Itali, shqiptarët rrahin karabinierët ( Montegrotto Terme- Padova)
Faqja 1 e 1
Itali, shqiptarët rrahin karabinierët ( Montegrotto Terme- Padova)
MONTEGROTTO TERME -Një grup shqiptarësh janë bërë protagonistë të një grindjeje "të paparë" në Itali, ku kanë rrahur një bariste dhe më pas patrullën e karabinierëve që i ka ndaluar. Lajmi konfirmohet nga "Il Gazzettino", sipas së cilës, dy shqiptarët e arrestuar janë Viktor Kodraj dhe Rodolf Toma. Sipas "Il Gazzettino", katër karabinierë dhe bankierja kanë përfunduar në spital pas sulmit të papërmbajtshëm me grushte. Një episod i rëndë që është përjetuar nga ushtarakët e forcave të armatosura përballë dy shqiptarëve të dhunshëm dhe të dehur. Prologu rezulton me prangosjen e Viktor Kodrajt, 22 vjeç, emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Torreglia, dhe Rodolf Tomas, 28 vjeç, rezident në Montegrotto. Që të dy kishin kaluar një pjesë të madhe të mbrëmjes brenda lokalit me muzikë "Melody" në rrugën 'Enndio', në shoqërinë e tre patriotëve të tjerë. Grupi kishte pirë shumë dhe siç duket, nuk e kishte vënë re se llogaria sa vinte dhe rritej. Dhe kur mbërriti çështja e faturës tek baristja, grupi ka shpërthyer. Në vend që të merrte shumën e lekëve, gruaja, e cila ishte shefja e personelit të lokalit, ka marrë nga njëri prej tyre një grusht të fortë që e ka lënë të trullosur përtej banakut. Me një çarje të thellë në nofull si pasojë e grushtit, gruaja ka mundur të marrë celularin dhe të kërkojë ndihmën e karabinierëve. Patrulla në shërbim ka mbërritur menjëherë, por të pestë kishin mundur të largoheshin. Pas xhiros së parë së rikonicionit të zonës, dy karabinierët e patrullës kanë njohur pranë lokalit Toman dhe Kodrajn. Efektet e alkoolit i kishin bërë të paparashikueshëm dhe agresivë deri në atë pikë, sa kur dy karabinierët janë afruar për t'u kërkuar dokumentet dhe gjenealitetet, reagimi i tyre ka qenë i dhunshëm. Që të dy u janë sulur karabinierëve me uniformë. Njëri nga dy karabinierët edhe është kafshuar në krah. Kurse tjetri, pasi është goditur nga një breshëri grushtesh në pjesë të ndryshme të trupit, tashmë duhet të merret me komplikacionet me shikimin pasi ka rrezikuar deri në verbim si pasojë e disa shqelmave të marra prapa kokës. Vetëm në vështirësi ekstreme njëri nga dy karabinierët ka mundur të kapë radion dhe të kërkojë ndihmën e një patrulle tjetër, e cila në atë kohë ishte me shërbim në Albignasego. Por edhe për dy kolegët e tjerë që mbërritën menjëherë nuk ka qenë ndryshe. Për dy të parët diagnoza e mjekëve parashikon 10 ditë shtrim për kurim, njësoj si edhe për baristen e plagosur gjithashtu nga goditja me grusht. Karabinierët e tjerë duket se ia kanë hedhur me dëmtime më të lehta.
Burimi: Gazeta Shqiptare
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Similar topics
» Termeti ne Itali
» Bell ka djegur këmbën në Itali
» Shqiptaret me te kenaqurit e Ballkanit
» Itali: shqiptari pret me thike fytin bashkëshortes
» Vajzat e bukura edhe mund të trafikohen në Itali...
» Bell ka djegur këmbën në Itali
» Shqiptaret me te kenaqurit e Ballkanit
» Itali: shqiptari pret me thike fytin bashkëshortes
» Vajzat e bukura edhe mund të trafikohen në Itali...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi