Vajza me ferexhe s'lejohet në shkollë
Faqja 1 e 1
Vajza me ferexhe s'lejohet në shkollë
BURREL- Një vajzë, nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme "Pjetër Budi" në Burrel, nuk është lejuar në shkollë pasi u paraqit me ferexhe.
Sapo është zbuluar me këtë veshje nga drejtuesit e shkollës është kthyer mbrapsht për në shtëpi, pasi i kanë shpjeguar se shkolla është laike dhe nuk mund të pranohen veshje me simbole fetare. "Nuk lejohet prezenca në shkollë me këtë uniformë, sepse shkolla është laike. Po kështu, shkolla ka një rregullore të brendshme, e cila parashikon mosmbajtjen e një uniforme të tillë", mësohet t'i jetë komunikuar nxënëses Florida Kola.
Më pas vajza është drejtuar për tek shtëpia ku banon duke u rrëfyer prindërve se jashtë dëshirës së saj ishte përzënë nga shkolla, por ka ngulur këmbë se tashmë këtë veshje nuk do ta hiqte kurrë nga imazhi i saj,dhe nuk ka përse të penalizohet për këtë gjë.
Madje, sipas dajës, Flamur Lleshi, ajo po kalon një gjendje të rëndë shpirtërore dhe kjo e ka frikësuar dhe familjen e saj për ndonjë veprim të mundshëm ndaj vetes, ndaj ka lajmëruar motrën e tij, nënë e Floridës dhe të atin të kthehen nga fshati Gurrë ku janë për t'i qëndruar afër me vajzës. Ai ka kërkuar menjëherë takim tek drejtoria arsimore me drejtuesit e atyshëm, nga ku marrë sqarimin sesi veprohet në një shkollë laike duke i kumtuar se "arsimi parauniversitar publik ka karakter laik. Në institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi ideologjik e fetar". Më pas Flamur Lleshi është drejtuar për në prokurorinë e Matit, pasi vajza ka shfaqur probleme, ajo gjendet e "ngujuar" në shtëpi dhe e mbyllur në vetvete, ndërkohë që është betuar se këtë rrobë nuk do ta heqë, por dhe shkollën nuk do ta ndërpresë.

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Similar topics
» Petronini Gojore ne shkolle.
» Petronini Gojore ne shkolle.
» Petronini Gojore ne shkolle.
» Ndikimi i dashurise ne pune dhe ne shkolle
» Portokalli 4-11 - SHBLSH & Edi Rama ne shkolle

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi