Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:25 pm

Secila ditë e muajit ka vibrimin e vet të veçantë numerik, nga i cili varet disponimi ynë i gjithëmbarshëm, ritmi jetësor e madje edhe vetë jeta. Se a do të jemi në ditën e caktuar të kthjellët apo të vranët, do të ngrihemi apo do të bijmë shpirtërisht, do ta duam vetveten dhe çdo gjë që na rrethon apo do ta urrejmë tërë botën, krejt kjo varet nga vibrimet astrale, kozmike në momentin e dhënë. Vibrimi numerik ka ndikim të veçantë në ditën e lindjes të secilit prej nesh veçanërisht.
Po qe se jeni të lindur të parin, të dytin apo cilëndo qoftë ditë të muajit, karakteri juaj është i kushtëzuar, në një mënyrë i parapërcaktuar, me numrin e asaj date. Ku dallon numri i ditëlindjes suaj nga numri i ciklit tuaj jetësor? Numri i ciklit të jetës është themelor, numri qenësor i personalitetit tuaj. Numri i ditëlindjes suaj ju paraqet të atillë siç të tjerët ju shohin. Ky numri i fundit është ekuivalenti numerik i ndikimit astrologjik.
Të kuptuarit e vetvetes është çelësi për forcën kozmike e cila është në ne, forcë e cila gjithnjë rishtas na kthen në jetë, forca jetësore e cila vërtet është esenca e jetës në ne si edhe i jetës jashtë nesh. Sepse, të tjerët mund t'i njohë vetëm ai i cili paraprakisht e ka njohur vetveten, por ndodh edhe e kundërta: duke njohur të tjerët, ne në të njëjtën masë e njohim edhe vetveten. Vështrojeni qenien tuaj me sytë e të tjerëve, që të mund t'i zhvilloni potencialet tuaja më të mëdha intelektuale dhe shpirtërore. Kijeni, me këtë rast, parasysh se dita e lindjes suaj është e pavarur nga muaji dhe viti në të cilin jeni të lindur.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:26 pm

Për të lindurit në 1 të cilido muaj
Ju i keni të gjitha vetitë e një prisi; karakterizoheni me guxim, nisjativë dhe me aftësitë organizative. Keni shpirt aktiv dhe të ndritur, si dhe mendje tejet kreative. Nënshtrimi ndaj urdhrave, apo vetëm zbatimi i urdhrave, për ju është e neveritshme dhe e huaj për karakterin tuaj. Jeni kurajozë, të vetëdijshëm për aftësitë tuaja, dhe kurrë nuk lëkundeni për t'u ballafaquar edhe me problemet më të rënda jetësore.
Duke qenë se jeni "kokë në vete", gjë që këtu ka kuptim pozitiv, për ju problemi më i madh është si të bashkëpunoni me të tjerët, sepse çdo gjë e dëshironi me tuajën, sipas ideve tuaja. I mjaftoni vetvetes, kurse në shoqëri dilni vetëm nga nevoja. Nuk mund ta duroni askend, edhe pse, shikuar nga jashtë, jeni të qetë dhe të heshtur e, me këtë, edhe plot dashuri e ngrohtësi për të tjerët.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:26 pm


Për të lindurit në ditën 2 të cilitdo muaj
Ja, bashkëpunëtori i përsosur, partner të cilin vetëm mund ta dëshironi! Roli juaj në jetë është që t'i zbatoni në jetë idetë dhe projektet e të tjerëve, gjë që nuk do të thotë se ju mungon krijimtaria origjinale, por se origjinaliteti juaj qëndron në atë që t'i gjeni rrugët dhe mënyrat më të mira për jetësimin e ideve të njerëzve me të cilët bashkëpunoni.
Për nga natyra jeni të butë dhe të ndijshëm dhe kurrë nuk nguroni që t'i tregoni ndjenjat tuaja. Gjithmonë jeni të matur, të kujdesshëm, jovetiakë dhe, në çdo moment, plot mirëkuptim për të afërmit. Edhe pse nuk jeni karrieristë, njerëzit mund të krijojnë përshtypje të tillë, sepse gabimisht mund ta interpretojnë gatishmërinë tuaj për t'iu ndihmuar të tjerëve.
Nuk guxoni t'iu lejoni të afërmve që t'i shfrytëzojnë, duke i keqpërdorur, ndjenjat tuaja fisnike, natyrën tuaj joegoiste!
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:26 pm

Për të lindurit në ditën 3 të cilitdo muaj
Popullariteti dhe kontaktet me shumë njerëz jua marrin kohën e çmueshme. Spirituoziteti dhe sharmi natyror ju ndihmojnë të zini shumë miq, dhe që në çdo shoqëri të jeni në qendër të vëmendjes. E doni shoqërinë tepër, dhe gjithnjë përpiqeni që të jeni sa më zbavitës në secilin rast. Jeni të talentuar gjithanshmërisht, keni talent për shumë arte, por asnjërin talent nuk e zhvilloni deri në fund, pasi që ngapak jeni hutaq. Ashtu e derdhni energjinë tuaj kreative në banalitete, harxhoheni në jetën e lehtë. Por, jo: njerëzit ju duan, dhe gjithkund jeni mysafirë të dashur.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:27 pm

Për të lindurit në ditën 4 të cilitdo muaj
Keni zë të mirë, jeni të besueshëm dhe të sigurt. Thënë simbolikisht, ju jeni si Pjetri - gur këndi. Supozohet se jeni mjeshtër kozmik i cili gjithkund vë themele. Jetën e keni aktive dhe kreative, pasi që pandalim punoni për të mirën e njerëzimit. Jeni shumë praktikë, ndaj keni shumë sukses në punët e natyrës materiale dhe praktike.
Kurrë nuk iu ikni detyrimeve, dhe gjithmonë e bëni atë që ka qenë dashur bërë. Kijeni në mendje se kuadrati është simboli i numrit katër: dhe ju më së lehti do të ngriheni shpirtërisht brenda kuadratit, po qe se në atë rast nuk jeni të lidhur me botën fizike.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:27 pm

Për të lindurit në ditën 5 të cilitdo muaj
Për nga natyra jeni shpirt i trazuar, i doni ndryshimet dhe llojllojshmëritë, kurse gjithanshmëria juaj rrallë haset tek njerëzit tjerë. Jeni orator tepër i shkathtë, dhe këtu gati se jeni të pashembullt. Çdo gjë që bëni, karakterizohet me shpejtësi, efikasitet dhe qartësi. Keni shpirt të paqetë, bredhëritës; jeni temperamentë dhe sensualë. Jeni të lindur artistë, ëndërrimtarë dhe poetë të jetës, por vetë jeta për ju është art mbi arte. Pesë është numri i mistikëve, që do të thotë se ju jeni magjistar të lindur, alkimistë, mistikë.
Jeni të prirur për ezoteri, magji, mësimet okulte; jetoni për dashuri dhe nga dashuria. Jeni joekzistus si pakgjë në natyrë dhe, nguteni nga njëra përvojë në tjetrën, duke mbledhur bukurinë dhe lëngun e çdo gjëje dhe të të gjitha krijesave, që tërë këtë në fund t'ia shtoni urtisë suaj, me të cilën natyra ju ka pajisur. Asgjë nuk mund të ju lidhë gjatë për një gjë, për një vend; sepse gjithmonë rishtas synoni kah takimet e reja, kah njohjet e reja, udhëtimet e reja. Jeni mendjemprehtë e jo rrallë edhe kritikë mjaft të ashpër, por për nga shpirti jeni të ngrohtë, të butë dhe sensitivë.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:27 pm

Për të lindurit në ditën 6 të cilitdo muaj
E tërë jeta juaj është vargan hapash progresivë, meqë nga çdo përvojë nxirrni mësime të dobishme. Ju mësoni në çdo hap dhe me secilin hap arrini kokërr të re urtie, duke përforcuar karakterin tuaj e duke fuqizuar individualitin tuaj. Jeni shumë të dhënë pas familjes dhe shtëpisë, dhe njëra nga ëndrrat tuaja më të dashura është që t'i lumturoni ata që i doni.
Keni dëshirë t'i pranoni detyrimet që priten nga ju, të cilat vërtet janë të shumta. Puna dhe harmonia në jetë për ju janë shumë të rëndësishme, dhe ju e gjakoni rivënien dhe mbajtjen e tyre.
Besoni se dashuria mund të dominojë mbi të gjitha, se me dashuri ngadhënjehet mbi të gjitha, dhe ky besim tërësisht ju shpërblen dhe ju udhëheqë në jetë.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:27 pm

Për të lindurit në ditën 7 të cilitdo muaj
Keni natyrë të qetë dhe jo të imponueshme, përgjithmonë të interesuar për përmbajtje më të thella dhe më të fshehta të jetës sesa për manifestimet e saj sipërfaqësore. Me të gjitha, lini përshtypjen e personalitetit kreativ serioz dhe studimor. Pak njerëz ju njohin në të vërtetë, se ju nuk e tregoni zemrën tuaj dhe ndjenjat. Jeni të prirur ndaj misticizmit dhe ndaj mësimeve të Lindjes, si dhe ndaj arteve të bukura.
E injoroni botën materiale, fizike, dhe besoni se shpirti dhe shpirtërorja janë mbi të gjitha. Jeni ëndërrimtar të mëdhenj dhe poetë të jetës. Shtatë është numër i mistikëve dhe okultistëve.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:28 pm

Për të lindurit në ditën 8 të cilitdo muaj
Ju jeni mishërim i njeriut i cili i zbaton në vepër ligjet e jetës. Tregoni aftësi për shumë trajta organizimi, si në familje ashtu edhe në shoqëri. Me lehtësi të madhe i bëni të gjitha punët e natyrës materiale, sidomos ato që lidhen me fitimin e parasë. Kur miqtë tuaj janë në vështirësi, ata ju drejtohen për ndihmë, sepse e dinë se ju keni mirëkuptim për problemet e të afërmve dhe askujt nuk ia mohoni përkrahjen e gjithëmbarshme. E ndieni nevojën që të flijoheni për të tjerët, në radhë të parë për farefisin dhe miqtë tuaj.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:28 pm

Për të lindurit në ditën 9 të cilitdo muaj
Ju ju karakterizon ndjeshmëria dhe zemërgjerësia, ngrohtësia dhe toleranca. Keni përvojë jetësore tejet të begatë dhe horizonte të gjera. Jeni të prirur kah mësimet okulte, magjia, alkimia, spiritualizmi. Mbi të gjitha e çmoni muzikën dhe letërsinë e bukur, në radhë të parë poezinë. Keni për të udhëtuar shumë, keni për të vizituar shumë vende dhe qytete e në njërin nga ato udhëtime do ta takoni edhe personin e ëndrrave tuaja. Me atë person do të jeni të lumtur, si edhe ajo me ju; do ta vazhdoni rrugëtimin në dysh, sepse me të jeni shumë të lidhur në planin kërkimor dhe shpirtëror. Nëntë po ashtu është numër magjik, e kjo don të thotë dashuri, harmoni, mirëkuptim, mësim të fshehtë.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:28 pm

Për të lindurit në ditën 10 të cilitdo muaj
Ju jeni qenie e ndryshimeve, alkimist i jetës. Si rrallë kush ia dilni që të keqen ta shndërroni në të mirë, urrejtjen në dashuri, shëmtinë në bukuri. Gjithmonë jeni të kthjellët dhe përplot optimizëm. Besoni edhe në të pamundurën; dhe jo vetëm se besoni, ju edhe në vepër jeni të atillë. Njerëzit thjesht jua kanë lakminë, madje ngapak edhe zilinë për fuqinë shpirtërore. Dini t'i udhëhiqni gjërat, që të gjithë penjtë e fatit t'i mbani në duart tuaja.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:29 pm

Për të lindurit në ditën 11 të cilitdo muaj
Ju e keni një tërheqshmëri magnetike jo të zakonshme; pasi që numri 11 merret edhe si zotërues i fuqisë. Ju ju karakterizon intuita tejet e zhvilluar dhe gjakimi kah idealet e larta. Nga veçantitë e magnetizmit tuaj gati se shpërthen elektriciteti, energjia çudibërëse e cila ju ngritë mbi të gjitha problemet jetësore.
Ëndrrat tuaja nuk janë ëndërrim i kotë, meqë ju edhe idetë më të mëdha i zbatoni në jetë. Shpesh dashuroheni, por vetëm në fund e gjeni personin me të cilin do të jetoni jetë të gjatë dhe frytdhënëse.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:29 pm

Për të lindurit në ditën 12 të cilitdo muaj
Ju në njerëz lini përshtypje mahnitëse. Jeni tejet atraktivë, si në dukjen fizike ashtu edhe në aspektin shpirtëror. Jeni të drejtë dhe të matur; aksionet tuaja të motivuara janë nga parimet më të larta morale. Jeta shoqërore ka rëndësi shumë të madhe për ju, e edhe vetë jeni tejet aktivë në krijimin e asaj jete.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:29 pm

Për të lindurit në ditën 13 të cilitdo muaj
Ju posedoni aftësi të pakufizuara për punë, edhe pse në fëmijëri jeni dukur si të painteresuar për çfarëdolloj pune. Në bazë të kësaj shihet se jeni adeptë të lindur, meqë dobësitë tuaja ia keni dalur që t'i shndërroni në mbifuqi, dembelinë në aktivitet, shëmtinë në bukuri. Nëse jeni të qëndrueshëm, do të bëheni shembull dhe prijës, si i të dedikuarve ashtu edhe i masave të gjera. Njerëzit kanë për të ju festuar, thjesht do të ju adhurojnë. Keni shumë talente; jeni të prirur për pikturë, muzikë, si dhe për artet aplikative. Trembëdhjetë është po ashtu shenjë e fortë, numër okult.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:29 pm

Për të lindurit në ditën 14 të cilitdo muaj
Ju jeni lajmëtari i së vërtetës. Gënjeshtra, madje edhe kur ka qëllim të mirë në vetvete, është e huaj për qenien tuaj. Në ju shfaqet nevoja që në botë ta përhapni mendimin tuaj, bindjet dhe idetë tuaja. Jeni kritikë të jashtëzakonshëm. Shija juaj e rafinuar dhe profesionaliteti ju sigurojnë autoritet të lartë tek të gjithë që ju njohin. Ju karakterizon shpirti i fuqishëm dhe kreativ. Imagjinatën e keni shumë të zhvilluar dhe pjellore, i doni ndryshimet dhe llojllojshmërinë. Dobësia juaj e vetme është "jeta e ëmbël". Prirja kah udhëtimet dhe ndryshimet mund ta pengojë zhvillimin tuaj; për ju është më së miri që të mbeteni në shtegun tuaj.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:30 pm

Për të lindurit në ditën 15 të cilitdo muaj
Shtëpia, familja, miqtë nga rrethi i atyre që i doni, ju pengojnë në njëfarë mënyre, por në instancën e fundit kjo nuk ju pengon. Problemet e natyrës juridike dhe të arsimimit ju interesojnë posaçërisht. Mund të jeni orator i shkëlqyeshëm, ligjërues, shkrimtar apo spiker. Idetë tuaja origjinale mund të ju sjellin sukses në punë, sepse jeni si rrallë kush të durimshëm, rezistentë, të qëndrueshëm. Bukuria në trajta të ndryshme është shumë e rëndësishme në jetën tuaj, prandaj edhe keni vënë ekuilibrin në mes të shqisores dhe shpirtërores, konkretes dhe abstraktes.
Ndjenja fort e shprehur e detyrimit mund të ju pengojë në gjetjen e lumturisë suaj personale. Ju më me dëshirë iu ndihmoni të tjerëve, por ruajuni që joegoizmi juaj të mos e kufizojë dhe pengojë zhvillimin e potencialeve tuaja intelektuale dhe shpirtërore. Jini të dashur dhe joegoistë, por jo përtej kufijve të cilët mund t'i përballoni.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:30 pm

Për të lindurit në ditën 16 të cilitdo muaj
Ju jeni spirituozë, të shkathtë, të kujdesshëm dhe intelektualë. Shkaku i fuqisë kolosale të cilën e posedoni e me të cilën jeni në gjendje të rrënoni muret e paditurisë e të problemeve të rënda, shpesh nuk keni kohë që të merreni me marrëzinë. Pa vështirësi i zotëroni situatat, por këtë askujt nuk ia thoni, sepse jeni të thjeshtë dhe të qetë për nga natyra. Në jetë ju interesojnë gjërat më të thella dhe më të subtile, si edhe çdo gjë që është mistike. Keni ndikim të madh magnetik në njerëz, por nuk jeni mjaft të fortë që të distancoheni nga adhuruesit tuaj. Prandaj, në disa momente jeni tejet të tendosur, dhe çdo nerv e keni të tendosur si teli në violinë. Atëherë ju nevojitet relaksimi, si në planin shpirtëror po ashtu edhe në atë fizik. Tendosja e tepruar mund të ju sjell në depresion të cilës duhet t'ia preni hovin me kohë.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:31 pm

Për të lindurit në ditën 17 të cilitdo muaj
Ju ju karakterizon ambicioziteti, guximi dhe vitaliteti. Kur me të vërtetë aktivizoheni, dhe kur jepni çdo gjë prej vetes, çdo gjë mund të arrini. Suksesin jua sjellin idetë tuaja origjinale dhe prezentimi i tyre i urtë para të tjerëve. Gjërat i kuptoni më thellësisht se të tjerët, prandaj ngandonjëherë jeni të vetmuar; por kjo aspak nuk ju pengon, pasi që ju lumturinë tuaj e gjeni në botën tuaj personale.
Shpeshherë tërhiqeni në vetmi, nga arsyeja se keni frikë nga njerëzit, edhe pse keni natyrë të shoqërueshme. Droja juaj jo rrallë mund të ju shokojë, sepse jeni mësuar që të jeni prijës, që të gjitha gjërat vetë t'i sinkronizoni. Në ato momente zbuloni se thellë në ju është një qenie më subtile, e cila iu kundërvihet aktiviteteve tuaja shoqërore. Natyra juaj është lirike, e ndijshme dhe ju, në të vërtetë, nuk jeni ashtu siç të tjerët ju shohin.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:31 pm

Për të lindurit në ditën 18 të cilitdo muaj
Ju jeni njeri i virtyteve dhe thjeshtësisë. Nuk dëshironi që të imponoheni shumë në shoqëri; jeni të qetë dhe të vetmuar. Juve më së tepërmi ju tërheqë natyra sepse ju jeni fëmijë i Nënës Natyrë. Po qe se jeni të qëndrueshëm në rrugën tuaj, mund të bëheni biolog apo botanist i shkëlqyer/shëm/, edhe pse edhe poezinë nuk e keni për të huaj.
E doni jetën, dini t'iu gëzoheni gjërave të vogëla, të zakonshme; besoni se përmbajtjen e jetës e përbëjnë pikërisht ato gjëra të thjeshta, të zakonshme.
Njerëzit nuk ju njohin mirë, shkaku se ju vetë nuk iu tregoheni, së andejmi shpesh jeni enigmatikë, misteriozë për rrethin tuaj. Të jesh në shoqëri me ju - ajo është kënaqësi e vërtetë! Ju jeni person tejet të ngrohtë, spirituozë, joimponues. \
Keni kuptim të gjithanshëm për botën, për të afërmit tuaj, për miqtë tuaj, por të afërmit shpesh nuk ju kuptojnë, prandaj, së andejmi, në disa momente, jeni tepër të palumtur. Vuani shkaku i të tjerëve, e kjo nuk do të duhej të ndodhte, sepse bota thjesht është e atillë/ashtu/ siç është, dhe ju si të tillë duhet ta pranoni.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:31 pm


Për të lindurit në ditën 19 të cilitdo muaj
Ju ju karakterizojnë durimi dhe qëndrueshmëria. Para se të sillni çfarëdo vendimi, mendoni gjatë për çdo gjë, e vështroni nga të gjitha këndvështrimet, e peshoni secilën 'për' dhe 'kundër'. Por, kur veçse e pranoni një gjë, atëherë shkoni deri në fund, pavarësisht nga sakrifica dhe pasojat.
Për nga natyra jeni të butë, të qetë dhe emotivë; i ruheni çdo banaliteti. Në secilin njeri e kërkoni dhe e gjeni atë më sublimen, më fisniken; askë për asgjë nuk e gjykoni; jeni tolerantë dhe, në çdo situatë, tregoni mirëkuptim maksimal për veprimin e të gjithëve.
Keni prirje ndaj muzikës, poezisë dhe pikturës, por mbi të gjitha ju magjepsin pikturat e artistëve të hershëm. Ju tërheqin edhe mësimet okulte, ku e shihni çelësin për të gjitha problemet njerëzore.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:32 pm

Për të lindurit në ditën 20 të cilitdo muaj
Ju jeni personi të cilin me kënaqësi e pranon rrethi, edhe pse për nga natyra nuk jeni imponues. Jeni të kthjellët, të qeshur dhe në çdo situatë rrezatoni ngrohtësi dhe dashuri. Nuk i dëshironi spekulimet, nuk teorizoni shumë, pasi që jeni qenie aksioni, që do të thotë: njeri që të gjitha idetë menjëherë i shndërroni në vepër.
Ata të cilët nuk ju njohin mirë, ju marrin si qejfli të mëdhenj, edhe pse ju në esencë jeni diçka krejt tjetër. Ju thjesht i gëzoheni jetës dhe mendoni se jeta është shenjtëria më e madhe. Për ju sikur nuk ka probleme të pazgjidhshme dhe me këtë më së tepërmi i tërhiqni njerëzit. Gati se magjikisht ndikoni në personat e polit të kundërt, e kjo rrjedh shkaku se besoni në vetvete, se jeni, si pak-kush, entuziatë, përplot optimizëm.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:32 pm

Për të lindurit në ditën 21 të cilitdo muaj
Edhe numri 21 merret si numër magjik, pasi që në vete mban dy numra të fuqishëm: 2 dhe 1. Numri 2 është principi material, kurse 1 është simbol i kozmosit, Zotit, energjisë hyjnore. Kështu që ju, me vetë lindjen, jeni të prirur kah magjia, mësimet e fshehta, mistika, okultizmi. Për ju me shumë rëndësi është ekuilibri në mes të materiales dhe shpirtërores, të dukshmes e të padukshmes, së poshtmes dhe së lartmes.
Në jetë do t'i keni shumë mësues, do t'i pranoni shumë mësime, por në fund do ta gjeni rrugën tuaj dhe do të sillni diçka të re në nivelin okult. Në vitet tridhjetë të jetës do ta kuptoni se jeta, vetvetiu, në qoftë se në mënyrë adekuate e kuptoni, është më e madhe se të gjitha artet.
I besoni dashurisë dhe ai besim ka për t'ju mbajtur, madje edhe në krizat më të mëdha, deri në fund të jetës së gjatë dhe të frytshme.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:33 pm

Për të lindurit në ditën 22 të cilitdo muaj
Ju keni frikë nga ndryshimi i papritur. Jeni të pavendosur në sjelljen e vendimit. Shumëçka ju lidhë me botën materiale, prandaj edhe ndiheni të pasigurt në sferat intelektuale dhe shpirtërore.
Ndryshimet e mëdha kah e mira ju presin para fundit të decenies së katërt të jetës. Do të keni sukses në punët që lidhen me shkencat natyrore, pasi që ju jeni dy herë botë tokësore (numri 2 është dy herë shenja juaj).
Nuk besoni shumë në gjërat e padukshme; i përmbaheni besnikërisht asaj që ju sjell begati materiale.
Jeni të lidhur për shtëpinë dhe familjen; në rrethin e të afërmve tuaj e gjeni gëzimin dhe ngrohtësinë e gjithëmbarshme.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:33 pm

Për të lindurit në ditën 23 të cilitdo muaj
Që me lindje jeni të parapërcaktuar për gjëra të mëdha, për ndërmarrje të mëdha në jetë; por, jo: duhet të investoni mjaft angazhim edhe për t'i realizuar idetë tuaja. Jetën nuk do ta keni të lehtë - do të keni mjaft probleme materiale - por në fund të gjitha vështirësitë do t'i tejkaloni. Fama ju pret në mes viteve tridhjetë dhe katërdhjetë të jetës. Në këtë periudhë do të keni më tepër dashuri, por, njëra, megjithatë, ka për të qenë më e madhe nga të gjitha.
Njerëzit kanë për të gjykuar gabimisht për ju, sepse të gjithë do ta shikojnë vetëm atë të jashtmen, e askush nuk do ta ndjejë natyrën tuaj subtile. Keni shpirt të mrekullueshëm; ju tërheqin të gjitha gjërat e bukura e të lartësuara, derisa për gjërat e shëmtuara i ikni çdo bisede.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n Fri Jul 02, 2010 11:33 pm

Për të lindurit në ditën 24 të cilitdo muaj
Bota e argëtimit ju tërheqë shumë, pasi që mendoni se vetëm në një botë të tillë shprehet natyra juaj e vërtetë. E doni jetën e lehtë dhe të këndshme, por rrethanat materiale nuk ju lënë që të notoni në ujërat e hedonizmit. Por, jo; ju edhe më tej besoni se nuk ka për të zgjatur shumë kur edhe ylli juaj i fatit do të vezullojë në qiellin e të privilegjuarve.
Në të gjitha rastet, do të kishit mundur ta shijonit lumturinë në estradë apo skenë, si këngëtarë, gjegjësisht si artistë, duke qenë se keni mjaft dhanti dhe prirje kah këto arte, edhe pse edhe artet tjera - si poezia dhe piktura - nuk ju janë të huaja.
Shpesh jeni të shqetësuar e të trazuar, e që edhe vetë të mos e dini se përse. Kjo vjen nga ajo se ju do të dëshironit shumë më tepër sesa që rrethanat ju lejojnë. Mos fluturoni aq lart, lëshohuni për toke, dhe lumturinë kërkojeni në gjëart e vogëla, në mesin e botës së zakonshme.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes..... Empty Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi