Protesta të dhunshme në Greqi, raportohen 3 persona të vdekur
Faqja 1 e 1

Tre persona raportohen te vdekur si pasoje e perleshjeve te dhunshme gjate protestes se sotme ne Greqi.
Lajmin e japin mediat e huaja, por pa dhene detaje rreth viktimave. Dyshohet se ata kane qene ne nje banke ne qender te Athines, qe u sulmua me bomba molotov, por ende nuk ka deklarata zyrtare.
Policia në Greqi u përball gjatë ditës me protestuesit, të cilët kundërshtojnë masat e parapara nga qeveria për të adresuar krizën financiare.
Policia në Athinë ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët janë përpjekur të thyejnë kordonin e policisë. Incidenti ka ndodhur përballë godinës së parlamentit.
Qeveria greke është zotuar për shkurtime masive në shpenzimet për sektorin publik, përfshi uljen e pensioneve dhe ngrirjen e pagesave në shkëmbim të kredisë ndërkombëtare.
BE-ja dhe FMN-ja i kanë premtuar 110 miliardë euro Greqisë për të shpëtuar nga falimentimi.
Greves se sektorit publik i jane bashkuar sot edhe punonjesit e sektorit privat, duke paralizuar te gjitha sherbimet ne shtetin grek.
Te gjitha fluturimet jane nderprere, shkollat jane mbyllur, e bashke me to edhe bankat, spitalet, dyqanet dhe zyrat publike.
Greva e njoftuar që më parë do të jetë 48 orëshe dhe vjen kundër masave anti-krizë të marra nga qeveria kryesuar nga Papandreu.
Dje ne diten e pare te greves, ne Akropol ishte vendosur një parullë e madhe "Popujt e Evropës, ngrihuni", që dyshohet se është shkruar nga militantë të sindikatës komuniste, Pame.
Nderkohe qe nje dite me pare qeveria gjermane ka miratuar planet për kontributin e këtij vendi në paketën e asistencës financiare të Bashkimit Evropian për t'i ardhur në ndihmë Greqisë.
Gjermania do të jetë kontribuesja kryesore në paketën 145 miliarda dollarëshe.
Ky hap ka zemëruar shumë qytetare gjermane që besojnë se po paguajnë koston e asaj që ata e konsiderojnë papërgjegjshmëri të qeverisë greke.
Duke shpallur këto plane, të cilat duhet te miratohen nga paralmenti, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se kjo ishte një provë se Gjermania po bënte atë që i takonte për ruajtjen e stabilitetit të euros.
Por ajo insistoi se duhet të nxirren mësime nga kjo si dhe duhet të vendosen rregullat më të forta në tregjet financiare.
Zonja Merkel gjithashtu tha se duhet krijuar një agjenci evropiane për vlerësimin e kredive si dhe zbatimin më të rreptë të rregullave të eurozonës.
Krerët e vendeve që përdorin monedhën e vetme evropiane, euro, pritet të takohen në Bruksel të premten për promovimin zyrtar te paketës se shpëtimit, dhe për të diskutuar mbi mënyrat e parandalimit të një tjetër krize te borxheve siç eshte kjo që ka prekur Greqine.
Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka konfirmuar marrëveshjen për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ka ftuar qytetarët e këtij vendi për "sakrificë të madhe", me qëllim të evitimit të katastrofës në vend.
Në takimin e qeverisë Jorgos Papandreu ka paralajmëruar masa të ashpra kursimi deri në vitin 2012, si pjesë e marrëveshjes me BE-në dhe FMN-në për kredinë në vlerë 120 miliardë euro.
Qeveria greke është duke zbatuar planin e masave të kursimit në vlerë 4.8 miliardë euro. Plani nënkupton zvogëlimin e pagave në sektorin publik, ngrirjen e pensioneve dhe rritjen e tatimeve.
Në Bruksel pasdite mbahet takim i ministrave të financave të vendeve të BE-së në të cilin pritet miratimi i ndihmës për Greqinë.
Fillimisht lajmi u njoftua nga një zyrtar grek, sipas të cilit mbrëmë vonë është arritur marrëveshja për ndihmën financiare për Greqinë, ndërmjet qeverisë së Athinës, Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas kësaj marrëveshje kryeministri grek do të duhet që të dielën paradite në takimin e qeverisë të bëjë të ditura hollësitë e marrëveshjes së arritur me BE-në dhe FMN-në.
Më vonë gjatë ditës ministri grek i Financave Jorgos Papakonstantinu duhet të shpjegojë hollësitë e masave të kursimit që kërkohen nga FMN dhe BE.
Bisedimet për miratimin e ndihmës për Greqinë e goditur nga kriza e madhe e borxheve ndërmjet Athinës, FMN-së dhe BE-së, janë zhvilluar nga 21 prilli.
Dje, dita e 1 Majit pati marshime dhe greva kundër masave të ashpra që kërkon Bashkimi Evropian në këmbim të paketës së shpëtimit.
Policia greke thuhet të ketë hedhur gaz lotësjellës kundra të rinjve që po portestojnë krah sindikatave të punonjësve, tek ata parakalonin përpara ministrisë së financave.
Incidente të ngjashme janë raportuar edhe në qytetin e Selanikut.
Udhëheqësit e sindikatave shpresojnë se protestat, përfshirë dhe marshimin përmes kryeqytetit Athinës do të jenë tregues të fortë të rezistencës ndaj shkurtimeve të pagave, rritjes së taksave, dhe uljes së pesnioneve që kërkon të implementojë qeveria.
Por qeveria ka frikë se po të mos merren këto masa, komuniteti ndërkombëtar nuk do t'ia japë borxhin prej 60 miliard dollarësh që i ka premtuar.

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: Protesta të dhunshme në Greqi, raportohen 3 persona të vdekur
30 prill
Kryeministri i Greqisë George Papandreu u tha ligjvënësve se në lojë është "mbijetesa e shtetit" në negociatat me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Greqia po zhvillon negociata me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën prej 45 miliardë eurove, për të cilën Athina thotë se i nevoitet deri në 19 maj që të shmangë borxhe të reja.
Po sot. Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso shprehu bindjen se bisedimet do konkludohen "në ditët e ardhshme".
Dje në qendër të Athinës, policia greke u përlesh me protestuesit, të cilët kundërshtojnë masat e kursimit.
Plani nuk është popullor shkaku i kushteve, për të cilat protestuesit thonë se do të bien mbi kurrizin e njerëzve të thjeshtë.
Vendi përballet me valë të re grevash dhe ndërprerje të punës në ditët e ardhshme, ndërsa për 5 maj është thirrur grevë e përgjithshme.
Tregjet financiare sikur u stabilizuan pas lajmeve se ndihma për Greqinë është e pashmangshme. Bursat aziatike sot gjithashtu shënuan rritje, ndërsa euroja pak u ngrit nga niveli më i ulët ndaj dollarit.
***
Ndersa me pare Kryetari i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso u shpreh se është i bindur se kriza e borxheve të Greqisë mund të frenohet.
Greqia po zhvillon negociata me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën prej 45 miliardë eurove, për të cilën Athina thotë se i nevoitet deri në 19 maj që të shmangë borxhe të reja.
Gjatë një vizite në Pekin, Barroso shprehu bindjen se bisedimet do të konkludohen "në ditët e ardhshme".
Plani nuk është popullor në Greqi shkaku i kushteve të rrepta, gjë që shkaktoi protesta të dhunshme.
Tregjet financiare sikur u stabilizuan pas lajmeve se ndihma për Greqinë është e pashmangshme.
Bursat aziatike sot gjithashtu shënuan rritje, ndërsa euroja pak u ngrit nga niveli më i ulët ndaj dollarit.
marre nga;SHekulli.com
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Similar topics
» Lojërat nxisin sjellje të dhunshme
» I riu nga Kukësi gjendet i vdekur pas 11-vjetësh
» Greqi, emigrantja shqiptare mbyt femijet e saj
» Bashkimi Europian mbledhje per krizen ne Greqi
» DURRES...Vriten 5 persona

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi