Pyetje & Pergjigje
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 14 e 18
Faqja 14 e 18 • 1 ... 8 ... 13, 14, 15, 16, 17, 18
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Kalendari islam fillon me shpërnguljen (hixhretin) e Muhammedit a.s. nga Meka për në Medine në vitin 622. Viti islam llogaritet sipas hënës dhe ka 354 ose 355 ditë. Muaji i parë quhet Muharram. Viti 2009 i përgjigjet vitit islam 1430-1431 pas Hixhretit.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Transmetimet fetare tregojnë se, përveç Isait a.s. (Jezusit) i cili nuk ka qenë i martuar, shumë pejgamberë të tjerë kanë pasur më shumë se një grua. Sipas Kur`anit për burrat muslimanë ekziston leja që njëkohësisht të jenë të martuar me më shumë gra, mirëpo jo për ta kënaqur epshin e vet, porse para së gjithash për ta siguruar përkujdesjen ndaj të vejave e jetimëve pas një lufte. Martesa me shumë gra nuk është obligim dhe ndër muslimanë kjo është një përjashtim (rast i veçantë). Në kohën para-islame burrat kishin si zakonisht më shumë gra, dikush prej tyre kishte p.sh. 11 gra. Pasi ky kaloi në Islam e pyeti Muhammedin a.s.: "Ç`të bëj me kaq shumë gra?" Muhammedi a.s. iu përgjigj: "Shkurorëzoji të gjitha, përveç katër prej tyre!". Kur`ani fisnik thotë: "Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katër. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni." (Kur`ani, 4:3). Meqë në praktikë është shumë vështirë t`i trajtosh njësoj të gjitha gratë, shumica e burrave muslimanë nuk kanë më shumë se një grua. Vetë Muhammedi a.s. nga mosha 25 deri në 50 vjeçare ka qenë i martuar vetëm me gruan e tij të parë, Hadixhen r.a. Në shoqërinë perëndimore disa meshkuj, që janë të martuar me një grua, kanë edhe marrëdhënie jashtëmartesore. Kështu në gazetën "USA Today" (4 prill 1988, seksioni D) është publikuar një hulumtim, sipas të cilit 4700 dashnore janë pyetur se cilin status donin ta kishin ato në jetën e tyre. Ato janë përgjigjur se më mirë preferojnë të jenë një grua e dytë e dikujt sesa "një grua tjetër", sepse me këtë ato nuk kanë as të drejtat po as edhe statusin e barabartë financiar, që me ligj u takojnë grave të martuara. Ato konsiderojnë se thjeshtë po përdoren nga ana e meshkujve.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Jo, përkundrazi. Islami pikërisht para 1430 vitesh e ka ngritur pozitën e gruas në atë shkallë, saqë asaj ia ka garantuar të drejtën për shkurorëzim, të drejtën për pavarësi financiare dhe për mirëmbajtje, si dhe të drejtën për t`u njohur si grua e ndershme dhe e respektueshme (Hixhab) në një kohë kur në pjesët tjera të botës, përfshirë edhe Evropën, gruaja nuk i kishte këto të drejta. Sa u takon detyrave fetare gruaja është e barabartë me burrin (Kur`ani, 33:35). Kjo shprehet në Kur`an edhe në ajetin 124 të sures 4 (en-Nisa`) si vijon: "Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie". Islami ia lejon gruas që pas martësës ajo ta ruajë mbiemrin vajzëror të saj, t`i menaxhojë paratë që i ka fituar vetë dhe t`i shpenzojë ato si të dojë. Islami e ngarkon burrin që në jetën publike ta ruajë gruan nga ngacmimet e bezdisjet. Muhammedi a.s. u ka thënë burrave muslimanë: "Më i miri ndër ju është ai që më së miri sillet me familjen e tij".
Jo Islami, porse disa burra muslimanë janë ata që sot e kësaj dite i shtypin gratë e tyre. Kjo ndodh për shkak të zakoneve të tyre kulturore dhe / ose për shkak të mungesës së njohurive rreth fesë së vet.

Përgjigjja: Islami i njeh të drejtat dhe liritë fetare të pakicave. Kjo vjen në shprehje ndër të tjera edhe në këtë ajet kur`anor: "Në fe nuk ka dhunë. Eshtë sqaruar e vërteta nga e kota..." (2:256). Për ta garantuar mirëqenien dhe sigurinë e tyre, pakicat i nënshtrohen një tatimi të quajtur xhizje. Përveç kësaj ata janë të liruar edhe nga shërbimi ushtarak. Pejgamberi Muhammed a.s. ua ka ndaluar ushtrive muslimane që të prishin e demolojnë kisha e sinagoga. Halifi Omer jo një herë ua ka lejuar çliruesve muslimanë që namazet e tyre t`i falin në një kishë, që të mos i lëndojnë ndjenjat e të krishterëve të atij vendi. Cifutët (jehudinjtë) kanë bashkëjetuar me muslimanët në paqe në Spanjën muslimane dhe atje lulëzoi jeta e tyre shoqërore, ndërkohë që ata në pjesët tjera të Evropës ishin të përndjekur. Këtë pjesë të historisë së tyre ata e konsiderojnë si epokë të artë të veten. Nëpër vendet muslimane të krishterët jetojnë në rehati e mirëqenie, kanë poste ministrore dhe nuk pengohen të hyjnë në kishë. Misionarëve krishterë u është lejuar të ndërtojnë shkolla e shtëpi shëndeti si dhe t`i mirëmbajnë ato. Përkundër kësaj, pakicat muslimane nuk e gëzojnë gjithnjë të njëjtën tolerancë fetare, siç mund të shihej më parë gjatë inkuizicionit spanjoll dhe gjatë kryqëzatave ose siç është rasti sot në ish Jugosllavi, në Izrael dhe në Indi. Ndërkaq muslimanët e dinë edhe atë se një mbret apo udhëheqës nuk u përmbahet gjithnjë mësimeve të fesë së vetë gjatë ushtrimit të postit e të pushtetit që ka.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: a. Dashuria dhe marrëdhëniet intime jashtë martesës b. Homoseksualiteti c. Kontraceptimi dhe aborti ç. Ndihma për vdekje (eutanazia) dhe vetëvrasja d. Transplantimi i organeve
a. Dashuria dhe marrëdhëniet intime jashtë martesës
a. Dashuria dhe marrëdhëniet intime jashtë martesës
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Islami nuk i pranon dhe nuk i lejon marrëdhëniet intime jashtëmartesore midis dy gjinive. Ai kërkon martesën, e cila shërben si mbrojtje nga tentimet e tilla dhe si mjet për arritjen e dashurisë, mëshirës dhe paqes së ndërsjellë.
b. Homoseksualiteti
b. Homoseksualiteti
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Islami në mënyrë kategorike e refuzon përjetimin e prirjeve homoseksuale dhe atë e trajton si mëkat (Kur`ani, 7:80 ff; 26:165 ff). Pavarësisht nga kjo, mjekët muslimanë duhet të tregojnë të njëjtën përkujdesje për të sëmurët nga AIDS-i ashtu si për pacientët tjerë, madje qoftë që këta të jenë infekuar nga kjo sëmundje përmes kontakteve homoseksuale.
c. Kontraceptimi dhe aborti
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Edhe pse Islami e lejon pengimin e shtatzënisë në raste të arsyetueshme, ai nga ana tjetër nuk e lejon dhunën ndaj jetës (fëmijës) së palindur. Abortin e konsideron si mbytje, ngase ai është sulm kundër një njeriu të gjallë, dhe e lejon atë vetëm në rastin kur duhet të shpëtohet jeta e nënës së foshnjës së palindur.
ç. Ndihma për vdekje (eutanazia) dhe vetëvrasja
ç. Ndihma për vdekje (eutanazia) dhe vetëvrasja
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Nga njëra anë Islami është si kundër vetëvrasjes ashtu edhe kundër eutanazisë (ndihmës për të vdekur që e kërkon i sëmuri rëndë ose të afërmit e tij). Nga ana tjetër, po ashtu, muslimanët e refuzojnë përdorimin e çdo lloj mjeti që shërben për "zgjatjen" artificiale të jetës së një pacienti të sëmurë për vdekje.
d. Transplantimi i organeve
d. Transplantimi i organeve
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Shpëtimi i jetës në Islam zë një vend të çmuar lartë (Kur`ani, 5:32). Andaj edhe transplantimi i organeve marrë në përgjithësi konsiderohet i lejueshëm, me kusht që të merret në konsideratë pajtueshmëria i dhuruesit të organeve. Ndërkaq, shitja e organeve nuk është e lejuar.
Re: Pyetje & Pergjigje
Përgjigjja: Kur`ani çifutët si dhe të krishterët i quan "popull të librit", që do të thotë ata të cilët kanë pranuar shpallje nga Zoti para kohës së pejgamberisë së Muhammedit a.s. Muslimanët e kanë për detyrë ndaj tyre të sillen me respekt e drejtësi dhe të mos i luftojnë ata, përderisa ata nuk shkaktojnë armiqësi dhe nuk tallen me Islamin. Ky respekt dhe kjo tolerancë ndërkaq nuk kufizohet vetëm me çifutët dhe të krishterët. Mbase ata për shkak të traditës monoteiste dhe ibrahimiane (abrahamiste) zënë një vlerë të veçantë te muslimanët. Muslimanët bartin shpresën se një ditë çifutët dhe të krishterët do t`u bashkëngjiten atyre për ta adhuruar Një të Vetmin Zot dhe për t`iu nënshtruar vullnetit të Tij. (Kur`ani, 3: 64).
Re: Pyetje & Pergjigje
Allahu te shperbleft i nderuari hoxhet per keto shkrime kaq te bukura, shpresoim qe ne te ardhmen te vazhdoni te sillni shkrime te tilla me karakter edukimi dhe spjegimi te mirfillt Islam.Kuptohet keto jane te mireseardhura per ata qe duan te mesoin te verteten e kesaj bote, dhe asesesi nuk jane per ata ose ato qe kane per qellim te njollosin dhe te luftoin fen Islame.
Re: Pyetje & Pergjigje
burimm burri
Edhe nje here jav kom pas bo kete pyetje:
Une paskna linde musliman ( tash prej se po i lexoj shkrimet e juaja spo dyshoj mo).?
Tash a jom i krishter a jo musliman apo ateist?
Atehere mos me shani ma, se tash edhe une te kokna musliman.
Keto pyetje vlejn per danin11 edhe per Makreshin.

Titulli: Pyetje & Pergjigje

Jo se kam fjalen per vehabista, por per musliman qe besojn Zotin pa te meta, si nje dhe te vetëm.
Lufta jeme eshte pun per mua.
Me lart the qe nuk je musliman (ok), je katolik (shume mir per ty). Po pse flet fjal boshe keshtu ? E njeh ti fen tende qe e gjykon te timen ? Nese po, respekt, nese jo at here ku eshte qellimi yt ?
Po te bej nje pyetje ty si besimtar katolik qe je, pse Beson Trinitetin (Tre zotat: atin, birin dhe shpirtin e shenjt) ? Me trego gjithashtu ne cilen pjes te biblës gjindet nje konfirmim i tille ku Jezusi (paqja qoft mbi te) te ket konfirmuar Trinitetin qe ti beson ?
A s'ke menduar ti asnjehere se pse te gjitha fjalet e Jezusit a.s. ne bibel jan kundrejt Trinitetit (bazës se katolicizmit) ?
A s'ke menduar ti seriozisht se si mund te jet Zoti 1, dhe nje kohesisht 3 hiq pa dhen kurrfar shembulli qe si çdo here nuk shpjegojn asgje ?
A se ke lexuar ti biblen per ta kuptuar qe te gjitha provat deshmojn kunder kesaj dogme ?
A e din ti se çfar thot Islami dhe Kur'ani per Trinitetin ?
Trego shume drejt, a je ti prej atyre qe kerkon te verteten, apo je prej atyre qe ke vendosur te besosh verberisht dhe si i verbër ti udhezosh te tjeret ?!
Pse refuzon Zotin një ?
E kupton tash ti qe un jam per dialog e jo per luft, dhe ky eshte xhihadi im, po ti për çka je ?

..po normal qe i dashuri i Perendis Muhamed Mustafaja eshte skuqe se ai nuk ka qene permbledhesi i fjaleve dhe i ajetev qe jane shkruar ne tevrat dhe ingjil, ai e ka pasure fjalen e Allahu te perkryer dhe vule dhenese per krejte Besimtaret qe do te pasojne rrugen e Allahut ne Kur-anin famelarte, dhe nese nje shkone per ta pyeture nje jahud dhe sjell ca shkrime eshte nje akte dyshimi dhe qe eshte per tu skuqure se di pse behesh kaq naive dhe nuk e kuptoni kete gje, Edhe Musai a.s. po te ishte gjalle do te shkonte mbas Kur-anit famelarte dhe mbase Muhamedit a.s. edhe Isau a.s. ju paralejmroj Besimtaret se do te vije nje Pejgambere me emrine Ahmed se edhe ky e te gjite te tjeret do te duehj te pasonin fjalen e Allahut fjalen e Muhamedit a.s....
...Ai po na meson se Pejgamberet jane Vllezer dhe Besimtaret duhet besuar qe te gjithe si Isain a.s. si Musain a.s. Ibrahimin a.s. etj. ku eshte e keqja ketu...
...sa per haxhin eshte normal qe kane mbete sepse Haxhin e ka marue nje i dashur i Allahut Ibrahimi a.s. shume me herete, dhe se arabet deri ne kohen e profetit tone vetem sa e kane njullosor me zotra te kote.
...Ai po na meson se Pejgamberet jane Vllezer dhe Besimtaret duhet besuar qe te gjithe si Isain a.s. si Musain a.s. Ibrahimin a.s. etj. ku eshte e keqja ketu...
...sa per haxhin eshte normal qe kane mbete sepse Haxhin e ka marue nje i dashur i Allahut Ibrahimi a.s. shume me herete, dhe se arabet deri ne kohen e profetit tone vetem sa e kane njullosor me zotra te kote.
Faqja 14 e 18 • 1 ... 8 ... 13, 14, 15, 16, 17, 18
Similar topics
» Pyetje -Pergjigje matematike shume te sakta! :P
» Pyetje!
» Pytje..&..Pergjigje........
» Pytje Pergjigje KAPITULLI
» pyetje me rendesi...me jepni nje mendim ju lutem.
» Pyetje!
» Pytje..&..Pergjigje........
» Pytje Pergjigje KAPITULLI
» pyetje me rendesi...me jepni nje mendim ju lutem.
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 14 e 18
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi