Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karabruni – the other side

Shko poshtë

Karabruni – the other side   Empty Karabruni – the other side

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:40 am

Mëngjesi i ngjante pamundësisë. Vërtet u ngrita që sapo alarmi i ëmbël i celularit filloi të bjerë në orën 05.00 fiks, po qepallat nuk më bindeshin, edhe pse ashtu përgjumësh mundohesha t’i jepja krahë synimit tim për të bërë ekspeditë.
Karabruni – the other side   142
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karabruni – the other side   Empty Re: Karabruni – the other side

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:40 am

Makinën e lamë aty ku as nuk shkonte dot më, e as nuk i lejohej të ngjitej më sipër. Në shpinë çantat e piknikistëve. Në këmbë atletet që mezi i nxora nga arkiva shumëvjeçare.

Gadishulli fillon i ashpër që në rrëzë të tij. Pas pjerrësisë së 100 metrave të para u ndjeva e sfiduar. Po ja, edhe ca hapa, edhe ca, edhe caaaaa....pastaj të ulem vetëm pak....
Por nga “pak”, u bë një orë rrugë duke ngjitur prerë të përpjetën në Sedovinë. Poshtë saj këneta që mban të mbytur Orikun, qytetin e lashtë ilir, bashkë më mbretëreshën Rugjinë, që thonë se e mallkoi qytetin e famshëm të lashtësisë e u mbyt edhe vetë bashkë me të, para se të binte në dorë të romakëve.

Përbri majës së parë të ngjitur, në këmbët e saj duket Kisha e Marmiroit, mbi një kodrinë, rrethuar nga gropa të mëdha plot ujë e zhuka. Është e vetmja ndërtesë që i ka mbijetuar mbytjes së Orikut të vjetër.

Pas dy gllënjkave çaj të ftohtë, kur ora shënon akoma 06.00 ( e në këtë orë do isha në gjumë për kokërr të qejfit në Tiranë), rifillon ngjitja.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karabruni – the other side   Empty Re: Karabruni – the other side

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:41 am

Karabruni – the other side   096

Në Dushk pjerrësia bie disi. Frymëmarrja rregullohet e sytë kanë kohë të vështrojnë bazën e Pashalimanit që fshihet pas çdo maje të kapërcyer. Vija ndarëse midis kënetës dhe detit duket akoma po aq qartë sa terreni që këneta ka filluar të zaptojë qëkurse pompat dhe kanalet kulluese nuk funksionojnë më në luginë.

Ana e dukshme e Karaburunit, faqja që sheh nga brenda gjirit të Vlorës, është shumë e zhveshur. Në Lical kalojmë pyllin e vetëm të faqes, që përshkohet për pak minuta. Rruga është shumë e ngushtë. Duket që ka kohë të gjatë pa u shkelur edhe nga banorët e zonave përreth.

Teksa dielli është ngjitur goxha mbi Akrokrenaunet përballë, në kahun tjetër të gjirit, ulemi të bëjmë pushimin e parë ushqimor. (në Tiranë do isha akoma në gjumë si fundjavë që është, ose maksimumi do isha duke pirë kafen e mëngjesit). Përveç çajit, dalin edhe shishet bosh që i drejtojmë tek rezervuari i vogël në shteg të Lekgjinit. Tashmë ndodhemi gati 800 metra mbi nivelin e detit. Nuk ka se si te ketë ujë në këtë majë mali buzë detit. I gjithi është 800 metra poshtë. Por, i miri gjyshi im e ka ndërtuar që në 1940-ën këtë pus. Ka vendosur edhe sitë e filtra dhe uji i shiut grumbullohet e kullon aty.

Dikur ishte i vetmi burim uji për banorët e paktë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Karabruni – the other side   Empty Re: Karabruni – the other side

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi