U promovua në Pejë libri “Shtigjet e përgjakura” e autorit Ali Daci - Kujtesë për kohën kur lugetërit nuk ngopeshin me gjak shqiptarë
Faqja 1 e 1

Re: U promovua në Pejë libri “Shtigjet e përgjakura” e autorit Ali Daci - Kujtesë për kohën kur lugetërit nuk ngopeshin me gjak shqiptarë
Në ambientet e Teatrit të Pejës Drejtoria për Kulturë e Komunës së Pejës ka organizuar një ngjarje të madhe të librit. Kishin ardhur në këtë shtëpi të artit qindra qytetarë nga Komuna e Pejës, Burimit dhe vendeve të tjera për të parë nga afër librin “Shtigjet e përgjakura” të autorit , mësuesit e veprimtarit Ali Dacaj. Autori ka përmbledhur në 225 faqe shënime, dëshmi e fotografi rrëqethëse për 18 prillin e vitit 1999 kur forcat vrasëse serbo malazeze me uniforma paramilitarësh e ushtarësh kishin vrarë e masakruar brenda kufirit administrativë 21 civilë, gra, burra e fëmijë, që ishin nisur në kërkim të një strehe më të sigurt. Ata po iknin nga trojet e tyre të shtyrë nga dhuna e urrejtja e shfrenuar serbe. Promovimi i këtij libri fiton në peshë pasi po pritet që në Gjykatën e Lartë malazeze në Bello Polje të mbahet më 28 e 30 prill seanca kryesore ndaj të akuzuarve për këto krime. Në Pejë është thënë se mbase ajo Gjykatë do të jetë e ndikuar dhe nuk do të sjellë vendim meritor, por së paku ky libër do të mbetet kujtesë dhe dëshmi për kohën kur lugetërit nuk ngopeshin me gjak shqiptarë. Familjarët e të vrarëve e masakruarve kishin ardhur në numër të madh në Pejë sa për ta parë nga afër këtë libër me fotografi e fakte rrëqethëse e sa për t’i shprehur respekt Aliut për gjithë punën e bërë. Libri është dhe vepër falënderimi për avokatët mbrojtës së palëve të dëmtuara Muriq e Mekaj, të cilët punuan me përkushtim në mbledhjen e dëshmive dhe përgatitjen e lëndës.
Autori Ali Daci në faqet e këtij libri përmbajtjesor ka sjellë fillimisht fragmente e shënime nga kohët kur në Rozhajë, Guci, Plavë, Hot, Grudë, Kojë, Triesh e troje tjera shqiptare po gjenin kujdes e strehë mijëra të zhvendosur dhunshëm nga trojet e tyre. Daci flet me admirim për mikpritjen shqiptare dhe atë boshnjake dhe për presionet që u bëheshin atyre pse po kryenin akte të tilla humane.
Lexuesi me plot dhembje do të takojë fragmente nga ngjarja plot krime e dhembje e 18 prillit të vitit 1999 kur vrasësit si hije po zinin prita maleve dhe po vrisnin e torturonin civilë të pafajshëm shqiptarë. Në fund të këtij libri autori ka sjellë edhe foto , disa nga të cilat nuk janë për syrin e fëmijëve sepse paraqesin pamje tmerruese të civilëve të masakruar. Daci ka bërë mirë që në këtë libër ka sjellë edhe fragmente nga seancat gjyqësore dhe pjesë nga procesverbalet duke përmendur edhe emrat e të vrarëve e masakruarve , por edhe emrat e të dyshuarve e të akuzuarve për këtë vepër kriminale. Autori ka kryer misionin e tij intelektual dhe i ka lënë edhe një dëshmi kohës dhe brezave për kohët e viteve të vrara të Kosovës, ndërsa Gjykatës malazeze i ka ardhur koha ta kryej punën ashtu si duhet. Në të kundërtën kriminelë e vras do të vazhdojnë të shëtisin lirshëm nëpër Mal të Zi e Serbi. /Rrahman Jasharaj/

Similar topics
» Promovohet në Tuz libri “Vajtimet në Malësi” i autorit Nik Gjeti Arapaj
» Libri 09
» Libri 08
» Libri 12
» Libri 11
» Libri 09
» Libri 08
» Libri 12
» Libri 11
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi