Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine

Shko poshtë

Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine Empty Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:01 am

I lutem të gjithë qytetarëve që e duan vendin e tyre, mos rrini indiferent përballë një fakti që nesër historia shqiptare do ta njohë për një skandal të jashtëzakonshëm, minimalisht nënshkruani peticionin për ta ndalur ratifikimin e këtij projektligji, askush nuk vendos për fatet tona nëse ne e kundërshtojmë, Shqipëria nuk është pronë private e askujt.Klikoni ne linkun:http://www.gopetition.com/online/31143/sign.html
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine Empty Re: Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:01 am

Teksti i peticionit eshte si me poshte:
Petition:
Drejtuar:
1. Presidentit te Republikës së Shqipërisë
2. Kuvendit të Republikës së Shqipërisë...
3. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Për dijeni:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë
Kryetarit të Kuvendit
Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit
Byrosë së Kuvendit

Baza Ligjore:
Nenet 48 i Kushtetutës dhe neni 11 i Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Ne, shtetas e Republikës së Shqipërisë, të indinjuar thellësisht nga projektligji që pritet të ratifikoje marrëveshjen ndërkombëtare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “për përcaktimin e kufijve detar midis dy vendeve”, kemi ndërmarrë këtë iniciativë qytetare për t’iu drejtuar kërkesa të caktuara nëpërmjet këtij peticioni.
Duke pasur parasysh, kritikat e mëdha që i janë bërë kësaj marrëveshjeje nga ekspertë të mirënjohur; mungesën e theksuar të transparencës përgjatë negocimit të kësaj marrëveshjeje dypalëshe; shpejtësinë e pashpjegueshme të procedurave administrative dhe parlamentare nëpër të cilën ka kaluar ky projektligj; mungesën e debatit në komisionin e ligjeve dhe kalimin e saj menjëherë për votim dhe për në seancë plenare; afrimin e frikshëm të datës së diskutimit dhe miratimit në seancë plenare; nenin 131 të Kushtetutës ku shprehet se kushtetutshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare mund të shikohet vetëm para ratifikimit të saj nga Kuvendi, e vlerësojmë tepër të rëndësishme përfshirjen e sa më shumë institucioneve kushtetuese në këtë lloj vendimmarrjeje, në mënyrë që të respektohet integriteti territorial i Republikës sonë, sovratiteti i shtetit dhe Kushtetuta e tij.
Arsyeja e këtij peticioni është fakti që NE NUK JEMI TË BARABARTË NË KËTË MARRËVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATË.

UJDHESA OTHONOI është konsideruar si fillim për llogaritjen e DSH të Greqisë, si në drejtim të perëndimit ashtu dhe atë veriperëndimor, duke mos marrë parasysh veçoritë dhe kërkesat që jep UNCLOS. Kjo i ka dhëne një përparësi shumë të madhe Republikës së Greqisë, duke cënuar hapësirat ujore tradicionale të Shqipërisë.
Kështu, kërkojmë interesin më të madh për këtë çështje me përmasa kombëtare të institucioneve të cilave u drejtohet ky peticion. Në përputhje të plotë me nenin 134 të Kushtetutës pika 1, gërma “a”, “b”, “c”, “ç”; në përputhje me nenin 131 gërma “b” të Kushtetutës, nenit 49 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, kërkojmë nga:

1. Presidenti i Republikës, që të marrë të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me autoritetin, kompetencat dhe mundësitë që i njeh Kushtetuta dhe Ligji për të inicuar një gjykim kushtetues paraprak me qëllim që Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht për pajtueshmërinë e kësaj projektmarrëveshjeje me Kushtetutën;
2. Kuvendit të Republikës, që në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi kushtetutshmërinë e kësaj marrëveshjeje, duke pasur parasysh që kërkesa të vijë nga minimalisht 25 deputetë të këtij Kuvendi;
3. Kryeministrit të Republikës, që në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi këtë marrëveshje, mënyrë që të shtohet edhe një filter më shumë në këtë vendimarrje të rëndësishme dhe kjo nismë të përmbushë standartet e transparencës së funksionimit të administratës shtetërore në një shtet të së drejtës.
4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që në përputhje me Kushtetutën të rakordojë punën me autoritetet e lartpërmendura për të inicuar sakaq një gjykim kushtetues paraprak mbi këtë çështje.
Gjithashtu kërkojmë vëmëndjen e veçantë e Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje; vëmëndjen e veçantë të Kryetarit të Kuvendit Znj. Jozefina Topalli, Konferencës së Kryetarëve dhe Byrosë së Kuvendit që të kenë parasysh kërkesen tonë në punën organizative, funksionale dhe administrative te institucionit, në planifikimin e kalendarit të punës dhe të votimit të projektligjeve.
Duke mbetur me shpresën e madhe se kërkesa jonë do merret parasysh ju urojmë punë të mbarë!
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine Empty Re: Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:01 am

Jane shume kurioz te tjeret apo ti, apo ke filluar te shohesh anen pozitive te postimeve te mia ti? Wink

Atehere...
Neni 1.
Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare.
Republika e Shqiperise eshte nje Shtet i bashkuar (termi "unitario" mund te perkthehet edhe ndryshe, por nuk eshte vendi ta shpjegoj).
Qeveria eshte bazuar (themeluar) mbi nje sistem te zgjedhjesh te lira, periodike, te barabarta per te gjithe.

Neni 2
Sovraniteti i Republikes se Shqiperi i perket popullit.

Populli e ushtron sovranitetin ne menyre te drejperdrejte ose nepermjet perfaqesuesve te tij.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine Empty Re: Firmosni peticionin kundra ndryshimit te kufijve detare me Greqine

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi