Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2

Shko poshtë

Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2 Empty Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:01 am

Adela: "Luftë" paragjykimeve. Bjordi: Lidhja jonë? Nuk e di

Qetsori: Pas "Big Brother"? Ndoshta drejt e në politikë


Adela: Do vazhdoj betejën kundër paragjykimeve

Ajo ishte shumë pranë çmimit të madh.
Thuajse e preku atë, por nuk fi toi dot.
Megjithatë, Adela vajza nga Kavaja ka
arritur fi toren e saj. Ka mundur paragjykimet
dhe ka zgjedhur të jetojë jetën e vet përtej
thashethemeve të një vendi të vogël. Ka
ndryshuar, ka gjetur dashurinë e tani pret të
realizojë një e nga një ëndrrat e saj. Ende nuk
e di nëse do t‘i kthehet mësimdhënies. Adela
ka nisur të ndërtojë një rrugë të re.

Adela ti ishe shumë pranë fitores. A ishe e përgatitur
për të fi tuar çmimin e madh?

Deri në momentin e natës fi nale nuk e prisja
fi toren. Besoja se do të dilja shumë shpejt,
pastaj kur e pashë veten në dyshe mendova:
po sikur me të vërtetë të fi toj unë? Dhe në
ato çaste e prisja, por më dukej si një ëndërr
shumë e largët dhe ashtu ndodhi vërtet, e fi toi
Sori. Megjithatë, për mua ishte shumë të arrija
dhe aty ku doja të arrija.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2 Empty Re: Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:01 am

A është Sori banori që ti do të doje të shikoje
triumfues?

Jo, unë fi toren do t‘ia kisha dhënë edhe
Sorit, sepse sigurisht, ai e meriton përderisa e
votoi i gjithë publiku, por unë do të dëshiroja të
fi tonte Bjordi ose Adi... nuk e di.

Si do ta përshkruaje aventurën
tënde brenda shtëpisë së "Big
Brother"?

Do ta përshkruaja si një eksperiencë
të cilën për tre muaj
unë e kam përjetuar me shumë
emocione, edhe tani më duket
çuditshëm, por jam ende në
përjetimet pas "Big Brother"-it
dhe nuk jam larguar plotësisht
nga kjo eksperiencë që për mua
është shumë e bukur.

Çfarë ka ndryshuar tani te ty? Mendon se ke
arritur diçka?

Mendoj se po. Njerëzit më ndalojnë,
kërkojnë të fl asin me mua, ky është një ndryshim,
sepse nuk e kam pasur më. Përveç
kësaj nuk ishte qëllimi që unë
të ndryshoja vetëm jetën time,
por me anë të ndryshimit të
jetës sime të ndryshoja jetën e
femrave në përgjithësi. Shpresoj
t‘ia kem dalë mbanë.

Si të ka pritur familja jote?

Familjarët më pritën me
shumë entuziazëm, ata më
duan fort. E kanë pasur shumë
të vështirë, por më kanë
mbështetur dhe unë e vlerësoj
shumë këtë. Shpresoj që ta
kenë kaluar atë fazën e vështirë dhe të ndihen
po aq mirë sa edhe unë.

Po me babanë ke folur?

Babai im është një njeri që emocionohet,
nuk i pëlqejnë shumë ndarjet dhe takimet
pas shumë kohësh, megjithatë mami kur
erdhi në "Big Brother" më puthi në ballë dhe
me tha që puthjen e ke nga babi. Akoma nuk
jam kthyer në Kavajë e kështu që nuk kam
mundur ende të fl as me të, por do fl as e do
ta përqafoj fort sigurisht.

Ke frikë se do të ndihesh e paragjykuar?

Absolutisht jo. Unë për këtë kam luftuar
dhe do të vazhdoj të luftoj gjithmonë, nuk
më intereson më paragjykohem apo jo nga
të tjerët.

Po historia me Bjordin, si do të vazhdojë?

Ne nuk bëjmë plane, sepse nuk mund
të bëhen plane të tilla, por di të them se
ndihem shumë mirë me të dhe se do jemi
pranë njëri-tjetrit.

Do t‘i kthehesh mësimdhënies?

Nuk e di akoma. Thonë se kur merr pjesë
në "Big Brother" të hapen shumë rrugë e të
jepen shumë oferta. Unë akoma nuk i kam
prekur nga afër, të shohim si do të shkojnë.


Bjordi: Kinematografia, tani ëndrra fillon
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2 Empty Re: Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:01 am

Si do ta përshkruaje aventurën
tënde brenda shtëpisë së "Big
Brother"?

Do ta përshkruaja si një eksperiencë
të cilën për tre muaj
unë e kam përjetuar me shumë
emocione, edhe tani më duket
çuditshëm, por jam ende në
përjetimet pas "Big Brother"-it
dhe nuk jam larguar plotësisht
nga kjo eksperiencë që për mua
është shumë e bukur.

Çfarë ka ndryshuar tani te ty? Mendon se ke
arritur diçka?

Mendoj se po. Njerëzit më ndalojnë,
kërkojnë të fl asin me mua, ky është një ndryshim,
sepse nuk e kam pasur më. Përveç
kësaj nuk ishte qëllimi që unë
të ndryshoja vetëm jetën time,
por me anë të ndryshimit të
jetës sime të ndryshoja jetën e
femrave në përgjithësi. Shpresoj
t‘ia kem dalë mbanë.

Si të ka pritur familja jote?

Familjarët më pritën me
shumë entuziazëm, ata më
duan fort. E kanë pasur shumë
të vështirë, por më kanë
mbështetur dhe unë e vlerësoj
shumë këtë. Shpresoj që ta
kenë kaluar atë fazën e vështirë dhe të ndihen
po aq mirë sa edhe unë.

Po me babanë ke folur?

Babai im është një njeri që emocionohet,
nuk i pëlqejnë shumë ndarjet dhe takimet
pas shumë kohësh, megjithatë mami kur
erdhi në "Big Brother" më puthi në ballë dhe
me tha që puthjen e ke nga babi. Akoma nuk
jam kthyer në Kavajë e kështu që nuk kam
mundur ende të fl as me të, por do fl as e do
ta përqafoj fort sigurisht.

Ke frikë se do të ndihesh e paragjykuar?

Absolutisht jo. Unë për këtë kam luftuar
dhe do të vazhdoj të luftoj gjithmonë, nuk
më intereson më paragjykohem apo jo nga
të tjerët.

Po historia me Bjordin, si do të vazhdojë?

Ne nuk bëjmë plane, sepse nuk mund
të bëhen plane të tilla, por di të them se
ndihem shumë mirë me të dhe se do jemi
pranë njëri-tjetrit.

Do t‘i kthehesh mësimdhënies?

Nuk e di akoma. Thonë se kur merr pjesë
në "Big Brother" të hapen shumë rrugë e të
jepen shumë oferta. Unë akoma nuk i kam
prekur nga afër, të shohim si do të shkojnë.


Bjordi: Kinematografia, tani ëndrra fillon


A Kinematografia, tani ëndrra fillon tij, "Big Brother" i çeli rrugën drejt
kinematografisë, pasionit që gjithnjë
e ka ëndërruar, që ishte edhe arsyeja
për të cilën u be pjesë e këtij realiteti ndryshe.
Bjordi, ndihet i gëzuar që ka qenë pjesë e
këtij edicioni të dytë të "Big Brother". Ka
gjetur një vajzë që e do, Adelën, por edhe
një mik shumë të mirë që e vlerëson, Adin.
Tani, ndihet gati të vijojë ëndrrën e tij, rrugën
drejt aktrimit.

Bjordi, tashmë ka përfunduar aventura jote, do
të doje të ishe ti fi tuesi?

Do të doja. Ne të gjithë e donim atë çmim,
por gjithsesi, mendoj se të gjithë kemi dalë
nga pak fi tues prej "Big Brother".

Si ndiheshe në momentin kur do shpallej fi tuesi
mes Adelës dhe Sorit?

Isha shumë i emocionuar edhe pse e prisja
që do të fi tonte Qetsori, Adela e ndiente
këtë gjithashtu, ndaj emocionet i kisha disi të
kufi zuara. Sori fi toi, sepse ishte më të vërtetë
një lojtar shumë i fortë. Ka qenë lojtar me
kuptimin e plotë të fjalës, e meritonte, u lodh
më shumë se ne.

Tani që shikon më qartë se çfarë ka ndodhur,
mendon se duhet të kishe bërë më shumë lojë?

Jo, nuk është në karakterin
tim të bëj lojë. Unë jetova eksperiencën
dhe dhashë atë që
isha në të vërtetë.

Ti ke deklaruar se nëse do të
fi toje çmimin do t‘ia dhuroje Adit.
Kaq të afërta janë marrëdhëniet
mes jush?

Po, Adi ka qenë afër gjithmonë.
Ai ka qenë me të
vërtetë një vëlla i madh aty
brenda. Unë hoqa dorë nga
çmimi, sepse mendoja se ai,
me moshën që ka, me eksperiencat që ka
kaluar, me vuajtjet... e meritonte më shumë.
Pastaj kuptova se çmimi dhe fi torja janë dy
gjëra të ndryshme.

Si kanë qenë orët e para jashtë shtëpisë?

Nuk kuptoja asgjë, nuk i prisja të gjithë ata
njerëzit që më përqafonin që
kërkonin të dilnin fotografi me
mua, por jam ndier mirë, edhe
pse isha shumë i tensionuar.


A të ka ndryshuar kjo eksperiencë?

Po, më ka bërë më të aftë
për të analizuar njerëzit, i kuptoj
më thjesht. Tani di më shumë të
bëj debat, gjëra që më parë nuk
i bëja me shumë qejf. Mësova
që mund të kem durim. Mësova
shumë nga vetja.

Para se të hyje, mendoje se aty brenda ndoshta
do të kishe edhe një lidhje?

Jo, edhe pse një lidhje sigurisht që ishte e
mirëpritur, por unë nuk e kam kërkuar. Në fi llim,
kur unë iu afrova Mozës, ishte një lojë. Unë
e dija, Moza e dinte. Ka qenë një shaka e kaq.

Si do të vazhdojë historia jote me Adelën tani
që do të jeni jashtë?

Do jetë mirë, por edhe keq. Do të na marrë
malli për njëri-tjetrin, por do të përjetojmë të
tjera gjëra që nuk i kemi përjetuar brenda
shtëpisë. Do vazhdojmë bashkë sigurisht,
sepse jemi shumë mirë. Por nuk di më tej.
Unë jam një tip që nuk më pëlqen të bëj
plane.

Je një nga më të preferuarit e publikut. Cili është
sekreti që ke arritur të bësh për vete kaq njerëz?

Nëse ka një sekret, nuk ta them (qesh). Bëj
shaka, nuk kam sekret nuk e di.

A do të vazhdosh ëndrrën tënde drejt kinematografi
së? Si e prite surprizën e Vëllait të Madh?

Surpriza ka qenë gjëja më e bukur që më
ka ndodhur aty brenda, nuk e prisja. Ëndrra
ime nuk do të vazhdojë, por do të fi llojë konkretisht.
Do eci përpara do përpiqem të studioj
dhe të punoj. Është ky pasioni im.

Qetsori: Pas "Big Brother"? Ndoshta në politikë


Orët e para pas daljes së shtëpisë
kanë qenë shumë intensive.
Qetsori, fituesi i çmimit të
madh të edicionit të dytë të
"Big Brother Albania", vazhdon të jetojë
ende me emocionet e një aventure të
madhe. Fitoren ia ka dedikuar djalit,
ndërsa ende nuk di të japë një përgjigje
të saktë pse u zgjodh ai si fitues. Adelën,
e vetmja femër e mbetur në finale, e cila
i shkoi deri në fund garës, e shihte si një
konkurrente të fortë, por më shumë i
trembej Adit. Pas daljes nga shtëpia e
famshme, do të kalojë pak ditë qetësi,
më pas do të mendojë se si do t‘i shpenzojë
paratë e fituara në "Big Brother".

Ke triumfuar dhe ke fituar çmimin
e madh të "Big Brother". Si ndihesh
tashmë që kjo aventurë ka përfunduar?

Ndihem i emocionuar. Gjatë gjithë
kohës së qëndrimit dhe në të gjitha
situatat jam udhëhequr nga mendimi
se vetëm me këmbëngulje mund të
fitohet një lojë. Unë luaja në kushte
më të vështira nga të tjerët, sepse kisha
lënë nusen shtatzënë në shtëpi dhe
djalin e vogël, me të cilin jam shumë
i lidhur. Por, nga ana tjetër, kanë qenë
këta faktorë që mua më motivonin të
luaja më fort.

Në momentin final, atëherë kur
përballë kishe Adelën, e mendove që
edhe mund ta humbje çmimin?

Adela ishte një konkurrente e fortë.
Unë e kam vlerësuar të tillë që ditën
e parë kur hyri në shtëpi dhe më zuri
karrigen në tavolinë. Por nuk kisha më
shumë frikë Adelën se sa Adin. Mendoja
se ai ishte organizator i mirë për shumë
gjëra që kishin ndodhur brenda shtëpisë,
si debate apo nominime. Për këtë i
trembesha në një farë mënyre.

Kujt ia dedikon këtë fitore?

Ia dedikoj djalit tim. Sapo mbaroi
spektakli i kam thënë se e ke fituar ti
"Big Brother 2".

Të kemi dëgjuar shpesh që të duheshin
lekët e fitores. Tashmë i ke, çfarë
do të bësh me to?

I kisha menduar më parë, por makina
që mora m‘i ka prishur pak planet e
vendosjes së lekëve në vendet e duhura.
Një pjesë të vogël do të doja ta çoja
në Institutin e të Verbërve, aty ku një
vajzë e vogël ka porositur picën që unë
gatova pa më njohur
se si jam. Kjo i bëri
banorët të mendojnë
se vajza e vogël shihte
diçka të mirë tek unë
dhe me të vërtetë që e
vlerësoj. Një pjesë të
vogël do t‘ia lë djalit,
ndërsa do t‘i bëj edhe
një dhuratë të vogël
gocës që do të lindë.

Ka diçka që do të
kishe dashur ta bëje brenda shtëpisë,
të cilën për një arsye apo tjetrën nuk
e bëre?

Unë eci gjithmonë me parimin të
bëj atë që duhet të bëj dhe të mos kem
pishman më vonë. Brenda shtëpisë kam
vepruar dhe kam bërë ato gjëra që i kam
quajtur të rëndësishme për momentin.
Nuk dua të ndryshoj asgjë. Në të kundërt
do të kisha dalë nga vetja e ndoshta as
fitorja nuk do të ishte e imja.

Nuk kanë qenë të pakta rastet
kur banorët të janë kundërvënë për
strategjitë e tua, të kanë quajtur edhe
intrigant. Je i zhgënjyer prej tyre?

Që në fillim u kam thënë se do t‘ju
ngatërroj në labirintet e të vërtetës dhe
sinqeritetit. Ato që banorët kanë thënë
atje brenda janë reagime që vijnë edhe
nga stresi psikologjik. Nuk jam i zhgënjyer
nga qëndrimi i tyre kundrejt meje.
Reagimet e tyre më kanë sjellë fitoren.

Përveçse e doje për vete, kush nga
banorët e tjerë do të kishe dashur ta
merrte çmimin?

Në dhomën e rrëfimit unë kam thënë
Adi. Tani që jam jashtë, që i mendoj
gjërat më qetë, them se për nevojë do t‘ia
kisha dhënë Pavlinit, kurse për sforco
Bikës.

Cili nga banorët
do të mbetet miku i
ngushtë edhe jashtë
shtëpisë?

Ari dhe Pavlini do të
vazhdojnë të jenë miqtë
e mi, ndonëse me
të dy pata më pak kohë
të njihesha. Një nga ata
që do të zënë vendin e
parë është Arjoni, për
më tepër që e kam edhe nga Vlora.

Tashmë je bërë një person publik.
Në vazhdim do të merresh me jetën
tënde private, me punët e restorantit,
apo do të jesh prezent edhe në publik?

Shpresoj të mos jem një flluskë sapuni
që të pëlcasë lehtë. Do të dëshiroja të
qëndroja më gjatë.

Gjatë kohës që ishit brenda shtëpisë,
PDK-ja ka propozuar emrin tuaj për
deputet të Vlorës. Do të bëheni pjesë
e politikës?

Kam lexuar diçka dhe e konsideroj si
vlerësim. Pse jo, do të ishte një mundësi
e mirë, por më parë duhet të kuptoj se
çfarë kanë vlerësuar tek unë për t‘u bërë
pjesë e politikës. Jam ende në dilemë.

Ke vetëm pak orë jashtë. Çfarë ka
ndryshuar?

Ndihem mirë. Kam pak sikletin e
kamerave, intervistat live, emocionet e
pafundme që përjetova gjatë spektaklit
final, por ndihem sërish siç kam qenë
më parë.

Para se t‘i futeshe kësaj aventure,
çfarë ishte "Big Brother" për ty?

Në pamje të parë më dukej një
"reality show" i jetueshëm kollaj. Por
në momentin që hyn brenda gjithçka
transformohet. "Big
Brother" mund të jetë
çdo gjë, por jo një lojë
e thjeshtë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2 Empty Re: Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:02 am

Cilat kanë qenë
momentet më emocionuese?

Përveç surprizave
të "Vëllait të Madh",
kam përjetuar me
shumë emocion kur
kam parë klipin e
djalit tim, i cili dukej më i rritur. Më
kishte marrë shumë malli dhe kishte
kohë që kërkoja një foto të tij. Por
rrahjet e zemrës së vajzës sime që do
të vijë në jetë kanë qenë të jashtëzakonshme.

Të kemi parë edhe në çaste të
vështira brenda shtëpisë. E mendove
ndonjëherë ta lije lojën?


Ka pasur momente që kam qenë
shumë afër daljes. Kur pashë klipin e
djalit, në moment mendova se duhej
të dilja, se ai kishte nevojë për mua.
Por më pas fitoren e shihja si vlerësim
më të madh dhe kjo më bënte të luaja
më fort.

Brenda shtëpisë ke qenë një nga
banorët që ke nxitur më shumë debate,
ndonjëherë edhe konflikte të vogla.
I tillë je edhe në jetën e përditshme?

Jam njeri impulsiv, por fakti që isha
në një "reality show" më bënte të besoja
se të rrije gjithë kohën i fjetur ishte
gabimi më i madh. Ne i detyroheshim
maksimumin publikut, i detyroheshim
atyre që linin punët e veta e na ndiqnin.
Për këtë duhet të bënim spektakël.

Hyre me një strategji të përcaktuar
në "Big Brother"?

Nuk kisha menduar
një strategji, e ndërtoja
sipas sjelljes së banorëve.
Unë i njihja ata
në sjellje të vogla dhe
jam munduar t‘i studioj
me shumë kujdes.

Ishin këta finalistët
me të cilët ti do të kishe
dashur të konkurroje
për çmimin e madh?


Të luftosh për të fituar
kundrejt atyre që do më shumë të
vë në pozitë. Unë do isha në siklet po të
kisha në finale Arjonin, Pavlinin, Bikën
apo Zhuljetën.

Çfarë do të bësh në ditët në vazhdim?

Akoma nuk e kam menduar. Do qetësohem
pak. Kam edhe shumë njerëz që
më presin në Dukat.

Çfarë mendon se ka vlerësuar publiku
te ty?

Nuk e kam gjetur akoma, mbase
ndërtimin tim familjar, strategjitë e mia,
të qenit spontan...


Adi: Tani nis e ardhmja ime


Ndihen ende emocione në
zërin e tij. nuk e ka marrë
veten nga kjo aventurë e
gjatë dhe e papërsëritshme. Adi,
40-vjeçari që sfi doi edhe më të
rinjtë e kësaj aventure, tashmë e
ndien veten të lirë të vazhdojë të
ardhmen, një të ardhme ndryshe,
siç thotë ai, falë edhe pjesëmarrjes
në shtëpinë e "Big Brother".
Shprehet se do të dëshironte
shumë që në fi nale të përballej
ai me Sorin, një konkurrent i fortë
sfi dën me të cilin e kishte nisur
prej kohësh. Megjithatë është i
kënaqur, sepse në të tilla aventura
gjen veten, mëson më shumë mbi
atë që je në të vërtetë.

Si e përjetove këtë eksperiencë
në "Big Brother"? A je i kënaqur në
përfundim të kësaj aventure?

Do të ishte hipokrite nga ana
ime nëse do të thosha se brenda
shtëpisë së "Big Brother" përjetova
një eksperiencë shumë të
thjeshtë. Aty përjetova emocione
shumë të forta. Unë e kam thënë
edhe më parë se jam një natyrë
e fortë, por përballë një loje të tillë
kaq psikologjike, me emocione
kaq të mëdha, më mbetet të them
që ishte një eksperiencë e papërsëritshme
e lum ai që merr pjesë
në të tilla spektakle. Në të tilla
aventura gjen veten, zbulon më
shumë prej vetes dhe tek e fundit
kap një shans për të ardhmen.

Kishe menduar se ndoshta do të
ishe pikërisht ti fi tuesi i këtij edicioni
të "Big Brother"?

Ndoshta gabimi im është
ky, që u bazova në opinionet e
banorëve të shtëpisë, u ngopa
me opinionet e tyre që në përgjithësi
ishin pozitive edhe pse
ndoshta hipokrite (unë e ndieja
që kishte prej atyre banorëve
që bënin sikur më donin, por që
mbrapa krahëve nuk më donin
në të vërtetë), por që sinqerisht
unë dëshiroja që në fi nale të isha
unë përballë Qetsorit. Kjo kishte
të bënte me pozicionimin tim
dhe të tij, si pjesë e të mirës dhe
të keqes, shpresoj që Qetsori të
mos e marrë për keq, sepse në
këtë rast, kur them e keqja, është
një lloj metafore. Ai gjithnjë ka
qenë tipi i ujkut, dhelprës, hienës,
unë gjithnjë kam dashur të mirën
e për këtë arsye kam dashur të
përballem me të në fi nale.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2 Empty Re: Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:02 am

Tani që keni dalë jashtë shtëpisë,
çfarë gjete? A ishte ajo që kishe
menduar?

Ajo që kisha menduar se do
të ndodhte kur të isha jashtë
shtëpisë ka të bëjë vetëm me
këtë lloj formati. Unë e prisja në
një farë mënyre se do të ishte
një spektakël madhështor. Pastaj
jashtë gjeta njerëz që kërkonin të
bënin fotografi me mua dhe kjo
do të thotë shumë, pasi me këtë
nuk jam mësuar. Mendoj se nëse
ndonjë nga banorët aty brenda
është hipokrit, jam i bindur se
fansat jashtë nuk janë të tillë.

Çfarë mendon se do të ndodhë
me ty tani që je jashtë shtëpisë së
"Big Brother"?

Tani për tani e vetmja gjë që
mendoj është të fl e pak gjumë
se jam i lodhur, por më pas dua
të mbledh forcat për të vazhduar
të ardhmen time, një të ardhme
ndryshe tashmë falë fatit që isha
pjesë e "Big Brother".


Ari: Më duheshin edhe dy javë për të fituar



A e mendonte Ari se çmimin do ta
merrte Qetsori?
"Mendimet vijnë
gradualisht, në varësi të ndodhive
dhe ngjarjeve. Parë në këtë këndvështrim,
Qetsori e meritonte totalisht fi toren. Në
njëfarë mënyre edhe unë doja të ndodhte
kështu". Eksperiencën brenda "Big Brother"
e konsideron si një ballafaqim me vetveten
në një këndvështrim ndryshe, në një ambient
të mbyllur. "Mendoj që ai refl ektim që
pata me veten aty në një ambient ku njerëzit
nuk i kisha zgjedhur unë, më bëri të kuptoj
shumë gjëra". Pjesëmarrja në "reality show"
ka bërë që njerëzit të ndryshojnë marrëdhëniet
me të, të afërmit ta njohin më mirë. "Më
kanë pritur mirë dhe janë të kënaqur për
atë që kam përfaqësuar. Për këtë ndihem
vërtet shumë mirë dhe me një lloj detyrimi
ndaj tyre për të ardhmen", shprehet ai. Ishte
shumë afër fi nales së madhe, por ndihet
i vlerësuar që një spektakël u organizua
posaçërisht për të. "E konsideroj veten
fi nalist dhe më shumë se kaq madje".
Mendon se i duheshin edhe dy javë më
shumë kohë për të shpërfaqur me të vërtetë
atë që mendonte, por tani mendon se
është më mirë që çmimin e fi toi Qetsori.
"Atij vërtet që i duhej, ka një familje, dy
fëmijë për të rritur, i duheshin lekët. Mua
më duhej vetëm vlerësimi i njerëzve dhe
kaq ishte më se e mjaftueshme për t‘u
quajtur i fi tuar në këtë eksperiencë. Unë e
quaj veten të fi tuar, ndihem fi tues moral i
kësaj gare, sepse për pesë javë bëra për
vete një publik të gjerë. Jam i kënaqur dhe
nëse do të kisha pasur edhe dy javë më
shumë, do të isha edhe fi tues i shifrave".
Ndërsa ka fi lluar të ambientohet me jetën
e përditshme... "Po, sigurisht. Kam rimarrë
zakonet e përditshme, paraditja është me
takime, dreka është tenisi, darka detyrimet
familjare, pak palestër, punë...".
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2 Empty Re: Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:02 am

Anjeza: Sori e meritonte


Anjeza, një nga banoret që i shkoi shumë afër fi nales, e quan të merituar fi toren e
Qetsorit. "E vlerësoj. Nga fi llimi në fund bëri lojë fantastike. E meritonte çmimin",
shprehet ajo. Ndërkohë ka nisur t‘i kthehet jetës normale. Ka fi lluar shkollën, ndërsa
në punë nuk është kthyer ende. Lidhja e nisur brenda shtëpisë me Arjonin vazhdon.
"Jemi ende duke u njohur me njëri-tjetrin në një ambient të ndryshëm nga shtëpia. Nuk
kemi ende një vendim përfundimtar", tregon Anjeza, e cila këshillon këdo ta provojë këtë
eksperiencë të mrekullueshme.


Moza: Fitoren nuk e meritonte asnjë vajzë


Kanë besuar se do të dilte shpejt nga shtëpia, por Moza e ka vazhduar gjatë garën
në "Big Brother". Tashmë që është zgjedhur fi tuesi, Moza shprehet se e priste që në
ditën e parë që çmimin e madh do ta merrte Qetsori. Nuk i vjen keq që "Big Brother"
nuk u fi tua nga asnjë femër. "Asnjë prej nesh që ishim brenda nuk e meritonim fi toren",
shprehet ajo. E ka pasur mike të ngushtë Adelën brenda shtëpisë dhe beson se miqësia
e tyre do të vazhdojë e njëjtë. Është e kënaqur me pritjen që i kanë bërë jashtë. Në planet
e ardhshme ka fi llimin e shkollës së lartë për dizajner. Ndërkohë lidhja e saj me Polin
vazhdon dhe ajo shprehet se për momentin ndihet mirë. Të tjerat do ia lënë të ardhmes.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2 Empty Re: Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:03 am

Orikum, banorët festojnë fitoren e Qetsorit


Finalja e madhe e edicionit të dytë të "Big Brother"
është ndjekur me kureshtje nga mijëra teleshikues.
Në mënyrë të veçantë atmosfera është ndier në qytetin
e Vlorës, në Orikum, ku banorët kanë ndjekur me
emocione kurorëzimin si fi tues të përfaqësuesit të tyre,
Qetsorit. Banorët dhe të afërmit ishin mbledhur në
picerinë e papërfunduar të Qetsorit, ku kanë ndjekur e
përjetuar çdo emocion të përcjellë përmes një ekrani
të madh televiziv. Ambienti festiv ka zotëruar kudo.
Banderola të vendosura në autobusë e automjete të
ndryshme shprehnin përkrahjen për fi toren e Qetsorit.
Momenti kulmor i gëzimit ka qenë shpallja që Arbana i
bën Qetsorit si fitues. Në rrugë janë hedhur fi shekzjarrë.
Ndërsa një nga banorët e Orikumit, Shpendi Mustafa,
e konsideron "Big Brother" si një nga eventet e rralla të
përjetuara në qytetin e tyre. Ata shohin te Qetsori përfaqësimin
e vlerave të tyre. Ky entuziazëm ka vazhduar
deri në orët e para të mëngjesit, kur edhe u kthyen tri
autobusët me banorë të Orikumit, të cilët morën pjesë
në këtë eveniment të madh.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2 Empty Re: Lajme per ish banoret e Big Brother Albania 2

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi