Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INSOMNIA

Shko poshtë

 INSOMNIA Empty INSOMNIA

Mesazh nga No.i.d Tue Jun 29, 2010 3:48 pm

mund te me thote dikush nga ju nga vjen insomnia?
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 INSOMNIA Empty Re: INSOMNIA

Mesazh nga No.i.d Tue Jun 29, 2010 3:49 pm

Insomia, eshte nje crregullim i hipotalamusit, apo qendrave te stimulimit te gjumit ne tru, gje qe sjell tek disa njerez pamundesine per te fjetur. Zakonisht te prekurit nga ky crregullim, kane veshtiresi per te fjetur apo per te qendruar fjetur per nje periudhe normative. Zakonisht te prekurit ngrihen shpes gjate nates apo shume heret ne mengjes.
Eshte shume e veshtire ne disa raste per te diagnostikuar dike me nje crregullim te tille, pasi ne nje menyre apo tjeter shumica e njerezve shfaqin simptoma qe mund te jene te ngjashme me insomnia por qe insomnia mund te mos jete e pranishme.
Te prekurit nga ky crregullim kane veshtiresi te kujtojne gjerat, te ndjehen shume te lodhur gjat dites, dhe te kene nje ndjesi gjumi gjate gjithe kohes me perjashtim te darkes.
Ne disa raste pamundesia per te fjetur gjume, lidhet me stresin apo edhe depresionin, gje qe mund te zgjate per jave apo muaj te tere.
Ne rastet kur insomnia vazhdon per nje kohe te gjate, njihet me emrin isomnia kronike, dhe zakonisht vjen si rezultat i te menduarit te tepert per pagjumesine, gje qe trazon se tepermi qendrat e gjumit ne hipotalamus (zona e trurit qe kontrollon veprimet tona, mes tyre edhe gjumin.) Sic e thashe edhe me siper, insomnia eshte e lidhur ngushte me gjendjen shpirterore te personit t prekur, si rezultat i stresit apo edhe depresionit.
Me poshte po rendis disa na faktoret qe ndihmojne ne shfaqjen e simptomave te pagjumesise (insomnia.)
Insomnia (pagjumesia) mund te vije si rezultat i:

-Stresit, i cili eshte i formave te ndryshme.
-Depresioni, apo edhe fenomene te tjera mendore apo emocionale.
-Nje regjim i varfer gjumi, zakonisht kur nuk ekziston dicka e tille si psh orar i zakonshem gjate gjithe diteve te javes per te fjetur, dhe pastaj ndjesia e moszenjes se gjumit e perkeqeson me tej kete gje.
-Ndryshimi i ambientit zakonisht shpie ne ndryshim te regjimit te gjumit
-Simptoma te patologjive shendetsore, si dhimbja, veshtiresi ne frymemarrje
-Perdorimi/konsumimimi i kafese apo i duhanit, apo edhe i medikamenteve te ndryshme shendetsore si dhe konsumimi jo i moderuar i alkoholit apo edhe perdorimi i drogave te ndryshme.
-Mungesa e ushtrimeve fizike mund te shpie ne simptama te pagjumesise.

Simptomat qe lidhen me insomnia, jane te shumellojshme nder te cilat mund te permendim:

-Veshtiresine e koncentrimit dhe ndjesise se pagjumesise, sjelljet dhe rrotullimet e teperta ne krevat gjate nates per nje kohe te gjate, te ngriturit disa here gjate nates dhe heret ne mengjes, apo edhe ndjesia e te ndjerit i/e lodhur gjate dites.

Insomnia nuk hyne ne asnje grup semundjesh dhe si e tille nuk mund te klasifikohet si patollogji shendetsore dhe kje e ben te pamundur zakonisht diagnostikimin e saje. Zakonisht crregullimet e gjumit lidhen me gjera te tjera qe sic i permenda me siper mund te cojne ne pagjumsi (insomnia.)
Ne shumicen e rasteve mjeku duhet te te pyes ne radhe te pare per gjendjen e pergjithshme shendetsore dhe me pas edhe ate emocionale per te arritur ne nje perfundim qe pagjumesia mund te kete ardhur si rezultat i nje gjendje te renduar emocionale, apo edhe nga perdorimi i ilaceve te ndryshme qe njerzit marrin per trajtimin e semundjeve te ndryshme.
Pastaj vijohet me nje test fizik te te prekurit nga pagjumesia, analiza te plota te gjakut dhe ne disa raste edhe studime te ndryshme te regjimit e gjumit te personit.

Trajtimi i crregullimeve te gjumit eshte shume i veshtire, pasi nuk dihet me siguri se cila/cili mund te jete faktori shkaktues i ketij crregullimi. Zakonisht trajtimi i simptomave te tjera, si dhimbjeve kronike, stresit apo depresionit mund te sherbejne si rregullator te regjimit te gjumit.
Disa nga keshillat per te gjetur nje emerues te perbashket me gjumin jane:

-Ndjekja e nje regjimi te rregullt gjumi cdo nate, si psh, te shkoni ne krevat ne te njejten cdo nate derisa te krijoni nje zakon te te fjetur ne te njejten kohe.
-Te ngriheni ne mengjes ne te njejten kohe
-Mundohuni te mos konsumoni kafe apo alkohol te pakten per disa ore para orarit te gjumit
-Mundohuni te ndiqni nje regjim te rregullt ushtrimi fizik, gjithmone duke e bere kete disa ore para orarit te gjumit
-Mundohuni mos te flini gjate dite, qofshin keto edhe intervale te shkurtra

Disa njerez preferojne qe te trajtojne simptomat e pagjumesise me ilace, por ju siguroj qe ilacet mund te kene nje efekt jo produktiv ne keto raste. Nje regjim i rregullt gjumi mund te provoje te jete trajtimi me i mirefillte per gjume te rehatshem. Ilacet zakonisht mund te ndihmojne ne reduktimin e simptomave per nje periudhe te shkurter, por rehabilitimi i nje rregjimi te rregullt gjumi eshte kurimi me i mire dhe me afatgjate.

Sa te shpeshta jane crregulliet e gjumit?
Pagjumesia (Insomnia) eshte shume e shpeshte dhe ne nje menyre apo nje tjeter ndikon mbi te gjithe ne, ne nje periudhe te jetes tone apo nje tjeter. Pagjumesia shfaqet me shpesh te femra dhe tek te moshuarit.Zakonisht me kalimin e kohes, njerezit plaken dhe gjendja e tyre shendetesore perkeqesohet duke e bere te nevojshme perdorimin e ilaceve per te trajtuar patollogji te ndryshme, gje qe rrit incidencen e shfaqjes se simptomave te pagjumesise.

No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 INSOMNIA Empty Diagnostikimi dhe trajtimi i patollogjive Pedieatrike "Liber"

Mesazh nga No.i.d Tue Jun 29, 2010 3:49 pm

Current Pediatric Diagnosis & Treatment 18th edition 2006
Diagnostikimi dhe kurimi i patollogjive pediatrike, Vellimi 18 2006

Ky volum afron nje permbajtje tejet koncize dhe te sakte per sa i perket sherbimit ambulator dhe spitalor te kujdesit te femijeve qe nga lindja, pergjate foshnjerise e deri ne adolishence.
Me nje perpikmeri te pashembullt, autoret i pergjigjen pothuajse cdo pyetjeje dhe dileme qe mund te dale gjate praktikes se perditshme duke na sjelle njekohesisht detaje te mirefillta qe e ndihmojne mjekun pediater te arrije nje diagnostikim te shpejte dhe efikas te patollogjise dhe te jete ne gjendje qe te afroje nje plan kurimi te mirefilte dhe efikas.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 INSOMNIA Empty Re: INSOMNIA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi