Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Toyota vazhdon te terheqi makinat me difekt.

Shko poshtë

Toyota vazhdon te terheqi makinat me difekt. Empty Toyota vazhdon te terheqi makinat me difekt.

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:03 am

TOKIO-Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë, Toyota, ka njoftuar tërheqjen nga qarkullimi të disa mijë automjeteve anembanë globit. Ky vendim shihet si një goditje tjetër e reputacionit të kompanisë.
Tërheqja pritet të kryhet për afro 400 mijë automjete që u shitën vitin e kaluar, mes të cilëve edhe Prius, modeli më i vlerësuar i Toyota-s.

Korrespondenti i BBC-së në Tokio, Roland Buerk, thotë se vendimi më i fundit e cënon edhe më shumë imazhin, për të cilin Toyota kishte dekada që punonte.

Për Toyota-n, modeli Prius me motor të përshtatur për emetim më të vogël gazrash, është mjeti drejt të ardhmes me një mjedis më të pastër.

Prius është modeli që shitet më së shumti në Japoni, ndaj edhe problemi me frenat po e dëmton kompaninë. Reputacioni i prodhuesit më të madh të automjeteve në botë ka pësuar goditje nga dy tërheqje masive të prodhimit nga qarkullimi, për shkak të problkemit me pedalin e gazit dhe frenat.

Disa dhjetëra shoferë në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni janë ankuar se frenat e modelit Prius nuk funksionojnë si duhet në rrugë jo të mira. Dy modele të tjerë te Toyota-s, Lexus HS250 dhe Sai që shitet vetëm në Japoni përdorin sisteme të ngjashme frenimi.

Aksionet e kompanisë kanë shënuar rënie për shkak të kritikave se Toyota duhej të kishte ndërhyrë më shpejt për zgjidhjen e këtij problemi, njofton korrespondenti i BBC-së në Tokio, Roland Buerk.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi