Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

29 shkurti......

Shko poshtë

29 shkurti...... Empty 29 shkurti......

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 6:24 pm

... dita më e rrallë e viteve



"Dhurata" që na vjen që nga Egjipti i lashtë e Jul Cezari


Për shumë prej nesh mbërritja e 29 shkurtit do të thotë një ditë pune më shumë, një tjetër 24-orësh që na shtohet deri nga marrja e rrogës apo pagesa e kredisë. Nuk është për t‘u habitur, që një vit i brishtë konsiderohet si një vit jo shumë i mbarë, veçanërisht për ata persona të cilëve u duhet ta festojnë ditën e lindjes një herë në 4 vjet. Një fakt interesant është se më 29 shkurt kanë lindur shumë muzikantë të shquar, duke filluar me Rossini-n, apo i famshmi Paul Rutherford, artisti i rap-it, Jah Rule. Këtyre personave, por edhe të tjerëve që kanë lindur më 29 shkurt, u takon që të mbeten të rinj për një kohë të gjatë, pasi, për shembull, në rast se në moshën reale janë 80 vjeç, në atë të datave të lindjes u takon të jenë 20. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur tentativa për ta ndryshuar disi këtë "padrejtësi". Sot, bebeve që do të vijnë në jetë në disa shtete të vendit do t‘u bëhen dhurata falas dhe festa të mëdha ditëlindjesh, pasi që të festojnë një përvjetor të tillë sërish atyre do t‘u duhet të presin edhe 4 vjet të tjerë. Por, në fund të fundit përse na duhet kjo shtesë në ditët tona çdo 4 vjet? Cili është qëllimi i tij? Sipas specialistit të Observatorit Mbretëror, viti i brishtë ka për qëllim, në njëfarë mënyre, t‘u japë kuptim ritmeve natyrore. Nëse një kalendar bazohet në ciklet natyrore të Diellit dhe Hënës ai nuk do të funksionojë, ndaj duhet ndërhyrje. Termi teknik i kësaj ndërhyrjeje është "faktori i rremë". Pikërisht viti i brishtë është "një faktor i rremë". Në Egjiptin e lashtë mësuan se bota nuk rrotullohet rreth Diellit çdo 365 ditë, por thuajse me një çerek dite më shumë, pra me rreth 6 orë më shumë. Ky fakt i ka ngatërruar civilizimet përgjatë mijëvjeçarëve. Një tjetër fakt është se viti natyror e ndryshon kohëzgjatjen e tij, për shkak të faktorëve të parashikueshëm, të tillë si ndryshimi i orbitës dhe rrjetës gravitacionale apo edhe ndikimeve të paparashikueshme të likuideve që ndodhen në qendër të Tokës. Kur Laboratori Kombëtar i Fizikës në Teddington shpiku orën atomike në vitet ‘50, u zbulua se kohëmatja e bazuar në vibrimin e atomeve ishte më e saktë se ajo e Tokës. Në vitet ‘70 doli nevoja e një tjetër "faktori të rremë". Kësisoj u fut sekonda shtesë për të bërë bashkë si kohën e rrotullimit të Tokës rreth Diellit, ashtu edhe kohën e matur sipas vibrimeve atomike. Por sekonda shtesë nuk shtohet për çdo vit. Vendimi për shtimin ose jo të saj (deri tani në fakt është shtuar çdo vit) merret nga Shërbimi Ndërkombëtar i Rrotullimit të Tokës në Paris. Sekonda e fundit është shtuar më 1 janar të vitit 2006 dhe shkaktoi pak diskutime, e ndërkohë po të vini re sinjalin e orës në stacionin televiziv BBC, që nga ajo datë ajo transmetohet me një "bip" shtesë. Çështja e matjes dhe mënyrave të matjes së kohës është bërë shpesh edhe çështje diskutimesh politike. Kështu, disa vjet më parë, Shtetet e Bashkuara sugjeruan që koha duhej të matej sipas orës atomike, që do të thotë të heqësh dorë nga shtimi i sekondës shtesë. Nëse kjo do të pranohej, atëherë për herë të parë koha nuk do të varej më nga lindja dhe perëndimi i Diellit. Çështja e përcaktimit të kohës ka qenë shpesh në qendër të kundërshtive dhe jo fort çuditërisht variantet e dhëna për të kanë qenë gërshetuar shpesh me politikën. Ndër tentativat e para të përcaktimit, një nga ato që hodhën themelet e kalendarit modern u bë nga sundimtari i Egjiptit Ptolem II në periudhën 238 para Krishtit. Duke qenë se viti llogaritej të kishte përafërsisht 365 ditë, sundimtari paraqiti ciklin e njohur tashmë të tre viteve standarde ose të zakonshme dhe vitit të katërt, që do të kishte një ditë shtesë. Por kjo reformë u braktis shpejt. Dy shekuj më vonë, Jul Cezari e risolli në jetë për të simbolizuar edhe një fillim të ri për Romën. I këshilluar nga një astronom egjiptian, Cezari i shtoi një ditë vitit dhe këtë ditë ia shtoi pikërisht muajit më të shkurtër, shkurtit, i cili në krye të katër viteve bëhej me 29 ditë. Në vitin 8 para Krishtit, August Cezari, pasuesi reformator i Juliusit, pasi i bëri ca ndryshime të tjera kalendarit, e la vitin e brishtë në fuqi dhe kalendari i krijuar prej tyre zgjati deri në shekullin e 16-të. Veç ndryshimeve të vogla, në kalendar mbeti përjetësisht edhe emri i tyre, përkatësisht Julius për korrikun dhe August për gushtin. Në shekullin e 16-të, kalendari kishte një vonesë prej 10 ditësh. Në vitin 1514, Papa Leon X, në një letër dërguar Henrit VIII, shkruante se "heretikët hebrenj" po qeshnin me gabimet e kalendarit të krishterë. Por nuk mori përgjigje nga monarku dhe indiferenca e pasardhësve të Henrit bëri që çështja të shtyhej edhe për 60 vjet të tjerë, derisa në vitin 1572, Gregori XIII erdhi në krye të papatit. Sikurse edhe Jul Cezari, Papa Gregori XIII ishte i vendosur që të rishihte autoritetin e Romës. Ndër reformat e ndryshme që propozoi ishte edhe ndreqja e kalendarit. Kështu, u vendos në 24 shkurt të vitit 1582 që të korrigjoheshin defektet e kalendarit Julian, duke lënë jashtë vitet e brishta në fillim të shekujve, përveç atyre që plotëpjesëtoheshin me 400. Si rezultat, 1900-a nuk ishte një vit i brishtë, por 2000 ishte. Për ta ndrequr sa më mirë kalendarin, Gregori urdhëroi heqjen e 10 ditëve nga muaji tetor i vitit 1518. Një gjë e tillë u pranua nga vendet katolike, por edhe nga disa të tjera protestante. Kështu lindi kalendari Gregorian. Kalendari Gregorian ishte i qëndrueshëm, por kjo nuk do të thotë që nuk pati tentativa për ta ndryshuar me sisteme të reja. Më radikali ishte ai i Revolucionit Francez, sipas të cilit u propozua riemërtimi i 12 muajve të vitit, pra me emra të tjerë dhe po sipas këtij propozimi java do të kishte 10 ditë, në vend të 7 ditëve që ka aktualisht dhe vetë ditët do të kishin vetëm 10 orë, secila pre tyre do të përbëhej nga 100 minuta dhe një minutë do të kishte 100 sekonda. Një tjetër tentativë për të ndryshuar kalendarin u bë me ardhjen e komunizmit. Revolucionarët rusë sugjeruan se kalendari i stilit të ri sovjetik duhej të bazohej në 12 muaj, me nga 30 ditë secili. Por edhe kjo përpjekje e pati jetën e shkurtër dhe nuk u realizua kurrë. Sipas studiuesve të Oksfordit, çdo 10 mijë vjet kalendari do të jetë 3 ditë, 17 minuta dhe 33 sekonda mbrapa. Pavarësisht përpjekjeve që bëhen për përcaktimin e saktë të kohës, sipas disa specialistëve të Oksfordit, ajo duhet të bazohet te natyra dhe duhet të ketë lidhje me Diellin, Hënën dhe yjet. Nëse do të krijojmë zgjidhje që janë jashtë hapit të natyrës, do të ndeshemi me shumë probleme të paparashikueshme. Nuk duhet të harrojmë kurrë se jemi pjesë e natyrës, si gjithçka tjetër që na rrethon.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

29 shkurti...... Empty Re: 29 shkurti......

Mesazh nga No.i.d Fri Jul 02, 2010 6:25 pm

29 shkurtet e shënuara në histori


Më 29 shkurt...1504

Kristofor Kolombi ngeci në Xhamajkë dhe kërkoi ardhjen e përforcimeve për t‘u mbrojtur nga ndonjë sulm i banorëve të mundshëm të ishullit. Një nga truket që ai përdori për t‘i trembur vendasit ishte parashikimi i eklipsit të Hënës, që do të ndodhte më 29 shkurt, sipas llogaritjeve të tij. Eklipsin Kolombi e "shiti" si një aftësi të tijën të mbinatyrshme, për të trembur banorët, por vendasit nuk u gënjyen gjatë e për më tepër refuzuan që t‘u nënshtroheshin të huajve. Ndihma i erdhi Kolombit një muaj më vonë dhe kështu eksploratori i famshëm mundi të kthehej në Spanjë.

Më 29 shkurt...1940

Hattie McDaniel u bë aktorja e parë me ngjyrë që fitoi çmimin "Oskar" për rolin dytësor në filmin "Bashkë me erën". Ajo luajti në shumë filma të tjerë.


Më 29 shkurt...1960

Hugh Hefner hapi klubin e parë "Playboy". Suksesi ishte shumë i madh me shfaqjen e vajzave lepurushe dhe brenda një kohe të shkurtër klube të tilla u hapën në shumë shtete të tjera të Amerikës, por edhe në Evropë. Sot, një ndër të paktët që ka mbetur ende në funksionim është ai që ndodhet në Palms Hotel në Las Vegas.


Më 29 shkurt...1960

Një tërmet shkatërrimtar 7.6 ballësh, sipas shkallës Rihter, mori jetën e 12 mijë personave në Marok. Ai goditi pak pas mesnatës dhe kohëzgjatja e tij ishte vetëm 10 sekonda. Qytete të tëra u shembën, por mbi ta u ndërtuan të rinj, të cilët janë kthyer tani në vende turistike.


Më 29 shkurt...1792

Kompozitori italian, Rossini, lindi në qytetin e Pesaros. Ai ishte një nga talentet e çmuara të periudhës së artë të Rilindjes italiane. Ka shkruar mbi 30 opera dhe u bë i njohur veçanërisht për "Berberin e Seviljes".

Më 29 shkurt...1984

Kryeministri kanadez, Pierre Trudeau, lajmëroi largimin e tij nga detyra, duke e nisur fjalimin e tij të fundit në Parlament me fjalët e paharrueshme: "Sot është dita e parë e pjesës që më ka mbetur nga jeta". Ka qenë një nga liderët më karizmatikë të të gjitha kohërave dhe në funeralin e tij në vitin 2000 morën pjesë shumë udhëheqës botërorë, mes të cilëve edhe Fidel Kastro.


Më 29 shkurt...1996

Aktorja britanike dhe seks-simboli Joean Collins, e cila ishte ndër aktoret kryesore në serialin e famshëm televiziv amerikan "Dynasty", fitoi një gjyq prej të cilit mori një dëmshpërblim të majmë prej 2 milionë dollarësh.


Më 29 shkurt...1996

Avioni "Boeing 737", ndërsa fluturonte natën në Peru, u përplas me një shkëmb, duke u marrë jetën 117 pasagjerëve.

Më 29 shkurt...2004

Jean-Bertrand Aristide largohet nga presidenca e Haitit pas një kryengritjeje të rebelëve.



Som.


Për shumë prej nesh mbërritja e 29 shkurtit do të thotë një ditë pune më shumë, një tjetër 24-orësh që na shtohet deri nga marrja e rrogës apo pagesa e kredisë. Nuk është për t‘u habitur që një vit i brishtë konsiderohet si një vit jo shumë i mbarë, veçanërisht për ata persona të cilëve u duhet ta festojnë ditën e lindjes një herë në 4 vjet



Personave që kanë lindur më 29 shkurt u takon që të mbeten të rinj për një kohë të gjatë, pasi, për shembull, në rast se në moshën reale janë 80 vjeç, në atë të datave të lindjes u takon të jenë 20.


Ptolem II


Ndër tentativat e para të përcaktimit të kohës, një nga ato që hodhën themelet e kalendarit modern u bë nga sundimtari i Egjiptit Ptolem II, në periudhën 238 para Krishtit. Duke qenë se viti llogaritej të kishte përafërsisht 365 ditë, sundimtari paraqiti ciklin e njohur tashmë të tre viteve standarde ose të zakonshme dhe vitit të katërt që do të kishte një ditë shtesë.



August Cezari


Në vitin 8 para Krishtit, August Cezari, pasuesi reformator i Juliusit, pasi i bëri ca ndryshime të tjera kalendarit, e la vitin e brishtë në fuqi dhe kalendari i krijuar prej tyre zgjati deri në shekullin 16-të.



Jul Cezari


Jul Cezari e risolli në jetë për të simbolizuar edhe një fillim të ri për Romën. I këshilluar nga një astronom egjiptian, Cezari i shtoi një ditë vitit dhe këtë ditë ia shtoi pikërisht muajit më të shkurtër, shkurtit, i cili në krye të katër viteve bëhej me 29 ditë.(SHqip)
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi