Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libri 06

Shko poshtë

Libri 06 Empty Libri 06

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 06, 2010 8:09 am


L I B R I I G J A S H T Ë T


T Ë D H A N U N A T

NYE I TETDHETEDYTË.
Uhaja.

§.499. Kanûja e malevet nuk njef uhà me shtojca fitimesh (Fajde).

§.500. Kanûja njef uhà të fjeshtë: sà të dhaçë ké me më dhânë.

§.501. Per me shndoshë pûnen e uhas e per me largue çdo dyshim pabesije per uhà të dhâ­nun, mùnd të mirret pengu.

§.502. Pengu perbahet prej njij sendi, qi të két çmim a sà uhaja e dhânun, a edhè mâ teper.

§.503. Pengu, qi mirret per uhà të dhâ­nun, mùnd të xêhet si "Peng hupës".

§.504. Pengu i hupun xêhet atëherë, kùr aj, qi mêrr uhà, i lidhet uhasit a me prû uhàn në ditë të caktueme, a me lânë pengun, qi të hupë.

§.505. Uhaja e prûme në ditë të caktueme e shperblen pengun.

§.506. Po s'u prû uhaja në ditë të cak­tueme e nuk erdh mârrsi me u pà me uhasin, ky kà tager me shitë pengun e me xjerrë uhàn e vet.

§.507. Dita e caktueme viion mié në prendim të diellit e uhasi do t'a presë detyrsin mjé në prendim të diellit, po s'erdh, pengu i shitet.

§.508. Shka t’i dalë teper uhas së dhân­sit prej pengut të shitun, do t’i a dorzojë të zot't të pengut.

Oroe.

Mbas parimeve të permenduna e mbas kallximît të burrave të lashët, Shqyptarët e hershëm të Malevet Vona nuk kàn pasë diejtë as me dhânë as me mârrë uhat me shtojca fitimesh, ky ves i mbrapshtë fôrt voné do të két hi.

NYE I TETDHETETRETË.
Vadja.

§.509. Vadja e uhave âsht nji kohë e caktueme, në të cillen detyrsi do t'i a çoië të zot't uhàn e mârrun.

§.510. Uhaj a mùnd t'epet me besë e burrni, me dorzâni a edhè vetem tuj e shndrrue me peng. Mbi pêgje shif. Liber IV, Nye LXXXII, "Uhaja", £56.

KRYE I GJASHTMBDHETËT.
E FOLMJA, E FALMJA

NYE I TETËDHETEKATERT.
E Folmja.

‘’E folmja âsht në fund të kuletës".

§.511. E folmia âsht prêmtimi i njij sendi, qi i bân kush kuej per nji mùnd, qi do të hjekë.

§.512. E folmja premtohet: per nji ple­qni, per nji udhtim a shtegtim, per pajtlm të gjakut, per shkuesi a per mjek.

§.513. E folmja perbahet prej njij çmimi, qi mùnd të mbrrijë mjé në 500 grosh.

§.514. E folmja premtohet edhè pà eper mendë caktimin e çmimit me të holla, b.fj. Ke nji parë opanga të holla, per në m'a marosh két a at pûnë. Opangat e holla kàn çmim 10,20 mjé 25 grosh. Opangat e trasha prej 50, 100 mj é në 500 grosh. Oka e kafes prei 50 mjé në 500 grosh. Oka e kafes kokerr xêhet e caktueme per 9 grosh.

§.515. Po s'e ndreqi pûnen plaku, udhtari, shkuesi etj., të folmet nuk epen, as kanûja s'i a gjegjë vajin per pûnë të pakryeme.

§.516. Si t'a ndreqë pûnen, shka t’i két folë kush kuej, do t’i apë, sepsé "E folmja âsht në fund të kuletës".

NYE I TETËDHETEPESËT.
E Falmja.
“Fala, s’të fala. Kanuja s’e kapë”.

§.517. Po i thae kuej, sè don me i a falë két a at send, e rnbrapa e hàngre fjalen t'ande, me ‘’fala, s't'a fala", kanùja nuk të nget me peng e me plak.

§.518. Je i lir me mbajtë burrnin fande, jé i lir me u shburrnue.

§.519. Kanûja thotë: Ftyren e vrugnueme në daç laje, në daç zezoje edhè mâ



Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi