Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja harta e dialekteve të shqipes!

Shko poshtë

Ja harta e dialekteve të shqipes! Empty Ja harta e dialekteve të shqipes!

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 7:45 am

Ja harta e dialekteve të shqipes!Ja harta e dialekteve të shqipes! Harta
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja harta e dialekteve të shqipes! Empty Re: Ja harta e dialekteve të shqipes!

Mesazh nga Shooter-Ks Thu Jul 15, 2010 7:46 am

Krijohet për herë të parë Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe
Ja harta e dialekteve të shqipes!
Shtrirja e dialekteve të shqipes në dheun amë, në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, dhe në zonat e diasporës në Itali, Kroaci e Greçi, kërkimi në përcaktimin e zonave të “n” dhe “r” (siç shihet në hartë) të të folmeve, për herë të parë në një atlas të dialektologjisë së shqipes
Krijohet për herë të parë Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe. Kuvendi i Napolit, ngjarja që shënon krijimin e një harte të gjeografisë së shqipes kudo ku jetojnë shqiptarë. Shtrirja e dialekteve të shqipes në dheun amë, në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, dhe në zonat e diasporës në Itali, Kroaci e Greçi, kërkimi në përcaktimin e zonave të “n” dhe “r” (siç shihet në hartë) të të folmeve, për herë të parë në një atlas të dialektologjisë së shqipes. Me këtë rast mbahet për dy ditë kuvendi ndërkombëtar me temë “Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe”, më 30 tetor, në Napoli dhe një ditë më pas në Greçi, në krahinën e Avelinos, nismë e Universitetit “L’Orientale” të Napolit. Marrin pjesë glotologë dhe albanologë italianë e shqiptarë të ardhur nga Tirana, Prishtina, Munihu dhe nga Parisi.
Një nga anëtaret e komitetit organizativ, filologia Merita Bruci nga Universiteti “L’Orientale” i Napolit thotë se “kuvendi synon, në radhë të parë, të nxjerrë në pah rëndësinë e kësaj vepre të gjeografisë gjuhësore, vlerën shkencore që ajo përmban, fryt i një kërkimi e anketimi të të gjitha varianteve gjuhësore të përhapura në territoret shqipfolëse; në radhë të dytë, të vërë theksin mbi ndikimet që kjo vepër mund të ketë si në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor, ashtu edhe në zbatimin e përfundimeve të arritura në lëmin didaktik për promovimin e kulturës gjuhësore. Edhe vetë diaspora shqiptare, e pranishme prej më se pesë shekujsh në Itali, do t’i ndiejë në të ardhmen efektet pozitive që përftohen nga ky botim”.
Nga ky atlas përftohet një tablo shumë e gjerë e fenomeneve gjuhësore që lidhen me fonetikën, morfologjinë, sintaksën (vëllimi I) dhe leksikun (vëllimi II). Përfundimet janë të pasqyruara në harta gjeografike shumëngjyrëshe për të lehtësuar leximin e simboleve që përfaqësojnë varietetet e fenomeneve gjuhësore. Sipas Brucit, prania e konsiderueshme e një pakice gjuhësore historike shqiptare në Itali, e në rastin konkret prania e komunitetit shqipfolës të Greçit (AV), i vetmi në territorin e Kampanias, “për shkak të veçantive të tij, gjen te ky atlas një pikë referimi të rëndësishme, edhe falë zbatimit të Ligjit kombëtar 482/1999 lidhur me mbrojtjen e pakicave gjuhësore si edhe të Ligjit krahinor të Kampanias 14/2002, lidhur me studimin e mësimdhënien e gjuhës amtare shqipe”.
Botimi i Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe është fryt i një bashkëpunimi energjik ndërmjet shumë institucioneve: Qendra Kombëtare e Kërkimit (Romë), Universiteti i Napolit “L’Orientale”, Rrethi i Kampanias, Bashkia e Greçit. Në shkallë ndërkombëtare është një shembull i një bashkëpunimi frytdhënës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për të arritur objektiva të vështira për t’u realizuar.
Marrëveshjet e bashkëpunimit e të shkëmbimeve akademike ndërmjet Universitetit “L’Orientale” dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Tiranës janë në themel të nismës për botimin e kësaj vepre me vlerë të madhe shkencore e kulturore, por edhe të një angazhimi financiar të madh, po të shohim volumin e konsiderueshëm të veprës dhe kërkesat e larta teknike të realizimit të botimit me ngjyra, ashtu siç e kërkon një Atlas.
Në momente vështirësish financiare, bashkëpunimi ndërmjet institucionesh bëhet i domosdoshëm dhe mbetet e vetmja rrugë për të realizuar projekte ambicioze e madhore. Në rastin konkret, për më tepër, bashkëpunimi i Regjionit të Kampanias dhe i Komunës së Greçit vesh një rëndësi të veçantë, sepse kjo vepër hedh dritë të re edhe mbi studimet e të folmes së Greçit, dhe ofron mjetet e duhura për një didaktikë funksionale.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi