Shkoder, rinisin permbytjet
Faqja 1 e 1
Shkoder, rinisin permbytjet
Nenshkodra ka nisur te mbulohet serish frikshem nga uji. Pas Obotit permbytjet jane rikthyer edhe ne fshatrat e komunes Dajc. Mijera hektare jane nen uje, ndersa ne disa zona permbytjet kercenojne banesat.
Duke pare situaten banoret ndihen te frikesuar, madje nje pjese ka nisur evakuimin e bagetive dhe bazes ushqimore. “Kemi frike. Do ikim se s’kemi c’te bejme”, thote nje banore.
Ne fshatin Darragjat, Kryqi i Kuq ka nisur shperndarjen e ndihmave ushqimore, ndersa ne rruget e zonave te rrezikuara te Dajcit shihet prezenca e forcave te shumta te ushtrise dhe policise.
Uji po ben te pakalueshme dhe rrugen kryesore dhe te vetme qe lidh komunen e Dajcit me pjesen tjeter te vendit.
Ministri i Brendshem Lulezim Basha, i cili ka mbledhur ne Shkoder Komisionin e Emergjencave Civile, tha se eshte hartuar nje plan per te perballuar situaten.
“Po marrim masa per evakuimin e banoreve, per strehimin e tyre, si dhe per riparimin dhe mbajtjen funksionale te argjinatures ne ato pjese ku rrezikohen”, ka bere te ditur Basha.
Gjate mbledhjes se emergjences u vendos qe kryetaret e komunave duhet te lajmerojne komunitetet ne rast se evakuimi do jete i nevojshem.
Drejtoria arsimore do te marre masat per mbylljen e shkollave ne komunat Ana e Malit, Dajc, Guri i Zi per 24 oret ne vijim deri ne nje urdher te dyte.
Nderkohe qe forcat e ushtrise do te fillojne shperndarjen e ndihmave ushqimore dhe ndertimin e kampingjeve.

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi