Luigj Gurakuqi
Faqja 1 e 1
Re: Luigj Gurakuqi
Luigj Gurakuqi lindi më 19 shkurt 1879 në Shkodër; vdiq më 2 mars 1925 në Bari. Ishte një poet dhe publicist shqiptar dhe figurë e shquar e lëvizjes patriotike e demokratike shqiptare. Hero i Popullit. Lindi në Shkodër më 19 shkurt 1879 në familjen e një intelektuali atdhetar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kolegjin e Shën-Mitër Koronës ku pati mësues De Radën. Vazhdoi studimet universitare në Napoli (Itali) në vitet 1901-1906 dhe debutoi me sukses si poet lirik, lëvrues i prozës së shkurtër e publicist. Me veprën "Vargënimi n'gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n'marim" (Napoli, 1906) bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin "Abetar i vogël shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me tregime n'dy dhialektet" e në Napoli "Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja" etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi që dallohen për përmbajtjen patriotike, për lirizmin dhe teknikën e vjershërimit. Me artikujt e tij ai dha edhe një ndihmesë me rëndësi në mendimin estetik e në kritikën letrare shqiptare.
Pas 1906, Luigj Gurakuqi iu kushtua tërësisht veprimtarisë politike e luftës për çlirimin kombëtar. Në verën e v.1907 bashkëpunoi me Bajo Topullin për organizimin e kryengritjes në Veri. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit. Më 1909 u emërua drejtor i së parës shkollë normale që u hap në Elbasan, ku dha një ndihmesë me vlerë për vënien e arsimit mbi baza kombëtare. Më 1911 merr pjesë në kryengritjen e malësorëve të Mbishkodrës e si një nga udhëheqësit e saj, harton së bashku me Ismail Qemalin Memorandumin e Greçës . Më 1912 zhvillon një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme. Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit dhe në Shpalljen e Pavarësisë (nëntor), ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i I.Qemalit.

Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës (dhjetor 1912) u zgjodh ministër i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza.
Gjatë Luftës I Botërore, me pushtimin e Shkodrës nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet në Podgoricë. Gjatë pushtimit austro-hungarez, duke shfrytëzuar postin e drejtorit të përgjithshëm të Arsimit dhe koniunkturat politike, hapi shumë shkolla shqipe. Qe një nga themeluesit e Komisisë Letrare më 1916, ku u tregua një lëvrues i zoti i gjuhës shqipe duke krijuar përveç të tjerash edhe një varg fjalësh të reja që hynë në fondin e saj. Mori pjesë në Kongresin e Durrësit më 1918 ku zgjidhet ministër i Arsimit në qeverinë e përkohshme e anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1921-1924 qe deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar ku si një nga udhëheqësit e opozitës demokratike luftoi për demokratizimin e jetës së vendit, për lehtësimin e gjendjes së bujkut nga shtypja e rëndë, për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për mbrojtjen e pavarësisë nga synimet skllavëruese të fuqive imperialiste. Mori pjesë gjallërisht në Revolucionin demokratiko-borgjez të Qershorit 1924 duke qenë një nga frymëzuesit e udhëheqësit kryesorë të tij. Në qeverinë e kryesuar nga Fan S.Noli u emërua ministër i Financave. U dallua për ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe për vendosmërinë e përpjekjet për krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit shkoi në Itali, ku më 2 mars 1925 u vra në Bari prej një agjenti të shtyrë e të paguar nga klika zogiste.
Me armë në dorë, me artikujt programatikë e me fjalimet e tij të zjarrta, Luigj Gurakuqi luftoi jo vetëm për një Shqipëri të lirë e të pavarur, por edhe për një shtet modern, i cili nëpërmjet reformash demokratike të zhdukte prapambetjen, të ndryshonte me shpejtësi pamjen e tij, të fitonte kohëne humbur gjatë shekujve të robërisë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi