na tregon që ka mbaruar shkollën e mesme dhe pastaj “menaxheri im (Muhamedi
është futbollist në një nga klubet shqiptare të futbollit), më shkëputi nga shkolla, sepse donte që unë të luaja”.
Ai ka ardhur nga Kameruni dhe ndodhet në Shqipëri prej 3 vjetësh. Luan me një skuadër jashtë Tiranës, ndërsa
në fundjavë rri në Tiranë, ku ka një shtëpi me qira, bashkë
me disa shokë të tjerë kolegë.Muhamedin nuk e takuam për ta pyetur rreth futbollit, por rreth marrëdhënies që ai ka ndërtuar këto
tre vite me shoqërinë shqiptare, në veçanti me vajzat shqiptare. Intervista me të, në fakt, mund të hedhë dritë mbi disa pyetje, që ndoshta të gjithëve na vijnë në mend, kur i shohim këta djem me ngjyrë që ecin rrugëve të Tiranës. Si jetojnë? Çfarë ndodh kur “përplasen” me shoqërinë shqiptare? A jemi ne racistë? Si sillen vajzat tona me to? Po pjesa tjetër e rinisë së Tiranës, si i pret dhesi i ka raportet me këta të rinj, që vijnë këtu nga “fundi i botës”? Muhamedin e takojmë në një nga baret e Tiranës.
Sa për fillim, po ju themi që, gjatë gjithë kohës që ishim me të, nuk na ndaheshin vështrimet
kurioze dhe shpesh tallëse të atyre që rrinin në tavolinat ngjitur. Një djalosh i zi dhe një vajzë e bardhë tiranase, duket që bënte goxha përshtypje. Muhamed ende nuk flet qartë shqip,megjithëse kupton mirë. Bisedën me të e zhvilluamnë anglisht.

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: Moohaomed Abdurahman - Interviste me nje futbollist afrikan ne Shqiperi
Muhamed, si të duken vajzat shqiptare?
Të bukura, por nervoze me djemtë shqiptarë, me sa kam parë.
Edhe me ju të huajt me ngjyrë janëkështu, nervoze?
Me ne nuk janë kështu, janë shumë xhentile.
Si sillen ato kur ju shohin?
Disa nuk duan të flasin, ndërsa disa të
tjera duan me tëvërtetë të flasin,
por ato kanë frikë për shkak
të mentalitetit.
D.m.th., ti ndjehesh keq?
Ndonjëherë. Kur sapo kisha ardhur,
e kisha shumë të vështirë,
por tani është shumë
e thjeshtë. Nëse ata nuk më
flasin mua, nuk më bëhet vonë,
as unë nuk ju flas.
Keni pasur ndonjë të dashur shqiptare?
Nuk mund të them që kam
pasur të dashur, por vajza, po.
Çfarë do të thotë kjo?
Në një lidhje unë dua të jem i
lirë, d.m.th., të dal me të dashurën
sa herë që unë dua, familja e saj të
jetë në dijeni dhe të rri sa më re-hat, d.m.th., mos ndihem i paragjykuar, pra, të mos më duhet tëdal fshehur.
Më qartë, kanë fjetur këto vajza me ju?
Vajzat që kanë qenë me mua, kanë ndenjur me mua dhe
kanë fjetur, vetëm për të provuar se si janë të huajt, apo ne, “njerëzit
me ngjyrë”. Pra, për mua nuk ka qenë një lidhje, ka qenë thjesht
miqësi.
Për çfarë vajzash bëhet fjalë? D.m.th., si jeni njohur me to?
Sa për mënyrën se si jam njohur, ka ndodhur që ato të më
dërgojnë numrin e celularit nëpërmjet ndonjë kamerierit dhe kam
komunikuar më pas nëpërmjet mesazheve, apo dhe telefonatave.
A ke provuar të mbash lidhje më vonë me to?
Me disa po. Por pasi kemi kaluar disa çaste, apo një natë, ato
nuk kanë dashur të vinin më me mua.
Pse?
Kjo për shkak të njerëzve. Kjo është dhe arsyeja që unë ju
thashë që nuk mund ta quaj lidhje dashurie. Sepse, nëse takohesh
me ato më vonë, në kafe, apo qoftë dhe në rrugë, njerëzit përreth
të shohin në një mënyrë të çuditshme.
Të ka ndodhur të zihesh me ndonjë mashkull shqiptar, për shkaktë ndonjë vajze?
Jam grindur disa herë me djem shqiptarë, sepse më thonë
gjëra të çuditshme.
Çfarë gjërash të çuditshme?
Se përse unë shikoj vajzat, me të cilat ata rrinë, p.sh. Dua të
theksoj që, disa nga meshkujt shqiptarë, janë shumë arrogantë
dhe agresivë.
Kur shkoni nëpër pub-e apo lokale nate në Tiranë, kërceni mevajza shqiptare?
Unë kërcej nëpër pub-e, por vajzat kanë frikë të më afrohen.
Mendoj që kjo ndodh pikërisht për shkak të frikës që kanë nga
djemtë e pranishëm shqiptarë. Sepse, edhe nëse këto vajza që
afrohen të kërcejnë, nuk janë të shoqëruara nga meshkuj, ato
shihen “ndryshe” nga të tjerët që ndodhen në pub. Nuk e di, por
më duket sikur ata e quajnë për ofendim një veprim të tillë. Kur
unë nis të kërcej i vetëm, vajzave shqiptare u pëlqen mënyra se si
ne kërcejmë, ne e kuptojmë këtë nga mënyra se si ato na shohin.
Dua të them edhe diçka, që ka dhe raste kur ne nuk na lejojnë
të hyjmë në pub-e.
Edhe në rastet kur jeni të shoqëruar nga femra?
Po, ka shumë raste, kur unë shkoj vetëm me shokët e mi, të
cilët janë edhe ata njerëz me ngjyrë. Ngaqë ata që rrinë tek dera
nuk kanë guximin të na e thonë hapur, që ju nuk mund të hyni
për shkak të lëkurës, gjejnë lloj-lloj justifikimesh të tipit: s’ka
vend, ka prenotime. Na ka ndodhur që të mos na futin edhe në
rastet kur kemi qenë me vajza shqiptare, pra të bardha, por kjo
ndodh më rrallë.
Muhamed, ke menduar ndonjëherë që të martohesh me ndonjëvajzë shqiptare?
Jo, dhe kjo vetëm për shkak të mentalitetit këtu. Unë nuk
mund jem i lumtur asnjëherë, por, edhe nëse ajo vajzë që mund
të martohej me mua do të ishte e lumtur, ajo nuk do të mund të
jetonte në Shqipëri. Familja e saj nuk do ta lejonte këtë fakt, dhe
nuk do të pranonte asnjëherë. Unë e di shumë mirë që ajo nuk
do të ndjehet asnjëherë “e lirë” për shkak të mentalitetit.
Ka ndodhur ndonjëherë që ia ke thënë një vajze shqiptare dëshirën për martesë?
Një herë më ka ndodhur që, një vajzë të më thotë që, nëse
do martohem me ty, mund të jetoj vetëm jashtë, këtu nuk mundem.
Edhe një shoku im ka qenë i lidhur vetëm për dy javë dhe
janë ndarë, sapo e ka marrë vesh familja e saj.
Po në Kamerun, si shihet martesa mes një njeriu me ngjyrë dhe një njeriu të bardhë?
Shumë martesa bëhen, qoftë raste kur vajza me ngjyrë martohen
me meshkuj të bardhë dhe qoftë meshkuj me ngjyrë që
martohen me femra me ngjyrë. Është një vend i lirë nga mentalitetet
dhe paragjykimet.

Si janë vajzat shqiptare në një lidhje, krahasuar me vajzat e vendeve të tjera?
Vajzave shqiptare u mungon liria.
Po në qytetin ku luan futboll, (Ballsh) a ke shoqe shqiptare?
Jo, as që bëhet fjalë.
Flasim për vajza, të cilat i ke vetëm shoqe, asgjë më tepër...
Jo, jo. Ai është qytet i vogël dhe dihet që mentaliteti është më
i egër. Shoqet e mia të vetme janë vetëm në Tiranë. Në Ballsh kam
miqtë e skuadrës. Atje shkoj vetëm për punën, por miq nuk kam.
A ju ndodh që të ecni në rrugë dhe të dëgjoni ofendime, sepse ti kupton shqip, me sa shoh...
Gjithmonë. Dëgjoj shumë gjëra.
Çfarë mendon kur dëgjon ofendime në rrugë?
Mendoj që janë njerëz që nuk e pranojnë dot faktin që ne
jemi të “ndryshëm”, dhe pse ky ndryshim është vetëm në lëkurë.
Në fund të fundit, ne jemi njerëz si gjithë të tjerët, me të mira
dhe të këqija.
Në tre vjet, nuk ka ndryshuar fare kjo sjellje?
Unë mendoj që kjo gjë nuk ka për të ndryshuar kurrë. Rastis
që ka prindër me fëmijë në duar dhe i tregojnë fëmijës së tyre
me gisht nga ne. Atëherë, më thuaj, si mund të ndryshojë ky
mentalitet, kur ata fëmijë nisin të na shohin ndryshe që në moshë
fare të vogël? Ata rriten me këtë paragjykim ndaj nesh.
Keni luajtur në vende të tjera futboll?
Unë kam qenë në Turqi, Mal të Zi, Maqedoni.
Njësoj është sjella ndaj jush, edhe atje?
Jo, jo. Andej kam edhe shumë miq të mitë, që janë martuar
me vajza të bardha, diçka që në Shqipëri nuk ndodh kurrë. Ndaj
them me plot gojë, që mentaliteti i këtushëm ndaj njerëzve me
ngjyrë, është më i fortë se në çdo vend tjetër.

Une jam 70% dakort me kete tipin nga Tirana qe ka bere kete koment:
Zgjou Popull
Eshte vetem fillimi i gjenocidit modern qe po i behet rraces shqiptare. Historia vetem perseritet, por gjithmone duke u prefeksionuar, dmth korrigjo gabimet e pushtuesve te pare. Kur hyne turqit te paret qe nxoren nga Shqiperia, me dhune duke grabitur apo me deshire, hoqen femi dhe rini shqiptare duke i degdisur neper turqi, dhe prej ketyre te rinjve disa i vrau disa i bere te pasur, por gjithmone larg shqiperise. Ne atdhe la vetem femra te reja dhe solli rracen e vet te vegjel, te shkurter dhe me vetulla te trasha te zeza, Shqiperia e mesme sot, Elbasan Tirane. vazhdimin e historise e shikoni edhe e dine.....
Gjenocidi modern i sotem: te paret refugjat me mijera ishin djem te rinj mosha 18 dhe 20 vjec me mijera dhe jo femra. Ne Shqiperi u lane vetem motrat tona ne moshe te re dhe ca bastard qeveritare qe e kane mendjen te vjedhin 5 leke dhe te rrine urte se po hapen gojen i nxjerrin te palarat, dmth shtet pa shtet dhe krenari kombetare. Me tregoni o njerez sa italian, grek, serb kane ardhur ne Shqiperi dhe kane ''blere'' femra shqiptare? Tani filluan edhe afrikane dhe prisni se Sala ka qene ne Katar dhe mbas takimit me bisnesmene atje do filloj te sjelle edhe arab sheik.
Sa per komentin e Anes di te them se ketu ne UK ka femra te semura qe shkojne edhe me qen dhe me gjithmend qeveria angleze po mundohet ti gjeje nje kurim.
Zgjou Popull Shqiptar

Similar topics
» Meda dikur ishte futbollist
» TEC Qymyri nga Greqia ne Shqiperi
» Interviste e rektorit te universitetit te Tiranes...
» Portokalli 10-1 (2008) - Interviste futbolli
» 100 mbiemrat më të përdorur në Shqipëri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi