Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pytje Pergjigje KAPITULLI

Faqja 2 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:52 am

24. NDËRPRERJA E GJAKUT GJATË MENSTRUACIONEVE

Pyetje: Ç'duhet të bëjë gruaja nëse, gjatë kohës së menstruacioneve, rrjedhja e gjakut, pasi vazhdon një ditë, ndërpritet gjatë gjithë ditës tjetër?

Përgjigje: Me sa duket, ky "pastrim", apo kjo ndërprerje e përkohshme e gjakut, gjatë kohës së menstruacioneve, futet tek ditët e menstruacioneve dhe nuk konsiderohet pastrim i mirëfilltë. Ndaj gruaja duhet të veprojë ashtu siç vepron gjatë kohëve të zakonshme të menstruacioneve.

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:52 am

25. DALJA E GJAKUT TE VERDHË APO TE TURBULLT NJË DITË PAS PASTRIMIT TE PLOTE

Pyetje: Menstruacionet e mija, zakonisht, zgjasin gjashtë deri në shtatë ditë. Një ditë pas ndërprerjes së tyre shoh se fillon të rrjedhë një lëng ngjyrë kafe. Si duhet të veproj në këtë rast?

Përgjigje: Përderisa ti i di ditët e zakonshme të menstruacioneve të tua, atëherë dalja e gjakut të verdhë apo të turbullt, pas pastrimit,19 nuk bëhet pengesë për faljen e namazeve apo për agjërimin e Ramazanit, sepse pastrimi ka një shenjë të veçantë, e cila është dalja e sekrecionit të bardhë20. Pasi të shohësh këtë shenjë, ti duhet të lahesh dhe pastaj të falesh e të agjërosh.

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:53 am

26. DALJA E GJAKUT TË TURBULLT PARA DHE PAS MENSTRUACIONEVE

Pyetje: Ç'duhet të bëjë gruaja nëse, një ditë para fillimit të menstruacioneve, rrjedh prej saj gjak i turbullt, i cili mund të jetë në formën e një peu të hollë me ngjyrë të zezë apo kafe? Gjithashtu, ç'duhet të bëjë ajo nëse ky lëng rrjedh pas mbarimit të menstruacioneve?

Përgjigje: Nëse ky gjak rrjedh në kohën kur gruaja ndjen dhembjet e zakonshme të menstruacioneve, atëherë ai është pjesë e tyre.

Përsa i përket daljes së këtij gjaku menjëherë pas mbarimit të menstruacioneve, gruaja duhet të presë derisa të ndërpritet plotësisht rrjedhja e tij, sepse ai është pjesë e menstruacioneve. Aishja, e shoqja, e Profetit (paqja qoftë mbi të) u thoshte grave për këtë gjë:"Mos u shpejtoni derisa të shihni sekrecionin e bardhë."

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:53 am

27. DALJA E GJAKUT PAS LARJES

Pyetje: Si duhet të veproj nëse, në disa raste, pas larjes prej menstruacioneve (d.m.th. pas pastrimit të plotë), rrjedh një sasi e vogël gjaku, duke pasur parasysh se koha e zakonshme e menstruacioneve të mija është pesë ditë?

Përgjigje: Nëse gjaku që del pas pastrimit është i turbullt apo në ngjyrë të verdhë, atëherë ai konsiderohet si urina; mirëpo nëse është gjak i zakonshëm,21 atëherë ai konsiderohet prej gjakut të menstruacioneve, ndaj gruaja duhet të përsërisë larjen, sepse Ummu Atijeh, e cila ka qenë një prej atyre që kanë jetuar në kohën e Profetit, ka thënë:

"Gjakun e verdhë apo të turbullt që dilte pas pastrimit, nuk e konsideronim prej gjakut të menstruacioneve".

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:53 am

28. GJAKU I VERDHË APO I TURBULLT DHE PIKAT QË DALIN PAS PASTRIMIT

Pyetje: Dy muaj pas martesës filluan të dalin disa pika të vogla gjaku. Ç'duhet të bëj, të falem apo jo?

Përgjigje: Problemet që hasin gratë, lidhur me menstruaci-onet dhe lehoninë, janë si deti pa brigje, sidomos në kohën e sotme, kur është shtuar jashtë mase përdorimi i medikamenteve parandaluese të shtatëzënisë dhe menstruacioneve. Është e vërtetë që shumica e këtyre problemeve i kanë fillimet, që me krijimin e rracës njerëzore për herë të parë, por megjithatë, shumëllojshmëria dhe larmia e habitshme e këtyre problemeve në kohën e sotme, është me të vërtetë diçka që të bën të të vijë keq.

Sidoqoftë, rregullin e përgjithshëm për të tilla raste mund ta pëmbledhim në pak fjalë:

Nëse gruaja pastrohet plotësisht nga menstruacionet, d.m.th. nëse sheh sekrecionin e bardhë, i cili është një lëng i bardhë që njihet nga gratë22, atëherë çdo gjë që del pas kësaj,23 qoftë gjak i turbullt apo i verdhë, qofshin pika gjaku, qoftë lagështirë, nuk konsiderohet prej menstruacioneve, ndaj dhe gruaja mund të falet, të agjërojë dhe të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqin e saj. Ummu Atije thotë:

"Gjakun e verdhë apo të turbullt që diltë pas pastrimit, nuk e konsideronim prej gjakut të menstruacioneve." {Trans. Ebu Daudi me sened të saktë}

Por gruaja nuk duhet të shpejtohet derisa të pastrohet plotësisht, pasi disa gra lahen menjëherë sapo thahet gjaku dhe nuk presin që të shohin shenjën e pastrimit të plotë, sekrecionin e bardhë. Për këtë arsye, kur gratë e sahabeve sillnin copa të bardha me gjak të verdhë, Aishja u thoshte:

"Mos u shpejtoni derisa të shihni sekrecionin e bardhë."

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:53 am

29. GJAKU QË DEL PAK DITË PARA LINDJES

Pyetje: Një gruaje shtatëzënë i filloi rrjedhja e gjakut pesë ditë para lindjes. Ç'duhet të bëjë ajo në këtë rast, duke pasur parasysh se kjo gjë ka ndodhur gjatë muajit të Ramazanit?

Përgjigje: Nëse, në kohën kur fillon dalja e gjakut, nuk shihen shenja që tregojnë se së shpejti gruaja do të lindë, atëherë gjaku i dalë prej saj nuk është as gjak menstruacionesh, as gjak lehonie, ndaj ajo nuk duhet ta lërë namazin apo agjërimin.

Nëse, në kohën kur fillon dalja e gjakut, shihen shenja që tregojnë se së shpejti gruaja do të lindë, atëherë gjaku i dalë prej saj është gjak lehonie, ndaj ajo duhet të lërë namazin dhe agjërimin dhe nuk duhet të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqin. Pas ndërprerjes së gjakut, ajo duhet të zëvendësojë agjërimin e ditëve të lëna nga Ramazani.

Komiteti i Përgjithshëm
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:53 am

30. ABORTI NATYRAL

Pyetje: Si duhet të veprojë gruaja në lidhje me namazin, nëse dështon para apo pas plotësimit të krijimit të embrionit?

Përgjigje: 1- Nëse një pjesë e trupit të embrionit (dora, koka, këmba apo diçka tjetër) është plotësuar, atëherë gruaja konsiderohet lehonë; pra asaj nuk i lejohet që të falet, të agjërojë apo të kryejë marrëdhënie seksuale me burrin e saj, derisa të ndërpritet rrjedhja e gjakut ose të plotësohen dyzet ditët. Nëse gjaku ndërpritet para plotësimit të dyzet ditëve, atëherë ajo duhet që, pasi të lahet, të falet e të agjërojë Ramazanin dhe në të njëjtën kohë i lejohet të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqin, sepse nuk është transmetuar asnjë argument i saktë, në lidhje me periudhën më të shkurtër të lehonisë.

Periudha më e gjatë lehonisë, në bazë të haditheve të sakta, është dyzet ditë, ndaj, nëse rrjedhja e gjakut vazhdon edhe pas plotësimit të dyzet ditëve, gruaja duhet të falet dhe agjërojë, pasi gjaku i dalë prej saj konsiderohet si gjak i prishur. Gjithashtu, ajo duhet të marrë abdes para çdo namazi, sepse kështu e ka urdhëruar Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) Fatimen, të bijën e Ebu Hubejshit, e cila ishte mustehada.24 Nëse gjaku që del pas 40 ditëshit qëllon në të njëjtën kohë me ditët e zakonshme të menstruacioneve, atëherë gruaja duhet të veprojë ashtu siç veprojnë gratë me menstruacione.

2- Nëse embrionit nuk i është plotësuar asnjë pjesë e trupit të tij, d.m.th. është thjesht një copë mishi apo gjaku pa formë, atëherë gruaja nuk konsiderohet lehonë, por istihada, ndaj duhet të falet e të agjërojë pa i dhënë rëndësi gjakut që del prej saj. Ajo duhet të marrë abdes për çdo namaz dhe në të njëjtën kohë duhet të mundohet që të pengojë daljen e gjakut me një copë të pastër apo me diçka tjetër të ngjashme me të.

Asaj i lejohet të bashkojë namazin e drekës me atë të ikindisë, si edhe namazin e akshamit me atë të jacisë, ashtu siç i lejohet që të lahet për dy namazet e bashkuara si dhe për namazin e sabahut, siç është transmetuar në hadithin e Himnes, bijës së Xhahshit.

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:54 am

33. DËSHTIMI NE MUAJIN E TRETË

Pyetje: Një e afërmja ime dështoi në muajin e tretë të barrës; pas kësaj ajo nuk u fal, derisa u ndërpre rrjedhja e gjakut. Më vonë, ajo dëgjoi se lënia e namazit për këtë shkak nuk është e lejuar, sepse gjaku i dalë prej saj nuk konsiderohet prej gjakut të lehonisë. Si duhet të veprojë ajo në këtë rast, duke patur parasysh se ajo nuk e mban mend numrin e namazeve të lëna?

Përgjigje: Dijetarët thonë se embrioni merr formën e njeriut tetëdhjetë e një ditë pas fillimit të shtatëzënisë, ndaj, nëse dështimi ndodh më pas, gruaja nuk duhet të falet apo të agjërojë, pasi gjaku që rrjedh prej saj konsiderohet prej gjakut të lehonisë. Nëse dështimi ndodh para plotësimit të tetëdhjetë ditëve, ajo duhet të falet dhe agjërojë, pasi gjaku në fjalë është gjak i prishur.

Ndaj, gruaja në fjalë, duhet të mundohet të kujtojë kohën kur ka ndodhur dështimi; nëse ai ka ndodhur pas plotësimit të tetëdhjetë ditëve, ajo duhet t'i zëvendësojë të gjitha namazet e lëna. Nëse nuk e mban mend numrin e saktë të namzeve të lëna, ajo duhet caktojë një numër të përafërt dhe t'i falë ato.



IbnUthejmin

$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:54 am

34. MARRËDHENIET SEKSUALE PARA PLOTËSIMIT TE 40 DITËVE

Pyetje: A i lejohet burrit që të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij, tridhjetë e pesë ditë pas lindjes, nëse rrjedhja e gjakut është ndërprerë?

Përgjigje: Nëse rrjedhja e gjakut ndërpritet para plotësimit të dyzet ditëve, atëherë marrëdhëniet seksuale janë të lejuara, me kusht që gruaja të shohë pastrimin e plotë, cili bën të detyrueshëm për të faljen dhe agjërimin.



Ibn Xhibrin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:54 am

27. FILLIMI I MENSTRUACIONEVE NE XHAMI

Pyetje: Një gruaje i filluan menstruacionet brenda në xhaminë e Profetit (paqja qoftë mbi të). Ajo qëndroi atje, derisa të afërmit e saj mbaruan namazin dhe pastaj doli bashkë me ta. A ka marrë gjynahe për qëndrimin në xhami, duke qenë me menstruacione?

Përgjigje: Nëse nuk ka pasur mundësi që të dilte vetëm, atëherë nuk ka problem; por nëse ka pasur, ajo duhet të kishte dalë sa më shpejtë, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë: "Nuk lejohet që të hyjë në xhami gruaja me menstruacione dhe njeriu xhunub."

Ibn Baz
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:54 am

28. LEXIMI I KOMENTEVE TË KURANIT

Pyetje: A u lejohet grave leximi i librave që përmbajnë komentimin e Kuranit, gjatë periudhës së menstruacioneve?

Përgjigje: Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, gruas me menstruacione i lejohet që të lexojë librat e komentimit të Kuranit, madje edhe vetë Kuranin, me kusht që të mos e prekë me dorë. Ndërsa për xhunubin25 nuk është i lejuar leximi i Kuranit, derisa të lahet; atij i lejohet leximi i komenteve të Kuranit apo i librave të hadithit, me kusht që të mos i lexojë ajetet që gjenden në brendësi e tyre, sepse siç transmetohet në një hadith të saktë, Pejgamberin (paqja qoftë mbi të) nuk e pengonte prej leximit të Kuranit asgjë tjetër përveç xhunubllëkut. Po ashtu, në një hadith tjetër thuhet:

"Xhunubit nuk i lejohet të lexojë asnjë ajet nga Kurani." {Trans. Imam Ahmedi me sened të mirë}

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:54 am

35. LUTJET GJATE MENSTRUACIONEVE

Pyetje: A e pranon Allahu duanë (lutjen) e gruas gjatë menstrucioneve?

Përgjigje: Nëse plotësohen kushtet e pranimit të duasë, Allahu ia pranon lutjen gruas pa marrë parasysh nëse është me menstruacione, apo jo. Ndaj është e pëlqyeshme që gruaja me menstruacione të lutet, të kërkojë falje dhe të përmendë Allahun sa më tepër që të jetë e mundur, sidomos në kohët e mira.26

Ibn Xhibrin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:55 am

38. SHKRIMI I AJETEVE TE KURANIT NGA GRUAJA ME MENSTRUACIONE

Pyetje: A i lejohet gruas me menstruacione të lexojë ajete nga Kurani për t'u argumentuar me to? A i lejohet gruas me menstruacione të shkruajë ajete nga Kurani apo hadithe të Profetit (paqja qoftë mbi të)?

Përgjigje: Gruas me menstruacione i lejohet:

1- Leximi i librave në të cilët ka ajete kuranore apo ajete të komentuara.

2- Shkruarja e ajeteve kuranorë brenda një teksti të caktuar.

3-Argumentimi me ajetet e Kuranit për një çështje të caktuar.

4-Leximi i ajeteve kuranore në formë lutjeje apo përmendjeje të Allahut.

5- Mbajtja e librave të tefsirit apo e diçkaje tjetër të ngjashme me të, nëse është e nevojshme.

Ibn Xhibrini
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:55 am

KAPITULLI I NAMAZIT
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:55 am

16. FALJA ME RROBA TE TEJDUKSHME

Pyetje: A lejohet që gruaja të falet me rroba të tejdukshme?

Përgjigje: Namazi i falur me rroba të tejdukshme është i pavlefshëm, pasi rrobat me të cilat duhet të falet gruaja duhet të mbulojnë tërë trupin e saj, përveç duarve dhe fytyrës dhe në të njëjtën kohë nuk duhet të jenë të tejdukshme (d.m.th. nuk duhet të dallohet se ç'ka poshtë tyre). Ndërsa këmbët duhet të mbulohen me çorape të patejdukshme ose me rroba plotësuese.

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:55 am

41. MBULIMI I DUARVE DHE I KËMBËVE NË NAMAZ

Pyetje: A duhet t'i mbulojnë gratë duart dhe këmbët në namaz?

Përgjigje: Zbulimi i duarve në namaz është i lejuar, megjithatë disa dijetarë janë të mendimit se mbulimi i tyre është më i mirë. Ndërsa këmbët, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve, duhet të mbulohen, pasi Profeti (paqja qoftë mbi të), kur u pyet nëse lejohet të falet gruaja vetëm me fustan dhe shami, u përgjigj: "Lejohet, nëse fustani i mbulon shpinën e këmbëve."

Disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se zbulimi i këmbëve gjatë namazit është i lejuar, por sido që të jetë mbulimi i tyre është më i arsyeshëm.

Ibn Xhibrini
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:56 am

47. FALJA ULUR

Pyetje: Një grua e sëmurë, pasi vendosi këmbën e thyer në allçi, nuk mund të falej dot në këmbë, ndaj u fal ulur një muaj rresht. A është i rregullt namazi i saj?

Përgjigje: Të qëndruarit në këmbë gjatë namazit është detyrë e domosdoshme (farz), ndaj, nëse dikush ka mundësi që të falet në këmbë, qoftë edhe duke u mbështetur në diçka, (p.sh. shkop apo mur), atëherë duhet të falet në këmbë. Nëse, për çfarëdo lloj arsyeje, nuk ka mundësi që të falet në këmbë, atëherë i lejohet të falet ulur.

Ndaj namazi i kësaj gruaje ka qenë i rregullt, pasi ajo nuk ka pasur mundësi që të qëndronte në këmbë. Profeti (paqja qoftë mbi të) i ka thënë Imran Ibn Husejnit: "Falu në këmbë! Nëse nuk mundesh, falu ulur; nëse nuk mundesh as ulur, atëherë falu shtrirë."

Ibn Xhibrini
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:56 am

36. FILLIMI I MENSTRUACIONE DHE NAMAZI



Pyetje: Më filluan menstruacionet në kohën që po falja namazin. Ç'duhet të bëj në këtë rast dhe a duhet t'i zëvendësoj namazet që s'i kam falur gjatë kohës së menstruacioneve?

Përgjigje: Nëse menstruacionet fillojnë pas hyrjes së kohës së namazit, p.sh. gjysëm ore pas mesit të ditës, atëherë gruaja duhet ta zëvendësojë namazin e drekës pasi të pastrohet, sepse në kohën e hyrjes së tij, ajo ka qenë e pastër. Allahu i Madhëruar thotë:

"Me të vërtetë namazi është një detyrë (që duhet të kryhet) në kohë të caktuar." {4:103}

Namazet e lëna gjatë kohës së menstruacioneve nuk duhet të zëvendësohen, pasi në një hadith të gjatë, ndërmjet të tjerave, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) thotë:

"... Gruaja kur është me menstruacione nuk duhet të falet apo të agjërojë..."

Gjithashtu, të gjithë dijetarët janë të të njëjtit mendim në lidhje me faktin që gruaja me menstruacione nuk e ka për detyrë zëvendësimin e këtyre namazeve.

Nëse rrjedhja e gjakut të menstruacioneve ndërpritet para mbarimit të kohës së namazit, qoftë edhe me një rekat, atëherë falja e këtij namazi është e detyrueshme, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Kush arrin qoftë dhe një rekat prej namazit të ikindisë para perëndimit të diellit, e ka falur namazin e ikindisë në kohë."

Shkurtimisht mund të themi se nëse gruaja pastrohet kur, prej lindjes apo perëndimit të diellit, ka mbetur aq kohë sa për të falur vetëm një rekat, atëherë falja e namazit të sabahut në rastin e parë dhe e ikindisë në të dytin është e detyrueshme për të.



Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:56 am

29. NDËRPRERJA E GJAKUT TË LEHONISË PARA PLOTËSIMIT TË DYZET DITËVE

Pyetje: A duhet të falet dhe të agjërojë gruaja lehonë, nëse pastrohet para plotësimit të dyzet ditëve? Nëse i vijnë menstruacionet pas kësaj, a duhet ta prishë agjërimin? Po nëse pastrohet përsëri, a duhet të falet e të agjërojë apo jo?

Përgjigje: Nëse gruaja lehonë pastrohet para plotësimit të dyzet ditëve, atëherë ajo duhet të lahet, të falet, të agjërojë Ramazanin dhe, në të njëjtën kohë, i lehohet që të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqin. Nëse rrjedhja e gjakut rikthehet përsëri, atëherë, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, ajo konsiderohet përsëri lehonë, derisa të plotësohen 40 ditët.

Nëse rrjedhja e gjakut vazhdon pas plotësimit të dyzet ditëve, atëherë gjaku që del prej saj është gjak i prishur, ndaj dhe gruaja konsiderohet e pastër, d.m.th. asaj i lejohet të falet, të agjërojë dhe të kryejë marrëdhënie seksuale me të shoqin, sepse gjendja e saj është është e ngjashme me gjendjen e gruas mustehada.27 Ajo duhet të pastrohet dhe të vendosë një copë të pastër brenda vendit të daljes së gjakut, për të penguar daljen e tij, ashtu siç duhet të marrë abdes për çdo namaz, sepse kështu ka urdhëruar Profeti (paqja qoftë mbi të).

Kut t'i vijnë menstruacionet, ajo duhet të lërë namazin, agjërimin dhe kontaktet seksuale me të shoqin, derisa të ndërpritet plotësisht rrjedhja e gjakut.

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:56 am

55.DHEMBJET E LINDJES

Pyetje: A e kam të detyrueshme faljen nëse ndjej dhembjet e lindjes?

Përgjigje: Nëse gruaja nuk është me menstruacione apo lehonë, atëherë falja është e detyrueshme për të. Nëse rrjedhja e gjakut fillon një ose dy ditë para lindjes, atëherë ky gjak konsiderohet prej gjakut të lehonisë. Nëse dhembjet e lindjes nuk shoqërohen me daljen e gjakut, atëherë gruaja duhet të falet dhe nëse ndjen dhembjet e lindjes, pasi ajo është në pozitën e të sëmurit, i cili duhet të falet megjithëse ndjen dhembjet e sëmundjes. Në të njëjtën kohë, duhet të kemi parasysh se askujt nuk lejohet lënia e namazit, përderisa mendja e tij është në rregull, d.m.th. nuk vuan nga ndonjë sëmundje psikike.

Ibn Xhibrini
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:56 am

40. PIKIMI I URINËS

Pyetje: Një grua shtatzënë në muajin e nëntë vuan nga pikimi i pandërprerë i urinës. Për këtë shkak ajo e la faljen e namazit në muajin e fundit të barrës. A është e lejueshme kjo gjë? Nëse jo, ç'duhet të bëjë ajo?

Përgjigje: Në të tilla raste gruaja nuk duhet ta lërë namazin por duhet të falet duke marrë abdes për çdo namaz e duke pastruar vendin nga ku del urina me një copë të pastër, ashtu siç vepron dhe gruaja mustehada. Asaj i lejohet që të bashkojë namazin e drekës me atë të ikindisë dhe namazin e akshamit me atë të jacisë, ashtu siç i lejohet edhe gruas mustehada.

Ajo duhet t'i zëvendësojë të gjitha namazet e lëna në muajin e fundit të barrës dhe të pendohet për ç'ka ka bërë, duke vendosur që të mos e përsërisë herë tjetër këtë gjynah. Allahu i Madhëruar thotë: "Pendohuni tek Allahu, të gjithë ju o besimtarë, nëse doni të shpëtoni." (24:31)

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:56 am

42. NDËRPRERJA E NAMAZIT

Pyetje: Si duhet të veproj nëse bie zilja e derës në kohën që jam duke u falur, e në shtëpi nuk gjendet njeri tjetër përveç meje?

Përgjigje: Nëse namazi që po fal është sunet, atëherë mund ta ndërpresësh namazin për të hapur derën, por nëse namazi që po fal është farz, nuk duhet ta ndërpresësh namazin, vetëm nëse mendon se personi që po troket ka ardhur për diçka të rëndësishme e cila nuk mund të lihet për më vonë.

Nëse ke mundësi që me anën e shenjave (burrat duhet të thonë "subhanallah", ndërsa gratë duhet të përplasin duart) t'i japësh të kuptojë trokitësit se je duke u falur, atëherë kjo është e mjaftueshme. Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë:

"Nëse imami gabon diçka në namaz burrat duhet të thonë "subhanallah", ndërsa gratë të përplasin duart."

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:56 am

43. NAMAZI I NATËS DHE LEXIMI NË KURAN

Pyetje: A lejohet që të falet namazi i natës duke parë në Kuranin e hapur, sepse unë nuk di shumë sure përmendësh, por dëshiroj që, gjatë namazit të natës, të përfundoj leximin e të gjithë Kuranit?

Përgjigje: Një numër i madh dijetarësh janë të mendimit se kjo gjë është e lejuar, pasi Dheukani, shërbëtori i Aishes, ka falur namazin e taravive gjatë muajit të Ramazanit duke lexuar me Kuran të hapur. {Trans. Buhariu}

Ata që e ndalojnë këtë gjë nuk kanë ndonjë argument të konsiderueshëm, mbi të cilin mund të bazohemi. Nga ana tjetër, jo të gjithë njerëzit janë në gjendje ta mësojnë përmendësh Kuranin, ndaj lind nevoja e leximit me Kuran të hapur, sidomos gjatë namazit të natës dhe namazit të teravisë.

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:57 am

44. FUNDI I KOHES SE VITRIT

Pyetje: Cila është koha e fundit për faljen e namazit të vitrit?28

Përgjigje: Koha e fundit për faljen e namazit të vitrit është koha para lindjes se diellit, sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Gjatë namazit të natës jepet selam pas çdo dy rekatesh. Nëse dikush ka frikë se mos e arrin mëngjesi, atëherë le të falë edhe një rekat, me anën e të cilit i bën tek rekatet e falura." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Ibn Bazi
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga $.Saranda.$ Mon Aug 16, 2010 7:57 am

45. PERCAKTIMI I NJË TË TRETËS SË FUNDIT TË NATËS

Pyetje: Si mund të përcaktohet, me orë, një e treta e fundit e natës?

Përgjigje: Një e treta e fundit të natës nuk mund të përcaktohet me orë të caktuara, mirëpo çdo njeri mund ta llogarisë atë, duke e ndarë natën, nga perëndimi i diellit deri në lindje të tij, në tre pjesë. Pasi të kalojnë dy të parat, pjesa e mbetur është pjesa e tretë e natës. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

"Allahu i Madhëruar zbret çdo natë, në një të tretën fundit të saj, në qiellin e dynjasë dhe thotë: A ka njeri të më lutet e Unë t'i përgjigjem? A ka njeri që të më kërkojë diçka e Unë t'ia jap? A ka njeri që kërkon falje e Unë ta fal." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Ndaj është mirë që çdo besimtar të kujdeset që ta shfrytëzojë këtë kohë, ose të paktën një pjesë saj, pasi ajo është një nga kohët më të mira, në të cilat pranohet duaja.

Ibn Uthejmin
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pytje Pergjigje KAPITULLI - Faqe 2 Empty Re: Pytje Pergjigje KAPITULLI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 7 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi