Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDETE QE DO TE NDRYSHOJNE BOTEN!

Shko poshtë

IDETE QE DO TE NDRYSHOJNE BOTEN! Empty IDETE QE DO TE NDRYSHOJNE BOTEN!

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 6:23 pm

Pasuria e përbashkët

Shekulli i 21-të do të përmbysë supozimet bazë për jetën ekonomike. Në shekullin e kaluar pamë fundin e dominimit evropian në politikën dhe ekonominë globale. Shekulli i ri do t’i japë fund edhe dominimit amerikan dhe fuqitë e reja do të jenë Kina, India dhe Brazili. Këto vende vazhdojnë të rriten duke “e bërë zërin” të dëgjohet në skenën botërore. Ndryshimet e këtij shekulli do të jenë edhe më të thella se ribaliancimi i ekonomisë dhe gjeopolitikës.

Sfidat janë mbrojtja e mjedisit, stabilizimi i popullsisë së botës, ngushtimi i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve dhe fundi i varfërisë.



Fundi i shërbimit të klientit

Në vitin 1916, banorët e Memfis s’kishin parë ndonjë herë diçka të tillë. Më parë klientët u jepnin porosinë shitësit, dhe ai rrëmonte prapa banakut në kërkim të artikujve të kërkuar. Vite më vonë klientët provuan për herë të parë vetë-shërbimin. Ata merrnin çfarë të donin dhe paguanin tek dera. Kjo mënyrë blerjeje fillimisht ishte e pëlqyer, pasi të jepte mundësinë të kontrolloje gjithçka personalisht, por sot është kthyer në mënyrën e vetme të blerjes. Kompanitë e duan vetë-shërbimin, për shkak të parave që kursen. Nevoja për të bashkëvepruar me njerëzit shumë shpejt po zhduket, duke shënuar kështu dhe fundin e shërbimeve ndaj klientëve.


Era e post-yjeve të filmave

Aktorët popullorë të dekadave të fundit si Robert Redford, Meryl Streep dhe Tom Cruise, janë lënë në harresë. Brezi i ri mendon se i ka dalë moda, ndërsa më të rriturit i kujtojnë me nostalgji. Nocioni i cilësisë së yjeve, të fytyrave të famshme dhe personalitetit magnetik ka qenë besimi i industrisë së filmave që në kohën e Charlie Chaplin dhe Mary Pickford. Gjatë viteve gjati gjithçka në filma ka ndryshuar, por diçka ka mbetur e patundur: emri mbi titullin që shiste bileta. Kjo është arsyeja pse secili prej tyre fitonte 25 milionë dollarë vetëm me një prezantim, se ishin garancia e një investimi që do të kthehej, por sot nuk janë. E vërteta është se Hollivudi po përjeton erën e parë të post-yjeve.



Radikalizmi i ndryshëm

Studimet serioze të terrorizmit gjatë 20 viteve të kaluara janë fiksuar në një pyetje. Pyetja më e përafërt është: “Pse njerëzit bashkohen me grupe terroriste?” Sa më shumë studime, aq më të paqarta zbulimet. Terroristët e ardhshëm janë “njerëz të zakontë” që jetojnë “jetë të zakonta”, konkludoi një raport i ’07-ës. Njerëzit nuk bashkohen me grupe terroriste se janë të varfër, të shtypur apo fetarë. Ata duken se luftojnë vetminë, por jo gjithmonë. Pyetja më e zgjuar që ekspertët sot po bëjnë është: “Pse njerëzit largohen nga grupet terroriste?” Psikologu që ka intervistuar 28 ish-terroristë thotë se ishin të zhgënjyer nga jeta terroriste, se nuk plotësonte fantazinë e menduar.



Kimia e kuzhinës

Kohët kur mamatë shtypnin mishin me vare dhe e krahasonin me pëllëmbën e dorës kanë kaluar. Sot askush nuk i hedh makaronat të ngjisin në mur për të parë në janë zier aq sa duhet. Gatimet në shtëpi janë zëvendësuar me eksperiencën 50-vjeçare të “Kraft Foods” dhe “McDonald’s”. Vendosja e ushqimit në sobë është shkencë, dhe jo art. Ndërkohë që gjithnjë e më pak njerëz gatuajnë për shkak të pjatave vetëm për ngrohje në supermarkata, ushqimet e përgatitura po bëhen gjithnjë e më të lira. Ndryshimi nuk do të jetë aq i vështirë. Shumë shpejt të gjithë do të blejmë ushqime të gatshme dhe do të harrojmë kiminë e kuzhinës.



Inxhinieria tokësore

Me gjithë përpjekjet e shumta të njerëzimit për të ndalur ngrohjen globale, e vërteta është se nuk mund ta mposhtim. Oqeani Arktik, i cili ka përjetuar shkrirjen rekord vitin e kaluar, mund të jetë pa kokrrën e akullit në vitin 2013. Ambientalistët vazhdojnë të insistojnë se njerëzit nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm. “Mjaft me ndotjen e Tokës”, thonë ata, por vetëm pak shkencëtarë po mendojnë ta ftohin tokën drejtpërdrejtë përmes inxhinierisë tokësore. Parimi prapa saj është i thjeshtë, efekti serë kompensohet duke zvogëluar sasinë e rrezatimit që vjen në tokë, por teknikat janë ende fantashkencë.



Autenciteti sintetik

Nuk është çudi që në etiketën e salcës që do të blini nesër të lexohet “Shije autentike si domatja e vërtetë”. E vërteta është se gjithnjë e më shumë po promovohen produkte “autentike” dhe puna është bërë serioze. Kjo fjalë përdoret për shitjen e gati gjithçkaje, që nga pijet alkoolike dhe adresat e internetit, birraritë deri te robotët autentikë me njeriun. Jo shumë kohë më parë ishim dëshmitarë të robotit “autentik sintetik”. Lëkura e trupit ishte po aq e lëmuar sa origjinalja, flokët ishin të njëjtë dhe madje edhe cipa e syve. Ky është një fakt i pamohueshëm i shekullit të 21-të, origjinaliteti i të cilit duket se po humbet.



Rreptësia e re

Amerikanët nuk kanë aq para sa për të paguar kreditë e tyre dhe sasinë e parave që kanë harxhuar mbi kartën e kreditit. Ky realitet po i detyron bankat të shkurtohen teksa kreditë e falimentuara po shtrydhin bazat e tyre të kapitalit dhe çmimet në rënie të shtëpive shtrydhin shtesën që pronarët e tyre mund të huazojnë sërish. E kjo me sa duket do detyrojë konsumatorët e ndëshkuar që të ndryshojnë mënyrat e tyre. Të paktën kjo është ajo çka Roseberg parashikon. “Po lind një qëndrim krejtësisht i ri ndaj huasë”, shprehet ai.



Shëndeti i detyrueshëm

Kontrata e shëndetit ndërmjet punëtorëve amerikane dhe punëdhënësve të tyre filloi kur Franklin D. Roosevelt e la shëndetin jashtë Marrëveshjes së Re. Kufizimet në punë dhe rregullat e llogaritjeve i detyruan punëdhënësit t’u ofronin sigurime private shëndetësore punonjësve. Në vitin 1940, 21 milionë amerikanë ishin të regjistruar në planet e planet e kompanive të sigurimeve; në vitin 1950 ky numër kishte arritur 142 milionë. Sigurimet e privatizuara shëndetësore dukeshin si një triumf i kapitalizmit. Ndërsa tani, bosët e kompanive që duhet të paguajnë faturat e shëndetit të punonjësve po i monitorojnë ato në çdo moment për të verifikuar nëse jetojnë në mënyrë të shëndetshme. Nëse jo, ato largohen nga puna.



Ri-hebraizimi i Jezusit

Për shekuj, disiplina e “hebraikëve” të krishterë ka konsistuar fillimisht në një teori pak a shumë të tillë “të krishterët që marrin të gatshme tekstet herreje për të mbështetur kontradiktën tradicionale ndërmjet hebrenjve dhe Jezusit”. Por sot, seminarë në gjithë spektrumin e krishterë mësojnë se “nëse e kupton keq kontekstin hebre, atëherë sigurisht se do kuptosh dhe Jezusin keq”. Ndryshimi erdhi me faza. Në fillim pranimi se Jezusi lindi si hebre dhe veproi si i tillë, pastaj pranimi se ai dhe Pali e shihnin veten si hebrenj edhe pse krijuan atë çka u bë një besim tjetër.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi