Kosovare Hasi: Do ta vazhdoj rrugën e babait
2 posters
Faqja 1 e 1
Kosovare Hasi: Do ta vazhdoj rrugën e babait
Zjarr n’mes nesh” ishte kënga e parë që e bëri të njohur për publikun tonë, këngëtaren Kosovare Hasin. Për një vit karrierë, si zjarr i vërtet u përhapen edhe sukseset e saj.
Përgjatë këtij viti, Kosovarja realizoi këngë të reja, videoklipe, fitoi çmime të ndryshme nëpër festivale muzikore dhe ishte e pranishme në çdo eveniment muzikorë ku këndonin këngëtaret më të preferuar kosovarë.
Këngëtarja nga Drenasi, të hënën në mbrëmje në mesin e shumë miqve, kolegëve dhe dashamirëve të saj, promovoi albumin e parë me titull “Shko” si dhe videoklipin e këngës “Të jesh apo të mos jesh”.
Jam shumë e lumtur për pjesëmarrjen e shumë mysafirëve që kanë pranuar ftesën time për të qenë sonte këtu. Prezenca e tyre, është një mbështetje për mua që të punoj edhe më shumë në të ardhmen”, theksoi Kosovarja pas përurimit të albumit që u mbajt në “Sheshin 21”, në Prishtinë.
Albumi “Shko”, ka tetë këngë, ku tri ndër to janë këngë të dëgjuara edhe më herët. Këngëtarja Hasi thotë se ka punuar me kompozitorë të ndryshëm për të pasur një album për shije për të gjithë simpatizuesit e saj.
Kam bashkëpunuar me kompozitorë dhe tekst shkrues të mirënjohur shqiptarë si Xhevdet Gashi, Wirusi (Elita 5),Fatos Canolli, Korab Shaqiri, “Dj Cimi”, ndërsa tekst shkrues janë Ilir Shaqiri, Fatmir Muja, Skendër Hasi, Igballe Imeri, Driton Soba e të tjerë.
Babai e zbuloi talentin tim
Kënga “Të jesh apo të mos jesh” të cilës ia ka realizuar videoklipin është xhiruar në Gjilan nga produksioni “Magic Eye”. “Jam shumë e kënaqur me videoklipin dhe besoj se do të iu pëlqen edhe publikut. Në videoklip më shumë jam e fokusuar unë, ndërsa shoqërohem edhe nga një djalë që luan me kitare”, thotë Kosovarja e cila më këtë këngë javë më parë në festivalin muzikorë “Çelësin muzikorë 2010”, fitoi çmimin “Best pop”.
Kosovarja është vajza e këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Skënder Hasi. Ajo është falënderuese për babanë e saj për të cilën thotë se jo vetëm që e ka mbështetësin kryesor, por ai është edhe zbuluesi dhe stimuluesi i saj për të filluar karrierën muzikore.
Babai është ai që ka zbuluar talentin tim. Unë për çdo gjë bisedoj me babin dhe ai është që ma ka shtruar rrugën për muzikë, ndërsa mua me mbetet vetëm të vazhdoj rrugën e tij për të pasur sukses”. Këngëtarja Kosovare Hasi pohoi se ka shumë ftesa për të kënduar brenda dhe jashtë vendit, ndërsa në shtator premton se do të sjell edhe projekte tjera të reja.
Edituar për herë të fundit nga Deqani Ks në Sun Aug 01, 2010 6:14 pm, edituar 1 herë gjithsej
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
linda- Homie
- Numri i postimeve : 212
PIKE : 313
Popullariteti : 7
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 32
Similar topics
» Burgoset pse nuk i është bindur babait
» E Prisni Dashurine Tju vij ne Rrugen tuaj,,,,,Apo e kerkoni vete ???
» Blerina harpistja e parë kosovare
» Sportistat e Famshem kosovare ne BOTE
» Këngëtare kosovare djegin lëkurën
» E Prisni Dashurine Tju vij ne Rrugen tuaj,,,,,Apo e kerkoni vete ???
» Blerina harpistja e parë kosovare
» Sportistat e Famshem kosovare ne BOTE
» Këngëtare kosovare djegin lëkurën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi