Pyetje & Pergjigje
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 13 e 18
Faqja 13 e 18 • 1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 18
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Në Islam dallojmë dy drejtime kryesore: shiitët dhe sunnitët. E përbashkët për të dyja drejtimet është se Kur`ani dhe shëmbëlltyra e Muhammedit a.s. përbëjnë bazamentin e besimit të tyre. Të dyja falin pesë kohët e namazit në ditë, agjërojnë muajin e Ramazanit dhe shkojnë në haxhxh, vizitë Qaben në Mekke. Dallimin midis këtyre dy drejtimeve mund ta barazojmë me dy format e ndryshme të të menduarit të tyre. Muslimanët, të cilët fjalët dhe veprat e Muhammedit a.s. i marrin për obligative, quhen sunnitë, kurse ata, të cilët si shtesë i marrin për të sakta dhe vendimtare edhe fjalët dhe mendimet e Aliut (dhëndërrit të Muhammedit a.s.) dhe të cilët Aliun e konsiderojnë për pasardhës politik dhe shpirtëror të Muhammedit a.s., quhen shiitë. Termi "Shia" prej të cilit rrjedh edhe termi "Shiitë", do të thotë "parti" – në këtë rast "parti e Aliut". Realisht ajo ka filluar si parti politike, e cila ka dëshiruar t`i ndihmojë Aliut përballë kundërshtarëve të tij. Sot shiitët përbëjnë afërsisht 15 % të popullatës së përgjithshme të muslimanëve. Shumica prej tyre jetojnë në Iran dhe Irak, ndërkohë që muslimanët e vendeve të tjera janë kryesisht sunnitë.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Islami mbështetet mbi pesë shtylla, prej të cilave rrjedhin detyrat si vijojnë: 1) Dëshmia (shehadeh), se ka vetëm një Zot dhe se Muhammedi a.s. është i dërguar i Tij, 2) Namazi (salah), i cili duhet të kryhet 5 herë në ditë, 3) Agjërimi (sijam), i cili kryhet gjatë muajit të Ramazanit, 4) Lëmosha (zekah), që është një lëmoshë e detyruar për qëllime të mira nga pasuria e pasanikëve, 5) Pelegrinazhi (haxhxhi) në Mekke, të cilin duhet ta kryejë së paku një herë në jetë secili musliman që ka mundësi fizike dhe financiare. Të gjitha shtyllat e kësaj ndërtese të besimit duhet ta kenë të njëjtën rëndësi për një musliman, që të mund ndërtesës t`ia japin formën e saj të përshtatshme. Eshtë kontradiktore që një person ta kryejë haxhxhin e nga ana tjetër të mos agjërojë ose të mos e falë namazin rregullisht. Le ta marrim një ndërtesë që është e ngritur vetëm mbi shtylla. Eshtë vështirë që njeriu këtë ta quajë ndërtesë. Përveç kësaj ajo duhet të ketë edhe një kulm (çati), muret si dhe dyer e dritare. Këto pjesë të ndërtesës së besimit në Islam e përbëjnë sjelljet morale që shprehen përmes virtyteve si ndershmëria, sinqeriteti, durimi dhe shumë veti të tjera. Prandaj, nuk lypet që një musliman t`i kryejë vetëm shtyllat e Islamit, porse vazhdimisht duhet të përpiqet ta zhvillojë dhe përsosë gjithnjë e më tepër karakterin e tij sipas normave islame.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Qëllimi i ibadeteve apo adhurimeve në Islam është vetëdijesimi për praninë dhe ekzistencën e Zotit. Adhurimi, qoftë të jetë ky namazi, agjërimi ose zekati, është një hap në rrugën drejt cakut: arritjes së kënaqësisë së Zotit.
Nëse dikush me idetë dhe sjelljet e tij jeton duke e pasur në vetëdije Zotin, atëherë ai mund të shpresojë në mirëqenien e tij në këtë dhe në botën tjetër.
Nëse dikush me idetë dhe sjelljet e tij jeton duke e pasur në vetëdije Zotin, atëherë ai mund të shpresojë në mirëqenien e tij në këtë dhe në botën tjetër.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Zoti është i drejtë dhe për ta ushtruar drejtësinë e Tij, në Islam ekziston parimi i përgjegjësisë. Njerëzit që bëjnë punë të mira do të shpërblehen, kurse ata që bëjnë punë të këqija do të dënohen varësisht sipas dëmit që kanë bërë. Prandaj edhe Zoti ka krijuar parajsën (xhennetin) dhe ferrin (xhehennemin), të cilët arrihen me plotësimin e disa kushteve.
Muslimanët e dinë se kjo jetë e tanishme është afatshkurtër dhe se vijon një jetë tjetër pas kësaj. Jeta e tanishme është një provim dhe nëse ne e kalojmë këtë provim, atëherë neve do të na dhurohet një jetë e pafund e lumturisë në xhennet në shoqëri me njerëzit e drejtë.
Muslimanët e dinë se kjo jetë e tanishme është afatshkurtër dhe se vijon një jetë tjetër pas kësaj. Jeta e tanishme është një provim dhe nëse ne e kalojmë këtë provim, atëherë neve do të na dhurohet një jetë e pafund e lumturisë në xhennet në shoqëri me njerëzit e drejtë.
Re: Pyetje & Pergjigje
Pyetja: 11. Çka ndodh me një "jobesimtar" pas vdekjes dhe a ka mëkate që nuk i fal Zoti?
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Kur`ani thotë qartë: "E kush e punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë." (99:7-8). Me këtë jepet të kuptohet se ata njerëz që nuk besojnë por që bëjnë punë të mira në këtë botë, për shkak të këtyre veprave të tyre të mira ata do të shpërblehen në këtë botë. Ndërkaq njerëzit që janë muslimanë dhe bëjnë punë të mira ata do të shpërblehen jo vetëm në këtë botë porse edhe në botën tjetër. Gjykimi përfundimtar për këtë i takon vetëm Zotit (Kur`ani, 2:62). Së këndejmi, mëkatin e politeizmit (besimit në shumë zota) Zoti nuk do t`ia falë atij që ka vdekur me atë besim (Kur`ani, 4:48, 116).
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Muslimani duhet t`i japë rëndësi edhe modestisë sa i takon veshmbathjes dhe njeriu nuk duhet të trajtohet si një objekt i thjeshtë i lakmisë. Prandaj edhe në Islam ka disa rregulla për veshjen si për mashkullin ashtu edhe për femrën. Veshja nuk guxon të jetë as shumë e hollë po as shumë e ngushtë sa të shihet forma e trupit. Veshja e mashkullit duhet ta mbulojë më së paku pjesën prej kërthizës e deri nën gjunjë, kurse ajo e femrës duhet ta mbulojë tërë trupin e saj përveç fytyrës dhe duarve. Mbulimi i fytyrës së gruas nuk është i obliguar. Mbështetje për këto rregulla përbën ajeti kur`anor (24:31), të cilin e precizojnë pastaj hadithet e Muhammedit a.s. Këto detyra, si edhe çdo detyrë tjetër në Islam, për muslimanët vlejnë detyrueshëm që nga mosha e pubertetit, ngase kjo periudhë shënon moshën madhore të njeriut.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Me Kur`an muslimani urdhërohet të mos hajë mishin e derrit, të produkteve të derrit si dhe mishin e kafshës së ngordhur (Kur`ani, 5:3). Krahas këtyre nuk është i lejuar as edhe mishi i kafshëve grabitqare, ngase ato vetë ushqehen edhe me mish të kafshëve të ngordhura. Përveç kësaj muslimani nuk guxon të konsumojë as edhe pijet alkoolike, si verën ose birën, si dhe drogën dhe llojet e saj.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Shpesh nëpër medie përmenden dhe barazohen termat xhihad dhe luftë e shenjtë. Në Islam nuk ekziston termi "luftë e shenjtë". Ajo që përmendet është fjala xhihad, e cila nënkupton "përpjekjen" ose edhe më saktë "të përpiqesh në rrugë të Zotit". Cdo përpjekje që ndërmerret në jetën e përditshme për ta arritur kënaqësinë e Zotit, mund të konsiderohet si xhihad. Njëra prej shkallëve më të larta të xhihadit është të ngrihesh kundër sundimit të një tirani dhe atij t`ia thuash të vërtetën. Të luftosh kundër egos tënde dhe ta ruash veten nga sjelljet e këqija, po ashtu është një përpjekje e madhe në rrugën e Zotit. Xhihad është edhe kapja e armëve në dorë për ta mbrojtur Islamin ose një vend musliman. Ky lloj i xhihadit duhet të thirret nga një lider fetar ose nga një kryetar shteti i cili e ndjek Kur`anin dhe sunnetin (shembullin e pejgamberit Muhammed a.s.).
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Me Idul-Fitrin (festa, bajrami i Ramazanit) mbaron koha e agjërimit të muajit Ramazan. Këtë festë muslimanët e kremtojnë me një namaz publik (me xhemat), me ushqime të posaçme për atë ditë si dhe me vizita e dhurata të ndërsjella. Idul-Ed`ha (festa, bajrami i Kurbanit) ndodh aty kah mbarimi i haxhxhit, pra të pelegrinazhit vjetor në Mekke. Pas faljes së namazit me xhemat, ata që kanë mundësi financiare, presin nga një dele, dash apo ndonjë kafshë tjetër, për ta theksuar e për ta përkujtuar dëgjueshmërinë e Ibrahimit a.s. ndaj Zotit, kur ky ishte i gatshëm ta bënte kurban madje edhe djalin e vet për Zotin (Kur`ani, 37:101-107).
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Sheriati është ligji i përgjithshëm i muslimanëve, i cili burimin e ka në a) Kur`an dhe b) Sunnet (veprimet dhe sjelljet e Muhammedit a.s.). Ai përfshinë të gjitha fushat e jetës së përditshme private dhe shoqërore. Synimi i së drejtës islame është ruajtja e të drejtave elementare të njeriut si individ. Kjo përfshinë të drejtën e jetës dhe të pronës, të lirisë politike dhe fetare si dhe mbrojtjen e të drejtave të gruas e të pakicave. Shkalla e ulët e krimeve në shoqëritë muslimane i atribuohet zbatimit të së drejtës islame.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Në Kur`an thuhet: "Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota..." (2:256), andaj edhe askush nuk mund të detyrohet të kalojë në Islam. Eshtë e vërtetë se ushtritë muslimane, për ta çliruar një popull ose një vend, shpesh kanë ngjeshur shpatat. Mirëpo Islami nuk është përhapur me shpatë, sepse në shumë vende, ku sot jetojnë muslimanët, si p.sh. në Lindjen e Largët, në disa vise të Kinës ose në shumë regjione të Afrikës, nuk gjejmë dot raportime që flasin se atje kanë marshuar ndonjëherë ushtritë muslimane. Nëse thuhet se Islami është përhapur me shpatë, atëherë duhet thënë se edhe Krishterimi është përhapur me pushkë, me bombardues F16 dhe me bomba atomike, çka realisht nuk është e vërtetë. Krishterimi është përhapur përmes veprimtarisë së misionarëve, ndërkaq Islami përmes tregtarëve dhe udhëtarëve. 10 % e numrit të përgjithshëm të arabëve akoma janë të krishterë. Gjithashtu edhe në vendet e tjera muslimane toleranca e muslimanëve ka siguruar mbijetesën e pakicave jomuslimane. Madje edhe sot e kësaj dite thuajse në të gjitha vendet muslimane ka pakica jomuslimane.
Edhe në Gjermani (e gjetiu në Perëndim) jomuslimanët po e pranojnë Islamin në mënyrë vullnetare dhe si pasojë e bindjeve të tyre. Ata dhe të gjithë muslimanët e tjerë duan të jetojnë në paqe me të tjerët dhe nuk kanë shpata për t`i kthyer të tjerët në Islam.
Edhe në Gjermani (e gjetiu në Perëndim) jomuslimanët po e pranojnë Islamin në mënyrë vullnetare dhe si pasojë e bindjeve të tyre. Ata dhe të gjithë muslimanët e tjerë duan të jetojnë në paqe me të tjerët dhe nuk kanë shpata për t`i kthyer të tjerët në Islam.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Islami është fe e paqes dhe e nënshtrimit ndaj Zotit dhe i jep një vlerë të veçantë paprekshmërisë dhe shenjtërisë së jetës njerëzore. Një ajet kur`anor thotë: "Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligjin) beni israilve (çifutëve) se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t`i kishte mbytur gjithë njerëzit..." (Kur`ani, 5:32). Islami e gjykon çdo formë të dhunës si p.sh. atë të kryqëzatave, atë në Spanjë gjatë inkuizicionit, atë të Luftës II-të Botërore, mizoritë e kryera nga serbët mbi popullatën boshnjake etj. Ai që ushtron dhunë nuk mund njëkohësisht ta ushtrojë edhe fenë e vet. Ndonjëherë përdorimi i dhunës është reaksion njerëzor i një populli të shtypur. Terrorizëm apo dhunë ka apo ka pasur edhe atje nuk ka fare ose ku ka shumë pak muslimanë, si p.sh. në Irlandën e Veriut, në Afrikën Jugore, në Amerikën Latine ose edhe në Sri Lankë. Ndonjëherë dhuna ndodh edhe në luftën midis të pasurve dhe të varfërve ose midis shtypësve dhe të shtypurve. Duhet të hulumtohet e të sqarohet se përse njerëzit bëhen terroristë.
Terrorizmi si mjet për zbatimin e synimeve të caktuara bie ndesh me parimet e fesë Islame. Madje edhe në luftë Muhammedi a.s. e ka ndaluar të luftohen njerëzit të cilët nuk kanë marrë pjesë në aktivitetet luftarake. Ai ka shkuar edhe më tej, saqë ka thënë se në luftë është e ndaluar edhe prishja e të lashtave (korrave) të kundërshtarit.
Terrorizmi si mjet për zbatimin e synimeve të caktuara bie ndesh me parimet e fesë Islame. Madje edhe në luftë Muhammedi a.s. e ka ndaluar të luftohen njerëzit të cilët nuk kanë marrë pjesë në aktivitetet luftarake. Ai ka shkuar edhe më tej, saqë ka thënë se në luftë është e ndaluar edhe prishja e të lashtave (korrave) të kundërshtarit.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: "Fundamentalizmi islam", që në sytë e perëndimorëve ka filluar me Revolucionin e Iranit (në vitin 1979), barazohet me terrorin dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik, atë e shohin si rrezikun më të madh për vetveten. Mirëpo për shumicën dërmuese të muslimanëve të mbarë botës termi "fundamentalizëm islam" është një term i rremë. Ata në fakt pranojnë se qëndrojnë mbi bazat (fundamentet) e besimit të tyre, mirëpo jo se edhe ata janë ekstremistë.
Sulmet terroriste, që njerëzit i arsyetojnë me Islamin, mediat i paraqesin si akte të "fundamentalizmit islam". Mirëpo terrorizmi bie ndesh me fundamentet e fesë islame dhe atentatet me bomba nuk mund të jenë islame, përderisa mundësia për diskutim paqësor është akoma e hapur. Islami nuk e favorizon luftën. Sepse besimi islam dhe kultura e tij kanë lulëzuar në kohë paqeje e jo në kohë lufte. Prandaj kjo duhet që në mënyrë të ndershme të dallohet e të sqarohet dhe të mos gjykohet Islami dhe shumica dërmuese e muslimanëve për shpërdorimin e Islamit nga ana e atyre që janë shumë-shumë më pak në numër.
Sulmet terroriste, që njerëzit i arsyetojnë me Islamin, mediat i paraqesin si akte të "fundamentalizmit islam". Mirëpo terrorizmi bie ndesh me fundamentet e fesë islame dhe atentatet me bomba nuk mund të jenë islame, përderisa mundësia për diskutim paqësor është akoma e hapur. Islami nuk e favorizon luftën. Sepse besimi islam dhe kultura e tij kanë lulëzuar në kohë paqeje e jo në kohë lufte. Prandaj kjo duhet që në mënyrë të ndershme të dallohet e të sqarohet dhe të mos gjykohet Islami dhe shumica dërmuese e muslimanëve për shpërdorimin e Islamit nga ana e atyre që janë shumë-shumë më pak në numër.
Faqja 13 e 18 • 1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 18
Similar topics
» Pyetje -Pergjigje matematike shume te sakta! :P
» Pyetje!
» Pytje..&..Pergjigje........
» Pytje Pergjigje KAPITULLI
» pyetje me rendesi...me jepni nje mendim ju lutem.
» Pyetje!
» Pytje..&..Pergjigje........
» Pytje Pergjigje KAPITULLI
» pyetje me rendesi...me jepni nje mendim ju lutem.
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 13 e 18
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi