Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gripi i derrit

Shko poshtë

Gripi i derrit Empty Gripi i derrit

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:32 am

Tashme dihet nga te gjithe te flitet per gripin e derrit ,i cili per here te pare u shfaq ne Meksike.
Pasojat e ketij gripi siç duket do ti provojne dhe vendet e tjera te botes.

Shtohet numri i vendeve që njoftojnë raste të gripit të derrave

Vendet në mbarë botën po njoftojnë raste të reja të gripit të derrit, që mendohet se ka shkaktuar vdekjen e 152 vetave në Mekikë.

Më shumë se 1 mijë e 600 veta mendohet të jenë sëmurë nga ky grip në Meksikë, ndërkohë që autoritetet thanë sot se numri i rasteve të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 64. Disa prej rasteve në Amerikë janë identifikuar në shtetet në kufi me Mekikën dhe rastet e tjera janë konstatuar tek njerëz që kanë udhëtuar në atë vend.

Vende të tjera që kanë njoftuar për virusin, janë Britania, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Spanja, ndërsa Australia, Koreja e Jugut dhe Franca po hetojnë raste të dyshuara për gripin e derrit.

Dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë rriti nivelin e gadishmërisë për mundësinë e përhapjes së një sëmundjeje pandemike nga virusi vdekjeprurës, duke sinjalizuar se infeksioni po përhapet në masë mes njerëzve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë me seli në Gjenevë tha se përpjekjet duhet të përqëndrohen në lehtësimin dhe jo parandalimin e sëmundjes meqë ajo është përhapur në shumë pjesë të botës.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrit Empty Re: Gripi i derrit

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:33 am

Gripi i derrit; rrezikshmëria dhe masat parandaluese

Udhëheqësit botërorë po përpiqen të ndalin përhapjen e gripit të derrit që ka shkaktuar vdekjen e disa dhjetra vetave në Meksikë dhe ka prekur të paktën disa qindra të tjerë. Ndërsa organizata botërore e shëndetësisë e rriti shkallën e rrezikshmërisë. Punonjësit e shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të lajnë duart rregullisht dhe të tregohen të kujdeshsëm ndaj simptomave që ngjajnë me ato të gripit të zakonshëm, vetëm virusi që e shkakton këtë grip, është i ri. Ky lloj gripi është tepër infektues mes derrave duke prekur rrugët e frymëmarrjes. Virusi qarkullon mes kafshëve gjatë gjithë vitit dhe zakonisht shpërthen në vjeshtë e në dimër.

Në fund të marsit, punonjësit e mjekësisë në Meksikë u befasuan kur vunë re se nëpër klinika numri i njerëzve të prekur nga gripi ishte tepër i lartë për këtë stinë pranvere, pasi dihet se gripi përhapet më shpesh në fund të vjeshtës e gjatë dimrit, por jo në përanverë.

Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se përhapja e gripit të derrit ndodh në dy mënyra; nëpërmjet kontaktit me derra të infektuar ose mjedise të ndotura me këtë virus, ose nëpërmjet kontaktit me një person i prekur nga gripi i derrave. Kjo qëndër ka arritur në përfundimin se virusi i gripit të derrit është ngjitës dhe përhapet mes njerëzve, por deri tani nuk dihet se sa lehtë ndodh kjo.

Në Meksikë, ushtraët u shpërndajnë njerëzve maska, ndërsa gripi i derrit është përhapur nëpërmjet Meksikës edhe tek vizitorët vizitorët nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Spanja. Mjeku meksikan Frank Rozengaus thotë se rritja e shkallës së rrezikshmërisë do të thotë se virusi mund të përhapet nga njeriu tek njeriu. Pacientët mund të infektojnë njëri tjetrin një ditë para shfaqjes së simptomave e deri në 7 ditë mbas shfaqjes së tyre.

Simptomat janë temperatura, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e lodhja. Simptoma të tjera janë vjellja e diarreja.

Organizata botërore e shëndetësisë thotë se nuk është e sigurt në se ky lloj gripi do të shndërrohet në epidemi, por njerëzit nuk janë të imunizuar prej këtij virusi. Masat parandaluese në shkallë ndërkombëtare janë marrë, ndërsa në shumë vende kryhet kontrolli i udhëtarëve që arrijnë nga Meksika ose pjesë të Shteteve të Bashkuara. Shkollat në Shtetet e Bashkuara ku studentë janë prekur nga gripi janë disinfektuar. Presidenti Barak Obama tha se ky lloj gripi kërkon marrjen e masave dhe kujdes, por nuk është shkak për alarm.
Administrata e presidentit Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në fushën e shëndetësisë pasi u vërtetuan 40 raste të prekjes së njerëzve nga ky grip. Një nga masat është shpërndarja e 12 milionë dozave të ilaçit Tamiflu. Për këtë lloj gripi nuk ekziston vaksinë, por virusi reagon nga barnave Tamiflu dhe Relenza. Ekspertët e shëndetësisë po përpiqen të përcaktojnë përse rastet jashtë Meksikës janë relativisht të lehta, ndërkohë që Meksikë ata që kanë vdekur janë të rinj, kur dihet se organizmi i ri është në gjendje ta luftojpë më mirë sëmundjen.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrit Empty Re: Gripi i derrit

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:33 am


Ndërkohë, qeveria meksikane ka mbyllur restorante, madje edhe kishat; vendet ku njerëzit grumbullohen më shpesh. Me këto masa autoritetet përpiqen të parandalojnë ose pakësojnë sa të jetë e mundur kontaktet mes njerëzve.

Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Atlanta, ka nxjerrë disa udhëzime për mbrojte nga gripi i derrit. Ndër këto udhëzime përfshihen; shmangja e kontaktit me persona të infektuar nga virusi i gripit të derrit; qëndrimi në shtëpi, mos shkuarja në shkollë, a punë ose veprimtari publike, kur personi ka shenja të gripit; gjatë kollitjes ose teshtitjes, gjithmonë duhet vendosur dora përpëara gojës e hundës për parandalimin e përhapjes së mikrobit tek të tjerët; larja e duarve ka shumë rëndësi ashu si edhe mos prekja e syve, gojës e hundës ose larja menjëherë e duarve; edhe dieta e shëndetëshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshëm, ushtrimet fizike dhe marrja e lëngjeve. Ekspertët thonë se shmangja e kontakteve të panevojshme me derrat ka rëndësi, por ngrënia e mishit të derrit nuk përbën problem
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gripi i derrit Empty Re: Gripi i derrit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi