Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Shko poshtë

Letra e Sulltanit për Skënderbeun Empty Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Mesazh nga Shooter-Ks Sat Jun 26, 2010 2:48 pm

Letra e Sulltanit për Skënderbeun
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra e Sulltanit për Skënderbeun Empty Re: Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 6:49 am

Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Letra e Sulltanit për Skënderbeun
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra e Sulltanit për Skënderbeun Empty Re: Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 6:50 am

Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Si u mbyll kjo ngjarje, Sulltan Murati, duke qenë shumë i inatosur me Skanderbeun, i çoi një ambasador me një letër me këtë përmbajtje:

“Murati, Perandor i turqve dhe Princ i Lindjes, ty, Skanderbeg, njeriu ma mosmirënjohës në botë. Nuk mund të përshëndes as më shum as pak, duke qenë se ti u bane anmik për vdekje i kunorës sime, ndërsa të rritsha me dashuni, si të ishte biri im, duke u mundue gjithmobnë për me të nderue e me të ngritë në pozita të mëdha e të nalta, siç baj me miqtë e më dashamirët e mij. Ti u rebelove e më ke shkaktue shumë dame, siç e di vetë dhe siç është njohur nga bota mbarë. Unë nuk mund ta marrë me mend se si shkoi kjo punë; ndofta për fatin se nuk ta ktheva shtetin prindëror ose pse ti gjithmonë ke pas qëllim që të mohosh fenë e Profetit Muhamed dhe të kthehsh (siç ke veprue) në fenë kristiane, për të humbë shpirtin tand.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra e Sulltanit për Skënderbeun Empty Re: Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 6:51 am

Sulltan Murati

Por s’ka dyshim, se po ta kisha ditë dëshirën tande, do të kisha ba gjithçka ti dëshroje, sepse ti e di mirë (siç shpesh të kam thanë) që unë kam dëshirue së tepërmi me të plotësue çdo kërkesë. Unë jam përpjekë me të dashtë ma shumë se këdo tjetër të oborrit tim, për virtytet e tua të rralla. Duke e ditë ti, se unë brenda pak ditësh do ta ktheja shtetin atnor, e duke e ditë se nuk do ta mohoja fjalën e dhanë, ti je sjellë kundër detyrës sate, duke u rebelue, veprim për të cilin meriton qortim të madh dhe dënim të rreptë, pra meriton mërinë dhe mohimin tim. Nga ana tjetër, duke pas parasysh veprat e tua të lavdishme që në të kaluemen (duke qenë në shërbimin tim) i ke krye për mbrojtjen dhe dhe naltësimin e shtetit tim, duke i shërbye besnikërisht kunorës sime, pothuaj s’jam i detyruem ta zbus inatin, që me të drejtë më ka pushtue ndaj teje. Duke pas vendosë me veprue kështu, të them se due, që pas faljes sime, të vlejnë ma tepër shërbimet që kam pas prej teje, për me të shpërblye (që nga ana ime nuk do të mungojë) se sa hakmarrja që duhet të përdorsha ndaj teje për mungesat e tua, meqense u rebelove ndaj meje pa asnjë arsye dhe që shkaktove aq damtime ndaj meje dhe ndaj njerzëve të mi.

Prandaj ta dish se ti mund të sundosh mbi shtetin tand, që të përket si trashëgim, por me një konditë, që të më rikthesh atë pjesë të Shqipnisë që kam përfitue nga tjetërkush dhe jo nga prindi yt, të cilën, kundër çdo të drejte, ma ke marrë e përvetësue. Të them që ti të ma rikthesh, përndryshe betohem në Zotin, Profetin Muhamed, në shpirtin e babës tim dhe aftësinë dhe forcën e shpatës sime, që do ta përdor kundër teje, për me të dëbue nga ai vend për inatin tand. E në qoftë se do të shpëtoshë gjallë, do të detyrohesh që të shkosh lypsar nëpër botë. Ti e di se unë mund ta ngrej një ushtri prej 150.000 vetësh, ndërsa ti ke pak ushtarë e nuk je në gjendje të më përballojsh. Këtë po ta them sepse nuk due me ta bë të keqen. Të kam paraqitë të mirën dhe të keqen. Ty të takon tani me zgjedhë si të kesh qejf dhe për këtë mund t’i besosh ambasadorit dhe shërbëtorit tim Hajredinit, i cili do të flasë gojarisht në emën tim për gjithçka, sipas porosisë sime.

Në Adrianopol më 16 Qershor 1444.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra e Sulltanit për Skënderbeun Empty Re: Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 6:51 am

Përgjigja e Skënderbeut

Pasi e kuptoi shumë mirë letrën dhe pasi e dëgjoi me kujdes fjalën e ambasadorit të Sulltan Muratit, Skënderbeu e falënderoi dhe e nderoi ambasadorin e pas pesë ditësh e nisi duke i dhënë një letër për padronin e tij, në përgjigje të asaj të Sulltanit, me këtë përmbajtje: “Gjergj Kastrioti, i quejtun Skanderbeg, Princ i Shqiptarëve, i çon të fala të shumta Sulltan Muratit, Princit të Turqve dhe Perandorit të Lindjes. Prej shërbëtorit dhe ambasadorit tand, Hajredinit, e mora letrën që më kishe nisë, ku fillimisht ti më thoje se nuk mund të më jepshe as shumë dhe as pak të fala, sepse unë të qenkam rebelue dhe sepse unë të paskam ba (siç thue) shumë dame. Po të përgjigjem: megjithëse, çdo gja që kam ba kundër teje ngjan sikur të jetë ba prej ndonjë anmiku, të them, se çdo herë që ti do t’i shikosh punët me synin e arsyes, në këtë rast, se çka e sa asht krye prej meje unë gjykoj se jam tregue (jo anmik) por shumë mik.

Për këtë, them, se asgja nuk do të t’ishte e vështirë të bahej, të cilën unë të mos e bajsha, por që të mos ishte kundër vullnetit të Zotit. E për sa thashë, duhet të bindesh, ngase unë pretendoj të jem mik. Por në qoftë se ti ankohesh se unë kam rifitue lirinë time, me shtetin e tim eti, gabohesh, sepse nuk mendoj të të kem fye, sepse më takon vetëm mue dhe jo ty, dhe jam përpjek të baj çka i takon nderit tim. Në qoftë se turqit, ushtarët e tu, që rrinë në viset e Shqipnisë, erdhën kundër meje që të luftojnë me armë në dorë, a nuk ishte e drejta ime me luftue kundër atyne që donin të më sulmonin? E në qoftë se e përvetësova atë pjesë, sepse i munda me trimërinë time, faji nuk është i imi, por i tyne, ose i atij që i shtyni kundër meje. E pse unë kam thye ushtrinë tande, të komandueme nga Ali Pasha, nuk besoj se kam veprue kundër detyrës sime, duke qenë se unë po mbrohesha nga ai që po më sulmonte. Së fundi, në qoftë se unë e braktisa fenë e Muhamedit, e u ktheva në fenë time të vërtetë të Jezu Krishtit, jam i sigurtë që kam zgjedhë anën ma të mirë: sepse tue zbatue mësimet e tij të shenjta, jam i bindun se shpirti im do të shpëtojë dhe jo (siç thue) të humbë. Prandaj të lutem, që për shpëtimin e shpirtit tand, të dëgjosh prej meje një këshillë shumë të mirë. Po të lexosh me kujdes Kuranin, d.m.th., përmbledhjen e mësimeve hyjnore, do të kuptosh se cili prej nesh e ka gabim. Nga kjo kam shpresë se në qoftë se ti do të arrijsh të gjykosh gjithçka drejt dhe të bindesh nga arsyeja, do të pranosh fenë shumë të shenjtë të Krishtenë, e vetmja në të cilën të gjithë njerëzit kërkojnë shpëtim, shpëtojnë, e jashtë saj çdokush tjetër sikterroset. Dhashtë Zoti që ti të pranojsh që të ndriçojë Shpirti i Shënjtë e të vijsh e të pagëzohesh e të fillojsh me jetue si i krishtenë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra e Sulltanit për Skënderbeun Empty Re: Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 6:51 am

Gjergj Kastrioti

Atëhere, unë, do të kisha kënaqësi me të njoh si Princin ma të madh të Botës e me t’u ba (siç kam qenë) një shërbëtor i mirë dhe mik. Për këtë ti do të bindesh shumë mirë, kur të shikojsh se sa me sinqeritet dhe mirësi unë të ftoj me të shpëtue shpirtin, për lavdinë dhe madhështinë e shtetit tand. Prandaj tuj të thanë, se megjithë se jam përpjek të mbrohem nga ty dhe nga forcat e tua, të mbetem mik, tue të premtue se kurdo që të bajsh atë që të këshillova, pra që të kthehesh i krishtenë, unë do të rikthej jo vetëm atë pjesë të Shqipnisë që ti më kërkon, por edhe gjithçka unë mbaj e kam në këtë botë dhe do të jem gjithnjë shërbëtori yt i mirë. Përndryshe, të jesh i sigurtë, se unë nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, për shumë shkaqe dhe aryse, që të pranoj ato që ti shkruen. Kryesisht pse turqit nuk e mbajnë kurrë besën ndaj të krishtenëve dhe janë fqinj të këqinj të tyne, e nuk due që të rrezikoj e humbas atë që Zoti më ka dhanë. Prandaj mos u fodullos për sa më thue që me ta rikthye atë pjesë të Shqipnis që ti u ke marrë të tjerëve e jo babës sim. Ato vise që ti vetë thue se kanë qenë të të krishtenëve, edhe të mos kishin qenë të prindit tim, meqense unë jam një Princ i Krishtenë, më takojnë mue dhe jo ty. Si rrjedhim, asht ma se e volitshme dhe e arsyeshme që nji i krishtenë të zotnojë atë që ka qenë e të krishtenëve (mbasi nuk kanë një Princ të tyne) dhe jo ti, që ke një fe tjetër kundërshtare.

Aq ma tepër më takojn mue, sepse i kam marrë me të drejtë e me armë në dorë. Duke qenë se ti don me përvetësue ato që kanë qenë të të krishtenëve, dhe jo të pafeve, duhet të bahesh i krishtenë, siç të lutem e të këshilloj, prandaj përsëri të lutem që të pagëzohesh, përndryshe unë do të përndjek dhe do të jem anmik për vdekje i yti. Shpresoj me rimarrë sa më parë gjithçka që ti ke marrë nga pronat e të krishtenëve e jo që unë me të lëshue një pëllambë tokë. Për sa i përket betimit që ke ba me më dëbue nga vendi im, përndryshe në qoftë se nuk vritem ose nuk kapem, do të jem i detyre me shkue si lypsar, ta diejsh se po të mos isha i krishtenë, nuk do të guxoja me t’u përgjigjë, por tuj iu drejtue fuqisë hyjnore, që mbahet nga Zoti që qeveris gjithë Mbretnitë, gjithmonë do të kënaqem me çdo gja që do të ndodh prej vullnetit të tij dhe do të jem gjithmonë shumë i kënaqun për gjithçka të më vij prej tij, si për të mirë si për të keq. E për sa thue se do të më bajsh fatkeq, të përgjigjem se kam besim e shpresë se do të mbrohem nga forcat e shumta që me të cilat më kërcënon se do të më sulmojsh.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra e Sulltanit për Skënderbeun Empty Re: Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Mesazh nga Shooter-Ks Sun Jun 27, 2010 6:52 am

Megjithatë duhet ta dijsh mirë se fitorja nuk përcaktohet nga sasia e njerzëve, por përparësisht nga vullneti hyjnor, tue pasë nga ana e vet madhëninë hyjnore dhe të drejtën, pastaj në aftësinë dhe urtësinë e Komandantëve. Në qoftë se deri tani unë i kam tregue ato cilësi, do të besoja se Pashallarët e tu do të kenë informue ma se nji herë. Por të them se as lajkat dhe as kërcënimet e tua, nuk janë të mjaftueshme që të lëkundin shpirtin tim. Asht e vërtetë që, sikur ti të kthehesh i krishtenë, atehere pa tjetër, do t’isha i detyruem me ba gjithçka që ti do të dëshiroje. Megjithatë, i premtoj Madhënisë sate, se nuk do të ndërrmar kundër teje asnjë veprim, pa qenë i ngacmuem dhe i provokuem ma përpara, prej teje ose njerzëve të tu. Juve sa mund t’ju duket e pëlqueshme, përunjësisht ju përfalem. Nga kampi ynë më 14 Korrik 1444”. Letërkëmbimet e Gjergj Kastriotit, për herë të parë janë dhanë nga Dhimitër Frangu, prej të cilit më pas i kanë marrë autorët e tjerë. Shënim i përkthyesit Lekë Previzi.


Marre nga FSH.com


Fjalt qe jan perdorur ne letren e Skenderbeut
14 her fjala Krishten
3 her Shqipni
1 her shqiptar


pra që të kthehesh i krishtenë, unë do të rikthej jo vetëm atë pjesë të Shqipnisë që ti më kërkon, por edhe gjithçka unë mbaj e kam në këtë botë dhe do të jem gjithnjë shërbëtori yt i mirë. Përndryshe, të jesh i sigurtë, se unë nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, për shumë shkaqe dhe aryse, që të pranoj ato që ti shkruen


Pra sipas kesaj letre (sdi sa o e vertet ) Skenderbeu ska luftu per Shqiptari po per arsye religjioze pra nese sulltani behej krishter skenderbeu jo qe do i jepte Shqiprin ,dhe do i behej sherbetor
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letra e Sulltanit për Skënderbeun Empty Re: Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi