Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në përvjetorin jubilar të Alfabetit të gjuhës shqipe

Shko poshtë

Në përvjetorin jubilar të Alfabetit të gjuhës shqipe  Empty Në përvjetorin jubilar të Alfabetit të gjuhës shqipe

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:17 am

Në përvjetorin jubilar të Alfabetit të gjuhës shqipe Në përvjetorin jubilar të Alfabetit të gjuhës shqipe  Faik-konica-4
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në përvjetorin jubilar të Alfabetit të gjuhës shqipe  Empty Re: Në përvjetorin jubilar të Alfabetit të gjuhës shqipe

Mesazh nga RihHana Wed Jul 14, 2010 8:17 am

Në përvjetorin jubilar të Alfabetit të gjuhës shqipe
Faik Konica për alfabetin e gjuhës shqipe
Faik Konica, ky personalitet i shquar i letrave shqipe, stilist i dorës së parë, shkrimtar, kritik, studiues, ka dhënë një ndihmesë edhe për zgjidhjen e alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe. Shumë i ri, në moshën 22-vjeçare, botoi fletoren “Albania”, që ishte një tribunë e mendimit të lirë në vitet e fundit të shekullit XIX dhe në fillimet e shekullit XX, një kryevepër e publicistikës shqiptare, numri i parë i së cilës qarkulloi më 25 mars 1897, 111 vjet më parë. Revista shquhej për problemet kardinale të kulturës kombëtare që ngrinte, duke u dalluar edhe për diversitetin e opinioneve për çështje të ndryshme.
Nga të gjitha fushat që ka trajtuar në këtë organ, një vend i veçantë u takon edhe problemeve të alfabetit të gjuhës shqipe, të cilat i ka parë në dy rrafshe: së pari duke shkruar dhe botuar ai dhe bashkëpunëtorët mbi 20 shkrime me këtë tematikë dhe së dyti, duke hartuar edhe një alfabet, me disa variante që ndonjëri prej tyre afrohet me alfabetin e sotëm të shqipes dhe së fundmi duke propozuar rrugët e zgjidhjes së tij. E veçanta e këtyre shkrimeve të botuara në këtë organ është se aty për një periudhë 13-vjeçare janë bërë propozime konkrete mjaft interesante, duke miratuar ose duke kundërshtuar shumë mendime të shfaqura këtu ose në organe të tjera.

Cilat ishin parimet e Konicës për hartimin e alfabetit të shqipes?
Ai kërkonte dhe pranonte mbështetje në alfabetin latin. Gjithashtu, si parim kryesor konsideronte që një tingull mund të paraqitej edhe me dyshkronjësha, siç e kishte më parë alfabeti i Pashko Vasës dhe më pas alfabeti i shoqërisë “Bashkimi”. Gati gjysmë shekulli më vonë, profesor Selman Riza vlerësonte grafemat dyshkronjëshe, të cilat me të vërtetë, thoshte ai, zënë vend në të shkruar, por “vizatohen me një të vetëm hov dore”, pakësojnë shenjat e veçanta, si dhe “shquhen më në fund për bukuri”.
Duke qenë Konica një njeri me horizont dhe kulturë, ai kërkoi edhe ndihmën e kualifikuar të filologëve më të dëgjuar të kohës, që ishin marrë edhe me shqipen, si: A.Bayer L.Bonlejev, M.Breal, V.Henri, L.Legrand etj. Ai e dinte shumë mirë se mendimet e tyre nuk do të ishin të njëjta, megjithatë përgjigjet e para i botoi, pavarësisht se i kënaqnin apo jo dëshirat e revistës dhe të drejtuesit të saj, Faik Konicës. Ai dëshironte që kjo çështje të zgjidhej si në rrafshin teorik, ashtu edhe në atë praktik; të ishte një zgjidhje sa shkencore, aq edhe racionale. Prandaj ai deklaronte: “Erdhi koha të themi edhe për shkronja të gjuhës shqipe të vërtetën”.
Ai mendonte se alfabeti i tij do të përhapej shpejt, mbasi këtë sistem e vlerësonte shumë. Që në vitin e parë të qarkullimit të revistës, ai ishte shumë optimist dhe besonte se shkronjat e fletores “Albania” “do të përhapen në pak kohë nëpër tërë Shqipërinë dhe midis të diturve të Evropës do të mbeten letrat e përgjithshme të kombit shqiptar”. Për Konicën, që e konsideronte çështjen e alfabetit si çështje kombëtare dhe letrare, duhet të merreshin në konsideratë edhe këta faktorë:
-Shqipes i duhej një alfabet me të cilin mund të shtypej çdo gjë.
-Të përdoren shkronjat latine, si gjithë Evropa.
- Të gjenden shkronja që shtypen lehtë dhe me pak të holla.

Konica kundër alfabetit të Stambollit
Fillimisht kritikën e ashpër e drejtoi kundër alfabetit të Stambollit. Ai pati një mllef të veçantë për këtë sistem shkrimor, që e shigjetoi duke përdorur një arsenal të tërë kritikash. Për Konicën, që sapo kishte mbushur 25 vjetët, “Letrat e Stambollit duhen harruar fare, se ato ndalonin përparimin e kombit shqiptar”. Dihet se ky sistem shkrimor, pa kaluar as dy dekada, filloi të kritikohet edhe nga organe të tjera, por në krye gjithnjë qëndronte “Albania”, e cila nuk njihte në asnjë shkrim pajtim, por kritikë.
Konica, pavarësisht nga kritikat, në nr.7 të vitit të parë të revistës shpreh mendimin se “çështja e shkrimit të shqipes nuk mund të zgjidhej veçse ditën kur në Shqipëri do të ndodhë një ndryshim politik”. Ky organ donte të kishte marrëdhënie të mira me fletore të tjera, si “Shqipëria” e Bukureshtit, që e nxirrte Visar Dodani, me të cilën kërkoi të njësonte alfabetin e tyre.
Por, gjithnjë e kaluara ishte e hidhur në fushën e alfabetit, se, siç shkruante Asdreni në një shkrim të botuar te revista “Albania”, “njeriu mbetet i habitur kur çdo shkronjëtor kishte një abetare më vete që e përdorte”.
Konica e vlerësoi krijimin e shoqërisë “Bashkimi” për arsye se themeluesit ishin patriotë dhe alfabeti i saj ishte krijuar nga “njohës të gjuhës sonë”. Megjithatë, ai lejoi në këtë organ që të botohen mendime pro dhe kundër shoqërisë “Bashkimi” dhe alfabetit të saj. Ndonëse alfabeti i revistës
“Albania” kishte qarkulluar dy vjet para atij të “Bashkimit”, ky i fundit e pati parasysh atë jo vetëm si sistem që pranonte dyshkronjëshat, por edhe në ngjashmërinë e tyre. Pra, Konica shkoi aq përpara në përkrahje të këtij sistemi, duke vlerësuar epërsitë e tij mbi sistemet e tjera dhe duke shprehur mendimin se ai meriton të marrë emrin alfabeti kombëtar i qytetëruar. Së fundmi, u njësuan të dyja sistemet shkrimore.

Konica për Kongresin e Manastirit
Ngjarja më e madhe për kulturën tone kombëtare në fillim të shekullit XX ishte mbledhja e Kongresit të Manastirit, që hapi rrugën e kongreseve për çështje të tjera kulturore të popullit tonë. Dy çështje na dalin për këtë problem, lidhur me Faik Konicën: e para, pse nuk mori pjesë F. Konica në Kongresin e Manastirit dhe e dyta, cili ishte projekti i tij për zgjidhjen e alfabetit të përbashkët të shqipes?
Konica, që në fillim, me shpalljen e thirrjes së Kongresit të Manastirit, nuk qe dakord, pasi nuk ishte koha për një mbledhje të tillë, ide që e kishte shprehur shumë kohë më parë. Për mos pjesëmarrjen e Faik Konicës në Kongresin e Manastirit pati polemika, pasi ai ishte një personalitet i
shquar në fushën e letrave, një kolos i kulturës shqiptare, që ishte marrë më se 10 vjet me diskutimin e problemit të alfabetit të njësuar të shqipes, gjithashtu kishte hartuar një alfabet me disa variante që e përdori në organin e tij “Albania”, e që ishte mjaft afër me alfabetin e sotëm.
Më i shqetësuar për këtë çështje, me ato materiale që kemi në dorë, ka qenë patrioti Luigj Gurakuqi. Në letërkëmbimin e tij të pasur me patriotë shqiptarë, ai e ngre edhe këtë problem. Në letrën që i drejtonte Fehim Zavalanit, drejtuesit të klubit “Bashkimi” të Manastirit, shprehte shqetësimin për mosthirrjen deri në atë kohë në kongres të Faik Konicës. Në mes të tjerash, i shkruante: “Nga Elbasani më shkruajnë se edhe ju keni qëllim që të mos e ftoni në mbledhje Faik be Konicën. Unë nuk e zë besë këtë punë, ju sido që në qoftë, ju lutem edhe njëherë që të thirrni të gjithë shkronjëtorët shqiptarë e kryetarët e klubeve e shoqërive kudo që ndodhen, kështu që
mbledhja e Manastirit të dale një mbledhje kombëtare e përgjithshme e që t‘i japë fund njëherë e përgjithmonë çështjes së alfabetit”.
Ndërsa pak ditë para Kongresit, Gurakuqi i shkruante një miku në Elbasan, të cilin e njoftonte se i kishte shkruar klubit të Manastirit të thërrasin “domosdo Faik be Konicën në Kongres, ku kam shpresë se ke për të qenë edhe ti”. Konicës iu dërgua ftesa, ndoshta edhe nën presionin e miqve të tij. Megjithatë, këtë ftesë të vonuar ai nuk e pranoi, ndonëse aty ishte shënuar se “kombi ynë ka nevojë për njerëz të tillë si zotëria juaj”. Një fakt të tillë e ngre Faik Konica edhe në një artikull të tij, ku shkruante: “Besoj se është e tepërt t‘ju mësoj se nuk u ftova te ky i vetthënë ‘kongres‘, përveçse në orë të fundit, me ç‘qëllim e kuptoni vetë”.
Por, sipas Sh.Demirajt dhe K.Priftit, ka edhe ndonjë faktor tjetër. Ai gjykonte se çështja e alfabetit duhej shqyrtuar dhe vendosur nga një forum i përbërë nga gjuhëtarë dhe lëvrues të gjuhës shqipe. Ai, gjithashtu, e përçmonte përbërjen e delegatëve të këtij kongresi, duke mos i konsideruar të aftë për ta zgjidhur këtë problem. “Besoj, shkruante ai, se është e para here që një problem literature do të zgjidhet pas parimit të shumicës”.
Refuzimi i Konicës nuk ishte diçka e rastit, por i kushtëzuar nga kontributet e tij në këtë fushë për më shumë se 10 vjet. Ai e vlerësonte shumë punën e tij dhe në këtë tubim ai do të luante rolin kryesor si një nga hartuesit e alfabetit të shqipes, variant i cili qëndron mjaft afër me alfabetin e miratuar në Kongresin e Manastirit. Për këtë shkruante: “Thosha që asnjeri në Shqipëri nuk ishte munduar aq shumë për të nxjerrë alfabetin latin mundës (fitues)”.
Kështu, Faik Konica nuk hesht. Boton një artikull të rreptë kundër Kongresit të Manastirit, me titull “Kongresi i shqiptarëve xhonturq në Maqedoni”, ku tonet e shkrimit ishin shumë të ashpra dhe revoltuese.
Duke ushqyer iluzionin se kjo çështje do të diskutohej përsëri, ai në artikullin e sipërpërmendur jepte një variant se si mund të zgjidhej ky problem, të cilin e kishte njoftuar edhe kohë më parë. Për Konicën duhej:
1. Të mblidhej një komision për të parastudiuar projektin e një kongresi.
2. Të lihej kohë prej një viti nga shpallja e projektit nga komisioni. Pjesëmarrësit i ndanë në dy grupe, toskë: F.S.Noli, A.Z.Çajupi, Asdreni, Z.Skiroi, M.Duçi, Dr.Haritoja, S.Peci, V.Dodoni e F.Konica dhe gegë: Sh.Gjeçovi, P.Bardhi, Gj.Fishta, Nd.Nikaj, A.Xhuvani dhe L.Gurakuqi. Gjithsej 15 vetë. Më pas do të zgjidheshin edhe 15 të tjerë, siç thotë ai, “ndër shqiptarët me vlerë në fushën e gjuhës, por akoma të pashfaqur botërisht”. Këta 30 pjesëmarrës do të përcaktonin alfabetin, i cili do të miratohej me një kongres më të gjerë. Sheshimet e mosmarrëveshjet do t‘i kryente një albanolog, që do të shërbente si gjyqtar. Skema e Konicës është kjo: komision, kongres, kongres më i gjerë, albanolog.
Një ide e tillë mbeti në letër dhe alfabeti i dalë nga Kongresi i Manastirit u bë alfabeti kombëtar i shqipes.
Ky ishte një përfundim i gabuar dhe i kritikueshëm i Konicës. Përkundrazi, ai qe një tubim me rrezatim të gjerë për zhvillimin e kulturës sonë kombëtare, qe një veprim dhe zgjidhje e pranueshme, gjë që koha e vërtetoi. Realiteti historik e tregoi se vlerësimi i tij për Kongresin e Manastirit
nuk ishte i drejtë. Por, përpjekjet e tij për këtë çështje nuk duhen mohuar, pasi ai kishte luajtur një rol të rëndësishëm për çështjen e alfabetit të njësuar të shqipes. Shoqëria shqiptare e ka çmuar punën e tij në fushën e gjuhësisë, përveç studimeve të kryera me këtë tematikë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi