Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naomi Campbell: Në shtrat? 'Klasa punëtore', shumë më e aftë se pasanikët

Shko poshtë

Naomi Campbell: Në shtrat? 'Klasa punëtore', shumë më e aftë se pasanikët Empty Naomi Campbell: Në shtrat? 'Klasa punëtore', shumë më e aftë se pasanikët

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 7:51 am

Në shtrat, u ka rrëfyer ish-top modelja miqve të saj të mbledhur në një vend privat në Sardenja, "njerëzit e popullit" janë shumë më të mirë se ata që e kanë portofolin plot. Lajmin e sjell revista "Fashion".


"Kam pasur shumë të dashur të pasur, - ka thënë Naomi, e cila gjatë jetës së saj është shoqëruar me njerëz të shtresave dhe kulturave të ndryshme - si Mike Tyson, aktorët Robert De Niro dhe Eddie Murphy, sipërmarrësin Matteo Marzotto, në atë kohë menaxher i firmës Valentino, muzikantët Eric Clapton, Puff Daddy, princin Alberto të Monakos, të gjithë me kombësi të ndryshme, të gatshëm të bënin çfarëdolloj gjëje, vetëm e vetëm për të më bërë të lumtur".


"Nuk i kam zgjedhur të pasur se jam materialiste - ka vazhduar Venera e Zezë - por thjesht se ata frekuentonin të njëjtat ambiente që frekuentoja dhe unë dhe ishte më e lehtë të gjeje njerëz që i përkisnin kësaj bote.


Por të dashurit dhe pasionet më të mëdha i kam pasur kur isha shumë e re, në Streatham, dhe nuk isha fare një modele e famshme. Në fakt më rastiste të takoja njerëz të thjeshtë, të shtresës punëtore dhe e them me bindje që ata nuk kanë të krahasuar me njerëzit që unë takoj tani...".


Sipas zërave, biseda ka ndodhur disa net më parë në vendin privat të "Fiat Playa", vend i frekuentuar shpesh nga Naomi.


E mbërritur në 3 të mëngjesit, e rrethuar me 18 bodiguardë, nga grupi i zakonshëm i miqve dhe nga i fejuari i saj, i cili nuk i ndahet për asnjë moment, milioneri rus, Vladislav Doronin.


Pasi piu dy kokteile, duke injoruar praninë e disa gazetarëve, në një formë mjaft të mirë, ajo ka nisur të bëjë një sërë batutash.


"Nuk besoj - ka vazhduar - që njerëzit e fuqishëm kanë seksin në plan të parë; besoj se vetë fuqia që ata kanë mund të konsiderohet si një afrozodiak, një mjet nëpërmjet të cilit mund të praktikohet dhe seksi".


Njerëzit e pasur - ka vazhduar ish-top modelja - kalojnë, ndoshta shumë kohë për të mbledhur pasuri dhe japin në shkëmbim shumë gjëra, ndërsa një punëtor modest arrin të të bëjë të ndihesh unike, do të ishin gati të vrisnin për dashuri.
Më ka ndodhur kjo rreth 30 vjet më parë me një hidraulik: kur i thashë se do ta lija m'u kërcënua se do të vriste veten...".


Ish-modelja, kohët e fundit ka deklaruar publikisht se e vlerëson Presidentin venezuelian Hugo Çavez.
Disa tabloide angleze kanë folur dhe për një kandidim të mundshëm të saj për Partinë Laburiste, por këtë lajm e hodhi poshtë njëri nga zëdhënësit e modeles.


Në një intervistë të kohëve të fundit në të përmuajshmen "GQ", Naomi ka pohuar: "Ndihem më pranë të varfërve, të përulurve dhe atyre që nuk kanë asgjë. Nuk dua të kujtohem për kopertinat e rëndësishme në të cilat kam qenë protagoniste, do të doja të isha marrë me ndonjë punë sociale, apo politike, për të përmirësuar jetën e atyre që janë të pafat",

Shigjetat e Venerës së Zezë duket se nuk kanë acaruar fare të fejuarin, ai madje ia kishte kthyer me një shaka tjetër: "Në fund të fundit, ne rusët e kemi origjinën nga punëtorët, kështu që...".
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi