Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha

Shko poshtë

Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha  Empty Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:36 am

Lamtumire Dritan Hoxha
24 Maj, ora 12: 50 - Mes lotesh e duratrokitjesh mirenjohjeje ka dele nga shtepia arkivoli me trupin e pajete te presidentit te Top Medias, Dritan Hoxha.



Mes lotesh e duratrokitjesh mirenjohjeje ka dele nga shtepia arkivoli me trupin e pajete te presidentit te Top Medias, Dritan Hoxha. Mijera njerez jane mbledhur para shtepise se tij te cilet kane mbushur me lule arkivolin dhe e kane shoqeruar me duartrokitje. Makina dhe kortezhi mortor kane parakaluar perpara ambienteve te kompanise TOP-Media, te cilen ai e ndertoi me aq dashuri, ne bulevardin Deshmoret e Kombit, per tu drejtuar nga varrezat e Sharres, ku do te prehet perjete trupi i Dritan Hoxhes.

Humbja me e thelle eshte per nenen e tij, e cila e rriti ne mungese te te jatit, me shume mundime. Duket se ajo e ka te pamundur te permbaje sot dhimbjen, per humbjen e birit te saj te dashur.

Por sigurisht qe humbja me e madhe eshte per 4 femijet e tij, te cilet do u duhet te ecin tani ne jete pa perkrahjen e te jatit, si dhe per bashkeshorten.

Stafi i gazetes "Shekulli", bashkohet me dhimbjen e familjes dhe japin ngushellimet me te sinqerta per humbjen e ketij njeriu qe la nje gjurme te madhe ne histori.

Ne ceremoni marrin pjese qindra personalitete te vendit, miq e kolege, stafi i TOP Medias, familja dhe njerzit e tij te dashur si dhe te tjere shqiptare te cilet ndajne dhimbjen per humbjen e nje njeriu i cili beri revolucion ne median shqiptare.

Telegrame ngushellimi kane ardhur nga te gjitha anet e Shqiperise, si dhe nga Kosova e Maqedonia, nga kryeministri i Kosoves, dhe personalitete te tjera.

Presidenti i “Top Media”-s, Dritan Hoxha, humbi jetën në një aksident fatal automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, kur automjeti “Ferrari” me të cilin po udhëtonte 40-vjeçari Hoxha doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e tij dhe të një vajze 27-vjeçare.

Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur dhe transportimin e Dritan Hoxhës në spital, por mësohet se presidenti i Top-Medias ndërroi jetë gjatë rrugës. Ndërkohë, ekspertë të policisë rrugore si dhe forca të shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes, ku për më shumë se shtatë orë kryen këqyrjen për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Nga hetimet e para, policia deklaroi se dyshohet që shpejtësia e madhe dhe rruga e lagësht kanë çuar drejtuesin e makinës drejt humbjes së kontrollit të makinës. Ndërkohë, “Ferrari” i ndarë më dysh, në pronësi të Dritan Hoxhës i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme auto-teknike.

***

Pak pas mesnatës së enjte, në orën 01:50 minuta, presidenti i “Top-Medias” ka qenë duke udhëtuar me 27-vjeçaren Entela Hysko, me automjetin e tij “Ferrari” me targa DK 3892 H në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Në rrethana ende të paqarta, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Sipas policisë së Tiranës, e cila ka rindërtuar aksidentin, mjeti që drejtohej nga Hoxha fillimisht është përplasur me trotuarin e krahut të majtë të bulevardit si dhe me dy shtylla dekorative ndriçuese. Pas këtyre përplasjeve, 40-vjeçari nuk ka mundur të kontrollojë më automjetin, i cili është përplasur me një pemë, me perimetrin e trungut 3.1 metër. Kjo ka qenë dhe goditja fatale për jetën e babait të katër fëmijëve të mitur dhe 27-vjeçares Hysko.

“Automjeti është shkatërruar plotësisht, duke u ndarë në dy pjesë, ndërsa 27-vjeçarja ka humbur menjëherë jetën”,-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Dritan Hoxha ka marrë dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, që i shkaktuan atij vdekjen vetëm pak minuta pas ngjarjes. Mësohet se zemra e tij rrihte në momentin që mbërriti policia, ndaj dhe ai u transportua me autoambulancë drejt spitalit, por nuk mundi të arrinte i gjallë në duart e mjekëve.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha  Empty Re: Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:36 am

Në vendin e aksidentit mbërritën menjëherë zyrtarë të lartë të policisë së Tiranës si dhe ekspertë të policisë rrugore. U formua grupi hetimor nën drejtimin e zv.Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Genci Qano, drejtues të Policisë së Tiranës, tre ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, Ekspertë të Mjekësisë Ligjore, dhe Ekspertë të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Grupi hetimor punoi rreth shtatë orë në vendin e ngjarjes, ndërsa në orët e pasdites policia e Tiranës deklaroi dhe shkaqet e aksidentit.“Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertë të grupit hetimor theksohet se shkaktar i ndodhjes së kësaj fatkeqësie është hapësira e madhe e zhvillimit të aksidentit, e cila kap distancën 97.5 metra, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëmtimeve të tij si dhe treguesi i kilometrazhit të automjetit, në manometrin e shpejtësisë është fiksuar shpejtësia prej 170 km/në orë.

Nga ekspertët në vendngjarje, sqarohet se drejtuesi i automjetit tip-Ferrari, duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, në kushtet atmosferike me lagështirë, ka humbur menjëherë kontrollin e drejtimit të mjetit, duke dalë nga karaxhata e bulevardit “Bajram Curri” në Tiranë”, -thuhej më tej në deklaratën e lëshuar pasditen e djeshme nga Policia e Tiranës.

HETIMI

Aksidenti, merren në pyetje dëshmitarët

TIRANË- Policia e Tiranës bëri të ditur dje se nën drejtimin e prokurorit të çështjes, nga grupi hetimor janë pyetur disa dëshmitarë okularë në vendngjarje, të cilët do të sqarojnë më tej rrethanat e kësaj ngjarjeje aksidentale automobilistike. Ekspertët auto-teknikë në vendngjarje, gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, kanë realizuar me përpikmëri, hartimin grafike- skicor të ngjarjes dhe fotografik, duke i shoqëruar të gjitha veprimet procedurale me filmimet përkatëse. Ndërkohë, makina “Ferrari” është dërguar në mjediset e Policisë Rrugore, ku do t’i nënshtrohet ekspertizave të tjera.

Edi Rama: Humbëm një nga njerëzit që bëjnë histori


“Ai jetoi me 300 km në orë dhe fluturoi larg, duke ndezur ekranin e shekullit të ri”

Sot vdiq një njeri nga ata që bëjnë histori. Tani i Topit arriti i vetëm për 7 vjet atë që vendeve si Shqipëria u duhen 70 vjet për të arritur. Ai jetoi me 300 km në orë dhe fluturoi larg, duke kapur ëndrrën e tij dhe duke ndezur ekranin e shekullit të ri në një Shqipëri që ende jeton pas perdes së shekullit të vjetër. Vepra madhështore që Tani i Topit ndërtoi me intuitën e një gjeniu dhe pasionin e një fëmije, është modeli i një suksesi të barabartë me një jetë frenetike të jetuar në timon. Pa e ulur shpejtësinë për asnjë dekikë. Pa pyetur për orën dhe as për rreziqet e rrugës. Pa fjetur, përveçse duke mbyllur sytë, për të ecur më shpejt.

Pas profesionistëve e talenteve që në mikrofonin e “Top Albanias” dhe ekranin e “Top Channel” gjetën oazin e zhvillimit të tyre në kushte optimale, ishte jeta e një njeriu në kërkim të pareshtur të cilësisë më të mirë. Pas prurjes së pandalshme të risive të komunikimit, formateve moderne të pasqyrimit të aktualitetit, të qeshurave therëse të “Fiksit” e atyre me lot të “Portokallisë”, tingujve të “Top Festit” dhe jehonës së stadiumeve të botës së Super Sportit në kohë reale, ishte jeta e një njeriu në garë me kohën. Pas tasteve të telekomandës që çelte çdo vit dritare të reja në shtëpitë tona, ishte jeta e një njeriu që s'mund të plakej.

Ikja e tij, përgjithnjë nga kjo botë që nuk i mjaftoi asnjëherë, le pas kudo trishtimin e thellë për ç’ka humbi sot Shqipëria. Së bashku me dhimbjen e madhe tek unë, për humbjen e një njeriu të jashtëzakonshëm, që pata fatin ta njoh nga afër qyshse nisi t'i japë jetë ëndrrës, për të cilën qe lindur dhe të cilës i kushtoi jetën.

Ngushëllimi i Presidentit “Të dashur familjarë të Dritan Hoxhës"

Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të të dashurit tuaj Dritan Hoxha, njeriut që me punën e tij ambicioze i dha një dimension të ri bashkëkohor teknologjisë së medias vizive në Shqipëri.Me humbjen e Dritanit, Top Media humbi themeluesin dhe promotorin energjik e vizionar të saj ndërsa nëna, bashkëshortja e fëmijët, njeriun e tyre më të shtrenjtë. Ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, – thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha  Empty Re: Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:36 am

THEMELUESI

Vdekja e Dritan Hoxhës, “Top Media” në shok

TIRANË- Muzikë funebër në “Top Albania Radio”. Dokumentarë rastësorë në ekranin e “Top Chanel”. Vdekja e papritur Dritan Hoxhës ka shokuar qindra punonjës të “Top Media”-s, të cilët mbyllën dje “dritaret” e informacionit dhe hapën dyert për të pritur ngushëllime.

Arkëmorti me trupin e themeluesit të grupit mediatik u vendos dje në mjediset e Piramidës, ku zhvilluan homazhe autoritetet më të larta të vendit, shtetërore dhe politike si dhe mjaft gazetarë. 40-vjeçari Dritan Hoxha themeloi grupin e fuqishëm mediatik në vitin 2001, i cili u imponua me shpejtësi në tregun shqiptar, duke u bërë ndër zërat më të rëndësishëm. Fillimisht ai ngriti radion “Top Albania”, e më pas televizionin “Top Chanel”.

Hoxha u bë promotor edhe i projektit të guximshëm të futjes në Shqipëri të platformës dixhitale tokësore dhe më pas asaj dixhitale satelitore, platformë jo mjaft e përhapur në Evropë si dhe programet televizive në celular. Babai i katër fëmijëve të mitur, tre vajzave dhe një djali humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik, në afërsi të ekspozitës “Shqipëria Sot”, shumë pranë studiove të kompanisë së tij, teksa po udhëtonte me makinën e tij.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha  Empty Re: Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:37 am

Nga Arjan PRODANI - Dje u përcoll për në banesën e fundit manjati i mediave shqiptare Dritan Hoxha. Në varrimin e Dritanit u panë shumë politikanë, u panë shumë biznesmenë, u panë shumë qeveritarë. Të gjithë në respekt të vdekjes të një njeriu që ngriti themelet e medias më të fuqishme. Mund të themi me plot gojën edhe në Ballkan. Dje në formë qarkoresh qarkullonin e-maile ku akuzonin Tanin e Top-it me akuza që nuk ishte as momenti dhe as situata për t’i përmendur. Akuzat ndaj Tanit të TOP-it mund të jenë edhe të vërteta por para vdekjes njeriu duhet të heshtëdhe para Tanit që çoi televizionet shqiptare në çdo cep të botës nëpërmjet platformës supermoderne të Digitalbit, kërkush nuk duhet të ndihet. Të gjithë ne mund të kemi pasur pakënaqësitë tona për mënyrën agresive të ekspansionit të Tanit në median e tij. Shumë nga ne mund të mos të kenë qenë dakord me programacione të veçanta që organizonte TOP-i i Tanit, por para asaj që ngriti Tani duhet të mbyllim gojën. Në fund të fundit kush ka dashur të kritikojë mund të kritikonte, kush ka dashur të akuzojë mund të shkojë të akuzojë, por asnjëherë nuk mund të shprehim impotencën nëpërmjet akuzave për një të vdekur. Shumë kush nga ne nuk ka qenë dakord për linjën editoriale që ndiqte Tani, por në fund të fundit ky ishte qëndrimi i tij dhe është audienca ajo që e ndiqte apo e braktiste Tanin e TOPI-it. Por pavarësisht qëndrimeve të njërës palë apo të palës tjetër për Tanin e TOP-it, lind me të drejtë pyetja: Si vdiq 40 vjeçari Dritan Hoxha? A është e vërtetë që ishte aksident vdekja e tij? Apo mos kemi të bëjmë me një krim monstruoz ku përfshihen struktura të cilat paralajmërojnë kohë të vështira për mediat shqiptare, për fjalën e lirë, për demokracinë shqiptare? Gjithë këto ditë kemi parë një kryeministër shumë agresiv ndaj mediave. Kemi parë një kryeministër që ka akuzuar NYT si letër higjienike, ka akuzuar gazetën SOT, për shpifje kur shenjat e dhunës të kamikazëve të tij, nuk ishin fshirë nga fytyra e zëvendëskryeredaktorit Halili, ka akuzuar një sërë mediash për shpifje kundër tij. Jo më larg se para katër ditësh kryeministri shqiptar i akuzonte mediat si shpirtzeza, si sajuese lajmi për paaftësinë e qeverisjes së tij. Në mënyrë permanente kemi parë një qëndrim superagresiv të kryeministrit Sali ndaj medias. Jo pa qëllim në mbledhjen e fundit të qeverisë kryeministri i vendit përmendi vaskat e floririt. A mund të na thotë kryeministri ynë se çlidhje kanë vaskat e floririt me Tanin e TOP-it? Pavarësisht akuzave, një gjë është e qartë: Presioni shtetëror po rritet ndaj medias. Tashmë kemi më shumë media memece dhe servile të qeverisë dhe opozitës sesa media opozitare. Shqipëria sot është nën kërcënimin e mbetjes pa opozitë, pa alternativë dhe me një bikraturë Rama-Berisha, që po institucionalizon krimin shtetëror që fillon me Gërdecin, trafikun e armëve, lejet e ndërtimit, tenderat qeveri-bashki, grabitjen e pronave etj. “Aksidenti” i Tanit të TOP-it, është një ogur i keq, që vjen pas paralajmërimeve të fuqishme të pushtetit për median. Nëse deri dje gazetarët rriheshin, arrestoheshin, maskroheshin apo qoftë dhe dhunoheshin, sot kanë dalë metoda shumë më të sofistikuara
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha  Empty Re: Vdekja e Presidentit te Top-Channel Dritan Hoxha

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi