Promovohet në Tuz libri “Vajtimet në Malësi” i autorit Nik Gjeti Arapaj
Faqja 1 e 1
Promovohet në Tuz libri “Vajtimet në Malësi” i autorit Nik Gjeti Arapaj
Promovohet në Tuz libri “Vajtimet në Malësi” i autorit Nik Gjeti Arapaj
Re: Promovohet në Tuz libri “Vajtimet në Malësi” i autorit Nik Gjeti Arapaj
Me 11 prill, në lokalet e Qendrës për kulturë në Tuz, u mbajt promovimi i librit me titull “Vajtimet në Malësi” i autorit Nikë Gjetit Arapaj.
Është ky libri i dytë i këtij brimëtari me zë, nga Malësia i cili disa vite më parë na kishte dhuruar edhe librin “Në hijen e heshtjes”, kurse librin e dytë e botoi familja në njëvjetorin e vdekjes së tij. Libri u botua me përkrahjen financiare të Fondit për pakica, kurse nën redaktuarën e publicistit dhe shkrimtarit Fran Camaj.
Botuesi i këtij libri është Shoqata "Illyricumi" nga Tuzi, që e organizoi edhe përurimin në bashkëpunim me familjen e autorit.
Për librin folën Nikollë Berishaj kryetar i Shoqatës "Illyricumi" nga Tuzi, Pjetër Lucaj dhe Fran Camaj, kurse kumtesën e vet e kishte dërguar edhe recensenti i librit, profesor Tefë Topalli nga Shkodra, të cilën e lexoi ish-studenti i tij Sehad Lulanaj, përndryshe profesor në Gjimnazin e Tuzit.
Libri përmban disa dhjetëra vajtime të autorit e të të birit të tij Gjekës, po ashtu brimtar, si edhe brimë të disa brimtarëve tjerë të njohur në Malësi, si Dodë Smajli, Rrok Pjetër Zeku, Tom Bishi, Kolë Zef Dasha, Mark Gjetit, Gjergj Pali, Prelë Kolë Bardhi, Nikollë Prëka Dushaj, etj; pastaj edhe vajtime nga dy vajtore, Mace Gegaj e lindur Gjonaj si dhe Tereze Ucja Gjokaj e lindur Gjelaj.
Në emër të familjës të pranishmit i përshëndeti djali i Nikës, Gjetja.
Libri ka edhe një parathënie të shkruar nge vetë autori.
Albert Camaj
Re: Promovohet në Tuz libri “Vajtimet në Malësi” i autorit Nik Gjeti Arapaj
Antarët e Stafit kanë të drejtën të fshijnë, redaktojnë, lëvizin ose mbyllin tema të caktuara (pa paralajmërim) që shkelin rregullat e forumit.
Stafi do të përpiqet të krijojë një atmosferë sa më të këndshme në forum, duke mos lejuar ofendimet dhe fjalorin e pahijshëm.
Por duhet të jeni në dijeni se është e pamundur që të shqyrtojmë të gjitha mesazhet në kohë reale. Të gjitha mesazhet e postuara këtu shprehnin këndvështrimin e autorit dhe jo të stafit tonë. Me pak fjalë, ne nuk mbajme përgjegjësi për komentet dhe mendimet e shprehura nga anëtarët e komunitetit.
Nëse pajtoheni me rregullat jeni të mirëseardhur të hapni tema dhe shkruani postime, përndryshe mbyllni dritaren.

Similar topics
» U promovua në Pejë libri “Shtigjet e përgjakura” e autorit Ali Daci - Kujtesë për kohën kur lugetërit nuk ngopeshin me gjak shqiptarë
» Libri 03
» Libri 02
» Libri 01
» Libri 12
» Libri 03
» Libri 02
» Libri 01
» Libri 12
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi