Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INFORMACION - TE REJAT NE SHKENCE

Shko poshtë

 INFORMACION - TE REJAT NE SHKENCE  Empty INFORMACION - TE REJAT NE SHKENCE

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:27 am

Astronomet kane zbuluar planetin me te ngjashem me Token jashte Sistemit Diellor , nje exoplanet me nje rreze vetem 50% me te madhe se te Tokes dhe me kapacitetin e te pasurit uje ne forme likuide. Duke perdorur ESO nje teleskop prej 3.6-m , nje skuader e perbere nga shkencetare Zviceriane, Franceze dhe Portugeze zbuluan nje super-Earth [super-Toke] me mase 5 here sa ajo e Tokes qe leviz ne nje orbite rreth nje Ylli/trupi qiellor te kuq, i njohur me pare si nje pjese perberese e nje grupi planetesh te quajtur [Neptune-mass planet]. Astronomet kane gjithashtu prova per prezencen e nje planeti te trete me mase sa 8-here ajo e Tokes.



Ky exoplanet - astronomet therrasin me kete emer te gjithe planetet rreth nje ylli i cili nuk eshte Dielli - eshte me i vogli planet i gjetur deri tani , dhe kryen nje orbite te plote ne 13 dite. Gjithashtu ndodhet 14-here me afer yllit te tij se sa Toka eshte me Diellin. Yllit te ketij Planeti i eshte vene emri, [Gliese 581] , eshte me i vogel dhe me i ftohte se Dielli - dhe gjithashtu me pak i ndritshem - megjithate planeti eshte ne ate distance e cila ben te mundur te jetuarin , ne zonen rreth nje ylli ku eshte e mundur qe uji te jete ne forme likuide! Emri i planetit eshte [Gliese 581 c].



"Ne kemi arritur ne konkluzionin qe variacioni i temperaturave te kesaj super-Toke [super-Earth] leviz ndermjet 0 dhe 40 Gradeve Celsius, dhe uji ne kete temperature ndodhet ne forme likuide," shpjegon St?phane Udry, nga Observatori i Gjeneves (Zvicer) dhe autori kryesor i raportit. "Rrezja e tij eshte vetem 1.5 here sa rrezja e Tokes, dhe modelet e ndertuara parashikojne qe ky planet mund te jete ose shkembor - si Toka jone - ose i mbuluar me oqeane,".

"Uji ne forme likuide eshte kritik per menyren se si ne konceptojme dhe njohim jeten," shton Xavier Delfosse, anetar i skuadres nga Grenoble University (France). "Per shkak te temperatures se ketij planeti dhe distances relative dhe jo shume te larget, ky planet ka shume mundesi te jete nje objektiv i rendesishem i fluturimeve dhe misioneve hapesinore dedikuar kerkimit te jetes-jashtetokeksore [extra-terrestrial life].
Ne harten e thesareve te Universit, cdonjeri do ishte i tunduar te shenonte me nje X te madh kete planet."
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 INFORMACION - TE REJAT NE SHKENCE  Empty Re: INFORMACION - TE REJAT NE SHKENCE

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:27 am

Ylli , [Gliese 581], ben pjese ne 100 yjet qe ndodhen me afer nesh, ndodhet vetem 20.5 vite-drite [light-years] larg ne yjesine/constellation Libra ("the Scales"). Si mase arrin vetem sa 1/3 e Diellit. Te tille Yje/trupa qiellore te kuq jane afersisht 50 here me te dobet se Dielli dhe jane yjet me te zakonshme ne Galaksine tone: ne rreth 100 yjet me afer Diellit, 80 i perkasin kesaj kategorie.


Zbulimi u be me ane te HARPS (High Accuracy Radial Velocity for Planetary Searcher), ndoshta spektrografi me preciz ne bote. ESO 3.6-m teleskop qe ndodhet ne La Silla, Chile, HARPS eshte i afte te mase me nje shpejtesi prej nje metre ne sekonde ose (3.6 km/h) dhe te jete shume preciz! HARPS eshte nje nga instrumentat me te suksesshem ne zbulimin e exoplaneteve dhe gjithashtu ka nje numer te madh rekordesh , duke perfshire edhe nje zbulim te quajtur 'Trio of Neptunes'.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi