Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerina harpistja e parë kosovare

Shko poshtë

Blerina harpistja e parë kosovare Empty Blerina harpistja e parë kosovare

Mesazh nga No.i.d Tue Aug 10, 2010 7:44 pm

Blerina harpistja e parë kosovare Blerina-Kastrati

Admirimi për një instrument të veçantë, të cilin kishte pasur mundësi ta shihte vetëm përmes ekranit televiziv, muzikanten Blerina Kastrati e kishte shoqëruar qysh në moshën e fëmijërisë.

Ëndrra e saj për t’u bërë harpiste profesioniste së fundi ka nisur të jetësohet. Kastrati është e vetmja që ka marrë përgjigje pozitive në konkursin që ka hapur Dega e Muzikës e Fakultetit të Arteve, në drejtimin për instrumentin e harpës.

Kastrati, e cila është edhe këngëtare, ka marrë “rrugën” drejt profesionalizmit të interpretimit në harpë, duke u bërë instrumentistja e parë në Kosovë që luan një instrument të tillë.

Rruga deri te finalizimi i ëndrrës nuk kishte qenë shumë e lehtë për shkak të mungesës së kuadrove.

“Ideja për të mësuar këtë instrument ka qenë e hershme. Por për shkak të mungesës së kuadrove nuk kam arritur”, ka thënë Kastrati. “Pasi bëra disa hulumtime kuptova që është një profesoreshë e harpës në Maqedoni dhe rashë në kontakt me të”, ka shtuar ajo.
Harpistja maqedonase Vesna Stajnejovska, për tetë muaj me radhë ka qenë tutore e Kastratit, e cila nga muaji tetor do të nisë studimet për harpë.

Duke folur për dashurinë e saj ndaj këtij instrumenti, Kastrati ka përshkruar edhe emocionin e veçantë që i falë interpretimi me harpë. “I gjithë instrumenti është shumë më karakteristik duke qenë se në orkestër zakonisht nuk ka më shumë se një harpiste. Po ashtu edhe tingujt që krijohen nga harpa janë tinguj magjepsës”, ka thënë ajo.

Dekania e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Valbona Petrovci, ka thënë se hapja e Degës së harpës është parë e arsyeshme për shkak të mungesës së instrumentistëve të tillë në Kosovë.

“Harpa është një instrument që nuk është i përhershëm, por është e dëshirueshme që filarmonia të ketë së paku një harpist për ekzekutimin e veprave të caktuara më të veçanta”, ka thënë Petrovci. “Në këtë mënyrë e kemi parë të arsyeshme që për herë të parë të përgatitet profesionalisht një instrumentiste me harpë që do të huazohet nga filarmonia dhe orët duhet të mbahen nga profesorë të Shkupit”, ka shtuar ajo.

Për drejtorin e Filarmonisë Opera e Kosovës, Baki Jashari, një iniciativë e tillë është e mirëseardhur për shkak të plotësimit të orkestrës së institucionit që ai drejton.

“Vetë ofrimi i hapësirës dhe instrumentit për studenten tregon për nevojën e filarmonisë që të ketë edhe këtë kuadër dhe të mos e huazojë, duke qenë se ky instrument është shumë i veçantë dhe nuk ka shumë instrumentistë të tillë në rajon”, ka thënë Jashari.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi