Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forbes: Bota pas 10 viteve

Shko poshtë

Forbes: Bota pas 10 viteve Empty Forbes: Bota pas 10 viteve

Mesazh nga besa krasniqi Wed Aug 04, 2010 10:38 pm

Udhëtimi për në punë do të jetë më i lehtë dhe më i lirë pas 10 vjetësh, kompjuterët do të jenë të kudondodhur, por të padukshëm dhe frigoriferët ‘inteligjentë’ të supermarketeve do të ndihmojnë klientët të zgjedhin ushqimet më të shëndetshme.
Por e ardhmja e parashikuar nga faqja e internetit Forbes.com tregon gjithashtu për raste më të larta papunësie si pasojë e teknologjisë automatike dhe fundin e shkollimit, ashtu siç e njohim ne.
“Profesori i vetëm në klasë do të zëvendësohet nga një grup instruktuesish të fushave të ndryshme. Leksionet do të zëvendësohen nga sfida të vërteta të jetës reale”,- sipas faqes së internetit.
Forbes.com parashikon se amerikanët do të bëhen më të efektshëm në burimet e tyre dhe më rezistentë ndaj transportit publik. 75 për qind e botës do të jetojë në qytete. Në vend të makinave personale të stërmëdha, mjetet elektrike do të jenë më të përdorshmet për udhëtimet e shkurtra, kurse ato të karburanteve vetëm për më të gjatat.
“Ne do të ecim me këmbë për në punë dhe do të përdorim më shumë biçikletat dhe gjithashtu dhe në shkollë, nganjëherë në të përpjeta, ose në dëborë, ashtu siç kanë bërë dhe prindërit tanë”,- tha Nikole Perlroth, një nga redaktoret e Forbes.
“Shumica e kësaj do t’i sjellë gjërat siç kanë qenë 50- vjet më parë”,- shtoi ajo në një intervistë.
Një stil jetese më i vetëdijshëm ndaj shpenzimeve
Stafi i Forbes, i cili dhe dhjetë vjet më parë ka bërë një parashikim të ngjashëm për të ardhmen me rezultate të përziera, kishte angazhuar futurologë profesionist për të marrë një pamje sa më të afërt me atë që do të gjejmë rreth vitit 2020.
“Ne arritën të kontaktonim me futuristë disenjatorë profesionalë që kanë bërë kërkime në shumë fusha”,- shpjegonte Perlroth.
Ata përfytyrojnë se shumë aspekte të dekadës së ardhshme do të rikthehen në një stil jetese të vetëdijshëm dhe realist.
Teknologjia dhe kompjuterët do të përbëjnë një pjesë madhore të jetës së përditshme, por kjo do të “tretet në ndërgjegjen tonë kolektive”, sipas Forbes.
Zgjedhjet e ushqimeve më të shëndetshme do të bëhen me anë të pajisjeve inteligjente të kuzhinës, ngjyrave universale dhe një sistemi uniform gradimi për vlerat ushqyese.
“Të gjithë ne jemi dakord se kemi nevojë për një sistem universal të gradimit të vlerave ushqyese. Ka nevojë gjithashtu për një metodologji të qartë dhe inkurajim për të ngrënë më mirë, sepse ajo që po bëjmë aktualisht nuk është e qëndrueshme. Nëse ha sa herë të duash, pi një tabletë vitamine apo shkon në palestër për një orë, ky mentalitet thjesht nuk po funksionon për Shtetet e Bashkuara”,- tha Perlroth.
Shtëpitë e mëdha, gjithashtu mund të jenë duke dalë mode teksa blerësit nuk vlerësojnë më masën, paraqitjen apo dollarët për metër katrorë dhe fillojnë të llogarisin vetëm kostot mujore të jetesës, ku përfshihen ngrohja, ajri i kondicionuar, mirëmbajtja dhe transporti.
“Ne do të kujdesemi më mirë për veten tonë dhe për planetin me mundësitë tona më të mira”,- tha Perlroth.
Forbes.com sugjeron se një numër njerëzish po kupton më mirë kostot e vërteta të të jetuarit në planetin tonë, kur përdor makina të mëdha dhe ha çfarëdo që të dalë përpara.
“Tashmë shumë nga këto kanë hyrë në ndërgjegjen tonë kolektive dhe ne do të listojmë këto kosto në procedurat e ardhshme të vendim-marrjes”,- shtoi ajo.
Por cilatdo parashikime që të rezultojnë të vërteta në dekadën e ardhshme, Perlroth beson se kjo mënyrë të menduari do të përbëjë fokusin e viteve 2020.
besa krasniqi
besa krasniqi
Homie
Homie

Numri i postimeve : 299
PIKE : 570
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 04/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi