Adelina si u tradhëtua në koncertin në Kumanovë
Faqja 1 e 1
Adelina si u tradhëtua në koncertin në Kumanovë
Adelina dhe Zanfina Ismajli është ndjerë e tradhëtuar nga organizatori i një koncerti në Kumanovë.
Këngëtarja e mirënjohur e cila kishte mbërritur nga Prishtina në koncertin e prenotuar në sallën e sporteve në Kumanovë, pas disa këngëve të repertoarit të saj, i ka kumtuar publikut se është ndjerë e mashtruar nga organizatori i koncertit.
Në emër tim dhe gjithë kolegëve të mi, unë po ju tregoj se të gjithë punojmë për shumë pak para dhe asnjë nga ne nuk është pagu.
Organizatori ka ikur. Ju lutem në emrin tim, kërkoni paratë tuaja. Unë po pres që paratë e juaja të kthehen deri në centin e fundit”, ka theksuar para publikut, Adelina Ismajli.
Menjëherë pas mbylljes së tillë të koncertit, publiku i revoltuar ka demoluar ambientet e sallës së sportit, duke u përfshirë në një kaos të përgjithshëm.
Në koncertin e paralajmëruar disa javë më parë në Kumanovë ishin pjesëmarrës, Adelina dhe Zanfina Ismajli, Shpat Kasapi, Xhezair Shaqiri, Drita Musliu.
Komentoni këtë artikull
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi