Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POZITA E LIBRIT NË GJUHËN SHQIPE

Shko poshtë

POZITA E LIBRIT NË GJUHËN SHQIPE Empty POZITA E LIBRIT NË GJUHËN SHQIPE

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 9:11 pm

POZITA E LIBRIT NË GJUHËN SHQIPE
POZITA E LIBRIT NË GJUHËN SHQIPE Haxhi-shabani
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POZITA E LIBRIT NË GJUHËN SHQIPE Empty Re: POZITA E LIBRIT NË GJUHËN SHQIPE

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 9:12 pm

Një dhomë për libra

Çështja e qëndrimit ndaj librit padyshim është komplekse në shoqërinë shqiptare. Krahas faktit se ata që prodhojnë librat janë shtresë e rrezikuar nga aspekti ekonomik (janë të rallë, tepër të rallë ata shkrimtarë që mund të jetojnë duke shkruar libra), shtetet shqiptare kanë taksat më larta për librin. Krahas kësaj në Maqedoni, Malin e Zi e diasporë libri në gjuhën shqipe është lënë në dorë të nismës private dhe me ndonjë ndihmë simbolike nga ana e shtetit. Të gjitha këto ndodhin në kohën kur edhe numri i lexuesve ka rënë, si rezultat i mediave alternative që tashmë kanë konsumatorë të shumtë.

Mr. Haxhi Shabani

1. Libri me faqe mangut

Historia e librit te shqiptarët njeh edhe situata rezignimi në të cilat vetë protagonistët që e krijonin këtë histori përmes shkrimit të librit, kanë djegur librat e tyre në shenjë revolte vetiake, apo kolektive. Një nga poetët më të shquar të letërsisë arbëreshe, Zef Serembe djeg disa nga dorëshkrimet e tij sepse dhimbja duket për disa çaste e kishte mundur. Kjo histori e librit në gjuhën shqipe, është e njohur se është përshkruar me ndjekjen e tij nga të tjerët që nga periudhat e lashta e deri në kohët e vona, për të cilën dukuri nuk është se nuk është folur dhe nuk është shkruar.
Kësaj here bëhet një përpjekje për të folur, shkruar, përshkruar, e argumentuar faktin se pse libri shqip trajtohet në mënyrë të padenjë nga vetë shqiptarët, thënë në mënyrë më të kulturuar. Kjo histori duke se i ka rrënjët që në foshnjërinë e librit shqip. Ajo fillon që me autorin dhe librin e parë të gjuhës shqipe: Gjon Buzukun dhe "Mesharin", 1555. Ky libër vjen nga Mesjetë pa faqet e para dhe si rezulat buzukologët që janë të pakët, rropatën për(?ë vërtetuar në mënyrë të tërthortë se nga ishte Buzuku dhe ku e kishte botuar librin e tij, librin e parë të gjuhës shqipe.
Pra që nga fillimi i fillimit të historisë së librit shqip na vjen libri i parë me disa faqe mangut. Më pastaj ai humbet për një kohë realtivisht të gjatë, për t`u rigjetur përsëri, a thua vetëm për fajin e të tjerëve, apo edhe për fajin tonë, pra të shqiptarëve? Kurse po të shtrohet pyetja se sa është e gjatë lista e librave të humbur në gjuhën shqipe, apo të shkruar në ndonjë gjuhë tjetër, por të shkruara për shqiptarët ose e atyre librave që ekzistojnë dikund nëpër biblioteka e arkiva, lista e tyre është e gjatë sa mund të lodhë edhe kompjuterët e kohës moderne, duke shkruar vetëm titujt dhe autorët e tyre. Paralelisht mund të shtrohet edhe një pyetje tjetër së cilës deri më tash nuk i është dhënë përgjigje e plotë. Cila është pesha e letërsisë së shkruar, në kuptimin e gjerë të kësaj fjale jo vetëm e asaj artistike shkruar nga shqiptarët, apo me origjinë të këtillë që është botuar në gjuhë të huaj? Përgjigja në këtë pyetje është se ne si shqiptarë ende nuk e njohim as afërsisht përmbajtjen e librit që kanë shkruar shqiptarët në gjuhë të huaja, sepse atë ende s`e kemi botuar në tërësi.
Pas këtij pohimi mund të vijnë pyetjet: sa lexojnë shqiptarët, sa shpërndahet libri shqip, cili është qëndrimi i shteteteve (jo) shqiptare ndaj tij... Përpjekjet për t`u përgjigjur në këto pyetje janë të mjaftueshme besoj për të përshkruar pozitën e librit shqip aktualisht.

2. Sa libra (nuk) lexojmë

Jo gjithnjë për të shpjeguar një dukuri duhet nisur nga thelbi i saj. Nganjëherë edhe shembujt janë shumë ilustrues për të sqaruar dukurinë, shprehen metodistët. Në fillim të këtij muaji një grup i shqiptarëve, rreth 10 sish nga Ulqini të gjithë me universitet kishin shkuar për të ngrënë një drekë në Tiranë. Të gjithë së bashku kishin kaluar nëpër sheshin kryesor, ku ka disa librari të pasura me libra shqip, por vetëm dy nga ta kishin hyrë në librari për të blerë ndonjë libër. Kurse njëri nga ata, kishte thënë "mjaft kena lexu libra". Kësaj i thonë shiko e mos beso. E vërteta, ndonëse dhëmb dhe është e hidhur, megjithatë mbetet e vërtetë. Kjo ndodh në kohën kur në Ulqin, si qendër e shqiptarëve në Malin e Zi, nuk ka asnjë librari me libra shqip, apo thënë më saktë ka ndonjë qoshk, në të cilët titujt shqipë mund t`i numërosh me gishtat e dorës. Për të sqaruar problemin kjo nuk ndodh sepse hapjen e librarive me libra shqipë e ndalon dikush. Kjo tashmë i takon së kaluarës. Kur përmend këtë realitet të librit shqip në një nga qytetet e lashta shqiptare, siç është Ulqini, më kujtohen përurimi i dy shtëpive botuese nga Prishtina në Ulqin: Dukagjini dhe Buzuku, dikund kah vitet 1995, 1996. Përurimi i tyre u bë, në bashkorganizim me shoqatën e Art Klubit nga Ulqini, pasi librat kishin kaluar kufijtë dhe postblloqet e hekurta të policisë. Në atë kohë njëri nga botuesit më pohoi se librin duhet pasur në treg si të gjithë artikujt e tjerë, vazhdimisht pastaj duhet parë sesa konsumohet.
Qysh nga ajo kohë deri më sot nuk është se nuk janë bërë kurrfarë përpjekjeve për të përhapur librin shqip te shqiptarët në Malin e Zi. Tashmë, Panairi i librit në Ulqin, ka krijuar një lloj tradite, por ende jemi larg krijimit të situatave normale që duhet të ketë shqiptari i këtyre anëve me librin në gjuhën shqipe.
Një histori tjetër e jetuar, që ka të bëjë me atë se si shqiptarët e trajtojnë librin. Një miku im, shkrimtar i cili po kalonte pushimet e verës në Ulqin, një ditë në plazh ku kishte dalë me gruan dhe fëmijtë e tij, këtyre të fundit u kishte premtuar se do t`i shpërblente me nga 50 euro për aq sa ata arrijnë të gjejnë shqiptarë duke lexuar libra në plazh. Dhe fëmijtë të nxitur nga shpërblimi i mundshëm që mund të merrnin, me plotë vullnet ishin nisur të kërkojnë nëpër Plazhin e Madh të mbushur me shqiptarë për të gjetur pikërisht ata që lexojnë libra, por... A e dini sesa para kishin fituar, pra sa shqiptarë kishin gjetur se lexonin libra? Asnjë. Vetëm disa që lexonin ndonjë gazetë, apo revistë.

3. (Mos) rikthimi i librit

Një librofile, ka për fat edhe të këtilla në Ulqin, më tha një ditë se ëndërron që të ndërtojë një shtëpi në të cilën do të ketë edhe një dhomë gjumi që gjithkund të ketë libra nëpër vitrina si dhe shtratin për të fjetur dikund midis librave. Kërkesë e çuditshme dhe e rrallë gjithsesi, por fisnike dhe me kulturë patjetër. M`u kujtua rasti i rrallë i poetit të madh francez Stevan Malarme, i cili një pjesë të shtëpisë së tij në Paris e shndërroi në një bibliotekë, apo siç e quante ai sallon, në të cilën për çdo të martë në mbrëmje mblidheshin poetët më të mëdhenj simbolistë francezë për të diskutuar për letërsinë. Kjo sigurisht ka ndodhur në Francë e cila dei më tash ka dhënë 13 nobelistë për letërsi. Po, a ka ndonjë rast të këtillë te shqiptarët?. Po të marrim dhe të numërojmë në çdo qytet shqiptar, qoftë i madh apo i vogël, qendër apo periferi sesa ka restorante e kafiteri në njërën anë dhe sa ka biblioteka e librari në anën tjetër, shpërputhja sa i përket sasisë është e jashtëzanonshme. Ose po të marrim të bëjmë llogari sesa një njeri apo familje shpenzon për kafe e pije të panumërta në krahasim me atë sesa harxhon për të blerë libra, edhe këtu shifrat janë të pakrahasueshme.
Çështja e qëndrimit ndaj librit padyshim është komplekse në shoqërinë shqiptare. Krahas faktit se ata që prodhojnë librat janë shtresë e rrezikuar nga aspekti ekonomik (janë të rallë, tepër të rallë ata shkrimtarë që mund të jetojnë duke shkruar libra), shtetet shqiptare kanë taksat më larta për librin. Krahas kësaj në Maqedoni, Malin e Zi e diasporë libri në gjuhën shqipe është lënë në dorë të nismës private dhe me ndonjë ndihmë simbolike nga ana e shtetit. Të gjitha këto ndodhin në kohën kur edhe numri i lexuesve ka rënë, si rezultat i mediave alternative që tashmë kanë konsumatorë të shumtë. Në kohën e diktaturës në Shqipëri kishte libra të cilat botoheshin në 10-mijë dhe më tepër kopje. Aktualisht shtëpitë botuse shqiptare të cilat shesin më tepër se 1-mijë kopje të një libri e konsiderojnë atë sukses edhe për faktin se libri shqip nuk shpërndahet në tërë hapësirën shqiptare. Nëse mund të thuhet se botimi privat i librit në Shqipëri ka një zhvillim që duhet evidentuar, por që ka edhe ai problemet e veta, sidomos në domodoshmërinë e përshtatjes ndaj kërkesave të tregut, botimi i librave, sidomos shkencor albanologjik me përkrahje nga shteti duhet të bëhet praktikë e përditshme në Shqipëri e Kosovë. Kurse në shtetet ku shqiptarët janë, numër i konsiderueshëm apo pakicë, si p.sh. në Maqedoni, në Malin e Zi e në Luginën e Preshevës, duhet të jetë po ashtu i përkrahur fuqishëm nga shtetet përkatëse.
Në anën tjetër qëndrimi ndaj librit shqip, nga aspekti individual i çdo familjeje shqiptare, duhet të jetë sipas shembullit të poetit francez Stefan Malarme, një dhomë e shtëpisë, duhet planifikuar për libra. Në këtë aspekt faza e Rilindjes Kombëtare sa i përket gjuhës, kulturës, letërsisë, artit, pra librit për shqiptarët ende nuk ka përfunduar. Përkundrazi nevojitet një lëvizje e përmasave edhe më të mëdha sesa ishte në kohën e Rilindjes Kombëtare. Kur të gjitha familjet shqiptare të kenë një dhomë të veçantë për libra në kuadër të shtëpive të tyre, atëherë shtëpia shpirtërore, kulturore e gjuhësore e tyre, me një fjalë shtëpia kombëtare, do të jetë shumë më e pasur sesa sot.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi