Një Manifest I Qeverisjes Së Vërtetë Islame
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 1 e 1

NJË MANIFEST I QEVERISJES SË VËRTETË ISLAME
- Urdhëresa e Imam Aliut për Malik el-Eshterin -
Hyrje
Kjo urdhëresë u përpilua në vitin 38 pas Hixhrit nga kalifi i katërt i shtetit islam, Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftë mbi të), kur ai e emëroi Malik el-Eshterin si guvernator të krahinës së Egjiptit. Në të, Imam Aliu i shtron principet e qeverisjes së vërtetë islame, duke i shpjeguar hollësisht detyrimet e shtetit ndaj klasave të ndryshme të qytetarëve të tij dhe mënyrën më të përshtatshme, për t’i përmbushur këto detyrime. Ky dokument i pashoq, që lirisht mund të quhet një manifest i qeverisjes së vërtetë islame, i ngërthen në vete të drejtat themelore qytetare dhe njerëzore, duke e shpallur barazinë e të gjithë njerëzve:

Re: Një Manifest I Qeverisjes Së Vërtetë Islame
"...sepse njerëzit janë dy llojesh: ose janë vëllezërit e tu të një besimi ose të barabartë me ty përnga krijimi...”
Trembëdhjetë shekuj pas Imam Aliut, i njejti princip do t’i shpallej sërish botës në nenin e parë të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut:
Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi... 1
Ky dokument s’është veçse një dëshmi tjetër e qartë e universalitetit të Islamit dhe e madhështisë së tij, si porosia e fundit hyjnore për njerëzimin.
Lëvdatat më të bukura i takojnë Zotit të botëve!
Paqja qoftë mbi të Dërguarin e Tij, Muhammedin dhe mbi familjen e tij të dëlirë!
dielli.net
Re: Një Manifest I Qeverisjes Së Vërtetë Islame
Përmbajtja e urdhëresës 2
Me emrin e Zotit, Bamirës dhe Mëshirues...
Kjo është urdhëresa e robit të Zotit dhe Prijësit të Besimtarëve, Aliut, për Malik ibn el-Harith el-Eshterin, me rastin e emërimit të tij si guvernator i Egjiptit, për t’i mbledhur tatimet e këtij vendi, për t’i luftuar armiqtë e tij, për t’u kujdesur për punët e popullit dhe për ta përmirësuar gjendjen e tyre.
Ai i urdhëron t’i druhet e t’i bindet Zotit dhe ta ndjekë atë, që është urdhëruar në Librin e Tij, qoftë nga veprat e detyrueshme, qoftë nga ato zgjedhore, pa të cilat njeriu s’bëhet dot i virtytshëm dhe s’mund të mbrohet nga e liga. Ai gjithashtu i urdhëron që ta ndihmojë Zotin e Madhëruar, me zemrën, me duart e me gjuhën e tij sepse Zoti, Emrat e të cilit janë të shenjtë, e merr përsipër t’i ndihmojë gjithkujt, që i ndihmon Atij dhe ta mbrojë gjithkë, që Atë e përkrah.
Ai i urdhëron që t’i sundojë dëshirat e tija dhe të përmbahet kur ato të shfaqen, sepse, po të mos jetë mëshira e Zotit, nefsi (egoja) gjithnjë anon kah e liga.

Cilësitë e një guvernatori dhe përgjegjësitë e tij
Dije pra, o Malik, se po të dërgoj në një tokë, ku ka patur sundues të tjerë para teje, si të drejtë ashtu edhe shtypës. Tani njerëzit do t’i ndjekin veprimet e tua, njësoj siç i ndiqje ti veprimet e atyre para teje. Njësoj siç i gjykoje ti ata, edhe njerëzit kanë për të të gjykuar ty tani. Dije se të virtytshmit njihen nga fjalët e mira, që Zoti i vendos në gjuhët e robërve të Tij. Andaj, le të jenë veprat e mira, pasuria më e vlefshme që do ta mbledhësh. Nënshtroi dëshirat e tua! Ji i përmbajtur dhe mbaje zemrën tënde larg të ligës!
Mësoje zemrën tënde të jetë e mëshirshme dhe e dhembshur ndaj popullit. Mos u qëndro mbi krye si një bishë e uritur, sepse njerëzit janë dy llojesh: ose janë vëllezërit e tu të një besimi ose të barabartë me ty përnga krijimi. Ata domosdo do të mëkatojnë e do të bëjnë gabime, pa dashur ose me qëllim. Ti tregohu falës dhe i mëshirshëm, njësoj siç do të doje Zoti të ishte i mëshirshëm me ty. Siç je ti i vendosur në krye të tyre, dije se Prijësi (Imami) yt është mbi ty dhe Zoti është i vendosur mbi të. Zoti t’i ka lënë në duar punët e këtyre njerëzve dhe po të sprovon nëpërmjet tyre.
Mos u mundo ta sfidosh Atë sepse nuk ke fuqi për t’iu kundërvënë fuqisë së Zotit dhe nuk mund të jetosh pa mëshirën dhe pa faljen e Tij. Mos ki turp të falësh dhe të jesh i mëshirshëm në të dënuar! Mos vepro me ngut gjatë zemërimit, kur mund të ketë ndonjë rrugëdalje tjetër! Mos thuaj“mua më është dhënë autoriteti dhe duhet të më bindeni kur të urdhëroj...” sepse kjo gjë krijon dyshim në zemra, e dobëson fenë dhe e çon njeriun drejt shkatërrimit. Nëse pozita, që të është dhënë, krijon krenari dhe mendjemadhësi tek ti, atëherë shihe madhështinë e Zotit përballë teje dhe fuqinë e Tij, të cilën ti s’e ke as mbi vetveten. Kjo do ta shkatërrojë mendjemadhësinë tënde, do ta largojë arrogancën dhe do t’ta rikthejë urtësinë, që e ke humbur.
Ki kujdes të mos e krahasosh veten me Zotin përnga madhështia dhe të mos e ngjasosh fuqinë tënde me fuqinë e Tij, sepse Zoti e nënshtron çdo sfidues dhe e çnderon secilin, që është mendjemadh.
Ji i drejtë me njerëzit, për hir të Zotit! Mos bëj padrejtësi, kur të bëhet fjalë për të afërmit e tu dhe për ata, të cilët i ke më për zemër, sepse po e bëre këtë, do të jesh shtypës. E kur dikush i shtyp krijesat e Zotit, në vend të tyre, Zoti bëhet armiku i tij dhe kur Zoti është armiku i dikujt, Ai ia prish çdo punë. Një njeri i tillë do të mbetet armik i Zotit derisa të dorëzohet dhe të pendohet për atë që ka bërë. Asgjë nuk i largon të mirat e Zotit dhe nuk e përshpejton dënimin e Tij, sa këmbëngulja në shtypje, sepse Zoti e dëgjon lutjen e të shtypurve dhe nuk i lë shtypësit të shpëtojnë.

Sundimi duhet të jetë në të mirë të të gjithë njerëzve
Mënyra jote e të vepruarit duhet të jetë ajo, që është e barabartë ndaj të gjithëve, më gjithëpërfshirë se në drejtësi dhe gjithnjë në të mirë të popullit. Pakënaqësia në mesin e njerëzve të thjeshtë e përkeqëson gjendjen, ndonse paria mund të jetë e kënaqur. Në anën tjetër, pakënaqësia e disa personave nga të parët e vendit mund të arsyetohet, përderisa populli i thjeshtë është i kënaqur me gjendjen. Në mesin e njerëzve, s’ka ngarkesë më të madhe për një prijës gjatë paqes, njerëz më të padobishëm gjatë konflikteve, më të pakënaqur nga barazia, më të dyfytyrshëm në të kërkuarin e favoreve, më pak mirënjohës ndaj bujarisë, më pak të kënaqur me arsyetimet e tua gjatë mosdhënies dhe më të paqëndrueshëm gjatë trazirave sesa pjesëtarët e parisë. Dije se njerëzit e thjeshtë janë shtylla e fesë, fuqia e muslimanëve dhe mbrojtja e tyre kundër armikut. Andaj kujdesu për punët e tyre dhe ji miqësor me ta!
Njeriu më i lig në mesin e atyre që i sundon dhe më i largëti prej teje, duhet të jetë ai, i cili i gjurmon mangësitë e njerëzve të tjerë. Të gjithë njerëzit kanë mangësi dhe prijësi i tyre është ai që duhet t’i mbulojë ato. Mos i përhap mangësitë dhe gabimet e tyre të fshehta sepse detyra jote është ta korigjosh atë që është e hapur. Lëre në duart e Zotit atë, që është e fshehur prej teje!
Mbuloi mangësitë e tyre, aq sa mundesh dhe Zoti do t’i mbulojë ato mangësi tuajat, të cilat do të doje të mbeteshin të pazbuluara. Zgjidhe çdo nyje urrejtjeje mes njerëzve dhe parandaloi armiqësitë e mundshme mes tyre. Në çështjet që mbahen fshehur prej teje, bëhu sikur nuk di gjë! Mos u ngut për t’i përkrahur fjalët e thashethemexhinjë ve në lidhje me njerëzit, sepse ndonse mund të duken si këshilltarë të sinqertë, këta njerëz janë gjithnjë mashtrues.

Në lidhje me këshilltarët
Mos u këshillo me një koprrac, që s’të lë të jesh bujar dhe që të tremb gjithë kohës nga varfëria. Mos u këshillo as me ndonjë frikacak, që të bën përherë të ndihesh i dobët dhe as me ndonjë lakmitar, që bën të të duket e bukur mbledhja e pasurisë. Ndonse koprracia, paburrëria dhe lakmia janë tre vese të ndryshme, të gjitha burojnë nga mosnjohja e mjaftueshme e Zotit.
Këshilltari më i keq për ty është ai, i cili ka qenë këshilltar i prijësve të ligë para teje dhe që ka marrë pjesë në mëkatet e tyre. Njerëzit e tillë s’duhet të jenë ndër këshilltarët e tu, sepse ata janë bashkëveprues të mëkatarëve dhe vëllezër të shtypësve. Në vend të tyre, mund të gjesh të tjerë, që janë të aftë dhe me ndikim si këta të parët, por që kurrë s’i kanë ndihmuar shtypësit dhe as mëkatarët në mëkatet e tyre. Të tillët, më së paku të hapin telashe dhe të përkrahin më së shumti. Ata gjithmonë do të jenë të kujdesshëm për ty dhe indiferentë ndaj të tjerëve. Andaj, bëji këta njerëz miqtë e tu më të afërt, qoftë në publik, qoftë në jetën private.
Për ty, më i miri prej tyre është ai që t’i thotë hapur të vërtetat dhe që s’të përkrah në vepra të tilla, të cilat Zoti nuk ua lejon miqve të Tij, ndonse ti mund të dëshirosh të veprosh në atë mënyrë. Shoqërohu me njerëz të sinqertë, që i druhen Zotit! Pastaj mësoji mos të të lëvdojnë për veprat që s’i ke bërë, sepse teprimi në lëvdata krijon krenari dhe të çon drejt mendjemadhësisë .
Të virtytshmit dhe të ligët s’duhet të jenë të barabartë në sytë e tu, sepse kjo do të shkaktonte largim të të virtytshmive nga virtytet dhe vazhdim të të ligëve në të liga. Gjithkë mbaje në pozitën që e meriton! Dije se gjëja më e dobishme për të lënë përshtypje të mirë tek populli, është të sillesh butë me ta, t’ua lehtësosh vuajtjet dhe të mos u sjellësh telashe të padurueshme. Duhet të lësh përshtypje të mirë tek njerëzit, sepse mendimi i tyre i mirë për ty, ka për të të shpëtuar nga shumë probleme. Ki besim tek njerëzit, që u ke bërë mirë dhe që i ke sprovuar në vështirësi dhe ruaju nga njerëzit, të cilëve u ke bërë keq!
Mos i ndrysho ato tradita, që të parët e popullit i kanë ndjekur dhe që kanë mundësuar një unitet mes njerëzve e një përparim të tyre. Mos krijo risi duke i shkatërruar këto tradita të mëparshme, sepse atëherë, shpërblimi i atyre që i kanë nisur do të vazhdojë por dënimi për prishjen e tyre do t’të mbetet ty mbi supe. Gjithnjë bisedo me dijetarët dhe këshillohu me të urtit, që të mund t’i përmirësosh vendet nën sundimin tënd dhe të vazhdosh në atë vijë, në të cilën paraardhësit e tu kanë qenë të vendosur.

Klasat e ndryshme të njerëzve
Dije se populli përbëhet nga klasa të ndryshme, të cilat mund të përparojnë vetëm me ndihmën e njëra-tjetrës. Ndër to është ushtria e Zotit, pastaj nëpunësit, gjykatësit dhe paguesit e tatimit për kokë (xhizje) e të tatimit të tokës (haraxh) nga mesi i jobesimtarëve të mbrojtur nga Islami. Pastaj janë muslimanët e thjeshtë, tregtarët dhe zejtarët dhe klasa më e ulët e të varfërve dhe nevojtarëve. Zoti e ka caktuar hisen e secilit grup dhe i ka vendosur në Librin e Tij dhe në Traditën e Profetit, rregullat dhe kufizimet në lidhje me secilin prej tyre.
Me vullnetin e Zotit, ushtria është kështjella mbrojtëse e popullit, stolia e sunduesit, fuqia e fesë dhe mjeti për të siguruar paqen. Populli nuk mund të ekzistojë pa të dhe në anën tjetër, ushtria mund të mirëmbahet vetëm me pjesën e tatimeve që është e caktuar për të dhe që i mundëson të luftojë kundër armikut, të përparojë gjithë më tepër dhe t’i përmbushë nevojat e veta. Këto dy grupe (ushtria dhe populli i thjeshtë) nuk mund të ekzistojnë pa një grup të tretë, që përbëhet nga gjykatësit, zyrtarët dhe nëpunësit e kategorive të ndryshme, që merren me mbledhjen e tatimeve, e ruajnë rendin dhe e sigurojnë paqen mes grupeve të ndryshme të shoqërisë.
Dhe të gjithë këto grupe nuk mund të ekzistojnë pa tregtarët dhe zejtarët, të cilët i sigurojnë gjërat e nevojshme për ta, krijojnë tregje dhe u mundësojnë njerëzve, të mos merren vetë me sigurimin e gjërave të nevojshme për jetesë. Më në fund është klasa më e ulët, e përbërë nga të varfërit dhe nevojtarët, përkrahja dhe ndihma ndaj të cilëve është një detyrim sepse të gjithë kanë hise në begatitë e Zotit. Secili grup ka të drejta mbi prijësin, në varësi prej nevojave të veta. Një prijës nuk mund t’i përmbushë detyrimet ndaj tyre, veçse me ndihmën e Zotit dhe duke e stërvitur veten gjithë kohës, për t’i qëndruar besnik të drejtës dhe për të duruar çdo vështirësi.

1. Ushtria
Në krye të trupave vendos një njeri, i cili në syrin tënd, është më besniku ndaj Zotit, Profetit të Tij dhe Imamit tënd. Më i sinqerti prej tyre dhe më i dobishmi është ai, i cili nuk zemërohet kollaj, i pranon arsyetimet, është i butë me të dobëtit dhe i ashpër kundër të fuqishmive. Dhuna nuk duhet ta shqetësojë dhe dobësia nuk duhet ta lërë të pashpresë. Për të gjetur njerëz të tillë, kërko në familje të virtytshme dhe fisnike, që kanë vlera dhe traditë dhe që janë të famshme për guxim e për bujari. Këta njerëz janë burimet e nderit dhe të virtytit. Kur të gjesh njerëz të tillë, kujdesu për punët e tyre siç kujdeset një prind për punët e fëmijës së tij. Mos të të duket e tepërt asgjë që bën për ta dhe mos e shih si të parëndësishëm ndonjë shërbim që ua kryen, ndonse mund të jetë shumë i vogël, sepse kjo gjë do të krijojë një përshtypje të mirë tek ta. Mos i lër pas dore punët e vogla të tyre duke u arsyetuar se merresh me punë të rëndësishme sepse shumë shpesh, shërbimet e vogla sjellin rezultate të mëdha.
Më të respektuarit në mesin e komandantëve të tu, duhet të jenë ata, të cilët janë bujarë ndaj ushtarëve të vet dhe i përmbushin nevojat e familjeve të tyre, që mbesin pas. Në fund të fundit, gjëja e vetme që duhet ta mendojnë ushtarët është lufta me armikun. Nëse i mbron ata dhe sillesh me mëshirë ndaj tyre, do t’ua fitosh zemrat lehtësisht. Më e bukura për një sundues është kur në vendin e tij mbisundon drejtësia dhe kur populli e do atë. Kjo nuk do të ndodhë nëse populli s’e ka zemrën të pastër nga dyshimet dhe nga ankesat kundër teje. Besnikëria dhe dashuria e tyre do të vërtetohet kur ata të mblidhen rreth teje për ta përkrahur qeverisjen tënde dhe kur të mos e shohin si një ngarkesë detyrimin ndaj shtetit e të mos e dëshirojnë fshehurazi shkatërrimin e tij. Andaj plotësoji kërkesat e popullit, aq sa mundesh dhe lëvdoi ata për punët e mira, që i kanë bërë, sepse përmendja e bëmave të mira, i kënaq guximtarët dhe u jep kurajo atyre, që kanë mbetur pas në veprime.
Vlerësoi bëmat e secilit prej tyre, mos ia mvesh dikujt bëmat e një tjetri dhe mos i shpërble më pak se ç’meritojnë. Pozita e lartë e dikujt, nuk duhet të të bëjë t’i tregosh si të mëdha veprat e tija të pakta dhe as pozita e ulët e një njeriu, s’duhet t’i bëjë veprat e tija të të duken pak.
Në çështjet që të mërzisin, drejtoju Zotit dhe Profetit të Tij, sepse njerëzve që ka dëshirë t’i udhëzojë, Zoti u thotë:
O ju që besoni! Bindjuni Zotit dhe Profetit të Tij dhe atyre, që u jepet autoritet nga mesi juaj! Dhe pastaj, sikur të grindeni mes veti për diçka, drejtojuni Zotit dhe Profetit, nëse vërtet besoni në Zotin dhe në Ditën e Fundit... Kur’an 4:59
T’i drejtohesh Zotit, do të thotë të sillesh sipas asaj, që është thënë qartë në Librin e Tij, kurse t’i drejtohesh Profetit, do të thotë ta ndjekësh Traditën (Sunnetin) e tij të pranuar gjërësisht, për të cilën nuk ka dallime mes njerëzve.

2. Gjykatësit
Për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet mes njerëzve, duhet t’i zgjedhësh ata, që janë më të dalluarit e popullit. Rastet e ndryshme nuk duhet t’ua tollovisin mendjen, diskutimet s’duhet t’i zemërojnë, nuk duhet të këmbëngulin në një gjë të gabuar dhe duhet ta pranojnë të vërtetën, kur të përballen me të. Ata s’duhet të jenë njerëz lakmitarë dhe s’duhet të kënaqen kurrë me një hulumtim sipërfaqësor të çështjes, pa u thelluar në të. Ata duhet gjithnjë të jenë të gatshëm për t’u ndalur më gjatë mbi pikët e dyshimta, duhet t’u japin rëndësi argumenteve, të mos zemërohen gjatë zënkave të palëve, të jenë të durueshëm gjatë hulumtimit dhe sypatrembur gjatë sjelljes së vendimeve. Lëvdatat nuk duhet t’i bëjnë mendjemëdhenj dhe fjalët e bukura s’duhet t’ua prishin paanësinë. Të paktë janë njerëzit e tillë.
Kohë pas kohe kontrolloi vendimet e tyre dhe jepu një pagë të tillë, që të mos u mbetet asnjë arsyetim për të qenë të pandershëm dhe asnjë nevojë, për të shkuar tek të tjerët për ndihmë. Jepu atyre një prestigj dhe një pozitë aq të lartë, sa të mos mund asnjëri nga paria ose nga zyrtarët e shtetit t’i marrë nën kontroll ose t’i dëmtojë. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm në këtë çështje, sepse në të kaluarën, kjo fe ka qenë e burgosur në duart e njerëzve të ligë, që vepronin sipas ndjenjave dhe e kërkonin pasurinë e kësaj bote.

3. Zyrtarët e shtetit
Pas kësaj, ki kujdes për punët e zyrtarëve. Vendosi ata në pozita, vetëm pasi t’i kesh sprovuar më parë dhe mos e favorizo askënd, sepse kjo krijon padrejtësi ndaj tyre dhe pabarazi. Prej tyre, zgjidhi ata që janë modestë e që kanë përvojë dhe të tillë që burojnë nga familje të ndershme e që kanë qenë muslimanë më parë, sepse këta njerëz kanë një moral të bukur dhe nuk e njollosin nderin e tyre. Ata s’janë lakmitarë dhe përherë përqëndrohen në zgjidhjen e problemeve.
Jepu atyre një pagë të mirë, sepse kjo u mundëson një mbijetesë të rehatshme dhe nuk i bën t’i lakmojnë pasuritë, që i kanë nën përgjegjësi. Përveç kësaj, kjo do të ishte një argument i fortë kundër tyre, nëse ata përpiqen të mos u binden urdhrave të tu. Duhet ta kontrollosh punën e tyre dhe të kesh njerëz besnikë e të sinqertë, që do të raportojnë në lidhje me ta. Vëzhgimi i punës së tyre nga ana jote, do t’i bëjë të jenë besnikë ndaj detyrës dhe të sjellshëm ndaj popullit. Ji i kujdesshëm me zyrtarët e korruptuar! Nëse ndonjëri prej tyre e keqpërdor detyrën dhe burimet e tua e vërtetojnë këtë gjë, atëherë kjo është një dëshmi e mjaftueshme. Atë duhet ta dënosh dhe ta bësh ta rikthejë gjithë atë pasuri, që e ka mbledhur padrejtësisht. Duhet ta poshtërsosh, ta shpallësh hapur abuzimin e tij dhe ta bësh ta mbathë mbi vete turpin e krimit, që e ka kryer.

4. Administrimi i tatimeve
Ji i kujdesshëm për punën e tatimeve dhe për mirëqenien e atyre që i paguajnë këto tatime, sepse në mirëqenien e tyre fshihet mirëqenia e të tjerëve. Të tjerët nuk mund të përparojnë pa ata sepse të gjithë janë të varur nga tatimet e tyre. Megjithatë, duhet më shumë kujdes t’i kushtosh kultivimit të tokës sesa mbledhjes së tatimeve, sepse nuk mund të mbledhësh tatime kur të korrat s’kanë qenë të bollshme. Dije se ai sundues që kërkon tatime kur të korrat janë të pakta, e shkatërron vendin e tij dhe u sjell vetëm vdekje njerëzve. Sundimi i tij s’ka për të qenë i gjatë.
Nëse njerëzit ankohen nga lartësia e tatimeve, nga sëmundjet, nga thatësira ose nga vërshimet, ti duhet ta ulësh tatimin, në një nivel që do të mund ta përmirësojë gjendjen e tyre. Ulja e tatimit nuk duhet të jetë diçka e urryer nga ana jote sepse kjo ulje do të pasqyrohet në përparimin e vendit tënd dhe do t’i bëjë të kënaqur e të lumtur njerëzit. Falë kësaj, ti mund t’i besosh fuqisë së tyre dhe të presësh përkrahje nga ata. Mund të vijë dita e të ndryshojë gjendja dhe ti të jesh i detyruar për t’u kërkuar ndihmë. Ata me kënaqësi do t’i marrin përsipër detyrimet e tyre sepse begatia është e aftë të mbajë mbi shpinë, gjithçka që i ngarkohet. Një shtet shkatërrohet nga varfëria e popullit dhe varfëria e popullit shfaqet atëherë, kur zyrtarët përpiqen gjithë kohës për të mbledhur sa më shumë pasuri. Ata nuk marrin mësim nga historia e popujve të lashtë dhe nuk janë të kujdesshëm ndaj urdhrave të Zotit.

5. Nëpunësit
Pastaj duhet të jesh i kujdesshëm me nëpunësit. Në krye të punëve vendose atë që është më i miri prej tyre! Letrat e tua me vendime të rëndësishme dhe të fshehta, dorëzoja atij që ka një karakter më të fortë e që s’bëhet mendjemadh nga lëvdatat dhe nderimet, sepse një person i tillë nuk ka për të folur keq në mesin e njerëzve, kundër teje dhe kundër qeverisjes tënde. Njeriu i zgjedhur nga ana jote, s’duhet të jetë i pakujdesshëm në përcjelljen e raporteve të zyrtarëve të tu dhe në përpilimin e përgjigjeve të sakta në emrin tënd. Ai duhet të jetë i përpiktë në çështjet e pagesave. Ky njeri s’duhet kurrë të bëjë ndonjë marrëveshje, që të dëmton ty dhe duhet të jetë i kujdesshëm për t’i parandaluar marrëveshjet që bëhen kundër teje. Ki kujdes që ky person të jetë i vetëdijshëm për pozitën e tij sepse ai që është i pavetëdijshëm për pozitën e vet, nuk mund t’i kuptojë punët e tjera.
Ki kujdes që të mos u japësh poste të rëndësishme nëpunësve tuaj dhe të mos u besosh në mënyrë të verbër, thjesht pse të duken të sinqertë, të besueshëm dhe të mençur sepse ka shumë njerëz, të cilët, kur duan, mund të sillen si të sinqertë e besnikë dhe të mbathen me rrobat e virtytit dhe modestisë për ta fituar simpatinë e sunduesve, ndonse nuk janë as të sinqertë, as besnikë dhe as të urtë. Zgjidhi ata që kanë një emër të mirë mes njerëzve dhe që njihen për sinqeritetin e tyre. Një zgjedhje e tillë do të dëshmojë se je besnik ndaj Zotit dhe ndaj atij, që të ka emëruar në këtë detyrë.
Emëro një person në krye të çdo zyre, i cili do të jetë i aftë dhe mjaft i ditur, për t’i kryer me sukses punët e vështira dhe të cilit s’do t’i lidhen duart, kur të ketë shumë punë për të bërë. Dije se kur të ketë mangësi tek nëpunësit e tu, ti do të jesh përgjegjës për këtë.

6. Tregtarët dhe zejtarët
Tani dua të të këshilloj për tregtarët dhe për zejtarët. Sillu butë ndaj tyre, qofshin ata tregtarë të vendosur në një vend, të tillë që shesin në vende të ndryshme ose zejtarë. Urdhëroji nëpunësit e tu të sillen po kështu! Të gjithë ata janë burimi i pasurisë së shtetit. Ata sjellin mallëra për popullin. Shumë prej tyre i sjellin këto gjëra nëpër shkretëtira, nëpër dete e male, nga vende, ku njerëzit e zakonshëm nuk mund të shkojnë për t’i marrë. Këta njerëz janë zakonisht paqedashës dhe nuk shkaktojnë trazira dhe revolta. Duhet të kujdesesh për punët e tyre dhe t’i mbrosh, kurdo që të bëjnë tregti në tokën tënde ose të kalojnë nëpër të, duke bartur mallëra nga një vend në tjetrin.
Por përkundër kësaj, dije se shumë prej tyre janë koprracë të pashembullt, krejt vetjakë dhe të obsesionuar me mbledhjen e pasurisë. Ata shpesh i fshehin mallërat e tyre, që t’u rritet vlera dhe pastaj i shesin me çmime shumë më të larta. Kjo është në dëm të popullit dhe një çnderim për sunduesin. Ndaloje këtë praktikë sepse i Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) e ka ndaluar atë. Tregtia duhet të jetë e ndershme, me peshore të drejta dhe të mos e dëmtojë asnjërën nga palët. Nëse edhe përkundër kësaj ndalese, dikush e vazhdon këtë praktikë, atëherë jepi atij një dënim shembullor, por jo të tëperuar.

7. Klasa më e ulët
Ki kujdes për të varfërit dhe druaju Zotit, në lidhje me punët e tyre! Ata nuk kanë përkrahje, s’kanë të ardhura dhe s’kanë mundësi për ta fituar bukën e gojës. Ata janë të mjeruar dhe shumë prej tyre janë të paaftë për punë. Disa prej tyre dalin për të lypur e disa të tjerë nuk lypin, por gjendja e tyre e tregon qartë varfërinë, vuajtjen dhe nevojat që kanë. Për hir të Zotit, o Malik, mbroji ata dhe të drejtat e tyre, sepse vetë Zoti ta ka dhënë këtë përgjegjësi. Duhet të caktosh një hise për ta nga arka e shtetit, nga drithërat që kultivohen dhe nga gjërat, që merren si pre lufte, në emër të Islamit. Në të gjitha këto gjëra, njerëzit që jetojnë larg qendrës, e kanë të njejtën të drejtë si ata që jetojnë pranë. Mos lejo që jeta e luksit të të mbajë larg tyre. Nuk mund ta arsyetosh mosinteresimin tënd për punët e vogla, duke thënë se kishe punë më të rëndësishme për të kryer. Mos ji i pakujdesshëm për punët e tyre dhe mos u largo prej tyre me mendjemadhësi!
Kujdesu për ata, të cilët s’të afrohen dot për shkak të pamjes së tyre të pakëndshme dhe ngase njerëzit i konsiderojnë të pavlerë. Për këtë punë, zgjidh njerëz të besueshëm, që i druhen Zotit, të cilët do t’të lajmërojnë për gjendjen e tyre. Sillu ndaj të varfërve me përgjegjësi të plotë dhe duke e patur parasysh ditën kur do të dalësh përpara Zotit, sepse në mesin e njerëzve, këta e meritojnë më së shumti kujdesin dhe dhembshurinë tënde.
Kujdesu për jetimët dhe për të moshuarit, të cilët s’kanë të ardhura dhe nuk duan të dalin rrugëve për të lypur. Kjo është një punë e vështirë për shumë sundues. Në të vërtetë, çdo punë e drejtë është e vështirë, përveç për ata, që e kërkojnë bekimin e Zotit dhe dëshirojnë të jenë pranë Tij. Të tillëve Zoti ua lehtëson punën.
Pastaj përcakto një kohë për ankesa, gjatë të cilës do të ulesh mes tyre me modesti, për hir të Zotit që të krijuar. Gjatë kësaj kohe, mbaje larg vetes ushtrinë, rojet dhe nëpunësit e tu, që të mund të flasë pa frikë gjithkush, që ka diçka për të thënë. E kam dëgjuar të Dërguarin e Zotit (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) të thotë: “Kurrë s’do ta arrijë pastërtinë ai popull, tek i cili e drejta e të dobëtit nuk sigurohet nga i fuqishmi, pa patur frikë...” Ji i durueshëm ndaj sjelljes së tyre të çuditshme dhe paaftësisë së tyre për të folur me ty. Largoje zemrën tënde nga mendjemadhësia. Po të jesh i tillë, Zoti ka për t’të mbuluar me mëshirën e Tij dhe ka për të të shpërblyer për bindjen. Kur të japësh diçka, jepe me fytyrë të qeshur! Kur të refuzosh, bëje atë në mënyrë të sjellshme dhe duke dhënë arsyetime.
Do të ketë disa gjëra, të cilat nuk mund t’i bëjë askush tjetër përveç teje. Për shembull, duhet t’u përgjigjesh letrave të zyrtarëve të tu, të cilat janë përtej autoritetit të nëpunësve, që ke pranë. Nëse kupton se zyrtarët e tu nuk merren sa duhet me punët e popullit, ti duhet vetë ta korigjosh gabimin e tyre. Çdo ditë, përfundoje punën e caktuar për të, sepse dita e nesërme i ka punët e saja. Pjesën më të mirë të ditës ndaje për adhurimin e Zotit, ndonse të gjitha këto gjëra janë për hir të Zotit, kur qëllimi të jetë i pastër dhe populli të përparojë.

Marrëdhënia me Zotin
Gjëja me të cilën duhet ta pastrosh besimin tënd, është përmbushja e obligimeve, që i ke vetëm drejt Zotit. Andaj, kushtoja Atij një pjesë të ditës dhe të natës tënde dhe plotësoji pa mangësi detyrimet e tua ndaj Tij, ndonse kjo mund të jetë e lodhshme për trupin tënd. Kur t’i udhëheqësh njerëzit në namaz, mos e zgjat atë së tepërmi sa t’i mërzisësh dhe as mos u ngut tepër, sa ta bësh të mangët. Mbaje mend se mes njerëzve ka të sëmurë dhe të tillë, që kanë nevoja të tjera. Kur i Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi dhe mbi familjen e tij) më dërgoi në Jemen, unë e pyeta se si duhej t’i udhëhiqja namazet. Ai më tha: “Fali namazet, siç do t’i falte më i dobëti prej tyre dhe ji i mëshirshëm ndaj besimtarëve!”
__________________

Mbi sjelljet dhe veprimet e një sunduesi
Mos e mbaj veten larg njerëzve për shumë gjatë, sepse fshehja e prijësit nga populli, e bën atë mendjengushtë dhe të panjohur me punët e tyre. Nëse rri fshehur prej njerëzve, do të mbetesh i painformuar dhe pastaj, gjërat e vogla do t’të duken të mëdha dhe gjërat e mëdha do t’të duken të vogla. E mira do të duket e ligë dhe e liga si e mirë dhe më në fund, e vërteta do të përzihet me gënjeshtrën. Në fund të fundit, edhe prijësi është një njeri si të tjerët dhe nuk mund ta dijë gjendjen e popullit nëse qëndron larg tyre. E vërteta nuk ka një shenjë në ballë që të mund të dallohet lehtësisht nga gënjeshtra.
Tekefundit, ka dy mundësi për ty. E para është të jesh një prijës i drejtë dhe bujar ndaj popullit. Atëherë përse të fshihesh, kur i ke përmbushur detyrimet e tua? E dyta, është të jesh një prijës koprrac dhe mendjengushtë . Në këtë rast, populli do të jetë i pashpresë edhe sikur të mos fshihesh dhe s’ka për të kërkuar asgjë prej teje. Megjithatë, dije se pjesa më e madhe e kërkesave të popullit nuk ka të bëjë me pasurinë tënde dhe është në lidhje me keqtrajtimet në çështjet e drejtësisë.
Pastaj mbaje mend se prijësit kanë njerëz të afërt, të cilët kanë leje për të hyrë e për të dalë pranë tyre por shumë shpesh, të tillët veprojnë sipas dëshirave të veta, e keqpërdorin pozitën që kanë dhe u bëjnë padrejtësi të tjerëve. Shkatërroje të ligën mes njerëzve, duke ia tharrë rrënjët kësaj pune. Mos u dhuro tokë të afërmve tuaj! Mos u lejo që ta shfrytëzojnë afërsinë me ty, për të marrë më tepër se ç’u takon nga uji dhe mos u lejo të bëjnë marrëveshje në dëm të fqinjeve të tyre, vetëm sepse janë të afërmit e tu. Dobia dhe rehatia e kësaj puna do t’u takojë atyre, kurse ty do t’të mbetet dënimi për të, në këtë botë dhe në tjetrën.
Gjithkujt jepja të drejtën e tij, qoftë pranë teje ose larg. Në këtë çështje, ki durim dhe ji i kujdesshëm, edhe sikur të afërmit e tu të humbasin diçka për hir të drejtësisë. Kjo punë mund të të vijë e vështirë, por është i madh shpërblimi i saj.
Nëse njerëzit mendojnë se u ke bërë padrejtësi, dil para tyre dhe shpëtoje veten tënda nga këto fajësime, duke i arsyetuar veprimet e tua. Përveç se do ta shtypë krenarinë tënde, kjo gjë do të jetë një shenjë e butësisë tënde ndaj popullit. Duke i arsyetuar veprimet e tua, ti do t’ia arrish qëllimit tënd dhe në të njejtën kohë, do ta mbash popullin në rrugë të drejtë.
Kurrë mos e refuzo paqen, drejt të cilës të fton armiku dhe në të cilën fshihet kënaqësia e Zotit, sepse paqja i jep një mundësi pushimi ushtrisë, të shpëton nga telashet dhe e bën të sigurt vendin tënd. Por pasi të kesh vendosur paqe, ji gjithnjë i kujdesshëm ndaj armikut sepse shumë shpesh, armiku pret rast të volitshëm për të të zënë në befasi. Andaj gjithnjë merri masat e duhura për të parandaluar një gjë të tillë!
Kur të bësh një marrëveshje me armikun ose ta marrësh nën mbrojtjen tënde, ji besnik ndaj marrëveshjes dhe nderoje atë deri në fund. Bëje veten tënde një mburojë për betimet e tua dhe për marrëveshjet, që i ke bërë sepse edhe përkundër ndarjeve dhe dallimeve të tyre, nuk ka asgjë që e bashkon më së shumti popullin, sesa respektimi i marrëveshjeve dhe mbajtja e premtimeve. Jo vetëm muslimanët, por edhe jobesimtarët i kanë respektuar marrëveshjet e tyre, sepse i kanë kuptuar rreziqet që u kanosen, po s’i respektuan. Andaj mbaje premtimin, respektoji marrëveshjet dhe mos e mashtro armikun tënd sepse askush tjetër, përveç injorantëve, nuk përpiqet të bëjë një veprim të tillë kundër Zotit. Zoti i ka bërë marrëveshjet dhe premtimet, shenja të paqes dhe sigurisë, të cilat i përhap në mesin e krijesave me mëshirën e Tij, që të mund të qëndrojnë të mbrojtur nga Zoti dhe të përfitojnë nga afërsia me Të. Andaj, nuk është i lejuar mashtrimi në marrëveshje dhe prishja e saj. Mos bëj një marrëveshje që mund të prishet lehtë me arsyetime të ndryshme. Pasi të jetë vulosur marrëveshja, mos e ndrysho kuptimin e saj duke i shfrytëzuar fjalët e dykuptimta. Nëse një marrëveshje, që ke bërë, të sjell vështirësi, mos kërko ta prishësh atë pa patur ndonjë arsyetim të mirëfilltë, sepse të bësh durim përballë vështirësive, të cilat mund të sjellin rehati një ditë, është më mirë se një prishje e marrëveshjes, pasojat e të cilës mund të jenë të frikshme dhe për të cilën do të duhet Zotit t’i japësh llogari. Për një marrëveshje të prishur pa arsye, s’mund të gjesh falje as në këtë botë as në tjetrën.
Duhet t’i shmangesh gjakderdhjes pa patur një arsyetim të fortë, sepse asgjë nuk shkakton dënim më të shpejtë nga Zoti, nuk ka pasoja më të liga për njerëzit dhe nuk është më me ndikim në shkatërrimin e gjendjes së një vendi, sa gjakderdhja e padrejtë. Në Ditën e Gjykimit, Zoti i Madhëruar, do të fillojë pikërisht me gjykimin e gjakderdhjeve të shkaktuara nga njerëzit. Andaj, mos u mundo ta forcosh pushtetin tënd me gjakderdhje sepse kjo vetëm do ta dobësojë atë më shumë dhe do ta shkatërrojë një ditë. Nuk mund ta arsyetosh para meje ose para Zotit vrasjen e qëllimshme të një njeriu sepse dënimi i kësaj gjëje, s’është veçse vdekja. Nëse e vret dikë pa dashur dhe nëse kamxhiku, shpata ose dora jote i kalojnë kufijtë në të dënuar dhe pa dashur, i shkaktojnë vdekje dikujt, paguaja familjarëve të tij dëmshpërblimin e nevojshëm dhe mos lejo që fuqia dhe autoriteti që ke, të të pengojë nga një gjë e tillë.
Qëndro larg vetëpëlqimit, mos u mbështet në gjërat që të bëjnë krenar me veten tënde dhe mos i duaj lëvdatat e tepërme, sepse kjo është mundësia, të cilën e kërkon Djalli, për t’ua shkatërruar virtytet njerëzve të virtytshëm.
Mos ua përmend njerëzve të mirat që i ke bërë për ta dhe mos i bëj veprimet e tua të duken më të mëdha nga ç’janë në të vërtetë, që të mund ta lëvdosh vetveten. Kur të premtosh, mbaje premtimin! Dije se kur ia përmend dikujt të mirat që ia ke bërë, e shkatërron virtytin brenda teje dhe kur lëvdohesh për veprat e tua, e largon dritën e të vërtetës. Zoti i Madhëruar thotë:

Gjëja më e urryer për Zotin është kur e thoni atë që s’e keni bërë...Kur’an 61:3
Mos u ngut për t’i kryer punët, të cilëve s’u ka ardhur koha akoma! Por mos ji i plogësht kur të vijë koha për t’i kryer! Mos këmbëngul në gjëra, për të cilat s’je i sigurt dhe mos hezito në gjërat, për të cilat je i bindur tashmë!
Mos e ndaj për vete, atë që u takon të gjithëve dhe mos ji panjohur me gjërat, që gjithkush i di, me arsyetimin se ke punë të tjera për të menduar. Dije se shumë shpejt, perdeja e të fshehtës do të ngrihet dhe e drejta e të shtypurve do të kërkohet prej teje. Munde zemërimin tënd dhe ji i përmbajtur, në fuqinë e dorës tënde dhe në mprehtësinë e gjuhës. Që të mund të qetësohesh dhe të vendosësh drejt, mos u ngut në vendime dhe prit derisa të të hiqet zemërimi. Dije se nuk i bën dot gjithë këto, përderisa nuk e mban mend gjithnjë se do të kthehesh tek Zoti yt.
Duhet t’i kujtosh qeverisjet që erdhën para teje, ligjet e kaluara, traditat e mbetura nga Profeti (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) dhe urdhrat e shprehur në Librin e Zotit, që të mund të marrësh mësim. Pastaj duhet t’i ndjekësh ato e të veprosh ashtu si na ke parë neve të veprojmë dhe të përpiqesh për t’i plotësuar gjërat, që t’i kam shkruar në këtë letër, me të cilën unë t’i kam mësuar sendet e nevojshme dhe e kam kryer detyrën time. Nëse edhe pas kësaj, mendja dhe zemra jote vrapon pas dëshirave, atëherë s’do të kesh arsyetime përpara Zotit.
I lutem Zotit që me mëshirën dhe me fuqinë e Tij të pafundme, të na mundësojë të arsyetohemi para Tij e para popullit, në një mënyrë që do ta kënaqë Atë dhe do t’i fitojë lëvdatat e njerëzve, me një gjendje sa më të mirë të vendit dhe një përparim sa më të madh të tij. I lutem Zotit, që të na mundësojë të dyve të vdesim si dëshmorë! Vërtet tek Ai është kthimi ynë...
Paqja qoftë mbi të Dërguarin e Zotit dhe mbi familjen e tij të dëlirë!

Similar topics
» QESHT FEJA ISLAME
» Rikthimi i Shumit e vertete ????
» Lajme nga bota Islame
» Fjale te urta (Islame)
» Feja Islame
» Rikthimi i Shumit e vertete ????
» Lajme nga bota Islame
» Fjale te urta (Islame)
» Feja Islame
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi