Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe - Faqe 2 Empty Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga viola Tue Jul 13, 2010 6:35 am

Shooter-ks shkruajti:Të nderuar forumista në forum pjesëmarrja është e lirë dhe nuk është e drejt të bëhen kushtëzime që pa tjetër të shkruhet bukur e në bazë të rregullave drejtshkrimore gjuha shqipe. Këto rregulla janë të obligueshme kur shkrimet botohen në malësia.org apo në mediat tjera dhe kur flitet në TV. Në forum le të shkruajmë ashtu si dimë, dikush me rregullat e drejtshkrimit e dikush edhe në të folmet e trojeve nga jemi, por të kemi kujdes se çfarë po themi e çfarë temash po hapim. Temat për besimet fetare kanë nisur të zënë shumë hapësirë në forum dhe ato po marrin , disi, ngjyrime garash me përpjekjet për të bindur atë tjetrin se ky apo ai besim qenka më i mirë e më human. Shkrime të tilla kontribuojnë në përplasje e ofendime të panevojshme mes njerëzish. T’i lëmë njerëzit t’i luten Zotit në besimin që kanë, por të bëhemi bashkë e të punojmë si vëllezër për unifikimin e mendimeve e angazhimeve në dobi të kombit. As besimi islam e as ai katolik nuk janë të rrezikuar nga askush, por kombi ynë është në rrezik nga armiqtë dhe nga ne vetë. Në Kosovë njerëzit, që deri para dy vitesh e konsideronin vetën e tyre shqiptar, tani po quhen kosovar. Në Kosovë kombëtarja ka nisur të zverdhet në emër të dofarë idesh për Evropën e bashkuar. Në Kosovë në vend të kuvendeve për kombin dhe trojet përplasje e kuvende plot vrer mes njerëzish e liderësh për karriget e për votat. Përplasje për karrige e vota edhe në Shqipëri e hiç më mirë as në Maqedoni.
Po si i ka kombi ynë punët në trojet tjera shqiptare. Keq i ka, bile shumë keq. Në Malësinë e Madhe mësohet me libra të përkthyer dhe atje shqiptarët nuk gëzojnë as të drejtat elementare. Për popujt tjerë ngritën e themelohen komuna të plota me nga dy tri fshatra, bile edhe u vidhen nga ca fshatra komunave shqiptare për t’i zmadhuar komunat e reja serbe e Malësisë i mohohet kjo e drejtë. Kosova e Malësia janë në Ballkan dhe në të njëjtën Evropë, por ja edhe Evropa për dikë është nënë e për dikë njerkë. Për ne shqiptarët, edhe pse duket se koha ka ndryshuar, Evropa ka mbetur njerkë.
Ky është realiteti dhe nuk kemi kohë të ndahemi e përçahemi me shkrime për besime e për parti, po të bëhemi tok e t’i themi dy fjalë të mira për njëri-tjetrin e t’i bëjmë dy a tri ide të mira për kombin. Kjo është detyrë mbi detyrat për ne e angazhimet për besimet dhe shërbimin për to në xhami e kishë le t’ua lëmë hoxhallarëve e priftërinjve. Mos t’ua marrim bukën atyre. Ne kemi detyrë të punojmë për unifikimin e pse jo edhe për bashkimin e trojeve dhe kombit. E nëse nuk po kemi mundësi ta bëjmë qe tani këtë bashkim, bile të mos bëjmë shkrime përçarëse.

Te lumt nje mesazh me vend dhe me vler te madhe!
viola
viola
Homie
Homie

Numri i postimeve : 263
PIKE : 369
Popullariteti Popullariteti : 6
Data e regjistrimit : 09/07/2010
Vendbanimi : Pejë/Gjermani

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi