Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në emër të vajzave të bukura!!!!

Shko poshtë

 Në emër të vajzave të bukura!!!! Empty Në emër të vajzave të bukura!!!!

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:04 am

Letër e Elvira Donesit drejtuar Silvio Berluskonit


Shkrimtarja dhe gazetarja shqiptare i përgjigjet batutës së Berluskonit në gazetën italiane "La Repubblica" e djeshme. "Ato gra i kam takuar. Më kanë treguar për jetën e tyre të dhunuar, të mbytur, të shkatërruar."



I nderuar Zoti Kryeministër,
Ju shkruaj nëpërmjet një gazete që ju nuk lexoni, megjithatë disa fjalë ndjej nevojën t'jua them, sepse të premten humori juaj shpërfillës preku njerëz që për mua janë të shtrenjtë: "vajzat e bukura shqiptare".

Në kohën që kryeministri i vendit tim, Sali Berisha, konfirmonte angazhimin e qeverisë së tij në luftën kundër kontrabandistëve, ju vutë në dukje se "mund të bëjmë një përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura."

Ato "vajza të bukura" unë i kam takuar. Kam takuar me dhjetra syresh, natën dhe ditën, fshehtas tutorëve të tyre, i kam ndjekur nga Garbanjate Milaneze gjer në Siçili. Ato vajza më kanë rrëfyer copa nga jetët e tyre të përçudnuara, të abuzuara, të shkatërruara.

"Stelës" padronët e saj i patën gdhendur mbi stomak një fjalë: kurvë. Ishte e bukur, Stela, shumë e bukur, por kish vetëm një "të metë": e rrëmbyer në Shqipëri dhe e prurë në Itali, kundërshtonte të dilte në trotuar.

Pas një muaji përdhunimesh kolektive nga ponçot shqiptarë dhe ortakët e tyre italianë, iu desh të thyhej. Ajo vajzë njohu trotuaret e Piemontes, Lacios, Ligurias e kështu me radhë. Dhe vetëm më pas - tre vjet më vonë - vendosën t'ia skalitnin zanatin mbi lëkurë: thjesht për argëtim, thjesht për tekë.

Asokohe ishte aq e bukur ajo jetë e re, një hyjni. Sot është veç një nga të përhumburit, të shtyrët në cepat e njerëzimit. "Stela" nuk do të dashurojë më kurrë, e askurrë do të bëhet nënë e gjyshe. Fjala "kurvë" mbi bark i ka shuar çdo dritëz shprese dhe besimi tek njeriu, kërdia e klientëve dhe e tutorëve i kanë shkatërruar mitrën.

Mbi "vajzat e bukura" kam shkruar një roman, botuar në Itali me titullin "Sole bruciato", në gjuhën time ka titullin "Yjet nuk vishen kështu".
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Në emër të vajzave të bukura!!!! Empty Re: Në emër të vajzave të bukura!!!!

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:05 am

Vite më pas, xhirova një dokumentar për televizionin zviceran: u vura në gjurmët e një tjetre vajze të bukur, Brunilda quhej, i ati më qe përgjëruar mes lotësh të hetoja për të. Ishte një baba si shumë baballarë shqiptarë vajzat e të cilëve ishin zhdukur, rrëmbyer, sakatuar dhe varur me kokë poshtë në thertore jashtë përdorimi sepse guxonin të rebeloheshin.

Ai burrë ishte baba si ju, z. Kryeministër, vetëm se i pafat. Dhe ende nuk e gëlltit dot faktin që vajzën e ka humbur përgjithmonë, se ndoshta gjendet e fundosur në det ose e ekzekutuar në ndonjë skutë periferie. Ai këmbëngul të shpresojë, ëndërron mrekullinë. Histori e gjatë kjo, z. Kryeministër...

Nëse do të isha e sigurt se me këta rreshta do të fitoja vëmendjen tuaj do t'ju dërgoja një kopje të librit për të cilin ju fola më sipër; ose të dokumentarit. Apo do të shkëmbeja me ju disa fjalë, me dëshirë. Por një hollësi duhet ta dini që tani, z. Kryeministër: komenteve pa kripë e kam zakon t'u përgjigjem, e jo t'i gëlltis.

Kështu, nuk mund të mos jua shkruaja këtë letër të hapur: në emër të Stelave, Biankave, Brunildave dhe në emër të familjeve të tyre.

Përgjatë njëzet vitesh tranzicioni të vështirë, Shqipëria i ka shkaktuar vetes shumë vuajte e plagë, por në popull po rritet e forcohet shpresa e vullneti që më në fund të eci drejt, me kokën lart.

Dhe më lejoni t'jua bëj të qartë: Shqipëria nuk ka më durim, e asfare dëshirë, që t'i gëlltisë poshtërimet falas.

Dhe ju, nëse do t'i jepnit mbroth të mos përçudnonit dramat njerëzore e t'i përdornit ato si material për batuta vulgare mejhanesh, do të kishit vetëm dobi.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Në emër të vajzave të bukura!!!! Empty Re: Në emër të vajzave të bukura!!!!

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:05 am

La lettera. Elvira Dones, scrittrice e giornalista albanese replica alla battuta di Berlusconi
"Quelle donne le ho incontrate. Mi hanno raccontato le loro vite violate, strozzate, devastate"
In nome delle belle ragazze albanesi
"Signor Berlusconi, basta battutacce"
di ELVIRA DONES *


Elvira Dones
Dalla scrittrice albanese Elvira Dones riceviamo questa lettera aperta al premier Silvio Berlusconi in merito alla battuta del Cavaliere sulle "belle ragazze albanesi". Durante il recente incontro con Berisha, il premier ha attaccato gli scafisti e ha chiesto più vigilanza all'Albania. Poi ha aggiunto: "Faremo eccezioni solo per chi porta belle ragazze".

"Egregio Signor Presidente del Consiglio,

le scrivo su un giornale che lei non legge, eppure qualche parola gliela devo, perché venerdì il suo disinvolto senso dello humor ha toccato persone a me molto care: "le belle ragazze albanesi". Mentre il premier del mio paese d'origine, Sali Berisha, confermava l'impegno del suo esecutivo nella lotta agli scafisti, lei ha puntualizzato che "per chi porta belle ragazze possiamo fare un'eccezione."

Io quelle "belle ragazze" le ho incontrate, ne ho incontrate a decine, di notte e di giorno, di nascosto dai loro magnaccia, le ho seguite da Garbagnate Milanese fino in Sicilia. Mi hanno raccontato sprazzi delle loro vite violate, strozzate, devastate. A "Stella" i suoi padroni avevano inciso sullo stomaco una parola: puttana. Era una bella ragazza con un difetto: rapita in Albania e trasportata in Italia, si rifiutava di andare sul marciapiede. Dopo un mese di stupri collettivi ad opera di magnaccia albanesi e soci italiani, le toccò piegarsi. Conobbe i marciapiedi del Piemonte, del Lazio, della Liguria, e chissà quanti altri. E' solo allora - tre anni più tardi - che le incisero la sua professione sulla pancia: così, per gioco o per sfizio.

Ai tempi era una bella ragazza, sì. Oggi è solo un rifiuto della società, non si innamorerà mai più, non diventerà mai madre e nonna. Quel puttana sulla pancia le ha cancellato ogni barlume di speranza e di fiducia nell'uomo, il massacro dei clienti e dei protettori le ha distrutto l'utero.

Sulle "belle ragazze" scrissi un romanzo, pubblicato in Italia con il titolo Sole bruciato. Anni più tardi girai un documentario per la tivù svizzera: andai in cerca di un'altra bella ragazza, si chiamava Brunilda, suo padre mi aveva pregato in lacrime di indagare su di lei. Era un padre come tanti altri padri albanesi ai quali erano scomparse le figlie, rapite, mutilate, appese a testa in giù in macellerie dismesse se osavano ribellarsi. Era un padre come lei, Presidente, solo meno fortunato. E ancora oggi il padre di Brunilda non accetta che sua figlia sia morta per sempre, affogata in mare o giustiziata in qualche angolo di periferia. Lui continua a sperare, sogna il miracolo. E' una storia lunga, Presidente... Ma se sapessi di poter contare sulla sua attenzione, le invierei una copia del mio libro, o le spedirei il documentario, o farei volentieri due chiacchiere con lei. Ma l'avviso, signor Presidente: alle battute rispondo, non le ingoio.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Në emër të vajzave të bukura!!!! Empty Re: Në emër të vajzave të bukura!!!!

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:05 am

In nome di ogni Stella, Bianca, Brunilda e delle loro famiglie queste poche righe gliele dovevo. In questi vent'anni di difficile transizione l'Albania s'è inflitta molte sofferenze e molte ferite con le sue stesse mani, ma nel popolo albanese cresce anche la voglia di poter finalmente camminare a spalle dritte e testa alta. L'Albania non ha più pazienza né comprensione per le umiliazioni gratuite. Credo che se lei la smettesse di considerare i drammi umani come materiale per battutacce da bar a tarda ora, non avrebbe che da guadagnarci.

* Elvira Dones, scrittrice-giornalista.
Nata a Durazzo nel 1960, si è laureata in Lettere albanesi e inglesi all?Università di Tirana. Emigrata dal suo Paese prima della caduta del Muro di Berlino, dal 1988 al 2004 ha vissuto e lavorato in Svizzera. Attualmente risiede negli Stati Uniti, dove alla narrativa alterna il lavoro di giornalista e sceneggiatrice.
© Riproduzione riservata (15 febbraio 2010) Tutti gli articoli di Politica
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Në emër të vajzave të bukura!!!! Empty Re: Në emër të vajzave të bukura!!!!

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:05 am

Sandri përpiqet të ndalë reagimet ndaj Berluskonit
Nga Antena brenda familjes

Sandrit dje iu hap telash i ri. Nuk mjaftoi gafa e Berluskonit, po dje ia plasi dhe doktori, duke i cilësuar tri gazetaret që shoqëronin Berishën si femra me sharm, që kishin tërhequr vëmendjen e Berluskonit. Dhe këtë kishte mangut. Mori në telefon kameramanin për tu sqaruar se në ç’rresht ishin ulur gazetaret.

- Tek rreshti i parë shefo, i tha kameramani.

- Po Berluskoni vërtet shikonte nga ato, e pyeti Sandri.

- Jo mor shef, s’e kishte me ato, e kishte me vajzat që shkojnë me skafe.

- Po se doktori tha e kishte me gazetaret?

- Po jo mor shef, se më të bukur ishin badigardët e Berluskonit se gazetaret tona.

- Ore ti b…q…, s’të pyeta për meshkujt, po për femrat, i tha Sandri i inatosur.

I shqetësuar si ta menaxhonte këtë situatë, mori doktorin.

- Na ke hapur punë me këtë Berluskonin. Ku dreqin shkove e mbrojte sot se mezi e mbyllëm si zhurmë.

- Sandër, dëgjo, le të merren me të më mirë se me tryezën time me Ramën.

- Po jo mo burrë se është kjo puna e dhunës mbi gratë dhe do na e përdorin.

- Sandër, s’ka kush na e përdor, se ai nuk guxon se i nxjerr gjithë gratë e PD-së, e bëjnë copë. Vetëm të hapë gojën dhe i kam gati. Sot nxjerr Albanën, nesër Mesilën, pasnesër Lajlën, dhe po nuk dëgjoi, në fund dhe Jozefinën. I kam unë gratë që mbrojnë të drejtat e grave. S’mund t’i dhunoj njeri gratë. Kjo është e qartë. Ai nuk e kishte për t’i dhunuar. E kishte në shenjë mikpritje për vajzat e bukura. Tani e kupton vetë ti, i ka pak qejf ai ai ato.

- Të gjithë i kemi qejf doktor, po na ka hapë telashe se thonë pse nuk reagoi doktori me mbrojtë gratë shqiptare.

- Dëgjo, unë gratë shqiptare i mbroj në Shqipëri, jo në Itali. Në Itali i mbron shteti italian. Unë këtu nuk lejoj t’i prekë njeri gratë. Pyeti gratë që kam unë në grup parlamentar. Pyeti, i ka prekë ndonjë herë me dorë burri i tyre? Kurrë. Nuk lejoj njeri unë t’i prekë gratë. Jo, pyeti, ja, je i lirë t’i pyesësh.

- Dakord doktor, dakord, po na çanë trapin sot. Gjithë media italiane me këtë merret.

- Sandër, tani le të merren pak dhe këtu. E kupton vetë ti. Le të bëhet një xhalo dhe këtu. Ma tha dhe Silvo kur ndenjëm për drekë. Sali, ua kam gjetur tani. U hedh nga një batutë që të merren me të dhe vazhdoj punën. Nuk kam nerva të merrem me hallet e tyre, tha. Tani le të merren pak me këtë punë. Bile thuaj Fevziut të bëjë dhe një emision për këtë çështje. Të thërrasë Lubonjën se e ka mirë, e shan Silvion ai, të tjerët që e mbrojnë po i ka, dhe aq. Është mirë të bëhet debat për këtë punë.

- Mirë doktor, po merrem, po shiko se s’i kemi mirë punët. Dhe këto mediat po na ikin nga duart. E pe ç’më bëri dje ai i Ora News. Dhe një tender që mora unë me atë shoqërinë time ACMAR, ma bënë problem. Fahriu ka marr 110 milionë euro, nuk ndihet njeri. Me mua e kanë.

- Sandër, tani s’ke ç’i bën, gojët e njerëzve nuk i mbyllim dot. Ndaj më mirë të merren me këtë punën e Berluskonit se është më mirë. Hapni debat për këtë punë, të merren me Berluskonin se ndryshe do merren me dosje korupsioni pastaj.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Në emër të vajzave të bukura!!!! Empty Re: Në emër të vajzave të bukura!!!!

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 9:06 am

- Dakord doktor, dakord, po sikur s’ka lezet. Dhe një rrugë që mora unë, bënë namin. S’ka lezet kjo gjë, nuk më duket serioze. Duhet tu flasësh pak këtyre të Ora News se unë nuk flas më me ta.

- Sandër, tani secili ka punën e vet. Ata kanë të drejtë të flasin, ti ke të drejtë të fitosh tenderin. Tani mos na hap sherre të reja. Shiko këtë punën e debatit si ta rregullosh që të debatohet për këtë të Berluskonit. Mos ki merak për punët e tjera. I zgjidh unë ato.

Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Në emër të vajzave të bukura!!!! Empty Re: Në emër të vajzave të bukura!!!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi