Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë

Shko poshtë

Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë Empty Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:07 am

Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë 885379_Lady-Diana-Car-Crash-Pic_620
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë Empty Re: Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:08 am

Juristi britanik deklaron se princesha e Uellsit është eliminuar me paramendim.
Princesha e Uellsit, Lady Diana, mund të jetë vrarë pasi ajo planifikonte të publikonte fakte se disa zyrtarë të lartë britanikë ishin të përfshirë në tregtinë e minave.

Kjo pistë e re rreth vrasjes së saj është hedhur nga njëri prej juristëve më me emër në Britaninë e Madhe i quajtura Michael Mansfield QC. Avokati Mansfield i cili mbrojti Mohamed al-Fayed, babain e të dashurit të princeshës, Dodi al-Fayed, gjatë hetimit për vrasjen ka deklaruar për herë të parë se Diana kishte një ditar në të cilin ishin shkruar të dhëna për njerëz të përfshirë në prodhimin e minave tokësore. “Të gjithë mbajnë mend që Diana ishte një aktiviste për çminimin e zonave tç nxehta. Po ashtu të gjithë ne e dimë rolin e Britanisë në tregtinë e armëve, në veçanti atë të minave. Për këtë çështje princesha kishte planifikuar një udhëtim në Kamboxhia pas atij në Angola dhe ngritjen e një instituti për këtë çështje”, ka deklaruar Michael Mansfield.

Duke treguar detaje te reja të panjohura deri më tani, Michael Mansfield, thotë se një numër i madh minash prodhohen në Britani dhe se një person shumë afër Dianës i ka treguar atij se ajo po përgatitej t’i ekspozonte ata të cilët ishin të përfshirë në këtë tregti. Gjithashtu ai deklaroi gjatë një festivali në Uells se një kuti me dokumente që përmbante informacione të rëndësishme është zhdukur. Sipas avokatit Mansfield ai nuk e di se çfarë kishte në atë kuti, por i është treguar se brenda saj ndodhej ditari me të dhëna rreth tregtisë së armëve apo korrespondenca mes saj dhe familjes mbretërore. Duke përfunduar deklaratën e tij, Mansfield tha se ai besonte që aksidenti i Parisit ku mbetën të vdekur Pirncesha Diana dhe Dodi al Fayed ishe më shumë se një aksident i thjeshtë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë Empty Re: Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:08 am

Një princeshë e gjallë

Britanikët kanë ditur gjithnjë të heshtin, në drekat familjare ku hahet në heshtje dhe në emocionet e forta, shprehur me një dorë në sup, por, më 6 shtator 1997, ata e tejkaluan veten. Londra, kryeqyteti i madh, ra në heshtje teksa më shumë se një milion vajtues të Dianës qëndruan në heshtje gjatë rrugës për në varreza. Tashmë, më shumë se një dekadë pas vdekjes së Dianës, më 31 gusht 1997, është kthyer në diçka më të zakonshme se festivali i vajtimit të saj, i cili kulminoi në funeralin e saj të jashtëzakonshëm, që shënoi një transformim momenti kur virtytet e vjetra britanike dhe vuajtja në heshtje e “s’duhet qarë” dhe “mund të ishte më keq” i liruan rrugë katarsisit të shprehur publikisht. “Njerëzit e Princeshës” ç’kyçën zemrat, rivendosën vlerat, vendosën triumfin e inteligjencës emocionale mbi intelektin e ftohtë, mallëngjimin mbi traditën.Në këtë tetor do të rifillojë nga gjykata britanike hetimi për vdekjen e saj, hetimi i tretë që do të ekzaminojë aksidentin fatal në Paris. Pas më shumë se dhjetë vitesh, Diana është akoma britanikja më e famshme në botë, por disa prej patriotëve të saj mendojnë se ajo nuk ka bërë më shumë sesa ka ndërruar fustanet e markave të ndryshme dhe është zhvendosur nga një tabloid në tjetrin. Këtu hyjnë në lojë disa fakte të pakundërshtueshme.Diana “shkundi” monarkinë britanike dhe shpejtoi modernizimin e saj. Ajo ndihmoi në reduktimin e paragjykimeve ndaj të sëmurëve me SIDA. Ajo shkoi në vendet e minuara. Këto janë arritje mjaft të mëdha për një grua jo shumë të arsimuar, e cila tallej me veten e saj duke u shprehur se ishte “e trashë si një dërrasë”. Shtoji kësaj dhe arritjet e një lloji më të dyshimtë, manipulim mjeshtëror të imazhit mediatik dhe kjo duhet thënë drejt, një dekadë pas vdekjes së saj, Diana mbetet një prezencë e pashmangshme në jetën britanike, një fantazmë e shqetësuar dhe joshëse. Ka ardhur koha për t’u zhytur më thellë, aty ku ajo jeton ende.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë Empty Re: Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:08 am

Një jetë që preku

Kur Diana 19-vjeçare e pyeti Çarlsin nëse ai e dashuronte, i fejuari i saj i vrazhdë u përgjigj “them se po”.

Mbretërorët kujtonin se e njihnin dashurinë. U ngjante me patriotizmin. Ishte plot respekt dhe valëviste flamuj. Nuk ngashërehej rrugëve apo të ulërinte si një vajzë adoleshente teksa shkulte flokët para këngëtarit të saj të adhuruar. Dhembshuria e heshtur e britanikëve për Elizabetën II, zor se është lëkundur në mbretërimin e saj 54-vjeçar. Kishte një zbaticë nga viti 1998, në kohën kur Diana gëzonte kulmin e vëmendjes, por dhe atëherë popullariteti i mbretëreshës nuk shkonte poshtë 66 për qind. Tani ky popullaritet është 85 për qind.Padyshim që gjithnjë ka pasur mospajtime. 18 për qind e britanikëve kanë kërkuar heqjen e monarkisë që prej vitit 1969. Kjo shifër s’ndryshoi ndonjëherë, njësoj si sensi i modës së Mbretëreshës. Më pas Diana vdiq dhe për një javë numri i republikanëve u shtua. Mbretëresha nuk jep kurrë intervista, një politikë e mençur që ka ndihmuar në ruajtjen e mistikës së potershme të anëtarëve të familjes mbretërore. Por, ndërsa nënshtetasit e saj vajtonin rrugëve, mbi lulet e vyshkura dhe trotuareve, mungesa e Mbretëreshës u duk ose i papjekur ose i akullt. Dickie Arbiter, ish-sekretari i zyrës së shtypit të Mbretëreshës, Çarlsit dhe Dianës, u shpreh se nuk bëhej fjalë as për zemërngushtësi dhe as për papjekuri. “Mbretëresha sigurisht që do ta nderonte kujtimin e Dianës. Por ajo vendosi që në fillim që të mbante fjalimin e saj menjëherë para funeralit. Gjithë ky shpërthim erdhi për shkakun se ajo ishte në Balmoral (kështjella në Skoci) në atë kohë dhe jo me turmën që vajtonte në Londër. Por Ulliami dhe Herri (djemtë e Dianës) kishin nevojë për të më shumë se mijëra njerëz që po “i bënin xhiro” Klineksit (markë pecetash)”.

Emri i plotë: Diana Frances Spencer
1 korrik 1961 – 31 gusht 1997
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë Empty Re: Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë

Mesazh nga Linddt Tue Jun 29, 2010 10:09 am

Titulli: Diana, Princesha e Uellsit
Bashkëshorti: Çarlsi, Princi i Uellsit
Fëmijë: Ulliam dhe Herri
- Diana u shkollua në “Silvield School”, më pas në “Riddlesworth Hall”, një shkollë speciale për djem dhe vajza, ku ajo konsiderohej si një nxënëse me performancë të dobët në mësime.
- Në vitin 1977, në moshën 16 vjeçare ajo ndoqi Institutin “Alpin Videmanette” në Zvicër. Në atë kohë ajo takoi për herë të parë bashkëshortin e saj të ardhshëm, i cili në atë kohë shoqërohej me motrën e saj, Lady Sarah.
- Diana shkëlqente në not dhe zhytje dhe dëshironte të bëhej balerinë, por nuk e ndoqi dot pasionin e saj për arsye të gjatësisë trupore.
- Diana dhe Çarlsi u fejuan zyrtarisht më 24 shkurt, 1981 dhe u martuan më katedralen e Shën Palit më 29 korrik, 1981.
- Pas shumë problemeve që vinin si pasojë e spekulimeve se Çarlsi kishte filluar sërish të frekuentonte dashurinë e tij të vjetër Kamilën dhe skandaleve të Dianës, ata u divorcuan më 28 gusht, 1996.
- Diana përfitoi një shumë prej 17 milionë sterlinash së bashku me një urdhër zyrtar që nuk e lejonte të bënte publik asnjë detaj të familjes mbretërore dhe atyre që kishin ndodhur aty.
- Diana filloi të shoqërohej me Dodi Al-Fajed, me të cilin ajo u shfaq u hapur në publik dhe u mendua se më në fund kishte gjetur dashurinë e vërtetë.
- Më 31 gusht, 1997, Diana dhe Dodi Al-Fajed humbën jetën pas një aksidenti tragjik në Paris.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë Empty Re: Ja pse Princesha Lady Diana mund të jetë vrarë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi