Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Remzija album me të vëllanë

Shko poshtë

 Remzija album me të vëllanë Empty Remzija album me të vëllanë

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 04, 2010 2:36 pm

Remzije Osmani bashkë më vëllain Nexhat Osmanin pritet që brenda pak javësh të sjellin në treg albumin e tyre të përbashkët si dhe dy videoklipe të reja.
Remzija ka thënë për “Zërin” se albumi do të del kah mesi muajt të ardhshëm. Në albumin i cili ende nuk është vendosur për titull do të bëjnë pjesë tetë këngë, katër prej tyre do të janë në duet me Nexhatin, ndërsa nga dy secili i ka kënduar solo.
Këngëtarja ka thënë se bashkëpunimi i radhës me Nexhatin është kërkesë e detyrueshme nga publiku. “Në vjeshtë unë kam bërë disa këngë solo, ndërsa Nexhati kishte disa obligime familjare dhe nuk kishte kohë për të incizuar këngë.
Të gjithë na thoshin se pse nuk keni bërë duete, kur do të bëni duete?, prandaj deri më tash të gjitha këngët me Nexhatin janë mirëpritur nga publiku dhe besojmë se edhe këto që do të dalin tash do të mirëpriten”, është shprehur Remzija duke thënë se ky është albumi i katërt më radhë që është në bashkëpunim me këngëtarin Nexhat Osmanin.
Nuk kemi kursyer asgjë për këtë album
Këngëtarja Osmani pret shumë nga ky album. Ajo ka thënë se ka investuar dhe nuk ka kursyer asgjë rreth teksteve dhe realizimit të këngëve. “Kemi punuar me tekst shkrues dhe kompozitor më të mirët, si: Virusin, Florent Boshnjakun e të tjerë, nuk kemi kursyer asgjë dhe presim që albumi të arrij shumë suksese”, ka theksuar ajo duke falënderuar produksionin “Eurolindi” që njëkohësisht është edhe editori i albumit, për ndihmën që ia ka dhënë në realizimin e këtij projekti.
Remzija tregon se në album do të ketë këngë ritmike, parodi por edhe balada. Bashkë më editimin e albumit, sipas saj do të dalin edhe dy videoklipe të këngëve duete, njërës baladë ndërsa tjetrës ritmike.
Dueti më Linda Halimin – javën e ardhshme
Një bashkëpunim tjetër i përfolur prej muajsh nëpër media është dueti i një këngë mes Remzije Osmanit dhe këngëtares Linda Halimi. Zonja Osmani ka treguar se kënga është e përfunduar, por janë duke pritur gjetjen e kohës së lirë të një produksioni që ka marrë përsipër xhirimin e kripit.
Kënga do të dal me 20 maj, kurse për videoklip jemi duke pritur një produksion nga Shqipëria i cili do ta realizoj atë”, ka theksuar ajo duke mos dhënë ndonjë kohë të caktuar se kur ky videoklip do të jetë i gatshëm për televizione. Përveç kësaj, këngëtarja Osmani ka njoftuar se gjatë sezonit verorë do të jetë shumë e angazhuar me dasma në Kosovë dhe Maqedoni, por pa lënë anash as disa mbrëmje në Ulqin dhe Durrës.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi