Qemal Stafa
Faqja 1 e 1
Re: Qemal Stafa
Qemal Stafa (Brutus) lindi në Elbasan më 20 mars të vitit 1920 në një familje patriote; vdiq më 5 maj 1942. Ishte figurë e shquar e lëvizjes dhe e Luftës ANÇ. Nxënës në gjimnazin e shtetit të Shkodrës, hyri në një nga celulat e qytetit, mori pjesë në lëvizjen revolucionare të rinisë, u bë një nga drejtuesit e shoqërisë jashtë shkollore Besa Shqiptare. Në Tiranë u lidh me Vasil Shanton, u organizua në GK të Shkodrës (1937) dhe së bashku me Vasil Shanton zhvillon veprimtari revolucionare, lidhet me punëtorët, organizon aksione të rinisë shkollore. Në janar 1939 u arrestua e u dënua me burgim nga gjyqi që regjimi i Zogut.
Në gjyq nga i akuzuar u kthye në akuzues i regjimit e rendit feudalo-borgjez. Në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë arratiset nga burgu dhe bashkë me Vasil Shanton organizon qëndresën antifashiste, punon pa u lodhur për tërheqjen e rinisë në luftë kundër pushtuesit të huaj. Vijoi përkohësisht studimet në Itali dhe pas kthimit në atdhe u hodh në ilegalitet.
Kreu me sukses shumë detyra të rëndësishme për organizimin e forcimin , për luftën e armatosur kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit, për demaskimin e shpartallimin e elementëve përçarës etj. U rrethua nga fashistët në Tiranë dhe duke luftuar heroikisht u vra në 5 maj 1942.
Qemal Stafa ishte dhe letrar i talentuar. Krijimtaria e tij u takon kryesisht viteve të rinisë. Shkroi tregime, skica e vjersha, një pjesë e të cilave u botuan me pseudonimin Brutus në shtypin përparimtar të kohës. Radhitet ndër letrarët e rinj realistë të viteve 30. Në shkrimet e tij u ngrit kundër realitetit shoqëror të kohës, vuri në qendër njerëzit e thjeshtë që vuanin nga padrejtësitë shoqërore, dha portrete të luftëtarëve e të njerëzve me karakter të fortë që nuk mposhten nga vështirësitë, që luftojnë për një botë të re. Në një varg shkrimesh me karakter publicistik Qemal Stafa paraqiti haptazi idetë e tij revolucionare me pjekuri e bindje. Trashëgimi i tij letrar është përmbledhur në vëllimin "Qortimet e vjeshtës"(1961).
Pas Çlirimit emrin e Qemal Stafa e mbajnë rrugë e sheshe, shkolla e institucione, qendra pune e reparte ushtarake. Në kryeqytet, në sheshin që mban emrin e tij, është ngritur busti i heroit. Dita e rënies së Qemal Stafës përkujtohet si Dita e Dëshmorëve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi