Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

3 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:05 am

Evrini & Ola behen prinder

Në fundjavë, dy ish-aktorët e “Portokalli”, kanë dalë në qetësi nga mjediset e maternitetit me dhuratën më të bukur që kanë parë që nga lidhja e tyre dashurore. Bëhet fjalë për dy prindërit më të rinj të kryeqytetit, aktorët Ervin Bejleri dhe Gladiola Harizaj. Ka qenë një bebe, pikërisht një vajzë që e kishin pritur prej kohësh të vinte në jetë, ishin kujdesur aq shumë dhe më në fund, Ervini dhe Ola mbanin në dorë krijesën e tyre të dashur. Ishte një vajzë, ashtu siç edhe e kishin imagjinuar. Ola ndihej më e lumtur, pasi i ishte dashur që për një periudhë të gjatë të përkushtohej në këtë shtatzëni të parë, duke hequr dorë nga gjithçka. Tani që mbante në dorë vajzën e saj, duket se ndihet më e lumtur se asnjëherë tjetër, edhe atëherë kur ka marrë duartrokitjet për herë të parë në skenë, nuk është ndier kaq shumë e ngazëllyer. Megjithatë, ata nuk duan që të ekspozojnë vajzën e tyre në faqet e para të mediave, ndoshta sepse kështu e do zakoni, që për një periudhë kohe vajza duhet të ambientohet me familjen dhe më pas nuk ka pikë dyshimi që do të jetë protagoniste në media. Por duket se ardhja në jetë e vajzës së Ervinit dhe Olës, ka bërë që këta të dy “të ngujohen” në shtëpi për të qenë afër vajzës së tyre të vogël. Madje ata kanë lënë edhe impenjimet e tyre të përditshme, për të përjetuar deri në pikën e fundit emocionin e të qenit prindër. Për momentin nuk preferojnë që të rrëfejnë asgjë për vajzën e tyre, madje as emrin nuk mundëm dot t’ia mësojmë nga miqtë më të afërt të çiftit. Madje, me aq gëzim e kanë pritur ardhjen e vajzës, sa kanë lënë pas dore edhe lokalin, ku ditët e fundit më shumë janë shfaqur prindërit e tyre, duke e menaxhuar atë, ndërsa në disa raste është parë edhe Ervini për t’i dhënë fund punëve të mbetura pezull. Nëse periudha e shtatzënisë ka qenë një moment më i vështirë për aktoren e njohur si stjuardesa dhe parukierja e “Portokallisë”, përsa i takon Ervinit, ai nuk i ka thënë dot jo asnjë oferte që i është bërë gjatë kësaj periudhe, kryesisht në teatër. Por duket se një nga momentet më të spikatura të karrierës së tij ka qenë gjithashtu edhe show i njohur “Ditari i Krokodilit”, që nisi para pak kohësh në krah të mikut të tij, Elvis Pupa.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:06 am

Enki Shabani me pene ne dore...


E kishit menduar Enkin shkrimtare?! Një libër i plotë me poezi është sfida e radhës për këngëtaren simpatike, ndërsa nuk lë pas dore muzikën, ku ajo po përgatitet për një tjetër surprizë

Gjithë famën e fituar e ka vënë në dispozicion të pasionit që asnjëherë nuk i ka munguar. Pas pjesëmarrjes në një “reality shoë” shqiptar, Enki Shabani “ka ndezur motorët” e suksesit. Së shpejti po përgatitet për të sjellë një videoklip të ri, ndërsa është në përfundim të një vëllimi të plotë me poezi. Pakkush e ka menduar Enkin me penë në dorë! Fletë të tëra të mbushura me copëza nga jeta reale e vajzës simpatike do të përmblidhen në një libër të plotë me poezi, që do të shohë së shpejti dritën e botimit. Kjo periudhë është një nga më dinamiket që ajo po kalon, sepse nuk është vetëm muzika angazhimi kryesor i ditëve të saj. Sfida e radhës është më e rëndësishme se kaq: një libër që ajo ende nuk e di sesi do të pritet nga lexuesi shqiptar. Me siguri të parët që do e blejnë janë fansat e shumtë që ajo ka fituar gjatë kohës që ishte pjesë e “reality shoë”-t, por edhe ata që pëlqejnë muzikën e saj. “Është e vërtetë që pakkush e di faktin që unë shkruaj, dhe e shtyrë nga frymëzimi im, kam vendosur të shkruaj një libër me poezi, të cilin e kam në përfundim. Është një sfidë aspak e lehtë për mua, por kam bindjen se do t’ia dal mbanë me sukses, sepse kam pasionin që më shtyn të bëj gjëra të bukura”, është shprehur Enki. Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë eksperiencë, është ideja për të sjellë në duart e lexuesve copëza nga jeta reale, ku nuk do të mungojë as ajo sentimentale. Në faqet e librit të saj nuk do të ketë asnjë grimë të trilluar, pasi Enki ka marrë përsipër që të zbulojë detaje interesante nga çdo histori e jetuar që ka lënë gjurmë në jetën e saj. “Duke lexuar këtë vëllim me poezi, shumë fansa të mi do të ndeshen me një pjesë tjetër të panjohur dhe të pazbuluar më parë nga unë. Besoj se kjo është një gjetje speciale nga ana ime, që e bën edhe më të veçantë këtë krijim. Jam shumë optimiste për ecurinë e tij në tregun shqiptar, pasi njerëzit që kanë mundur ta lexojnë vëllimin të redaktuar deri më tani, më kanë dhënë të gjithë vlerësime pozitive”, vijon ajo. Por në jetën e studentes së psikologjisë, pjesa tjetër e rëndësishme që është e ngërthyer po nga pasioni, është padyshim muzika. Pas videoklipit të saj të parë “Nuk je vetëm ti”, ofertat për të kënduar kanë qenë vërtet shumë. Ndërsa tani, Enki po përgatitet për të sjellë edhe një këngë të dytë, në një stil krejt të ri. Nuk ka ritëm, nuk ka R&B, po kjo është një tjetër dëshirë e Enkit për të prezantuar risi tek publiku dhe tek fansat e saj. Që me herën e parë duket se ajo ka goditur në shenjë, sepse vetëm hiti i parë ka bërë që shumë pronarë lokalesh e klubesh ta ftojnë atë për të kënduar. “Kënga ime e dytë tashmë ka përfunduar, por këtë herë do të punoj më gjatë për realizimin e klipit. Besoj se ai do të dalë pas pak kohësh, pasi unë dua që të investoj shumë në anën artistike. Edhe imazhi e performanca ime nuk do të jenë më ato të mëparshmet, sepse unë dua të sjell çdo herë diçka të re tek fansat e mi”, pohon Enki Shabani. Gjatë sezonit të verës, ajo ka qenë e ftuar në disa klube, ku ka dhuruar një atmosferë të jashtëzakonshme tek të pranishmit. Duke u marrë me aktivitetet artistike, ajo ka lënë pas dore pushimet. Por së bashku me shoqet e saj, Enki ka planifikuar pushime jashtë shtetit. Ndoshta do të habiteni kur të dëgjoni se një vajzë e njohur dhe simpatike si ajo, nuk ka një mashkull në jetën e saj. Me gjithë thashethemet e shumta që qarkullojnë rreth saj, Enki është e kënaqur me atë që e rrethon. Jo më pak e lumtur ndjehet kur mendon vëllimin e saj të parë me poezi, që do të jetë së shpejti në duart e lexuesve shqiptarë, e kjo për këngëtaren e re është një sfidë e fituar që në fillimet e saj.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:06 am

Tashmë mund ta quajmë me plot gojën “rapper”. Të paktën kështu i pëlqen ta përkufizojë veten Alban Rexha, i cili do të sjellë një këngë dedikuar anës së errët të kryeqytetit Ka dalë sërish nga “kafazi” i tij “Ujku” më i njohur i kryeqytetit, Alban Rexha. Nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë skandal, por thjesht po teston veten në rolin e “recituesit ritmik”. Kësaj radhe me një tekst kushtuar qytetit të tij. Për Rexhën, Tirana meriton më tepër se një këngë, pasi për të është qytetit i ëndrrave. Por kënga e tij më e fundit trajton më shumë anën e errët të qytetit. Mesa duket, rebeli që mbërtheu pas vetes një publik të tërë për muaj me radhë, ka vendosur të sfidojë kryetarin e bashkisë, i cili ishte i pari që i dedikoi një këngë qytetit të tij, në një bashkëpunim me “West Side Family”. Edhe pse kënga nuk është prezantuar ende për publikun e gjerë, Albani u premton fansave se kënga do të jetë një sukses i vërtetë. Djaloshi që u bë njohur falë një reality-show, nuk do të ngelet thjesht një kujtim i vagullt për publikun, madje ai ka vendosur t’i futet seriozisht tregut muzikor. Në intervistën e mëposhtme ai rrëfen paraprakisht mbi krijimin më të fundit muzikor dhe detaje të tjera nga jeta e tij.

-Pse pikërisht një këngë kushtuar Tiranës?

“Sepse Tirana është qyteti ku kam lindur, jam rritur dhe sidomos është qyteti i ëndrrave të shumë shqiptarëve. Nga ana tjetër, e ndjeja si detyrë t’i kushtoja një këngë qytetit tim”.

-Për çfarë flet kënga?

“Kënga nuk flet për bukuritë e kryeqytetit, por për anën “street” të tij. Të gjithë kemi qenë prezentë të ndryshimeve të mëdha që kanë ardhur dhe besoj se jemi prekur nga ky fenomen. Por, nga ana tjetër, nuk duhet mohuar kontributi i shumë njerëzve me punën e vazhdueshme për metropolin shqiptar. Kjo këngë u dedikohet të gjithë këtyre njerëzve”.

-Kush e ka realizuar këngën?

“Kënga është realizuar në “Immortal records”, me producent Ervin Gonxhin, ndërsa teksti është realizuar nga Big Basta, një ndër tekstshkruesit më të pëlqyer të momentit”.

-Kjo është hera e dytë që prezantoheni si këngëtar. Keni menduar seriozisht t’i hyni rrugës së këngës?

“Nuk është se unë bëj pjesë në kategorinë e atyre që quhen këngëtarë, por jam një recitues ritmik (rapper). Kam kohë që kam dashur të jem i tillë, dhe si pa kuptuar e shoh veten seriozisht të përfshirë në këtë biznes”.

-A e ndjeni veten në lartësinë e duhur, duke qenë se jeni një “recitues” amator?

“Nuk e di se kë quani amator, por t’ju them të vërtetën, kam gati 30 vjet jetë dhe kam dëgjuar “hip-hop” përpara se profesionistët të dëgjonin një rrymë të tillë. Megjithatë, më pëlqen të konsiderohem i sapofutur në treg. Fansat e mi duhet të bëhen gati për surprizat e “Ujkut”.

-Mos vallë prezantimi juaj në tregun muzikor është thjesht “të jem sa më i famshëm”?

“Nuk e kemi në karakter ne çunat e Tironës që të dëshirojmë të bëhemi të famshëm… Personalisht e bëj thjesht për pasion, asgjë më shumë”.

-Meqë jemi tek fama, sa i famshëm mendoni se jeni, tashmë që nga “Kafazi…” kanë mbetur vetëm kujtime të vagullta?

“Unë jam njeri i thjeshtë, që ai spektakël më ka lënë vetëm shije të mira dhe jo kujtime të vagullta. Për mua do të ishte mirë që të krenohen nipërit e mi me mua”.

-A do të kemi mundësi të shohim përsëri “Ujkun” në një spektakël të drejtpërdrejtë?

“Deri tani thuhet se do të realizohet dhe meqë unë u detyrohem shumë fansave të mi, mendoj se do të marr pjesë në të”.

-Si shkon jeta juaj në çift?

“Asgjë serioze. Problemi është se kemi shumë variante çdo ditë, por akoma nuk kam ngecur në diçka serioze”.

Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:06 am



TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......
« Pergjigju #3 : Shtator 06, 2008, 01:23:07 PD »
Pergjigju me citim
Grupi The SHBLSH ne “Vizion Plus”


Para disa ditësh, në një intervistë të dhënë për “Bluetooth”, grupi i djemve SHBLSH, konkretisht Julian Deda dhe Gentian Zeneli, deklaruan se do të largohen nga varieteja “Portokalli”, për shkak të problemeve me regjisorin Basha. Por pavarësisht nga largimi, ata premtuan se do të kthehen dhe duket se ky nuk është veç një premtim. Anëtari i këtij grupi, aktori Gentian Zenelaj, ditët e fundit është parë pranë studiove të televizion “Vizion Plus”, që ndodhen në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, duke biseduar me një nga drejtuesit e tij. Nga sa duket, shumë shpjet SHBLSH-at do të rikthehen me humorin e tyre brilant, tashmë në valët e “Vizion Plus-it”. Të shohim si do të shkojnë gjërat…

Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:06 am

Big Brother Albania: Arbri mban të bashkuar protagonistët

Edhe pse u bënë disa muaj që spektakli “Big Brother” ka mbaruar dhe ish-banorët e asaj shtëpie janë rikthyer në rrjedhën normale të jetës së tyre, duket se ata preferojnë ta ruajnë miqësinë me njëri tjetrin.

Arbri, fituesi i 50 mijë eurove të këtij spektakli duket se ka më shumë predispozitë se të tjerët për ta ruajtur këtë miqësi. Kjo edhe për faktin se ai ka iniciuar projektin “Ndryshimi fillon nga ti” dhe disa miq të këtij programi në krah të tij,janë veçse një gjë pozitive, pasi ata tashmë janë të famshëm. Të shtunën e kaluar paparaci ynë i gjeti tek një nga pubet e njohura në qendër të Tiranës.

Arbri si gjithmonë ishte i shoqëruar nga e motra Edlira dhe i fejuari i saj Gerti Bogdani. Ndërkohë në tavolinën e tyre ishin edhe Astriti, Jonida dhe Julinda. Arbri falë këtij projekti ka arritur të mbajë zgjuar kuriozitetin e të gjithë atyre që e pëlqyen dhe e votuan në “Big Brother” ndërsa të tjerët i janë kthyer jetës normale me ndonjë ndryshim të vogël.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:06 am

SHPATI: Agjërimi, njëra nga sakrificat e domosdoshme


Përveç agjërimit Shpati është i detyruar që të heqë dorë edhe nga gjëra të tjera në jetë me qëllim që të mbetet i devotshëm. Këngëtari i shumëpëlqyer nga Maqedonia njihet si njëri nga yjet i cili më së shumti i ndjek rregullat e fesë islame.

Shpat Kasapi njihet si një besimtar i devotshëm, i cili sidomos gjatë këtij muaji të madhërishëm të Ramazanit shkon edhe në xhami për të bërë lutjet e tij. “Unë agjëroj thuajse çdo vit, dhe kjo është një nga sakrificat më të thjeshta për mua. Përpiqem të jem sa më i devotshëm në besimin tim, duke mos konsumuar alkool edhe duhan.

Për aspektet e tjera… nuk është e nevojshme që të shpjegohem me hollësi, pasi e dashura ime, Afërdita, jeton shumë larg meje, dhe kjo ma bën edhe më të lehtë agjërimin korrekt gjatë muajit të Ramazanit që sapo ka nisur”, ka pohuar Shpati. Për të vetë fakti që është mysliman e obligon që ta agjërojë Ramazanin dhe t’i kryejë edhe obligimet e tjera fetare.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:07 am

Martohet Ermal Fejzullahu


Ermal Fejzullahu është martuar. Dasma e shumë përfolur e këngëtarit ka zënë vend të hënën mbrëma në hotelin “Grand” në kryeqytet. Me këtë rast të pranishëm ishin familjarë, miq e kolegë të shumtë të Ermalit. Ardhja e mysafirëve ka filluar në ora 19:00. Ndërsa, çifti ka arritur në hotel në orën 21:45. Disa adhurues të Ermalit e kanë pritur atë përpara hotelit “Grand”. Të pranishmit në dasmën e Ermalit i kanë argëtuar këngëtarë të shumtë, si: Sinan Vllasaliu, Miranda Hashani, Lindita Hakaj, Shkurte Fejza, e shumë të tjerë.
Mësohet se dasma ka zgjatur deri në orën 2:30 të mëngjesit.Megjithëse ishte paralajmëruar se pos natës së parë me familjarë e miq, Ermali do të mbaj edhe një natë tjetër me VIP, kolegë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, mësohet se kjo natë nuk do të mbahet.Madje, një natë të tillë e pati paralajmëruar edhe vet Ermali në një intervistë dhënë emisionit tonë javën e kaluar. Ermali ka kurorëzuar me martesë lidhjen me Arianën, pas një vit e gjysëm që kanë filluar atë.
Ktv.

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Mart1
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:07 am

Tani do më shihni nudo në pikturë

Rezarta Shkurta mbyllet në apartamentin e saj tani për të pikturuar. Rrëfen për, pasionin e saj të vërtetë dhe suprizat e një mbrëmjeje gala në Durrës për prezantimin e klipit te ri, ku shumë prej të ftuarve do të jenë deputetë. Nëse kjo deri tani mund të cilësohet si periudhë pauze për ju, me çfarë po merreni tani? Këto ditë jam e zhytur me punë. Normalisht jam angazhuar me pëgatitjet e këngës sime më të re. Është një këngë e kompozuar nga Genti Lako, veshjet do të jenë të Rezarta Skifterit dhe klipi do të realizohet nga regjisori Dejan Milicevic. Vazhdoni ende bashkëpunimin me kompozitorin Genti Lako, pse? Sepse është më i miri. J’ua bëj këtë pyetje pasi u tha që ju keni lidhur kontratë me grupin kosovar “Etno Engjujt”?

Me “Etno Engjujt” jemi akoma në bisedime. Thjesht kjo pasi kur marr vendime të rëndësishme për karrierën time e duhet ta mendoj mirë nëse me intereson apo jo. Regjisori maqedonas i klipit mesa dimë është Dejan Milicevic. Ka diçka që ju tërheq në fantazinë e tij krijuese, apo thjesht se është regjisori i momentit? Me kanë pëlqyer shumë punët e tij dhe vendosa t’ia besoj Dejanit këtë klip. Detajet e ceremonisësë promovimit, çfarë do ta bëjë madhështore? Supriza ndryshe do të ketë shumë duke filluar nga unë. Besoj se ajo mbrëmje që do të mbahet në “Flag Ship Center” në Durrës do të jetë shumë e veçantë, sepse nuk do të jetë vetëm një promovim por dhe ekspozita ime e parë e pikturës. E kam përgatitur çdo gjë me kujdes nga detajet më të vogla, e besoj se do t’ia kaloj mirë unë dhe miqtë e mi. Më përmendni ekspozitën tuaj të parë me piktura. Çfarë punimesh do të jenë? Pjesa më e madhe e tyre janë të stilit klasik dhe në telajo, por do të ketë dhe fotografi peisazhesh të bëra në vende të ndryshme të Shqipërisë. Cila mund të jetë një pikturë ndryshe nga të tjerat? Është një pikturë nudo, në të cilën nuk mund të specifikohet nëse jam unë apo jo, pasi qëllimi nuk ka qenë ky. Midis muzikës, modës dhe pikturës, kë do të zgjidhnit? Padiskutim pikturën. Është një art i qetë pa zhurmë, por që shpreh shumë. Ndërkohë ju jeni e martuar. A mund të na shuani kuriozitetin se cila është jeta që bëni si e martuar? Në këto momente me shumë sinqeritet jam në momentet më të mira të lidhjes sime me Ermalin. Kam dalë në konkluzionin që jam absolutisht shumë me fat… Ermali me jep dashuri por edhe forcën për të përballur çdo gjë.. Me beso jam me fat. Deri ku shkon liria juaj, dhe e bashkëshortit Ermalit në jetën si çift? Kam përshtypjen se kur dy njerëz duhen vërtet nuk kanë nevojë të vendosin kufij në lirinë e tyre. Besimi është 100 për qind. Kjo mbrëmje gala, mos ndoshta mund të kuptohet si një ceremoni martese për ju të dy? Jo. Martesa do të jetë martese, kjo është vetëm promovim ku të ftuarit do të jenë shumë seriozë, madje dhe deputetë. Ju ka ndodhur ndonjëherë të qëndroni të dy mbyllur me ditë të tëra në apartamentin tuaj? Ermalit jo, sepse është me punë. Mua më ka ndodhur jo më larg se këto ditë. Arsyeja e vetme është piktura. Mbani mend ndonjë arratisje pra udhëtim te çmendur? Ka shumë. Të gjitha udhëtimet tona kanë qenë të paplanifikuara. Keni menduar për sjelljen në jetë të një fëmije? Normalisht që po... Por jo për momentin dua të shijoj martesën time dhe rininë gjithashtu.Për çfarë jeni penduar deri tani? Për asgjë...Kam bërë dhe do bëj jetë të lumtur. Cila është një dëshirë që pret ta realizosh? Për momentin me janë realizuar të gjitha.. prit te mendohem... po po të gjitha. (qesh) Çfarë dini të shfaqni më mirë, dashurinë apo xhelozinë? Dashurinë.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:07 am

Rovena Dilo nën rrymën Gothic rock


Do të jetë surprizë për të
gjithë sepse këtë herë ajo vjen
ndryshe.Vjen nën një rrymë
që pak kush në Shqipëri e ka
eksperimentuar dhe kjo falë
një bashkëpunimi me
grupin Sunrise me solist të
talentuarin Gent Bushpepën.
Bëhet fjalë për
këngëtaren Rovena Dilo e
cila në këtë periudhë
provash para fillimit të Festivalit
të 47-të në Radiotelevizionin
Shqiptar zbulon
vetëm pak nga surpriza e saj
e fundvitit për Panorama
Plus. Kënga me të cilën Dilo
do të ngjitet të skenë i përket
mendoj që të gjithë hyjnë në
një konkurrim për të fituar”.
Por konflikti një vit më parë
që Zhulali krijoi me drejtuesit
e TVSH-së, nuk është problem
për të. Madje këtë vit, do
ta shoqërojë Flaka Krelani, në
duetin e natës së dytë.
TË DIELAT TEK “E
DIELL”
Ajo i numëron ende me
gishta muajt që kanë kaluar
pas atyre javëve plot tension
në skenën e “Etheve”. Dhe
pas tyre erdhi kënga “1
minutë” në “Top Fest 5”,
shumë ritmike dhe që në njëfarë
mënyrë ishte dalja e saj e
parë si këngëtare e vërtetë. Ka
nënshkruar një kontratë për
të kënduar çdo të diel tek
emisioni “E diell” në Top
Channel”, së bashku me Dorina
Xërxën e Dorina Garucin,
njëkohësisht mikeshat e
saj. Ftesa iu bë nga drejtori artistik
i spektaklit, Dorian
Gjoni,i cili kishte kompozuar
më parë këngën për “Top
Fest”. “Ndihem mirë pasi
gjatë gjithë kohës jam e zënë
me punë”, thotë Kejsi. “Dhe
për më tepër, se kjo është një
mundësi e vërtetë që më
mban në televizion”.
Rovena Dilo nën rrymën Gothic rock
rrymës Gothic Rock. Deri më
sot këngëtarja është përqëndruar
tek muzika e lehtë shqiptare
por tashmë adhuruesit
e saj do të kenë
mundësinë ta shohin edhe
nën ritmin e rokut gotik. Përsa
i përket këngës ajo mban
vulën e kompozimit të Armend
Rexhepagiç. Këngëtarja
Dilo ka marrë pjesë për
herë të fundit në Festivalin e
RTSH-së vitin e kaluar. Pas
skualifikimit të papritur që
në gjysëmfinale komentet e
bëra ishin ato që kënga nuk
kishte shumë motive shqiptare.
Për këtë vit ardhja
në skenë me një rrymë të re
në Shqipëri por mjaft të njohur
në Europë, Rovena dhe
Sunrise sigurisht që kanë
zgjuar kuriozitetin e publikut.
Tashmë Festival i
RTSH është kthyer në arenën
e sfidave për të shkuar drejt
Eurovizionit. Me sa duket ky
kthim drejt rokut ka të bëjë
me atë që në skenën e Festivalit
Europian disa herë
kanë patur sukses edhe
grupe rock siç ishin finlandezër
Lordi me “”Hard Rock
Hallelujah” në vitin 2006.
Se si do të paraqitet Rovena
dhe Sunrise në skenë mbetet
të numërojmë ditët e dhjetorit
drejt Festivalit.
ÇËSHTË GOTHIC ROCK
Gothic Rock apo siç njihet
Roku Gotik është një lloj
rryme muzikore e
rokut alternativ që
lindi në vitet 1970.
Kjo rrymë ka lidhje
me rokun “punk”
anglez. Gothic Rock
u nda nga kjo lloj
rryme në vitet e para
të 1980-ës. Artistët e
kësaj rryme flasin për
tema të errëta dhe
lëvizje intelektuale
siç janë gotika, horrori
romanticizmi
dhe nihilizmi. Disa
nga bandat e para që
kanë dalë në skenë
me këtë rrymë janë
Bauhaus, The Cure,
The Sisters of Mercy
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:07 am

Victoria dëshiron tё darkojё me Britneyn

Ish-anёtarja e grupit Spice Girls, Victoria Beckham, dëshiron tё darkojё me yllin problematik tё muzikës pop, Britney Spears.
“Victoria e njeh gjithkënd nё Hollywood përveç Britneyt. Ajo dëshiron tё takojё atё, dhe Jamie (ish-koreografi i Spice Girl’s) ka vendosur t’i ftojё tё dyja nё darkё”, ka thёnё njё burim pёr mediat angleze.

Victoria, e cila ёshtё e martuar me futbollistin e famshёm David Beckham, mё herët kishte thёnё se ajo urrente tё jetojё “nёn vëmendje tё përditshme”, siç ka bёrё Britneyu Spears.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:08 am

Amy Winehouse do tё bёhet disenjatore e modёs?

Krijuesja e hitit “Rehab”, Amy Winehouse, e cila aktualisht ёshtё nё pushime nё Karibe, raportohet se dëshiron tё futet ujёrave tё modёs.
Kёngёtarja, siç raportojnë mediat angleze, ёshtё dëgjuar se ёshtё nё negociata me markёn Fred Perry, veshjet e tё cilës i vesh shpesh.

“Ajo ishte e ngazëllyer po thuajse nё mёnyrё fёmijёrore dhe nuk mund tё ndalojё sё foluri pёr kёtё. Ajo duket shumё mё mirё dhe nuk duket se pi shumё”, ka bёrё tё ditur njё burim pёr The Sun.

Shija pёr stil e Amyt mё herët ёshtё lavdëruar edhe nga dizajneri i markës, Chanel, Karl Lagerfeld.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:08 am

Kaltrina Selimi nuk e pëlqen veten?

Kёngёtarja e muzikës pop, Kaltrina Selimi, ka thёnё pёr njё emision festiv tё Vitit tё Ri nё Kohavision se ajo nuk fotografohet shpesh pёr arsyen se nuk e pëlqen veten nё fotografi.
“Zakonisht fotografitё nuk i pëlqej edhe aq shumё. Ndoshta sepse nuk mё pëlqen vetja nё fotografi dhe e kam shumё problem kёtё. Kjo ёshtё arsyeja sepse nuk fotografohem shumё”, ka thёnё Kaltrina pёr KTV, duke u arsyetuar se pse nuk kishte sjellё foto nga festat e Vitit tё Ri.

Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:08 am

Lohan dhe e dashura zhvendosen në Dubai?

Aktorja Lindsay Lohan dhe e dashura e saj lezbike, DJ Samantha Ronson, raportohet se janë në kërkim të një shtëpie në parajsën e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Dubai, me qëllim t’i shmangin kamerat.
Dyshja raportohet se kanë rënë në dashuri me ishujt artificial në formë të palmës, pasi Ronson performoi në hapjen e hotelit superluksoz Atlantis Hotel, në fund të vitit të kaluar.

Edhe aktorja e filmit “Mean Girls” është e etur të shfrytëzojë mungesën e paparacëve në shtetin e Lindjes së Mesme duke harxhuar plot 2.18 dollarë për vendbanimin e ri.

Megjithatë dyshja duhet ta mbajnë lidhjen e tyre të qetë nëse zhvendosen në këtë vend mysliman, pasi homoseksualizmi është dukuri e palejuar.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:08 am

Genta nuk arrin të realizoj për këtë vit videoklipin e këngës “E pamundur”

Këngëtarja Genta Ismajli për shkak të angazhimet të shumta rreth programeve festive në televizionet tona dhe videokaseta të ndryshme, është dashur të shtyj për më vonë realizimin e videoklipit të saj të ri, të cilin pati premtuar se do ta publikoj brenda këtij viti.
Fjala është për videoklipin e këngës “E pamundur”, që tash këngëtarja premton se do ta publikoj gjatë muajit shkurt të vitit 2009. Balada “E pamundur” është pjesë e albumit të fundit të këngëtares, “Zero, zero”, i publikuar në treg gjatë sezonit të sivjetmë veror. Teksti dhe muzika e kësaj kënge janë punuar nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimi nga Virusi.Kjo është hera e parë që Genta realizon videoklip të një balade të përfshirë në albumin e saj.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:08 am

Leonora Jakupi, këngëtarja më e bukur kosovare

Këngëtarja Leonora Jakupi, është zgjedhur këngëtarja më e bukur kosovare nga një anketë e realizuar kohët e fundit nga agjencia e lajmeve Kosovapress.
Në këtë anketë pesëditore kanë marrë pjesë gjithsej 2084 qytetarë, prej të cilëve 616 veta kanë votuar për këngëtaren, Leonora Jakupi.Leonora e kontaktuar nga kjo agjenci ka thënë se ndihet mirë që ka fituar si femra më e bukur. Ajo ka falënderuar të gjithë adhuruesit që kanë votuar për të, duke thënë se pamja e jashtme është dhuratë nga Zoti, por kjo bukuri duhet të plotësohet me gjëra të tjera, në të kundërtën bukuria është e pavlefshme.Më tepër e vlerësoj bukurinë e brendshme se sa atë të jashtme”, citohet të ketë thënë Leonora.Në vendin e dytë si këngëtarja më e bukur kosovare radhitet këngëtarja Genta Ismajli me 254 vota.Me 216 vota pason në vendin e tretë këngëtarja, Zanfina Ismajli, përderisa e katërta renditet këngëtarja Kaltrina Selimi me 213 vota.Pastaj, duke iu referuar kësaj ankete, në vendin e pestë është këngëtarja Nora Istrefi, e cila ka marrë gjithsej 157 vota.Dhe e fundit, është renditur këngëtarja Jehona
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:08 am

Johansson mbyll një faqe jozyrtare

Aktorja hollivudiane Scarlett Johansson ka fituar një betejë gjyqësore për ta mbyllur një faqe interneti jozyrtare, e cila mban emrin e saj.
Ylli i filmit “Match Point” ka ngritur një padi kundër faqes “ScarlettJohansson.com”, sidomos pasi kjo faqe kishte bërë një lojë në emër të aktores, ndërsa çmimi i fitores ishte një treshe me 24-vjeçaren.

“Scarlettit nuk i ka pëlqyer aspak shakaja, e cila është bërë në emër të saj dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore për ngritjen e padisë”, ka thënë një burim për gazetën britanike “Daily Express”.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:09 am

Smith kryeson listën e fitimeve për vitin 2008

Will Smith është shpallur aktori që ka fituar më shumë para në vitin 2008.
Aktori i filmit “Independence Day” ka dalë i pari në sondazhin e përvitshëm të “Quigley”, duke zënë vendin e Johnny Depp, i cili ishte më fitimprurës në vitin 2007.

Smith është i vetmi afro-amerikan që kryeson këtë listë që nga viti 1968 kur i pari ishte renditur Sydney Poitier.

Vendin e dytë, të tretin dhe të katërtin e zunë Robert Downey Jr, Christian Bale dhe Shia LaBeouf, respektivisht.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:09 am

Hoffman dëshiron të jetojë 100 vite

Aktori Dustin Hoffman është zotuar se do të jetojë deri në moshën 100 vjeçare, ashtu që të mund të festojë ditëlindjen e 50-të të djalit të tij më të ri.
Ylli i filmit “Tootsie”, ka premtuar se ai do të festojë ditëlindjet jubilare të të gjithë fëmijëve të tij.

“Kam një pakt me fëmijët e mi. Më i riu është 21-vjeçar dhe i kam thënë, ‘Dua të jem në ditëlindjen tënde të 50-të’, që do të thotë se unë do të kem 100 vjet”, ka thënë Hoffman, i cili është i bindur se puna e paepur do t’i ndihmojë atij të arrijë këtë qëllim
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:09 am

Mendes: Winslet është e mahnitshme

Aktorja Eva Mendes ka një simpati të veçantë për suksesin e koleges së saj Kate Winslet, dhe pa asnjë dyshim do t’ia ‘vidhte’ ndonjërin prej roleve aktores britanike.
Mendes është paraqitur në shumë filma dekadën e fundit duke arritur një sukses të madh, mirëpo thotë se do të dëshironte të luante së paku në dy filma të aktores së filmit “Titanic”.

“Do t’i vidhja të gjitha rolet e Kate Winslet. Ajo, jo vetëm që është aktorja më mahnitëse në mbarë botën, por ajo ka edhe një vetëbesim të madh dhe rolet e saja nuk kanë të metë”, ka thënë aktorja e filmit “Hitch”
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:09 am

Yllka: Nuk jam shtatzënë

Aktorja kosovare Yllka Gashi ka mohuar spekulimet e mediave duke thënë se arsyeja e martesës së saj me Albion Gagicën është thjeshtë burim i dashurisë së tyre, dhe jo siç është spekuluar kinse ajo është martuar pasi është shtatzënë.
Këto komente aktorja e serialit “Familja moderne” i ka bërë gjatë një emisioni festiv të KTV-së, me ç’rast ka mohuar gjithçka që është përfolur në lidhje me atë se është duke pritur fëmijën e parë me, tashmë, burrin e saj, me të cilin është në lidhje qe më shumë se shtatë vite.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:09 am

Ritchie tashmë ndihet i vetmuar

Filmbërësi Guy Ritchie e ka kaluar vetë natën e Vitit të Ri në Wiltshire në Angli, pasi që fëmijët dhe tashmë më ish-gruaja e tij, Madonna, kishin qenë larg tij për festë.
Divorci i regjisorit dhe këngëtares është finalizuar këtë të shtune, ndërsa të afërmit e Ritchiet thonë se ai do ta ketë vështirë të përballet me faktin që duhet të jetojë vetëm.

“Guy nuk është ndier mirë gjatë natës së Vitit të Ri. Ai ka kërkuar të qëndrojë vetëm, të mendojë. Ka shikuar TV, ka pirë dhe e ka mbaruar shumë herët festën”, ka thënë një burim për tabloidin britanik “The People”.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:10 am

Victoria: Syzat e mëdha mi mbulojnë të metat

Ish-anëtarja e bendit Spice Girls, Victoria Beckham, e cila është e martuar me yllin e futbollit David Beckham, thotë se ajo duket si “pleh” në mëngjes.
“Dukem si pleh (në mëngjes). Kam tre fëmijë. Kurrë nuk vendosi grim ose të vishem në shtëpi. Kjo është arsyeja se pse mbaj syze të mëdha. Ata mbulojnë të metat e shumta”, ka thënë Victoria.

Victoria po ashtu thotë se nuk mund të kuptojë pse ajo dhe David, 33-vjeçar, ndiqen nga paparacit në LA, duke shtuar se “ka njerëz shumë më shumë interesantë në Hollywood se ata”.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:10 am

Pitt: Angelina Jolie është e ndershme

Aktori Brad Pitt urren kur partnerja e saj, aktorja Angelina Jolie, kritikohet nga shtypi.
Ylli i filmit “Fight Club”, është duke rritur gjashtë fëmijë me yllin e filmit “Changeling” dhe Brad, 44-vjeçar, thotë se shkrimet e fundit të cilat e kanë akuzuar partneren e tij si mjeshtre e kontrolleve të shtypit, e kanë bërë Jolien të duket “manipuluese”.

“Po dal në mbrojtje. Ata nuk flasin vetëm për të vetmen grua që unë e dua, por një prej njerëzve në planetë për të cilët kam respektin më të madh. Mendoj se ajo është më e ndershme se kushdo që kam takuar ndonjëherë”, ka thënë Pitt.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:10 am

Jackman: Puna me Kidman ishte e tmerrshme

Aktori australian Hugh Jackman, thotë se ka qenë e “tmerrshme” të punohet me aktoren Nicole Kidman.
“Ne njihemi për po thuaj 15 vite. Ajo ishte mikesha më e mirë e gruas time kur ne për të parën herë shkuam në Hollywood, andaj ishte e tmerrshme të punoja së bashku me të”, ka thënë Jackman.

“Nuk e njihni dikë derisa bëni një filma së bashku, pasi atëherë e shihni atë nën presion të madh. Fizikisht ka qenë shumë vështirë. Ishim në një zonë ku ishte po thuajse 50˚C disa ditë. Ajo është shumë entuziaste, shumë kërkuese nga vetja dhe shumë profesionale”, ka thënë aktori, i shpallur si Mashkulli më Seksi nga magazina People.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Bukuroshja Dq Sun Jul 04, 2010 10:10 am

Carey fiton 1 milionë dollarë nga një paraqitje

Kriza financiare duket se nuk ka ndikuar në potencialin fitimprurës të këngëtares Mariah Carey.
Ylli i muzikës, e cila vitin që lamë prapa u martua me reperin Nick Cannon në një ceremoni sekrete, raportohet se ka fituar plot 1 milionë dollarë pasi ka kënduar në një festë private të Vitit të Ri.

Sipas gazetës britanike The Sun, në këtë ndejë, të organizuar nga djali i liderit libian, Colonel Gaddafi, po ashtu kanë kënduar edhe Timbaland dhe Jay-Z.
Bukuroshja Dq
Bukuroshja Dq
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 91
PIKE : 128
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 30
Vendbanimi : kS

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ....... Empty Re: TE REJA NGA VIPAT SHQIPTARE E TE HUAJ.......

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi