Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brochitis Astma

Shko poshtë

Brochitis Astma Empty Brochitis Astma

Mesazh nga No.i.d Tue Jun 29, 2010 4:12 pm

deshiroj te di me shum per ket smundje kronike dhe te kam pergjegje te sakta ju pershendes te gjith lexuesit e ksaj rubrike
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Brochitis Astma Empty Re: Brochitis Astma

Mesazh nga No.i.d Tue Jun 29, 2010 4:12 pm

Ne radhe te pare te kerkoj ndjese qe nuk kam patur mundesine te vizitoj forumin ne keto dy muajt e fundit per t'ju pergjigjur pyetjes tende ne lidhje me nje patologji te tille sic eshte Asma. Do te mundohem te te jap sa me shume informacion dhe ne nje menyre te thjeshtesuar ne menyre qe te jete fare lehte e kuptueshme nga ana juaj, edhe pse ne disa rasta terminologjia e perdorur nuk mund te thjeshtesohet ne ate shkalle saqe te kuptohet ne masen 100 % nga masa e gjere, dmth nga lexuesit qe nuk i perkasin ketij profesioni ose qe s'kane fare te bejne me profilin e mjekesise.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Brochitis Astma Empty Re: Brochitis Astma

Mesazh nga No.i.d Tue Jun 29, 2010 4:12 pm

Bronchitis Asthma

Kjo patollogji shkaktohet kryesisht nga bakterie apo viruse te ndryshme. Mund te vije edhe agjente fizike apo kimike sic jane: pluhurat, bakteriet alergjente, tymrat e ndryshem, detergjente pastrimi apo edhe nga pirja e duhanit.
Ne gjuhen mjekesore njihen dy lloje simptomash: Simptomat kronike dhe simptomat akute.
Simptomat e bronkitit akut jane zakonisht te lehta, dhe qe mund te kurohen me lehtesi dhe pacienti mund ti kthehet funksionit normal pas nje kohe te caktuar. Keto simptoma mund te shfaqen edhe te njerezit me infeksion viral te traktit respirator (frymemarres) te siperm dhe njekohesisht edhe tek njerezit me sinuzit kronik, alergji apo edhe tek ata me tonsila te fryra apo adenoide (mase indi limfoid ne anen e pasme te hundes. Ato jane pjese e sistemit imun te cilat sherbejne si mure mbrojtes ndaj viruseve dhe bakterieve. Prodhojne gjithashtu edhe antitrupa.)
Simptomat e bronkitit mund te sjellin komplikime shume te medha te njerezit me semundje pulmonare (te mushkerive) dhe kardiake ( te zemre) gje e cila mund te coje ne pneumoni.

Simptomat e bronkitit jane nga me te ndryshmet dhe ne njerez te ndryshem ato shfaqen ne forma nga me te ndryshmet, por me te shpeshta jane:

-Shkurje hundesh
- Ndjesi te ftohti
-temperature por ne vlera modeste
-Dhimbje te muskujve
-Djegje fyti
-Kolle e thate ne fillim
-Kolle me kelbaze (peshtyme) pas nje fare kohe

Ka raste kur te njejtat simptoma mund te shfaqen edhe per patologji te tjera dhe nuk eshte e thene qe keto jane statike vetem per bronkitin.

Diagnostikimi i bronkitit.

Diagnostikimi i kesaj patologjie behet ne forma pothuajse te ngjashme me cdo patollogji tjeter, duke filluar me historine familjare dhe ekzaminimin fizik te pacientit. Ndodh qe per shkat te ngjashmerise se simptomave, te behet disa lloj testesh, ne menyre qe te hiqen dyshimet per semundje te tjera qe kane ngjashmeri simptomash me bronkitin, sic eshte pneumonia.
Jane nje ser testesh qe mund te behen per te konfirmuar nese pacienti ka asma apo jo, sic jane:

-Radiografi e pjeses mediastinale
-Teste te gjakut
-Matja e oksigjenit ne gjak
-Kulture e marre nga hunda
-Testim i funksionit te mushkerive per te pare shkallen e kembimit te oksigjenit dhe dioksidit te karbonit.

Kurimi i bronkitit

Ka disa lloj menyrash per te kuruar bronkitin te cilat variojne mbi bazen:
-e moshes
-gjendjes se pergjithshme fizike
-historikun e trashegimine e semundjes
-tolerances ndaj medikamenteve te ndryshem kurues
-tolerances ndaj procedurave apo terapive te nevojshme gjate kohes qe kerkohet per kurimin e semundjes.

Ne shumicen e rasteve nuk eshte i domosdoshem trajtimi me antibiotike, sikurse ne pjesen me te madhe te infeksioneve virale apo bakteriale.
Si medikamente qe mund te pershkruhen nga mjeku jane:

-Nje seri medikamentesh te quajtuara analgjezike, sic eshte psh. Acetominofeni per rastet kur pacienti ka temperature
-Medikamente te ndryshme qe perderen per trajtimin e kolles
- Marrje e vazhdueshme dhe ne nje sasi me te madhe sesa normalja e shume lengjeve

Keshillohet qe mjekete te mos pershkruajne Antihistaminike, te cilet thajne sekrecionet dhe mund te perkeqesojne gjendjen

Kohet e fundit eshte gjetur nje menyre e re trajtimi e kesaj patolgjie nga disa ekstrakte bimesh dhe minerali. Ky lloj kombinimi shkaterron bakterien dhe viruset qe shkaktojne infeksione ne rruget e frymemarrjes.


Eshte shume e veshtire ne ditet e sotme, pavaresisht se ku jeton, ne cdo hemisfere te globit, mos te kesh te besh me pluhara apo agjente te tjere virale apo bakteriale.
Sic thuhet tashme ne nje perseritje te rendomte te nje termi, qe parandalimi eshte kurimi me i mire per cfaredo lloj patogjie qe te jete ajo.

P.S. Shpresoj qe te kem sqaruar disa nga ceshtjet dhe problemet qe i shtroj kerkuesi e ketyre shpjegimeve.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Brochitis Astma Empty Re: Brochitis Astma

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi