Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keqpërdorimi i gjuhës

Shko poshtë

Keqpërdorimi i gjuhës Empty Keqpërdorimi i gjuhës

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 6:42 am

Keqpërdorimi i gjuhës

Dëmtimi i terminologjisë shqipe vjen nga keqpërdorimi i gjuhës, kështu janë shprehur gjuhëtarët nga Shqipëria dhe Kosova në konferencën shkencore "Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe, probleme e detyra”, e cila u organizua në mjediset e Akademisë së Shkencave në Tiranë.
Në këtë konferencë, të organizuar nga Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës dhe Qendrës për Studime Albanologjike, u theksua se terminologjia mbetet problem parësor në botën e globalizmit.
Ardian Marashi drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, theksoi në kumtesën e tij se roli i terminologjisë është parësor. “Roli i terminologjisë është parësor, pasi terminologjia shërben edhe si kapital i të gjitha mjeshtërive dhe dijeve që huazohen nga bota”, pohoi Marashi.
Më tej në fjalën e tij ai vijoi të tregonte se në botë janë marrë masa të shumta për të ruajtur terminologjinë e çdo gjuhe, ku ai përmendi Francën dhe Kanadanë.
“Në Francë, në çdo ministri apo institucion shtetëror funksionon dhe një sektor, i cili rregullon dhe pastron terminologjinë, po ashtu dhe në Kanada ekziston një fjalor me më tepër se tre milionë fjalë me terma dhe veprimtari të ndryshme”, tregoi Marashi. Ndërsa drejtori i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Gudar Beqiraj theksoi në fjalën e tij rëndësinë e kësaj konference, pasi ajo u shërben të gjithë shqiptarëve.
“Është një konferencë shumë e rëndësishme në fushën e gjuhësisë, por kjo na shërben të gjithëve. Unë kam qenë një nga kontribuuesit për projektin që ne kemi së bashku me Akademinë e Shkencave të Kosovës, por jo në pozicionin që kam sot, por si matematikan, për të realizuar këtë fjalor që është i domosdoshëm që ne të mos kemi terma me shumicë të huaj”, tha drejtori Beqiraj.
Në kumtesën e tij, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata, theksoi se: "Megjithëse ndër vite, që prej rilindësve e në vijim, janë marrë masa për ruajtjen e terminologjisë, sot në Shqipëri kjo fushë ka ende probleme”. Por pjesë e rëndësishme e kësaj konference ishin dhe kritikat nga gjuhëtarët. Duke kritikuar terminologjinë e përdorur në media nga politikanët dhe biznesmenët, prof. Hëna Pasho theksoi se:
“Dëmtimi i terminologjisë vjen dhe nga keqpërdorimi i gjuhës”. Si tipar më të dukshëm të këtij dëmtimi, prof. Pasho cilësoi huazimin e fjalëve nga gjuhët e huaja, të cilat e kanë dhe në gjuhën tonë një term të barazvlefshëm. Prof. Agron Duro nga Instituti i Gjuhësisë tregon se problemi themelor është dëmtimi i terminologjisë shqipe nga ato të huaja.
“Shqipërimi i terminologjisë është njëra anë e problemit dhe ana tjetër me sistemimin e terminologjisë, që ka të bëjë me hartimin e fjalorëve terminologjikë dhe sidomos pasqyrimi i terminologjisë, jo vetëm në fjalorët terminologjikë, por dhe në fjalorët gjuhësorë”, theksoi prof. Duro. Sipas tij, termat në gjuhën angleze janë të pashmangshëm në gjuhën shqipe.
Nga Akademia e Shkencave të Kosovës prof. Latif Susuri thekson se: “Kjo është konferenca e parë e kësaj natyre për terminologjinë shqipe. Gjuha shqipe në Kosovë është në nivel të zhvillimit, por dhe ne kemi pasur shumë probleme për sa i përket ndikimit të serbokroatishtes në gjuhën shqipe, që flitet në Kosovë. Kjo është hasur më shumë në përkthimet e ndryshme, por tani po shkon mirë pasi ka shumë fjalor terminologjikë dhe ka shumë punime shkencore”.
Ai shtoi se përdorimi i tremave nga gjuha angleze në atë shqipe shumë herë nuk kuptohet nga njerëzit. Ndërkohë që, sipas tij, mbajtja e kësaj konference do të behet tashmë një traditë dhe do të vazhdojë dhe në Kosovë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi