Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbyllet gazeta Tema pas 11 vitesh.

Shko poshtë

Mbyllet gazeta Tema pas 11 vitesh. Empty Mbyllet gazeta Tema pas 11 vitesh.

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 8:59 am

Një fund, por jo fundi për lirinë e medies
Nga Mero Baze

Kjo është dita e fundit kur gazeta “TemA” do të jetë në treg. Pas një përpjekjeje për të mbijetuar pas më shumë se një viti, në kushtet e bllokimit arbitrar prej policisë dhe shkatërrimit të investimeve të saj, situata financiare ka kaluar kufijtë e mbijetesës. Gjykata e Tiranës, e cila duhet të shqyrtonte dhe për shkak të rëndësisë së ngjarjes me precedencë padinë e ngritur ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Rendit për shkatërrim të pasurisë dhe investimit të bërë pranë ish-Tipografisë Ushtarake, ende nuk kanë bërë seancën e parë të rregullt gjyqësore pas më shumë se një viti nga koha kur është ngritur padia. Në këto kushte gazeta nuk mund të mbijetojë, po të kemi parasysh, jo vetëm shkatërrimin e investimeve, por dhe mungesën e reklamave dhe politikën e frikësimit që shteti ndjek ndaj bizneseve që reklamojnë në gazetë. Kontrollet selektive financiare dhe presionet që nisin me bilancet e gazetës prej vitit 2004, po ashtu e kanë forcuar klimën armiqësore ndaj nesh.

Duke pushuar së dali në treg pas 11 vitesh mbijetese, ne, pak gazetarët e mbetur në këtë gazetë, po aq pak sa kanë qenë kur e nisëm, nuk ndjehemi të frikësuar për të ardhmen tonë personale, dhe as jemi duke i kërkuar dikujt të solidarizohet me gjestin tonë pas mbylljes së gazetës.

Jemi të vetëdijshëm se modeli i shpërblimit që ka prodhuar qeveria Berisha me medien servile të saj, dhe modeli i ndëshkimit që prodhoi me gazetën “TemA”, do t’i rëndojnë gjatë në ndërgjegje shoqërisë shqiptare që e pranoi dhe u konfirmua me këtë situatë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbyllet gazeta Tema pas 11 vitesh. Empty Re: Mbyllet gazeta Tema pas 11 vitesh.

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:00 am

E dimë që duke mbyllur këtë gazetë ne kemi gëzuar shumë vetë dhe kemi mërzitur po aq shumë vetë.

Ne e dimë se sot do të gëzohen hapur ministra, deputetë, biznesmenë të qeverisë, dhe gazeta-shkruajtës të qeverisë. Do të gëzohen njerëz që gazeta ka denoncuar kur kanë prekur paratë publike, kur kanë kapur shtetin, kur kanë vjedhur dhe kur kanë vrarë për të vjedhur. Do të gëzohen përtej tyre dhe kolegë tanë gazetarë, nga ata që i bezdis fjala e ashpër dhe e thënë drejtpërdrejt, nga ata që nuk duan ta shikojnë kurrë të keqen që është përpara, por duan të gjejnë dhe një të keqe tjetër, që të balancojnë kështu një mision të pakuptimtë në favor të status quo-së. Shpresoj të qetësohet pas kësaj dhe ndonjë koleg, i cili në një seri sulmesh të liga ndaj gazetës kohët e fundit, pyeste çdo ditë: “Si ia dalin që nuk mbyllen?” I siguroj se dhe ne do të gëzohemi që ata ndjehen mirë me mbylljen e gazetës. Së paku ia kemi dalë që në mungesë të frikës nga ligji, të kenë pasur një frikë dhe makth nga media.

Por jemi të sigurt se shumë herë më tepër njerëz do të mërziten. Do të mërziten lexuesit tanë besnikë të djathtë dhe të majtë, që iu shtuan gazetës, sidomos kohët e fundit. Do të shqetësohen ata, që shikojnë dhe kuptojnë se si mediet po bien një nga një dhe si po krijohet pushteti i frikës ndaj fjalës së lirë.

Ne sot s’kemi shumë të drejtë t’u japim kurajë, por kemi guximin t’u themi se do shikohemi përsëri në faqet e shtypit shqiptar, të shpërndarë apo të ribashkuar dikur më vonë. E sigurt është se do të vazhdojmë të shkruajmë përditë, do të përpiqemi të botojmë përditë, derisa kjo gjë të jetë e mundur në këtë vend. Nëse bëhet e pamundur, atëherë nuk do të jetë më faji ynë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi